Dërguar nga:

Hiperferritinemia

Unë shkruaj shpesh për Mungesen e Hekurit (absolute) e identifikuar me Hipoferritinemia, që në fakt është defiçiti më i madh mjekësor dhe problemi mjekësor me i keqmësuar, keqvlerësuar dhe i keqtrajtuar (te gjithë përpiqen, por me dështim pothuaj 100 %). Por sot do të shkruaj për të kundërten, Hiperferritinemia, rritjen e nivelit te ferritinës në gjak. Është e shpeshtë (jo sa defiçiti i hekurit), por që është po aq e keqmësuar dhe keqtrajtuar. Për të vlerësuar, e vlerësojnë, kanë frikë të gjithë.

Problemi fillon që tek termi: ferritina është proteinë brëndaqelizore (kryesisht tek hepatocitet, qelizat e melçisë), që siguron depozitimin e hekurit ne një formë jo toksike. Ne analizat e gjakut shkruhet “ferritina”, në fakt duhet shkruar “ferritinemia”; siç e bëjnë dhe me termin glicemia (ne matim glukozën në gjak = glicemia, nuk matim glukozën e depozituar (glikogjenin, glikolipidet).

Ferritinemia është ferritina (sasi shumë e vogël në krahasim me atë që është depo, përfaqëson afërsisht 1/10 e depove të hekurit përkatësisht 600 mg hekur tek femrat dhe 1,200 mg tek meshkujt) që qarkullon në gjak dhe që ne e matim në laborator. Ne nuk matim ferritinën në mëlçi, etj, por ferritineminë (ferritinën qarkulluese). Vlera minimale normale për femrat 20 ng/ml, tek meshkujt 40 ng/ml (dy herë më shumë) dhe vlera optimale për femrat rreth 60 ng/ml dhe tek meshkujt rreth 120 ng/ml.

Ferritinemia e ulur (< 20 ng/ml tek femrat dhe < 40 ng/ml tek meshkujt) = mungesë absolute e hekurit.

Por ferritinemia (jo ferritina) e rritur nuk është vetëm tregues i mbingarkesës absolute të hekurit, ajo është dhe tregues i inflamacionit. Pra jo çdo hiperferritinemia është baras me mbingarkesw me hekur, pra me rrezikun e dëmtimit të organeve nga depozitimi i hekurit (mëlçi, zemër, pankreas, lëkurë). Pacientë të frikësuar nga rritja e ferritinemisë dhe mjekë që u thonë shpejt të bëjnë heqje të gjakut !! (dhe kur ka depozitim të vërtetë të hekurit dëmtimet janë graduale). Ferritinemia 417 ng/ml, rekomandohet salaso !!

Ferritinemia konsiderohet e rritur kur është > 500 ng/ml. Deri në 1,000 ng/ml, konsiderohet rritje e lehtë e saj. Asnjë ankesë nuk presim nga pacienti. Sapo vlerësohet hiperferritinemia, duhet bërë Saturimi i Transferrinës = raporti Sideremia /TIBC x 100.

Nëse ky raport është 50 % ose më shumë tek meshkujt dhe 45 % ose me shumë tek femrat, konsiderohet Hiperferrritinemia me Mbingarkesë me Hekur (Iron Overload) dhe vetëm në këtë rast dhe kur ferritinemia është > 1,000 ng/ml fillon dhe depozitimi në organe (mëlçi, zëmër, pankreas, lëkurë) dhe dëmtimi gradual i tyre. Vetëm në këto raste përdoren kelantet e hekurit, heqja e gjakut dhe që bëhen në qëndra të caktuara, nga mjekë të kualifikuar. Këtu mund të ketë vënd dieta e varfër me hekur (ushqimi më i pasur me hekur mishi i kuq; praktikisht e pamundur të mos marrësh hekur, të paktën të pengosh thithjen e hekurit – qumësht, kosi, çaji). Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major janë dy sëmundje me thithje të shtuar të hekurit. Por tek Talasemia Major nuk mund të bësh salaso, ka anemi, funksionojnë vetëm kelatorët e hekurit dhe nëse arrihet, të pakësohet thithja e hekurit.

Nëse ky raport është 20-50 % tek meshkujt dhe 15-45 % tek femrat, konsiderohet me Hiperferritinemia pa mbingarkesë me hekur. Sado të jetë vlera e ferritinemisë (jo e ferritinës), nuk ka asnjë mundësi të depozitohet në organe. Është me origjinë inflamatore, nuk është patologji hematologjike. Vlerësohet dhjamosja e melçisë jo alkolike, sigurisht alkoolike dhe vete përdorimi i alkoolit, rritja e kolesterolit, triglicerideve, obeziteti, sëmundjet reumatizmale, tumorale etj. Mjekohet shkaktari (dislipidemia, sëmundja reumatizmale, obeziteti, hiqet alkooli etj), por jo hiperferritinemia. Nuk ka asnjë kuptim të mbahet dietë e varfër me hekur.

Nëse ky raport është < 20 % tek meshkujt dhe < 15 % tek femrat = Mungesë Absolute e Hekurit, pacienti duhet të marri mjekim me hekur, pavarësisht vlerës së ferritinemisë. Kujdes inflamacioni rrit ferritineminë, por ul sidereminë.

Dhe një informacion të fundit, një nga budallalliqet e zakonshme që dëgjojmë; kur merret hekur nga goja, nuk thithet më shumë hekur sa duhet dhe nuk dëmtohet asnjëhere mëlçia. Përjashtim bëjnë vetëm dy sëmundje: Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 186 herë
Komente nga lexuesit

pershendetje doktor ju falenderoj per keta artikuj te vlefshem ju presim me te tjere si hipersideremia kuptohet e detajuar ,saturimi i transferines etj ju faleminderit

Dërguar nga gezim bregu, më 12 Shkurt 2020 në 12:48

Pershendetje Gezimi, Sideremine ne e kerkojme ralle, vetem kur duam te bejme Saturimin e Transferrines, pra nuk do te shkruajme ndonje gje.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 13 Shkurt 2020 në 08:32

Pershendetje doktor duke ju uruar pune te mbare be profesioni tuaj fisnik po te dergoj shqetesimin tim me vleren e larte te Ferritines qe eshte 236 mosha 61 vjece dhe kam bere dhe nje analize te sideremise ku eshte 95 a duhet te vazhdoj analiza te tjera flm nqs me jepni nje pergjigje

Dërguar nga Vjollca, më 01 Shkurt 2022 në 04:03

Pershendetje Vjollca, konsiderohet e rritur ferritinemia kur eshte > 500 ng/ml. 500 - 1000 ng/ml, kosniderohet rritje e lehte. Ju nuk futeni ne kalsifikim.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 01 Shkurt 2022 në 09:34

Pershendetje doktor duke ju uruar pune te mbare be profesioni tuaj fisnik po te dergoj shqetesimin tim me vleren e larte te Ferritines qe eshte 236 mosha 61 vjece dhe kam bere dhe nje analize te sideremise ku eshte 95 a duhet te vazhdoj analiza te tjera flm nqs me jepni nje pergjigje

Dërguar nga Vjollca, më 01 Shkurt 2022 në 10:14

Pershendetje Vjollca, konsiderohet e rritur ferritinemia kur eshte > 500 ng/ml. 500 - 1000 ng/ml, kosniderohet rritje e lehte. Ju nuk futeni ne kalsifikim.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 02 Shkurt 2022 në 09:20

Pershendetje doktor duke ju uruar pune te mbare be profesioni tuaj fisnik po te dergoj shqetesimin tim me vleren e larte te Ferritines qe eshte 236 mosha 61 vjece dhe kam bere dhe nje analize te sideremise ku eshte 95 a duhet te vazhdoj analiza te tjera flm nqs me jepni nje pergjigje

Dërguar nga Vjollca, më 01 Shkurt 2022 në 10:22

Dërguar nga Vjollca, më 01 Shkurt 2022 në 10:24

Dërguar nga Vjollca, më 01 Shkurt 2022 në 10:32

Pershendetje Vjollca, konsiderohet e rritur ferritinemia kur eshte > 500 ng/ml. 500 - 1000 ng/ml, kosniderohet rritje e lehte. Ju nuk futeni ne kalsifikim.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 02 Shkurt 2022 në 09:20

Persh doktor bera analizat n janar ferritin’s m doli 450 i bera serisht ne shkurt m doli ferritin’s 692 jam31 vjec flm

Dërguar nga Valter, më 07 Shkurt 2022 në 10:15

Pershendetje Valter, ju keni nje rritje te ferritinemise, vleresohet per shkaqet qe e kane shkaktuar.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 08 Shkurt 2022 në 07:51

Pershendetje, doktor!
Jam 20 vjec, ne analizat e gjakut me doli vlera e ferritines 409 ng/ml, sideremia 57 mg/dl dhe CRP 22 ng/l. Kam patur temperature 37.7 - 38 per 3 dite dhe jam me bronkit te lehte. Munden qe keto vlera te jene rritur per shkak te bronikit? Te lutem doktor cfare me sugjeroni, te vazhdoj me analiza me te detajuara?
Ju falenderoj paraprakisht.
Me respekt.

Dërguar nga Marvi, më 20 Tetor 2022 në 01:56

Pershendetje Marvi, sic e ke lexuar, ferritinemia eshte tregues i inflamacionit. Pra inflamacioni, perfshire dhe bronkiti, e rritin ferritinemia. Nuk sjel asnje problem.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 22 Tetor 2022 në 13:58

Pershendetje dok
Babai im eshte diagnostifikuar me cirroze hepatike
Vlera e ferritinemis i ka dale 1019 A ka ndonje kure qe mund te marri

Dërguar nga Mirsada, më 05 Nentor 2022 në 18:50

Pershendetje Mirsada, eshte nje vlere e pritshme, nuk perdoret mjekim per kete vlere.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 07 Nentor 2022 në 08:36

Pershendetje doktor! Ju uroj shendet dhe suksese ne misionin tuaj fisnik! Jam 55 vjeçe, obeze,mbartese anemie. Per shkak te nje shqetesimi shendetesor( nuk mbushesha dot plotesisht me fryme dhe e ndjeja anen e majte te lodhur) bera disa analiza, midis te cilave dhe ferritinen. Vlera e saj ishte 286,5 ,ALT=53,2 ,AST= 50,6 dhe glicemia esull 127,15. Ju lutem a kane lidhje keto vlera me njera-tjetren dhe a duhet te shqetesohem per keto vlera? Çfare me keshilloni? Ju falenderoj duke shpresuar te gjeni kohen per te me kthyer nje pergjigje!

Dërguar nga Flutura , më 11 Shkurt 2023 në 12:55

Pershendetje Flutura, vlere e ferritinemise, nuk sjell shqetesime. Tendenca per rritje, mund te jete e lifhur dhe me obezitetin.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 13 Shkurt 2023 në 03:35

Pershendetje kam vellain 32 vjec dhe ka vlera e ferritines 440 ng/mL, hemoglobina 13.7g/dL, TBIL=1.25mg/dL , DBIL= 0.309 mg/dL, IBIL= 0.94 mg/dL.Para 1 muaj e kishte ferritinen 396 ng/dL dhe tani eshte rritur ne 440. nga elekroforeza hemoglobines ka rezultate : HBA=96.7%,HBF=0.5%, HBA2=2.8%. Cfare me keshilloni ? Ju falenderoj !

Dërguar nga irisa, më 01 Mars 2023 në 06:09

Pershendetje Irisa, e konsiderojme te rritur ferritinemia kur eshte > 500 ng/ml. Per te gjykuar duhet pesha e pacientit, perdorimi ose jo i alkoolit, niveli i yndyrnave ne gjak, semundje te melcise, infeksione, semundje kronike etj.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 02 Mars 2023 në 02:55

Pershendetje kam vellain 32 vjec dhe ka vlera e ferritines 440 ng/mL, hemoglobina 13.7g/dL, TBIL=1.25mg/dL , DBIL= 0.309 mg/dL, IBIL= 0.94 mg/dL.Para 1 muaj e kishte ferritinen 396 ng/dL dhe tani eshte rritur ne 440. nga elekroforeza hemoglobines ka rezultate : HBA=96.7%,HBF=0.5%, HBA2=2.8%. Ai ka humbur rreeth 7kg nga gushti deri tani, jo alkolin nuk e konsumon fare, yndyrnat i ka brenda normes , semundje kronike nuk ka, dhe semundje te melcise nuk ka. Cfare me keshilloni ? Ju falenderoj !

Dërguar nga irisa, më 04 Mars 2023 në 00:09

Pershendetje Irisa, eshte nje vlere qe nuk i shkakton asnje shqetesim. Quhet e rritur kur eshte > 500 ng/ml.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 04 Mars 2023 në 10:37

pershndetje! Jame 65vjece dhe kam ferritin (serum) 1826ng/ml.nga 2400 ne 21 tani eshte 1826 ng/ml.kame perdorur per nje kohe te gjate ironorm, tani nuk ha mishin dhe mundohem te shmang vitaminen C ,i kam bere analizat nuk e kam te trashguar , jame me ostoporoze , spoliatroze ne zverk dhe ne bel ,kame patur nje papilar ne vezike dhe e kam djegur me lazer dhe tani jam mire shpesh me trashen kembet dhe mezi i leviz mezi ngjis shkallet e tje, ?? Nga feritina e kam???

Dërguar nga valentina, më 06 Prill 2023 në 12:22

Pershendetje Velnetina, po ju keni rritje te ferritinemia. Sa eshte Saturimi i Transferrines ? Nese eshte < 45 %, ka shkaqe dytesore, nese eshte > 45 %. Behet MRI e melcise, pankreasit, shpretkes, zemres, per te pare ka depozitim te hekurit ne to. Nese po, pavaresisht se testi gjenetik nuk e ka konfirmuar, klasifikohet Hiperferritinemia me Mbingarkese te Hekurit me origjine te panjohur dhe duhet te mjekohet per ta mbajtur ferritinemia < 1,000 ng/ml.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 07 Prill 2023 në 06:07

pershndetje! Jame 65vjece dhe kam ferritin (serum) 1826ng/ml.nga 2400 ne 21 tani eshte 1826 ng/ml.kame perdorur per nje kohe te gjate ironorm, tani nuk ha mishin dhe mundohem te shmang vitaminen C ,i kam bere analizat nuk e kam te trashguar , jame me ostoporoze , spoliatroze ne zverk dhe ne bel ,kame patur nje papilar ne vezike dhe e kam djegur me lazer dhe tani jam mire shpesh me trashen kembet dhe mezi i leviz mezi ngjis shkallet e tje, ?? Nga feritina e kam???

Dërguar nga valentina, më 06 Prill 2023 në 12:42

Pershendetje Velnetina, po ju keni rritje te ferritinemia. Sa eshte Saturimi i Transferrines ? Nese eshte < 45 %, ka shkaqe dytesore, nese eshte > 45 %. Behet MRI e melcise, pankreasit, shpretkes, zemres, per te pare ka depozitim te hekurit ne to. Nese po, pavaresisht se testi gjenetik nuk e ka konfirmuar, klasifikohet Hiperferritinemia me Mbingarkese te Hekurit me origjine te panjohur dhe duhet te mjekohet per ta mbajtur ferritinemia < 1,000 ng/ml.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 07 Prill 2023 në 06:08

pershndetje! Jame 65vjece dhe kam ferritin (serum) 1826ng/ml.nga 2400 ne 21 tani eshte 1826 ng/ml.kame perdorur per nje kohe te gjate ironorm, tani nuk ha mishin dhe mundohem te shmang vitaminen C ,i kam bere analizat nuk e kam te trashguar , jame me ostoporoze , spoliatroze ne zverk dhe ne bel ,kame patur nje papilar ne vezike dhe e kam djegur me lazer dhe tani jam mire shpesh me trashen kembet dhe mezi i leviz mezi ngjis shkallet e tje, ?? Nga feritina e kam???

Dërguar nga valentina, më 06 Prill 2023 në 12:45

AB0084 Feritina sericaR2L1;M1;A2.2109.00. 15.00-150.00ng/ml.sideremie 169.48. 33.00-193 hg/dl.
TGP/AST. 22.23. 5.00-32.00. po nuk ka as me te madhe dhe as me te Vogel se 45>. <. Flm nga zemra per impenjimin.cfare analize duhet te beje per te ditur se eshte dytsore apo MRI e melcis e tje.

Dërguar nga Valentina, më 07 Prill 2023 në 13:41

Pershendetje Valenitana, duhet bere dhe TIBC per te llogaritur Saturimin e Transferrines. Nese eshte > 45 % do te behet dhe MRI e organeve.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 08 Prill 2023 në 06:26

Pershendetje Doktor,

E kam Ferritinen 563 ng/DL dhe Transferrin 252 mg/DL. Cfare rekomandoni?

Faleminderit!

Arruri

Dërguar nga Artur, më 24 Prill 2023 në 17:28

Pershendetje Artur, ju keni nej rritje te lehte te ferritinemia. Nuk ka nevoje per mjekim. Per te vleresuar perse eshte e tille duhet. Duhet te konsultoheni me mjekun hematolog.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 25 Prill 2023 në 02:44

Pershendetje Doktor,

A leviz niveli i ferritinemia nga dita ne dite? Nese po, a duhet matur disa here (ne dite te ndryshme) per te krijuar nje ide me te sakte per nivelin e saj.

Faleminderit.

Dërguar nga Artur , më 25 Prill 2023 në 18:26

Pershendetje Artur, ferritinemia eshte tregues i rezervave te hekurit por dhe i inflamacionit. Cdo aktivizim i inflamacionit shoqerohet me rritje te nivelit te ferritines ne gjak.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 26 Prill 2023 në 06:22

Pershendetje doktor
Kam djalin26 vjec dhe feritina722 ne kte analize ka zbuluar se ka dhe diabet , cfar me rekomandon? Analizen e ka bere ne angli , atje jeton. Faleminderit!

Dërguar nga Daniel, më 19 Shkurt 2024 në 18:15

Pershendetje Daniel, eshte nje rritje e lehte nuk ka ankesa dhe nuk mjekohet. Hapat e pare jane vleresimi i obezitetit, yndyrnat e rritura ne gjak, perdorimi i alkoolit, dhjamosja e melcise. Nese jane keto shkaqe trajtohen perkstesisht.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 20 Shkurt 2024 në 02:58

Pershendetje doktor
Kam djalin26 vjec dhe feritina722 ne kte analize ka zbuluar se ka dhe diabet , cfar me rekomandon? Analizen e ka bere ne angli , atje jeton. Faleminderit!

Dërguar nga Daniel, më 19 Shkurt 2024 në 18:15

Pershendetje Daniel, eshte nje rritje e lehte nuk ka ankesa dhe nuk mjekohet. Hapat e pare jane vleresimi i obezitetit, yndyrnat e rritura ne gjak, perdorimi i alkoolit, dhjamosja e melcise. Nese jane keto shkaqe trajtohen perkstesisht.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 20 Shkurt 2024 në 02:59

Pershendetje doktor! Jam 35 vjece vuaj nga anemia , hemoglobinen e kam 11,9 dhe ferritina 10 ,3 po perdori ferro3 ma ka rrekomanduar doktor jo hematolog, ju lutem me trego ta vazhdoj apo jo. Do mundohem te kontaktoj me ju . Faleminderit!

Dërguar nga Paola, më 20 Shkurt 2024 në 08:46

Pershendetje Paola, ju keni anemi te lehte nga mungesa e hekurit. Preparati qe perdorni, nuk mbush depot e hekurit. Diskutoni me hematologun per korrgjimin e plote te depove.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 20 Shkurt 2024 në 10:34

Pershendetje doktor! Jam 35 vjece vuaj nga anemia , hemoglobinen e kam 11,9 dhe ferritina 10 ,3 po perdori ferro3 ma ka rrekomanduar doktor jo hematolog, ju lutem me trego ta vazhdoj apo jo. Do mundohem te kontaktoj me ju . Faleminderit!

Dërguar nga Paola, më 20 Shkurt 2024 në 08:46

Pershendetje Paola, ju keni anemi te lehte nga mungesa e hekurit. Preparati qe perdorni, nuk mbush depot e hekurit. Diskutoni me hematologun per korrgjimin e plote te depove.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 20 Shkurt 2024 në 10:35
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten