Dërguar nga:

Osteoporoza – sëmundja që shoqëron moshën!

Me kalimin e moshës ndodhin dhe ndryshime të ndryshme, të cilat përfshijnë lëkurën, flokët, fuqia bie po kështu mund të themi dhe për kockat, edhe ata me kalimin e kohës dobësohen, tek dikush më shumë, te dikush më pak. Është pothuajse e njëjtë me një gomë makine, dmth një makinë kur del nga fabrika i ka gomat e saj shume të mira, të reja dhe të forta, po kështu dhe njeriu, për njefare kohe i ka kockat shumë të forta (deri në moshën 20 vjecare kocka vjen duke u forcuar, më pas ajo dobësohet).

Vjen një kohë kur gomat e makinës me kalimin e kohës janë konsumuar, janë holluar dhe kanë humbur deri diku kualitetin e tyre deri sa vjen nje moment qe këto goma të pesojnë një carje dhe kështu vjen drejt humbjes së funksionit. E njejta gjë ndodh me njeriun. Pas disa kohësh nën veprimin e disa faktorëve të ndryshëm, kockat humbasin densitetin dhe kualitetin e tyre dhe shkojnë drejt frakturës.

Çfarë është osteoporoza?

Osteoporoza është një ‘epidemi e fshehur’, e them këtë sepse nuk na paraqet shenja paralajmëruese.Është një sëmundje që konsiston në humbjen e densitetit dhe kulitetit kockor në mënyrë progresive,duke ndryshuar strukturën e saj, kocka dobësohet dhe është më e predispozuar për të kryer fraktura, qoftë edhe fraktura pa një shkak madhorsepse kocka ka humbur masën e saj dhe është më pak rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Këto tipesh fraktura shpesh janë edhe shenja e parë për sëmundjen. Osteoporoza është më e shprehur te femrat, kryesisht pas menopauzës por kjo nuk do të thotë se meshkujt nuk janë të prekur.

Nga se shkaktohet, a ndikon stili i jetesës?

Duke qenë se osteoporoza është dobësim i kockes, kjo na orienton se janë disa faktorë që na cojnë në këtë patologji. Osteoporoza mund të jëtë primare kur ne nuk e dimë shkakun por mund të jetë dhe sekondare kur ne e dimë shkakun e saj. Mund të them se faktori kryesor është mungesa e hormoneve seksuale si estrogjenët te femrat e cila ndodh pas menopauzës. Po kështu edhe meshkujt janë të rrezikuar kur niveli i hormoneve seksual është i ulët (testosterone).

Te personat e rinj sasia e kockës që krijohet është më e madhe sesa sasia e kockës që humbet, ndërsa në momentin që ky raport prishet pas moshës 20 vjec, dhe kemi që sasia e kockës që largohet është më e madhe sesa sasia e kockës që formohet ath kemi dobësim të kockës, kockë të brishtë pra osteoporozë.

Një jetë sedentare do të thotë më pak aktivitet, më pak i shëndetshëm dhe kjo ka një shpjegim. Kocka ka nevojë për minerale, depozitimi i tyre në kocke realizohet me ndihmën e muskujve, pra kur ata aktivizohen, në të kundërt kocka nuk do të ushqehet.

Kush janë më të rrezikuarit?

Të gjithë mund të vuajnë nga osteoporoza por ata që kanë më shumë rrisk për të, sipas studimeve, janë femrat sidomos ata post-menopauzë, mosha ndikon shumë dmth sa më të vjetër të jeni aq më të rrezikuar jeni, personat që paraqesin probleme me tiroiden, personat me probleme intestinale, ata që konsumojnë alkool, duhanpiresit, personat që bëjnë një jete sedentare, një diete e varfër me minerale.

Si shfaqet ajo, shenjat e saj?

Osteoporoza ndosh kur sasia e kockes së re që krijohet është më e vogël sesa kocka e vjeter që shkatërrohet,si rezultat kockat bëhen të dobëta dhe të brishta, sa një peshë e vogël apo një stres mund të shkaktojë një frakturë kryesisht të dorës, kofshës apo dhe të shpinës. Shpesh nga një e kollitur apo teshtimë mund të ndodhë frakturë e brinjëve.

Zakonisht simptomat e saj nuk janë në fillimet e saj por janë disa shenja që mund të japin një orientim për osteoporozën. Ku mund të përmendim si: dhimbje të shpinës, humbje peshë me kalimin e kohës,një posture të ulët, fraktura që janë shkaktuar më shumë lehtësi.

Nëse keni këto shenja duhet të paraqiteni te mjeku juaj, dhe sidomos nëse jeni post-menopauze apo keni përdorur kortikosteroidë për disa muaj apo nëse keni histori familjare ku prindërit janë paraqitur me frakturë të kofshës (qafës së femurit).

Si diagnostifikohet?

Për të vendosur diagnozën është e nevojshme jo vetëm një ekzaminim klinik por shërben shumë edhe Ro-grafia. Një rëndësi të madhe ka edhe testi DEXA, që mat densitetin kockor. Në bazë të tyre zbulohet masa kockore.

Cilat janë mundësitë e mjekimit?

Të mjekosh është e vështirë, të parandalosh është e lehtë. Mjekimi përfshin trajtimin medikamentoz të cilët kanë efikasitetin e tyre, të tillë përmendim: bisphosphonatet, terapia hormonale,calcium, vitaminë D, të cilat vendosen nga mjeku përkatës. Ajo cfarë dua të theksoj është ‘mjekimi pa medikamente’, është një këndvështrim sesi ne e luftojmë osteoporozën në cdo moment dhe sesi duhet ta luftojmë. Kjo konsiston në parandalim.

A mund ta parandalojmë?!

Të parandalosh është më mirë sesa ta kurosh. Kjo shprehje vlen për cdo sëmundje që vuan secili prej nesh.Të parandalosh do të thotë të eleminosh faktorët e rrezikut, duke shmangur faktorët e rrezikut ne kemi hequr ‘ushqimin’ me të cilën jeton osteoporoza, duke i hequr ushqimin ka mundësi që ajo të mos instalohet në organizmin tonë ose nëse është instaluar, është e rëndësishme që gjendja të mos agrevohet pra të mos përkeqësohet.

Po si mund ta parandalojmë, si mund të përballemi me të?

Heqja e duhanit, pakësimi (heqja) e alkoolit, një dietë e pasur me minerale si konsumimi i perimeve. Dua të theksoj se nje rol të rëndësishëm luan aktiviteti fizik. Të gjithë duhet të bëjnë aktivitet fizik e cila ndihmon në forcimin kockor, sepse muskujt futen në punë dhe ndihmojnë në depozitimin e kalciumit në kockë, si rezultat kemi forcim të kockave. Këto aktivitete përfshijnë ecje, ciklizëm, programe ushtrimesh për forcim muskular si dhe ushtrime me pesha. Për këtë mund të ju ndihmojë shumë një fizioterapist i cili mund të ju hartojë një program ushtrimesh të përshtatshme për ju.

Më poshtë po paraqes disa ushtrime ku secili mund ti bëjë të paktën 3 herë në javë. E rëndësishme është qëju të mos hani inat me veten duke bërë shumë ushtrime sa të mund të mbilodheni veten.

Fakte botërore mbi osteoporozën

Osteoporoza është përgjegjëse për shumicën e frakturave në njerëzit mbi 50 vjeç. Afërsisht 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeç do të pësojnë një thyerje kocke për shkak të osteoporozës.

Osteoporoza shkakton më tepër se 8.9 milionë fraktura në vit. Çdo tre sekonda ndodh një frakturë nga osteoporoza.

Thyerja e mëparshme e një kocke rrit në 86% rrezikun për një thyerje tjetër të tyre.

Urbanizimi dhe plakja e popullsisë çojnë në rritje të shpejtë të barrës së sëmundshmërisë prej osteoporozës.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 98 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Ortopedi
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten