Dërguar nga:

Barra ekstrauterine (Gravidanca ektopike) (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Barra ekstrauterine eshte rezultat i nje deficiti ne fiziologjine e sistemit riprodhues qe lejon qe koncepti te implantohet dhe te maturohet jashte kavitetit endometrial, e cila perfundon ne vdekjen fetale dhe behet nje situate e rrezikshme dhe per jeten e gruas kur diagnoza dhe trajtimi behen vone. Ektopos, vjen nga greqishtja dhe do te thote jashte vendit. Barra ekstrauterine eshte implantim i vezes se fertilizuar jashte kavitetit uterin, ne tuba ne 97.7%, cerviks, ovare, corne, abdomen. Te tubat, ampula 80%, istmus 12%, fimbriet 5%, cornet 2%, intersticia 2-3%.

Epidemiologjia

Ne USA , ne vitin 1970 barra ekstrauterine takohej 4.5 raste ne cdo 1000 shtatzani. Sot frekuenca eshte rritur edhe 6 here me shume. Takohet 1 rast ne 40 shtatzani ose 25 raste ne cdo 1000 shtatzani. Barra ekstrauterine perben 1-2 % te gjithe shtatezanive. Vdekshmeria amtare eshte me e larte ne racen e zeze me 8% dhe ne racen e bardhe me 4%.

    Faktoret e riskut
  • Mosha maternale mbi 35 vjec.
  • Histori per kirurgji pelvike, abdominale, aborte multiple.
  • Histori per SIP, endometrioze.
  • Konceptim qe ndodh panvaresisht ligimit tubar dhe DIU.
  • Konceptim i nxitur nga medikamentet fertilizuese ose procedurat.
  • Duhanpirja.
  • Anomalite anatomike te uterusit (forma T, uterus bicornual, tumore uterine, fibromiona).
  • Anomali strukturale ne tubat e Fallopit.
  • Histori e meparshme per GEU.
  • Histori e meparshme per SST si gonorrea ose klamidia, me shume se 2 partner.
  • Ekspozimi ndaj DES.
Shkaqet
  • Jo gjithmone ka nje shkak te qarte per barren ekstrauterine.
  • Inflamacioni dhe demtime te tubave te Fallopit nga gjendje mjekesore te meparshme si infeksioni ose kirurgjia.
  • Faktoret hormonal.
  • Anomalite gjenetike.
  • Defektet ne lindje.
  • Gjendje mjekesore qe demtojne tubat e Fallopit, organet riprodhuese.

Shenjat dhe simptomat

    Triada klasike klinike:
  1. Dhimbje abdominale
  2. Amenorre
  3. Hemoragji vaginale

Ne 50% te rasteve pacientet paraqiten me te tri simptomat.

    Simptomat te tjera jane:
  • nauze / te vjella
  • levizje fetale te dhimbshme
  • lodhje dhe dobesi trupore
  • temperature
  • sinkop
  • arrest kardiak
    Shenja te nje emergjence kirurgjikale jane:
  • rigiditet abdominal
  • mbrojtje e pavullnetshme
  • ndjeshmeri e shtuar
  • shenja te nje shoku hipovolemik (TA ortostatik, takikardi)
    Ekzaminimi pelvik
  • Uterusi mund te jete lehtesisht pak me i madh dhe me i bute se norma.
  • Ndjeshmeri gjate levizjes uterine dhe cervikale (sygjeron inflamacion peritoneal)
  • Masa adneksiale mund te palpohet
  • Permbajtja uterine mund te jete ne vagine
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 231 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten