Dërguar nga:

NT - Translucenca Nukale

Te pergjithshme

NT eshte nje shfaqje ekografike e grumbullimit fiziologjik te lengut ne lekuren pas qafes fetale, ne tremujorin e pare te shtatzanise.

NT rritet ne fetuse me anomali kromozomike, defekte kardiake, sindroma te tjera genetike.

Skrining me NT, zbulon 80 % te fetuseve me trisomine e 21 dhe me aneuploidi, me falsitet pozitiv deri ne 5 %.

Kombinimi i NT me bitestin ( bhCG e lire ne serumin amtar dhe PAPP-A ), rrit vleresimin deri ne 90 %.

Siguria rritet deri ne 95 %, me falsitet deri ne 3%, kur vleresohet dhe kocka nazale, fluksi trikuspidal dhe fluksi ne duktusin venoz.

Kriteret e matjes se NT
  1. Mosha gestacionale e vleresimit ekografik te NT duhet te jete 11 jave -13 jave e 6 dite.
  2. CRL duhet te jete ndermjet 45-84 mm.
  3. Imazhi duhet te perfshije toraksin dhe koken fetale.
  4. Ne ekografi merret nje pamje sagitale e fytyres. Pamja perfshin hunden, palatum anteriorisht, diencefalonin translucent ne qender dhe posteriorisht membranen nukale.
  5. Fetusi duhet te jete ne pozicion neutral, me koken ne te njejten linje me shpinen. Kur qafa fetale eshte ne hiperekstension , NT rritet ne menyre false kurse kur qafa fetale eshte e flektuar , NT ulet ne menyre false.
  6. Kujdes duhet treguar ne dallimin ndermjet lekures fetale dhe amnionit.
  7. Vleresimi perfshin pjesen me te gjere te translucences nukale.
  8. Vleresimi behet duke e vendosur shigjeten mbi linjen dhe jo tek lengu.
  9. Gjate vleresimit duhen bere disa matje dhe merret nje vlere mesatare e matur.
Qellimi i vleresimit te NT

Ne 5% te rasteve, rreth qafes mund te kemi kordonin umbilikal qe con ne nje rritje false te NT. Ne keto raste matja mbi dhe nen kordonin umbilikal con ne matje jo te sakte te NT.

NT rritet ne fetuse me semundje kromozomike dhe malformacione fetale.

a - Malformacionet fetale jane nje gabim ne fazen e formimit dhe zhvillimit te organeve fetale. Ato vleresohen dhe identifikohen me ane te ekografise.

b - Semundjet kromozomike jane nje anomali qe prek kromozomet fetale, qe mund te mos manifestohen me malformacione fetale evidente. Vleresimi perfshin procedurat invazive si : amniocentezen, vilocentezen.

NT vleresohet me ane te ekografise transabdominale me perjashtim te rasteve si psh : ne uterus retrovers, mungese e pamjes ekogenike te qarte ku eshte e nevojshme te vleresohet gjate nje ekzaminimi ekografik transvaginal.

NT mund te jete e rritur ne shume kushte si aneuploidi ( sindromi Down dhe ne kromozonopati te tjera ), ne sindroma dhe malformacione kardiake. Ne keto kushte kerkohen ekzaminime me te detajuara si : vilocenteza dhe amniocenteza.

Vlera dhe parametra

Pjesa me e madhe e fetuseve normale kane vlera te NT qe variojne nga 1.1-1.4 mm.

Pjesa me e madhe e studiuesve marrin nje vlere maksimale te NT 2.5mm. Nuk ka nje vlere fikse limit mgjth vleresimi behet ne baze te CRL, vleres se NT dhe moshes se pacientit ne baze te algoritmeve te bazuar ne popullaten normale. Nese vlerat e NT jane mbi kufirin e percaktuar atehere lindin dyshime per nje patologji dhe ne te njejten kohe behet dhe vleresimi i ketyre parametrave.

a - matja e fluksit te gjakut ne duktusin venoz

b - prezenca ose mungesa e kockes nazale

Nje vlere e rritur e NT nuk tregon ne menyre te sigurt, por vetem percakton nje risk me te larte per nje patologji fetale. Siguria per nje patologji fetale arrin ne 90 % kur vleresohen 3 (tri) parametra njekohesisht, NT, fluksi ne duktusin venoz dhe vleresimi i kockes nazale ne tremujorin e pare te shtatzanise.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 723 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Komente nga lexuesit

Pershendetje e lexova artikullin, jam shtatzan ne javen e 13 isha te premten ne kontroll, mjeku me tha qe kjo hapsira NT eshte 1.9 dhe eshte gjithcka ne rregull dmth femija i shendosh por ketu e lexova 1.1 deri ne 1.4 mm eshte fetusi normal dmth diqka nuk eshte ne rregull me femije tim . Ju lutem te me tregoni te verteten mund te kete demtime femija apo jo? Jam shume e shqetesuar

Dërguar nga Yllka S., më 06 Mars 2018 në 16:13

Pershendetje Yllka.Vlera qe ke lexuar me siper eshte vlera mesatare e NT. Deri ne vleren 2.5 konsiderohet vlere normale.Kurse mbi kete vlere behen vleresime te metejshme per fetusin.Vlera 1.9 eshte normale,eshte nen vleren kufi te NT.Mos u bej merak.Pervec NT behen dhe vleresime te tjera ekografike si p
sh.kocka nazale

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Mars 2018 në 16:51

pershendetje jam shtatezen kam tre femij te shendosh vlera e NT e kam 2.3 mjeku me sugjeroj nje test te kombinuar qe nuk me doli ne perpythje dmth me rrezik te sindromes .a mun te bazohem me matjen e nt dhe ti largoj dyshimet

Dërguar nga shpresa, më 07 Korrik 2018 në 12:24

pershendetje jam shtatezen kam tre femij te shendosh vlera e NT e kam 2.3 mjeku me sugjeroj nje test te kombinuar qe nuk me doli ne perpythje dmth me rrezik te sindromes .a mun te bazohem me matjen e nt dhe ti largoj dyshimet

Dërguar nga shpresa, më 07 Korrik 2018 në 12:25

Pershendetje Shpresa.NT ka dale brenda normave,bitesti te ka dale normal risku per te patur nje femije me probleme eshte shume i ulet.Rri e qete dhe shijo shtatzanine. Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 30 Gusht 2018 në 06:51

Prsh,jam javen e 12 te shtatezanise dhe doktori me.nxori nje problem me.Nt e bebit,qe ishte 3.2 mm,dhe me.sugjeroi qe te vazhdoja me.testet te tjera si biopsia e vileve korionike,por mendoj se para se te bej kete,te bej dhe nje eko tjeter per verifikim te asaj cka ka tregiar ekoja e pare,ndishta mind te kete bere dhe gabim.ne matje,por me base te kesaj amtje te NT a mund te ndodhe qe bebi dhe mund te mos kete asgje?

Dërguar nga Eli, më 30 Gusht 2018 në 04:38

Pershendetje Eli.Matja e NT eshte nje element orientues dhe jo absolut per nje patologji. Vleresohen disa elemente njekohesisht.Pervecse NT shikohet prania e kockes se hundes.Behen 3 matje te NT dhe merret mesatarja.Ribej nje ekografi tjeter dhe brenda 24 oreshit me te dhenat qe te jep ekografia mund te vazhdosh me ekzaminime te tjera si Bitesti qe eshte joinvazive.Ne baze te rezultateve te kesaj te fundit behet ose jo amniocenteza.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 30 Gusht 2018 në 06:52

Pershendetje doktoresha Jam javen 13 dhe Nt me ka dale 1.5 a eshte normale .flm

Dërguar nga Eva, më 05 Mars 2019 në 16:06

Pershendetje Eva! Vlera e NT 1.5 eshte normale.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 05 Mars 2019 në 16:11

Pershendetje.jam 12 jav e 6 dite. Vlera e NT me doli 1.19. A eshte normale?

Dërguar nga Ina, më 24 Mars 2019 në 09:31

Pershendetje.jam 12 jav e 6 dite. Vlera e NT me doli 1.19. A eshte normale?

Dërguar nga Ina, më 24 Mars 2019 në 09:31

Përshëndetje Ina!Vlera e NT 1.19 eshte normale.Mgjth gjate kryerjes së kesaj ekografie shikohet dhe prania e kockes se hundës.Te uroj një shtatzani të mbarë.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Mars 2019 në 16:12

Pershendetje. Jam ne javen 13 Jav e 1 dite' Nt me ka dal 1.17mm. Bitesti me doli low risk 1:1125. A ka rezik?

Dërguar nga lena, më 09 Maj 2019 në 16:36

Pershendetje Lena! Vlera e NT ka dale normal, bitesti normal .Nqs eshte pare dhe kocka e hundes atehere risku per sindromin down eshte minimal.Te pershendes

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 08 Nentor 2021 në 10:47

Pershendetje!Une jam shtatzane dhe pas ekos NT doli 3.2 mm. Bera nje eko tjeter jashte Shqiperise e me doli 2,5 mm. Bera ate analizen NIPD dhe me doli Negative. Si ka mundesi qe me dalin 2 matje te ndryshme?

Dërguar nga Ornela, më 01 Qershor 2019 në 14:23

Pershendetje Ornela! Matja e NT del e ndryshme sepse vlera e saj varet nga niveli ne qafe ku matet NT dhe nga ekografisti qe kryen ekografine. Mqs NIFTY te ka dale mire, analize e cila ka saktesi sh.te larte rri e qete se bebi eshte mire panvaresisht vleres se NT e cila eshte thjesht vleresim orientues (relativ) dhe jo diagnostikues. Shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 01 Qershor 2019 në 16:13

Pershendetje
Une jam ne javen e 13 sot isha ne kontrolle NT doli 2.17 dhe doktoresha me tha duhet te vazhdosh me teste tjera sepse dyshoj pasi qe kjo vlere eshte pak e larté
Jam e merakosur ju lutem me jepni edhe ju nje pergjigje per rezultatin e matjes se kesaj dr.
Ju falenderoj shume

Dërguar nga Arjeta, më 14 Gusht 2019 në 10:05

Pershendetje Arjeta!Vlera e NT 2.17 eshte brenda normales,e larte konsiderohet mbi 2.5.Mgjth pervec NT vleresohen dhe elemente te tjera si kocka e hundes.Ne baze te te dhenave te mesiperme dhe historise personale dhe familjare per anomali behen teste te tjera.Shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Gusht 2019 në 07:35

Pershendetje, ne javen e 11w1d bera ekografine dhe NT doli 1.45 . Nga artikulli shikoj qe eshte brenda normes por ajo qe me shqeteson eshte CRL 4.57 cm dhe GA 11w3d. Çfare do te thote kjo ?

Dërguar nga Blerta, më 24 Gusht 2019 në 05:16

Pershendetje Blerta!CRL jane permasat e bebit qe maten per te pare zhvillimin e bebit dhe per te vleresuar moshen e shtatzanise.GA eshte mosha e shtatzanise 11 jave dhe 3 dite.Te gjitha parametrat i ke brenda normales.Shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Gusht 2019 në 07:30

pershendetje un jam 12 jav e 4 dite dhe me kan dal prgj crl:61,0mm Nt: 1,9mm kocka nazale prezent dhe placenta lart posterior esht cdo gje ne rregull ae jam e shqetesuar? flm

Dërguar nga lena, më 24 Shtator 2019 në 08:11

Pershendetje Lena!Sipas te dhenave ekografike cdo gje eshte ne rregull. Shtatzani te mbare!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Shtator 2019 në 14:57

Pershendetje. Bera sot ekon dhe jam 13+3 jave dhe NT me doli 2,3 dhe CRL 7.5 a jane normale. Faleminderit.

Dërguar nga Xhesi, më 04 Tetor 2019 në 13:35

Pershendetje Xhesi!Vlera e NT me e vogel se 2.5 eshte normale. Mgjth ne ekografi jane pare dhe elemente te tjera si kocka e hundes.Shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 04 Tetor 2019 në 15:33

Pershendetje doktoresha. kam ber ekon Nt dhe me doli 1.4mm CRL 75mm dhe shoh qe jan brenda normales. Doja te dija a tregon bi test moshen ekzakte te Shtatzanis?

Dërguar nga Bleona, më 12 Tetor 2019 në 17:14

Pershendetje Bleona!Bitest nuk tregon moshen e shtatzanise, por riskun per patologji genetike.Mosha e shtatzanise percaktohet ne baze te dhenave ekografike,dites se pare te menseve te fundit dhe bhcg.Shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Tetor 2019 në 17:57

Pershendetje, te falenderoj per pergjigjet e mesiperme qe u ke dhene mamave, dhe te faleminderit per informacionin e pergjithshem qe na ke ofruar. Pune te mbare!

Dërguar nga Sui, më 22 Nentor 2019 në 07:19

I uroj gjithe grave shtatzane,nje shtatzani te mbare dhe pa probleme.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 22 Nentor 2019 në 14:53

Pershendetje doktoresh , kam nje pyetje sot bera nje eko dhe NT me doli 6.24 ndersa CRL 65.9 mm. Jame 12 javshe e 6 diteshe. Te lutem mund te me thoni jane normale keto vlera,cfare me sygjeroni per te bere per shtatezanin ne vazhdimsi. Ju lutem me ktheni nje pergjigje
Shume respekte per ju doktoresh dhe pune te mbare!

Dërguar nga Nertila, më 04 Janar 2020 në 12:53

Pershendetje Nertila!Vlera e NT ka dale mbi vleren kufi keshtu qe duhet te vazhdosh te besh testet genetike.Konsultohu me mjekun obsteter-gjinekolog per ne vazhdim.Te pershendes

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 04 Janar 2020 në 15:00

Përshëndetje doktoreshë.jam 13 javë +4
Sapo bëra eko. Vlera e CRL është 7.46 dhe NT 2.92
Ju lutem më ktheni përgjigje, pasi jam shumë e shqetësuar
Ju faleminderit paraprakisht

Dërguar nga Monda , më 16 Janar 2020 në 07:49

Pershendetje Monda!Vlera e NT 2.92 eshte me e larte se vlera kufi mgjth ne ekografi vleresohen dhe elemente te tjera sic eshte kocka e hundes.Kesaj ekografie i bashkangjiten dhe analiza te tjera genetike si bitesti ose nifty.Te pershendes dhe shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 16 Janar 2020 në 16:15

Pershendetje doktor.. ne javen e 12 vajta per nje analize ku dhe mu be matja e trashesis qafes tek bebja.. me doli 3,5 pas nje jave me mbyllen nje takim tjeter dhe me moren analizat e gjakut dhe than se trashesia esht 1,5 dhe analizat e gjakut jan shum mire.. ne takimin tjeter tani me than prap se analizat e gjakut jane prap mire dhe bebja esht shum mire po per tu siguruar duan te me bejn nje shpim per te cen un me e sigurte.. kto i kam ber ne nje spital privat ne berlin he kto analiza ce kam bere deri tani kan kushtuar deri 4000€ jam ne dilem se duan te perfitojne diqka nga une pasi njeri me thot cdogje mire e tjetri doktor me thot nuk esht keq por duhet te sigurohemi.. tani kam nderruar klinike dhe takimin e radhes e kam me 14 shkurt ama deri ateher un do cmendem.. te lutem ke ndonje ide cfar po mdodh..!

Dërguar nga Adriana, më 31 Janar 2020 në 04:41

Pershendetje Adriana!Matja e NT ne ekografi eshte orientuese per problemet genetike,gjate ekografise vleresohet dhe kocka e hundes.Kemi analiza gjaku si bitesti dhe triple testi qe jane analiza probabiliteti me siguri te ulet per anomalite. Analiza e Nifty qe eshte analize gjaku ose amniocenteza qe eshte analize nepermjet lengut amnial jane me te sigurtat thuajse 100 %.Nqs analiza ka dale mire atehere rri e qete.Te uroj shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Shkurt 2020 në 14:25

Pershendetje doktoresh te lutem a mund te me thoni a eshte normale kjo vlere NT 2.78mm jam 12 javeshe shtatzan te lutem me kthe pergjigjje se jam e shqetsuar

Dërguar nga Valentina, më 06 Shkurt 2020 në 11:40

Pershendetje Valentina!Vlera e NT 2.78 eshte mbi vleren kufi qe merret per NT qe eshte 2.5 .Por dhe nqs vlera e NT eshte me e larte se normalja nuk do te thote qe ke nje beb me probleme.Ne rastin tend keshillohen analiza e Nifty ose amniocenteza qe japin siguri te larte per problemet genetike.Te uroj shtatzani te mbare!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Shkurt 2020 në 14:29

Ju lutem mundet te mar edhe une nje pergjigje? Jam ne javen e 11 e 2 dite te shtatzanise.
Kam bere analizat e pergjithshme gjak komplet dhe biokimik (dolen shume mire),strisho vaginale (doli positivo me Staphylococus sp.-nuk mora mjekim) dhe analizatTORCH dhe Harmony Plus (Trisomy 21,18,13 dhe Microdelerion Syndrom) dhe me dolen shume mire. Ne Echo doktori me tha se Hemisferat e trurit jane sh mire e majta dhe e djathta,gjymtyret e siperm jane sh mire dhe aty shkruhet CRL 7.17 dhe GA 13W3d si ka mundesi 13 javshe pasi mjeku me tha 11 w?Ke duhet te besoj per moshen gestacionale?Dhe gjinia mashkull me komunikoi gjinekologu.
Ju lutem TN perfshihet Harmony Plus?
Cfare perfshin Bitesti dhe Tri,kur behen?
Kur duhet te paraqitem te gjinekologu?
Ju falenderoj pa mase nese do me kthenit pergjigje per pyetjet e mia.

Dërguar nga Drilona, më 08 Shkurt 2020 në 08:42

Pershendetje Drilona!Testi qe ke bere ti Nifty eshte shume i sigurt per sindromet genetike eshte sh.i sakte.Nuk ke nevoje te besh me bitest ose triple test qe jane analiza per sindromat e mesiperme por me siguri me te ulet.Gjinia mashkull eshte e sakte e percaktuar nga testi Nifty.Per vleresimin e moshes gestacionale ekografia e tremujorit te pare eshte me e sakta.Tek gjinekologu paraqitu sa me pare qe te orientoj per analizat dhe kontrollet ne vazhdim.Shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 08 Shkurt 2020 në 09:01

Pershendetje!Ju lutem doktoresh a mund te me thoni se a perben rrezik NT 2.47 mm?jam 13 javshe dhe shume e shqetesuar.Ju faleminderit

Dërguar nga Ida, më 14 Shkurt 2020 në 04:12

Pershendetje Ida!Vlera e NT 2.47 eshte ne kufi, ajo eshte nje vlere orientuese per patologjite gjenetike jo nje vlere absolute. Mgjth ne ekografi eshte pare dhe kocka e hundes qe eshte nje element sh.i rendesishem ne vleresim. Kesaj ekografia i bashkangjiten dhe analizat e tjera si bitest ose triple test ose nifty.Shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 14 Shkurt 2020 në 04:25

Prsh doktoresh ju lutem nje prgj.
Ne javen 11+4 dite Crl eshte 61.3mm/12+4
NT 1.7 mm, zemra 165bpm.
Ju lutem nje mendim profesionist nga ana juaj per keto permasa ,
Flm

Dërguar nga Arjola, më 25 Mars 2020 në 11:53

Pershendetje Arjola! Ne kete periudhe shtatzanie nje rendesi te vecante ka vleresimi i NT . Vlera e NT 1.7 eshte normale dhe vlera e tjera qe ju keni paraqitur me siper jane normale. Shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 25 Mars 2020 në 12:19

Pershendetje! Ju lutem nje mendim se jam ne ankth. Bera eko 12 javeshe dhe NT me doli 2.39-2.5. Kocka e hundes 2.3. Crl 58.6 mm. Rrahjet 144. Ju lutem mund te me jepni nje mendim? Kocka e hundes eshte brenda parametrave? Bera testin NIPT po derisa te dali sme le ankthi. Faleminderit!

Dërguar nga EvaBee, më 26 Mars 2020 në 02:45

Pershendetje Eva! Vlera e NT ka dale tek kufiri 2.5 .Prania e kockes se hundes eshte nje shenje sh.e mire sepse ne sindromin Down kemi mungese te kesaj kocke. Test NIFTY qe ke bere eshte nje nga testet genetike me saktesine me te madhe.Shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 26 Mars 2020 në 03:58

Nt 2.9mm
crl 56ml=12+1gn
Fl 7 mm
Bpd17 mm
Ju lutem doktoresh nje pergjigje edhe gjaku priska 1 me ka dal risk i lart 12 jav e 4 dit ne 13 jav e 4 dit nt eshte rit 3.90 mm edhe kam ber nifty test jam
Duke pritu pergjigje nese del negativ a mund te jet bebi mire

Dërguar nga Anonim , më 16 Korrik 2020 në 09:11

Pershendetje !Vlera e NT eshte me e larte se vlera normale referuese qe eshte mbi 2.5mm.Testi Nifty eshte testi i vetem nga gjaku qe ka nje siguri te larte per problemet fetale.Te uroj nje shtatzani te mbare dhe te shendetshme.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 16 Korrik 2020 në 10:48

Pershendetjee deshaa te tregoj se rezultatet e nifty me kan dal mire femija eshte mire ska asnje Sindrom doktoresh a mundet te jet mire nese nitty asht mire se ne ehoo me than se ka higrom pres nje pergjigje ju lutem !!!

Dërguar nga Anaa, më 17 Korrik 2020 në 06:49

Pershendetje Ana!Higroma kistike mund te shoqeroj nje fetus qe ka anomali genetike ose jo.Ne rastin tend higroma kistike shoqeron fetusin pa anomali genetike.Ecuria e metejshme e fetusit eshte e panjohur plotesisht.Kjo higroma kistike mund te zhvillohet me tej dhe mund te coj ne hydrops fetal dhe te kete nje ecuri jo te mire.Shpeshhere fetusi mund te kete anomali strukturale qe zbulohen nga ekoja si ne sistemin kardiak,renal,skeletik ,nervor etj.Ka raste sh.te rralla kur kjo eshte vogel dhe mund te zhduket.Mgjth duhet te besh nje konsulte te detajuar me mjekun tuaj qe te shikohen te gjitha mundesite .Te pershendes

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 17 Korrik 2020 në 12:19

Jam ne Javen e 12 dhe permas e fetusit ishte me CRL: 5,47
dhe me NT: 0.98 a eshte normale kjo vlere ?

Dërguar nga Hana, më 03 Gusht 2020 në 23:54

Pershendetje Hana! Vlera e NT 0.98 eshte normale. Shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 04 Gusht 2020 në 06:24

Pershendetje tash ne javen 16.5 dit bebja mire eshte duke u zhvillu rahjet e zemres mir nifty testi negati vetem nt ne muajin e 3 e ka pas 4 por prap ashtu e ka a heket ai lengu apo qka mundet me qen ju lutem doktoresh nje sqarim !! Mjeku me tha tash nuk matet vlera e nt nese bebi zhvillohet mir e percjellim shtatzanin edhe 20 jav skrining

Dërguar nga Anna, më 05 Gusht 2020 në 06:01

Pershendetje Ana!Vlera e NT matet deri ne 13 jave dhe 6 dite,pas kesaj periudhe nuk matet me.Mqs test Nifty te ka dale mire nuk ke nevoje te besh amniocentezen.Zhvillimin e metejshem fetal do e vleresosh nepermjet ekografise morfologjike.Te uroj shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Gusht 2020 në 11:45

Pershendetjee kam
Nje pyetjee doktoresh nifty testi me ka dal negativ tash jam javen e 16.5 dit isha ne kontroll me thaa bebi eshte miree eshte zhvillu mire vetem te nt e ka ende 4 qka mundet me
Qen a heket ajoo pjesaa ? Me tha mjekja javen e 20 skrining asgje tjeter amniosintez me
Thaa ska nevoj nese nifty testi ka dal negativ ? Tash Jam ne siklet testi nifty a eshte i sakt po frigohem sh ju lutem doktoresh nje pergjigje nga ana juaj ??

Dërguar nga Anaa, më 06 Gusht 2020 në 09:01

Pershendetje Ana.Nqs testi Nifty ka dale negativ ai ka siguri shume te larte dhe nuk ka nevoje te behet amniocenteza. NT vleresohet deri ne 13 jave e 6 dite,pas kesaj periudhe nuk vleresohet me.Ekografia morfologjike vlereson fetusin nga ana strukturore dhe eshte nder ekografite me te rendesishme.Shpresoj te dali mire dhe te uroj shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Gusht 2020 në 11:41

Flmm shum doktoresh ❤️❤️

Dërguar nga Anaa, më 06 Gusht 2020 në 12:51

Shtatzani te mbare!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Gusht 2020 në 13:20

Prrshendetje, kam be nje kontroll para 4 diteve matjet e bebes 12 jave e 5 dit , NT ishte 1.7 , bera edhe double test vlerat per Trisomnia 21 ishin 1:121 , a duhet te bej nifty test apo si e shihni kete gjendje

Dërguar nga Erita roa, më 15 Gusht 2020 në 09:15

Pershendetje Erita!Ne double test vlera 1:121 tregon per nje risk te larte per trisomine e 21.Me keto rezultate eshte e nevojshme te behet Nifty ose amniocenteza.Keto jane ekzaminimet qe e perjashtojne ne menyre te sigurt trisomine e 21.Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 17 Gusht 2020 në 05:35

Pershendetje e dashur doktoresh. Pasi bera ekon dhe isha 12w4d
Mora vlerat e NT 1.4mm
Crl 60mm
Kocka e hundes prezent
Bera dhe bitestin dhe mora keto rezultate.
Age risk 1:1122
Low risk 1:250 hight risk
U shqetesova nga ky rezultati fundit shume. Ose mbase sdi mire une ta kuptoj

Dërguar nga Eni, më 17 Gusht 2020 në 04:57

Pershendetje Eni!Vlera 1:250 tregon risk te larte per trisomine.Eshte e nevojshme te behet Nifty ose amniocenteza qe te perjashtohet trisomia.Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 17 Gusht 2020 në 05:40

Prsh doktoresh .Kam ber ekografi 11 jave +4 dite dhe valera e Nt eshte 3.9mm Rrahjet e bebit ishin 159 ,,.Kam ber gjithashtu anaizat e gjakut per testin NIFTY dhe akoma jam ne pritje te pergjigjes.Ju lutem a esht normale kjo vler se jam e shqesuar?Flm

Dërguar nga Manjola , më 04 Nentor 2020 në 13:43

Pershendetje Manjola! Vlera e NT 3.9 eshte me e larte se vlera reference e NT. Testi Nifty eshte testi me i sakte per problemet gjenetike,keshtu qe prit pergjigjen e tij. Ju uroj nje shtatzani te mbare dhe te shendetshme!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 04 Nentor 2020 në 16:00

Pershendetje doktoresh ne javen e 11+ 6 Nt me ka dal 1.10 dhe Crl 53.0 a esht normale.faleminderit

Dërguar nga Anxhela, më 07 Dhjetor 2020 në 17:06

Pershendetje Anxhela!Vlera e NT 1.1 eshte normale.Gjate kesaj ekografie eshte pare njekohesisht me vleresimin e NT dhe kocka e hundes.Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 08 Dhjetor 2020 në 01:04

Pershendetje Doktoresha ! Un jam ne javen e 13.6 dit edhe dje kur bera ekon me dolen vlera e Crl 66.5 mm ,Nt 2.42 , hunda prezente . Bera testin Nifty po pres pergjigjet e analizes . Po nderkohe jam shume e shqetesuar Faleminderit!

Dërguar nga Kamela , më 17 Dhjetor 2020 në 03:22

Pershendetje Kamela!Te dhenat ekografike jane normale,kocka e hundes prezente.Testi Nifty eshte testi me sigurine me te larte per vleresimin e problemeve genetike.Prit pergjigjen e tij.Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 17 Dhjetor 2020 në 03:48

Ciao quhem Franceska . Para dy ditesh bera nje eko qe doli se Nt ishte 2.72 dhe hunda prezente . Me shqetesuan tej mase shkova bera analizen nifty edhe po pres pergjigje . Mirpo sisha fare e qet dje shkova me nje klinik tjeter private bera nje eko tjeter edhe mjeku me tha qe Nt dilte 2.2 mm maksimumi deri ne 2.4 gjithmone kocka e hundes prezente ! Sipas jush nga se mund te kete ardh ky dallim ne matje duke marr parsysh qe un as bashkeshorti skemi asnje te afer me kete sindrom ! Pres me padurim pergjigjen tuaj , Faleminderit!

Dërguar nga Franceska , më 17 Dhjetor 2020 në 08:20

Pershendetje Franceska! Matja e NT ka disa kritere kryesore qe duhet zbatuar gjate kryerjes se ekografise,sepse ne te kundert vlerat e NT dalin te ndryshme. Behen 3 matje nga i njejti aparat ekografie dhe ekografist dhe merret nje vlere mesatare. Mgjth ju keni bere analizen e Nifty qe ka sigurine me te larte per problemet genetike.Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 17 Dhjetor 2020 në 08:58

Pershendeyje. Jam 22 jave dhe ne matjen doli bebi me nt 8,6 mm. Kocka hundes normale dhe gjith testet me para si bitesti dhe triple test me kane dalur mire. Duhet te shqetsohem?

Dërguar nga Era, më 05 Shkurt 2021 në 16:23

Pershendetje Era ! Ne javen e 22 te shtatzanise behet ekoja morfologjike. Ne kete jave nuk behet matja e NT. Ajo behet vetem nga 10 jave e 6 dite deri ne 13 jave e 6 dite. Gjersa deri tani te gjitha ekzaminimet dhe analizat kane dale mire nuk ke pse shqetesohesh. Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 05 Shkurt 2021 në 23:48

Pershendeyje. Jam 22 jave dhe ne matjen doli bebi me nt 8,6 mm. Kocka hundes normale dhe gjith testet me para si bitesti dhe triple test me kane dalur mire. Duhet te shqetsohem?

Dërguar nga Era, më 05 Shkurt 2021 në 16:23

Pershendetje Era ! NT vleresohet deri ne 13 jave e 6 dite.Ne moshe me te madhe te shtatzanise nuk vleresohet me NT.Ne 22 javeshe behet ekoja morfologjike.Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 19 Prill 2021 në 15:03

Pershendetje doktoresh.jam ne javen e 13 +3.analiza e Nift doli mire.por NT eshte ne vlere 0.33 cm.crl 7.21 cm.Fl 1.14cm.te lutem si eshte gjendja ime?
Faleminderit

Dërguar nga Irina Prifti, më 18 Shkurt 2021 në 03:25

Pershendetje Irina!Nifty te ka dale mire,ajo eshte analiza me sigurine me te larte.Keshtu qe perjashtohet sindromi Down.Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 18 Shkurt 2021 në 04:53

Pershendetje doktoresh. Ju lutem une bera nje eko dhe jam ne javen e 13 +3 dite, kisha keto rezultate, CRL : 73.1 mm , NT : 1.1 mm.
Gjithashtu bera dhe btest.
Dolen T.21 risk - 1:9797 low risk
T.18-13 risk - 1:100000 low risk
Age risk: 1:1223
Ju lutem a jan rezultate normale?
Faleminderit!

Dërguar nga Anxhela, më 13 Prill 2021 në 09:11

Pershendetje Anxhela! Ne ekzaminimin ekografik NT ka dale brenda normales.Ne bitest ka dale risk i ulet.Jane rezultate normale. Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 13 Prill 2021 në 10:34

Pershendetje doktoresha!Jam 13 javeshe bera matjet e NT me doli 2.2mm doktori me tha se eshte mbi mesataren dhe me sugeroj te bej nje analize Bitesti qe del pas 5 ditesh.A eshte kjo situate per tu shqetesuar?

Dërguar nga Eglantina, më 19 Prill 2021 në 13:52

Pershendetje Eglantina! Vlera e NT eshte normale , nen vleren referuese 2.5mm .Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 19 Prill 2021 në 14:59

Prsh doktoresha,bëra ekon ne javën 11 javë e 6 ditë, Nt 1.23 mm, kocka NAZALE PREZENTE, t21 low risk, T18 low risk. A është çdo gjë ok? Flm për përgjigjen

Dërguar nga Andreina, më 20 Prill 2021 në 15:10

Pershendetje Andreina! Ekografia dhe elementet qe vleresohen (NT dhe kocka nazale) kane dale normal. Bitesti ka dale me risk te ulet.Pra cdo gje eshte normale. Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 20 Prill 2021 në 23:34

Pershendetje! Ne javen e 13 e 3 dite e kam kryer analizen e matjeve per sindromin down permes ekografise. Vlera e NT ka dal 1.56mm, mirepo doktori ne pershlrimin e analizes e ka shkruar ''ashti i hundes pozitiv''. Cfare do te thot kjo?
Faleminderit!

Dërguar nga Anda , më 06 Shtator 2021 në 15:52

Pershendetje Anda! Kjo do te thote qe kocka eshte hundes eshte prezente. Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Shtator 2021 në 16:49

Pershendetje
Jam pak e shqetesuar pasi kam bere matjet per sindromen Down dhe matjete ishin keto
Nt 3.1mm
Nb 1.4 mm
Crl 76mm.bera testin nift dhe me doli Low risk
1/10000 per sindromen down
A doher te kem shqetesim apo te bej dicka tjeter ?

Dërguar nga Ada, më 22 Shtator 2021 në 07:14

Pershendetje Ada! Nifty eshte nje analize me siguri te larte dhe ka dal me risk te ulet per sindromin down.Keshtu qe rri e qete dhe shijoje shtatzanine.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 22 Shtator 2021 në 09:40

Pershendetje'
Uroj te jeni mire.
Une jam ne javen e 12 te shtatzanise edhe jam e shqetesuar sepse vlera e NT ishte 3.6 mm.
Mosha ime eshte 26 vjece edhe nuk kemi te semure me sidrom.
A mund te jete nje gabim ne eko apo nese jam me pak javeshe edhe nuk del tamam matjet?

Dërguar nga Anxhela, më 01 Tetor 2021 në 10:37

Pershendetje Anxhela! Merret vlera e NT e cila ka dale me e madhe se norma.Vleresimi i NT behet nga 10 jave e 6 dite deri ne 13 jave e 6 dite. Shikohet dhe prania ose mungesa e kockes nazale ne ekografi. Meqe NT ka dale mbi vleren normale eshte e nevojshme te behet nje vleresim i metejshem (bitest ose triple test me siguri deri 75-80%) ose nifty me siguri me te larte mbi 99%. Panvaresisht se nuk ke nje histori familjare apo je ne nje moshe nen 35 vjec riskun per patologji genetike e kemi te gjithe.Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 01 Tetor 2021 në 11:02

Pershendetje, jam Anxhela qe ju kam shkruar edhe me pare ne lidhje me vlerat e NT e cila ishte 3.6.
Doktoresha beri nje kontroll tjeter me te detajuar e perseri dyshonte.
Keshtu me beri analizen e dy hormoneve me tha do bejme edhe amniocentezen.
Mesa kam informacion une amniocenteza mund te shkaktoj edhe abort. Cfare me keshilloni ju lutem?
Ndodhem ne gjermani edhe doktoresha me tha qe rreziku eshte shume i vogel por une jam e pavendosur .

Dërguar nga Anxhela, më 05 Tetor 2021 në 03:21

Pershendetje Anxhela!Nqs NT ka dale 3.6 dhe Bitesti me risk te larte,eshte e nevojshme te kryhet amniocenteza.Risku per abort nga amniocenteza eshte sh.i ulet.Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 05 Tetor 2021 në 04:56

Pershendetje doktoresh, Te falenderoj per punen dhe pergjigjet qe I kthen cdo vajze pa pertese. Ne javen 10 + 4 dite kam bere nje eko dhe NT me resultoi 1.6mm , CRL 37.2mm ,dhe heartbeat 161 bpm. Tani jam e shqetesur per ket vleren e NT meqe jam Edhe heret dmth me javen e 10. A mund te me jepni nje mendim me lidhje me ket? Ju falenderoj be advance.

Dërguar nga Jona, më 07 Nentor 2021 në 14:26

Pershendetje Jona! NT vleresohet nga 10 jave e 6 dite deri ne 13 jave e 6 dite. Eshte bere nje vleresim me heret i NT .Te uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 08 Nentor 2021 në 10:41

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 13 te shtatzanis NT me ka dal 2.06 a rrezikoj qe femia te dal me sindromen dawn ju lutem me ktheni nje perhjigje jam shum ne merak

Dërguar nga Daniela Doja, më 11 Nentor 2021 në 05:26

Pershendetje Daniela!Vlera e NT eshte brenda normales.Kjo eshte vetem nje nga elementet qe vleresohen ne ekografi dhe vlera e saj nuk eshte absolute per te perjashtuar sindromin down.Shikohet prania ose mungesa e kockes se hundes.Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Nentor 2021 në 13:09

Përshëndetje
Unë jam në javën e 17 të shtatezanisë.Ne javen e 13 e bera bitestin dhe doli me rrezikshmeri te larte.Mjekja ma sygjeroi Niftyn.
Testi nifty me doli low risk.
Gjate analizes moshen time e kishin marre gabim.
A ka gjasa qe e tere analiza te del gabim vetem pershkak te moshes.

Dërguar nga Blerta, më 21 Nentor 2021 në 16:06

Pershendetje Doktoresh!
Jam Ela. Gjat vizites NT me doli 2.4 , Kocka e hundes prezente, dhe bi testi Low Risk. Ne familje time dhe te burrit nuk kemi asnje me sindromen Down. Doktori qe tha qe beni eshte Ok. A ka nevoj per testin NIPD?

Dërguar nga Ela, më 04 Dhjetor 2021 në 18:37

Pershendetje Ela!Te gjitha parametrat qe vleresohen ne kete periudhe i ke normal.Nuk ke nevoje per ekzaminime te tjera.Te uroj nje shtatzani te mbare!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 04 Dhjetor 2021 në 23:28

Pershendetje doktoresh
Jam ne javen e 12e6dite,dje bera ekon vlerat e crl 6.40cm
NT1.70mm
Sot bera edhe double testin por me thane qe pas nje jave te del rezulati
Ne baze te ciklit jam ne javen e 12+1 ndersa ne eko po me del 12+6 a esht ndonje gje shqetesuese
Falwminderit shume

Dërguar nga Mjalta, më 31 Dhjetor 2021 në 06:43

Pershendetje Mjalta! Te dhenat ekografike ne kete moshe te shtatzanise jane brenda normales. Nuk ka asnje gje shqetesuese ne lidhje me moshen e shtatzanise sepse te dhenat ekografike kane dhe nje diference prej 1 jave me shume ose me pak te javeve te shtatzanise. Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 11 Janar 2022 në 15:06

Prsh Doktoresha ,,, un 12 javshe bera BI testin dhe me doli NT 1mm ,,CRL53.3mm,,,Trisomy 21Age risk:1/1377 ,,,,Trisomy21: 1/3593 LoW Risk,,,Trisomy18/13:< 1 /100000 Low Risk ,,,,si me kan dal ju lutem ?

Dërguar nga Alda, më 23 Janar 2022 në 05:40

Pershendetje Alda! Bitesti te ka dale mire me rrezik te ulet per anomalite kromosomike. Dhe ne ekografi NT te ka dale normal. Te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 23 Janar 2022 në 06:53

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 13e4dite nt me doli 2.80 Crl 2.83 bera dhe bitestin ku me doli 1.8 doktorri me tha duhet nifty test dhe e bera tani jam ne pritje. Amunet qe femija I'm te ket rrezik sindromen daun do jau dija per nder po mora pgj

Dërguar nga Fatlume , më 05 Shkurt 2022 në 17:55

Pershendetje Fatlume! Ne ekografi pervecse NT (qe ne kete rast ka dale pak me e larte se vlera referuese po qe nuk do te thote qe femija eshte me sindromin down), vleresohet dhe prania e kockes se hundes nje element tjeter i rendesishem pasi ne femijet me sindromin down mungon kocka e hundes. Pergjigja e bitestit vlereson nese kemi risk te larte apo te ulet per sindromin e 21,18 dhe 13. Mgjth bitesti eshte analize probabiliteti dhe nuk ka saktesi shume te larte. Nifty eshte analiza me vleresimin me te sakte per sindromin. Prit pergjigjen e tij. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Shkurt 2022 në 00:41

Shum faleminderit doktorresh per pergjigjjen suksese ne punen tuaj

Dërguar nga Fatlume , më 06 Shkurt 2022 në 10:51

Ju uroj nje shtatzani te mbare! Ju pershendes!

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 06 Shkurt 2022 në 11:06

Prsh doktoreshe ,, un jam 31 javeshe shtatzen dhe nga matjet e bera ne javen e 12 ka rezultuar qe vlera e NT 0.9 analiza per sindromen dawn 1/4456 cdo gje normale Por ne ekon e fundit qe kam bere para dy ditesh kocka e hundes eshte 5 mm a eshte normale ??

Dërguar nga Julienne , më 10 Mars 2022 në 03:44

Pershendetje Julienne! Ekografia e sindromit down (NT) dhe analiza te ka dale sh.mire. Ne ekografine e 31 javeshit vleresohen elemente te tjere,zhvillimi i bebit,qarkullimi i gjakut jo kocka e hundes e cila eshte vleresuar qe ne ekografine e 12 javeshit. Te uroj shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 11 Mars 2022 në 04:17

Pershendetje jam ne javene e 12 dhe matja e Nt eshte 2.21 dok me keshilloje per nje konsult mjeksore ne spital me koleg te tjere.

Dërguar nga Emi, më 20 Mars 2022 në 06:14

Pershendetje Emi! Vlera e Nt 2.21 eshte vlere normale mgjth ne eko shikohen dhe elemente te tjere si prania ose mungesa e kockes se hundes. Vlera e Nt eshte relative dmth te orienton per nje patologji dhe per ekzaminime te tjera.Nqs dr.ka dyshuar per nje problem do behet analiza e Nifty ne vazhdim.Te dalesh mire dhe te uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 20 Mars 2022 në 08:00

Pershendetje doktoresha
Jam 14 jave +2 dite shtatezane.kur shkova te beja ekografine heren e fundit me kishte kaluar mosha e shtatezanise per matjen e NT. A eshte kjo nje problem ? Faleminderit

Dërguar nga Enxhi , më 29 Mars 2022 në 12:58

Pershendetje Enxhi! Matja e NT behet brenda nje periudhe te percaktuar kohore te shtatzanise ( 10 jave e 6 dite - 13 jave e 6 dite ). Kur kalon kjo periudhe matja e NT nuk eshte plotesisht e sakte. Ne cdo kohe te shtatzanise behen vleresime te percaktuara ne mbarevajtjen e saj. Ju uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 29 Mars 2022 në 13:08

Pershendetje doktoresha kam bere viziten e fundit dhe NT me ka dal 0.8 ndersa tek bitesti me kan dal keto te dhena: T-21 - 1-5980 ndersa T18,14 risk mka dal 1 -100000.
Jam 13 javshe e 2 dite,kam nevoj per ndonje analiz apo kontroll tjeter.
Faleminderit

Dërguar nga Leli, më 01 Prill 2022 në 10:59

Pershendetje Leli! Ne ekografi vlera e NT ka dale brenda normales dhe bitesti ka dale me risk te ulet.Ke analizat te kontrollit rutine te shtatzanise. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 20 Prill 2022 në 15:41

Prsh, doktoresha , ne javen e 12 kam ber nje eko ku CRL eshte 57,9 mm dhe NT 1.40 mm. , po ate dite kam kryer analizen e B-test ku raporti eshte 1:1293. Me pas ne javen e 16 kam kryer serish eko dhe kam bere nje triple test ku risk of trisomy 21 eshte 1/99999 , kto vleresime jan normale?!

Dërguar nga Ohana, më 06 Prill 2022 në 11:58

Pershendetje Ohana! Bi testi dhe triple testi jane analiza qe kane dale me risk te ulet per sindromin down. Ne ekografi vlera e NT ka dale brenda normales. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 20 Prill 2022 në 15:38

Pershendetje
Sot bera ekon dhe matjen e NT dhe me doli 3.4mm kam ber testin e Nift dhe me ka dale me low risk
Te lutem me jepni nje pergjigje pasi pas dy ditesh kam edhe nje konsult tjeter me nje mjeke dhe nuk di si te veproj

Dërguar nga Darsi, më 25 Korrik 2022 në 16:16

Pershendetje Darsi! Derisa te ka dale Nifty me risk te ulet atehere eshte perjashtuar mundesia per sindromin down pasi testi Nifty ka nje siguri mbi 99 %. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Gusht 2022 në 08:12

Pershendetje doktoresha un jam ne javen e 11+5 dit me Crl 50mm dhe NT 1.74 pergjigja e bi testit me del per nja 5 dite, duuhet te rri pa u shqetesuar me kte pergjigje fillestare te ekos Nt > faleminderit

Dërguar nga Xhukri, më 12 Gusht 2022 në 05:21

Pershendetje Xhukri! Vlera e NT ka dale normal dhe eshte pare ne eko dhe kocka e hundes nje element i rendesishem per sindromin down. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 12 Gusht 2022 në 08:14

Pershendetje doktoresha jam 14 javeshe shtatzane dhe sot Kisha ekografine e radhes dhe gjate ekografise mjeku me tha qe NT e bebit eshte 3.1mm me 3.2 dhe jam shum e stresuar para 1 javesh bera testin e sindromit dawn dhe me doli me rrisk te ulet te gjitha shkruajne 1-10000 cfare me keshilloni te bej ne kete rast ju faleminderit

Dërguar nga Madona, më 25 Janar 2023 në 10:56

Pershendetje Madona! Matja e NT behet nga 10 jave e 6 dite deri ne 13 jave e 6 dite. Ju keni bere para 1 jave bitestin dhe nje nga elementet qe vleresohet per kete analize eshte NT. Gjersa ato para nje jave kane dale te gjitha normal, risku ka dale i ulet dhe eshte pare kocka e hundes nuk ke pse shqetesohesh. Matja e NT ne 14 jave e ne vazhdim nuk ka asnje vlere. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 25 Janar 2023 në 14:43

Pershendetje jam Marija dhe jam ne javen e 13+2 me binjak NT 1.70mm dhe SSL 71,7mm dhe NT 2.00mm dhe SSL 76,1mm kocka e hundes e pranishme tek te dy. A ka ndonje problem ju lutem nuk kam ber as Bitest as Nifity me ktheni pergjigje ju lutem Faleminderit

Dërguar nga Marija, më 28 Janar 2023 në 11:29

Pershendetje Marija! Elementet qe vleresohen NT dhe kocka e hundes per te dy femijet jane brenda normales. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 28 Janar 2023 në 13:37

Përshëndetje Doktoresha, uroj të jeni mirë dhe shpresoj ta lexoni këtë sms dhe të më ktheni një përgjigje sepse jam ne një dilemë. pasi bera kontrollin kur isha në 12 jav e 6 dit me doktorin që po ndiqem më doli NT 3.2 por nga frika një javë më pas bëra dhe një kontroll tjetër me një mjek tjetër dhe më tha që un nuk sheh asgjë të pazakontë dhe NT doli 1.7 por doktori që un po ndiqem insistoi të bëja NIPT dhe un e bëra dhe më erdhi përgjigja dhe cdo analiz ka dal LOW RISK dhe të gjitha brenda patametrave por përsëri doktori më thot që për tu siguruar duhet të bëj Amniocentezën. Ju lutem më jepni një mendim se si të veproj.është shtatzania e dytë dhe jam 34 vjec. Faleminderit.

Dërguar nga Ana, më 27 Mars 2023 në 05:11

Pershendetje Ana!Nifty te ka dale shume mire dhe me risk te ulet ai si test ka nje siguri 99%. Sqarohu me mjekun qe te ndjek per cfare arsye duhet te besh amniocentezen dhe per cilin problem dyshon mjeku. Cdo lloj testi qe behet ka nje qellim te caktuar. Ju uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 27 Mars 2023 në 05:19

Pershendetje! Jam shtatzane 12 jav e 6 dit , Bera nje nje ekografi dje dhe me doli NT 2.28 , cfare mendoni?! Faleminderit!

Dërguar nga Jonida , më 13 Korrik 2023 në 07:47

Pershendetje Jonida!Vlera e NT ne ekografi 2.28 eshte brenda normales. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 18 Korrik 2023 në 10:49

Pershendetje Doktoresha,jam shtatzane 18 javeshe,shtatzania ime e pare mosha ime 24 vjec,bera analizen e sindromes down para tre javesh dhe NT-ja me doli 2,30 a eshte normale kjo,dhe para 10 ditesh bera analizen amniocenteze po me duhen dhe nje jave te pres pergjigjen mirepo jam shume ne merak,ju jam shume mirenjohese nese me ktheni pergjigje dhe ju!

Dërguar nga Kristina , më 18 Korrik 2023 në 07:04

Pershendetje Kristina! NT nuk vleresohet me analize por gjate kryerjes se ekografise, dhe vlera 2.3 eshte normale. Gjate ekografise vleresohet dhe kocka e hundes. Kjo ekografi behet nga 10 jave e 6 dite deri ne 13 jave e 6 dite. Si analize nga gjaku per sindromin down behet bitest, triple test ose nifty. Kurse amniocenteza eshte analize invazive qe merret lengu amniotik .

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 18 Korrik 2023 në 10:46

Po nga lengu amniotik me moren dy shiringa por pres pergjigjet dhe ma berem per arsyen e kesaj q NT-ja ka dale 2,30 doktoresh!

Dërguar nga Kristina, më 19 Korrik 2023 në 01:04

Vlera kufi e NT eshte 2.5 dhe juve ne eko u ka dale 2.3 qe eshte brenda normales. Amniocenteza mund te jete bere dhe per ndonje arsye tjeter.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 19 Korrik 2023 në 11:04

Pershendetje,
Jam milena, 39 vjece jam 11 jave e 6 dite, kjo eshte shtatzania e 3, sot bera oko, NT 1.6 mm dhe CRL 59.5 mm, prania e kockes se hundes, cfar me sugjeroni te bej? Bitestin apo Nifty

Dërguar nga Milena Selimi, më 21 Korrik 2023 në 11:13

Pershendetje Milena! Te gjithe parametrat per sindromin down NT dhe kocka e hundes jane normale. Rrisku për arsye te moshes , mbi 35 vjec eshte i larte. Nga keto 2 analiza, bitesti eshte analizë probabiliteti me siguri rreth 70 % kurse nifty eshte analize me siguri te larte mbi 99 %. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 21 Korrik 2023 në 11:44

Pershendetje , jam 36 vjec , Kjo eshte shtatzania e 3 . Dhe skam pasur kur probleme me shtatzanit . kam bere econ e para 12 javeshe dhe NT 1.3 , CRL 53.7 hunda prezente . Bera Bi testin me doli high risk per dawn simdrom , pastaj bera Nipt test me doli low risk , e kam bete 3 here nipt testin per siguri . Kam bere dhe econ 20 javeshe Cdo gje ka dale normale dhe Shume mire . Por une kam ne stress kam frik dhe rri e mendoj pse Bi testi doli high risk . Flm

Dërguar nga Klaudina, më 04 Tetor 2023 në 13:32

Pershendetje Klaudina! Te gjitha elementet jane brenda normales (NT ne norme, kocka e hundes prezente). Nipti qe eshte analize me siguri 99 % ka dale normal. Bitesti eshte analize probabiliteti me 70-75 % siguri. Rri e qete se te gjitha elementet kane dale normale. Ju uroj nje shtatzani te mbare.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 05 Tetor 2023 në 03:04

Përshendetje jom ne javen e 10 e dy dit te shtatzanis hormonet jon 0.33 mkan than me bo analizen e tiroides skenen por duhet Te pres termin ju lutem mund tme tregoni a osht diqka rrezik.

Dërguar nga Merita, më 24 Janar 2024 në 08:57

Përshëndetje Merita! Për gjendren tiroide eshte e nevojshme te behet hormonet ( TSH,fT4,fT3 dhe anti-TPO) dhe po qe e nevojshme ekografia e tiroides dhe konsulta me nje mjek endokrinolog. Ne baze te rezultatit merret mjekim kur eshte e nevojshme dhe mbahet nen kontroll me analizat cdo 6-8 jave. Ju uroj nje shtatzani te mbare

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Janar 2024 në 10:29
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten