Aloka A10
Dërguar nga:

Hemorroidet

Çfare jane hemorroidet?

Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose të pjesës së poshtme të rectumit janë të fryra dhe të skuqura. Hemorroidet mund të jene shkak i shtërzimeve për të defektuar.

Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë: shtatzënia, plakja, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja (barkqitja) kronike. Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës përreth anusit.

Cilat janë simptomat(shenjat dalluese) të hemorroideve?

Disa probleme anorectale që përfshijnë fisurat, abcesi, irritimi, kruajtja dhe djegia (pruritis ani) kanë të njëjtat shenja dhe gabimisht i referohen hemorroideve. Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.

Ndonëse shume njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara.

Shenjat e hemorroide të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situate e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme.

Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje.

Sa të shpeshta janë hemorroidet?

Hemorrhoidet janë shumë të shpeshta si e burrat dhe te gratë. Rreth gjysma e popullsise kane hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu hemorroidet mund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situate e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.

Si diagnostikohen hemorroidet?

Një diagnostikim i sakte mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji sepse ajo mund të jetë shenje e sëmundjeve të tjera të traktit tretës përfshi dhe kancerin(kolorektal) i zorrës së trashë.

Doktori do të ekzaminoje anusin tuaj nëpërmjet "touché rectale" ekzaminim digjital e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalite përreth.

Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për te vlerësuar hemorroidet e brendshme.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundje tjetër të traktit tretës është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.

Si parandalohet formimi i hemorroideve?

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një diete të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defektin dhe uljen epresionit të venave të anusit.

Duke ngrëne sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të bute e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren nepermjet konsumit te frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t'ju rekomandoje të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në diete janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 16978 herë.
loading...
Komente nga lexuesit

ju kisha lutur me ndihmoni jam ne shkkalen e 4 te hemorroideve te jashtme kam dhimbje te mdha pesha trupore kam humbur shum me thoni si te veproj jam me gjakderdhje her pas her por dhimbja me eshte ber e padurushme me respekt aferdita

Dërguar nga aferdita, më 21 Mars 2013 në 13:39

Ju falenderoj per artikullin e mesiperem dhe informacionet e nevojshme qe keni shkruar.Une doja te dija se cfare mjekimi mund te merret per tu sheruar,ju faleminderit.

Dërguar nga ela, më 21 Shtator 2013 në 11:41

Ju falenderojme per informacionin qe jepni ne ndihme te personave ne nevoje.

Dërguar nga riku, më 14 Dhjetor 2013 në 13:45

pershendetje kam nje pytje per ju un shpesh kom probleme me hemoroidet e brendshme por gjithashtu kom edhe fisur te anusit qka me kishit propozuar

Dërguar nga aferdita kajdomqaj , më 16 Janar 2014 në 06:35

ju lutem me ndihmoni i kam hemoroidet te jashtme kam dhimbje te medha peshe kam humbur me tregoni si te veproj faliminderit

Dërguar nga dita, më 08 Tetor 2014 në 13:19

Ju faleminderit per ndihmen dhe sqarimin e informacioneve per personat me kete lloj semudje . Vetem duam te na sqaroni mjekimin e hemoroideve.

Dërguar nga Hajrie hoti, më 18 Gusht 2016 në 01:56
Aloka A10
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten