Dërguar nga:

FISTULA OBSTETRIKALE (Pjesa e dytë)

Parandalimi
  1. Ulet rreziku nepermjet uljes se numrit te shtatezanive duke i kontrolluar me planifikimin familjar.
  2. Nepermjet uljes se komplikacioneve te shtatzanise me kujdesin antenatal
  3. Kujdes ne lindjet e veshtira vaginale dhe me sectio cesarea
  4. Kateterizimi urinar
Diagnoza

1 - Anamneza dhe ekzaminimi fizik

  • Referon per rrjedhje urinare konstante, 24 ore ne dite, pavaresisht aktivitetit.
  • Fillim i inkontinences pas lindjes ose menjehere pas traumes pelvike.
  • Observim direkt i urines ne vagine.
  • Observim dhe palpim i defektit ne murin anterior te vagines ose kalim i urines nga os cervikal.
  • Ekzaminimi vaginal me speculum konfirmon rrjedhjen vaginale te urines.
  • Vleresohet vendosja e fistules, diametri, thellesia, levizshmeria, mukoza e vagines.
  • Vleresohet prolapsi dhe levizja uretrale, kalimi i kateterit Folley ne veziken urinare.
  • Kemi testin me metillen blu.
  • Kemi testin me fenazopiridine hydrochloride (urina portokalli). Kur testi i pare del negativ dhe testi i dyte del pozitiv kemi fistul ureterovaginale.
  • Vleresohet funksioni sfinkterial.
  • Cystoskopi ne rastin e fistulave te vogla.
  • Ekografi ne rastin e hidronefrozes.

2 - Teste laboratorike

  • Lengu dergohet per analizen e kreatines. Rritja e nivelit te saj ne leng vendos diagnozen per komunikimin midis vezikes urinare dhe vagines.
  • Per vleresimin preoperator ne gjak vleresohet urea, kreatinina dhe elektrolitet.
  • Urine komplet, per perjashtimin e infeksioneve urinare.
  • Fece, parazit, per perjashtimin e infeksioneve parazitare.
  • Behen analizat infeksioze per HIV, VDRL, Hepatit B.
Klasifikimi i fistulave

1 - Sistemi WHO

  • Prognoza e mire, ne fistulat e thjeshta te riparueshme, kirurgu riparon fistulat e pakomplikuara.
  • Prognoza e pasigurt, ne fistulat e komplikuara qe kerkon referim dhe riparohet nga nje kirurg specialist.
Te dhena Fistula te thjeshta Fistula te komplikuara
numri i tyre te vetme multiple
vendi vezikovaginal rektovaginal/i perzier
madhesia <4 >4
perfshirja e uretres mungon prezente
strie ne indet vaginale mungon prezente
prezenca e defekteve te tjera mungon prezente
humbja indore minimale e shtuar
perfshire ureter ureteret brenda vezikes ureteret drenojne ne vagine
vezike urinare urinare nuk drenojne ne vagine vezika urinare ka gure
numri i riparimeve te meparshme jo po

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 202 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten