Dërguar nga:

AMENORREA (Pjesa e parë)

Te pergjithshme

Amenorrea eshte mungesa e 3 (tri) ose me shume cikleve mestruale (90 dite ose me teper). Amenorrea eshte nje shenje normale ne prepubertet, ne grate shtatezane dhe ne postmenopauze. Ne grate ne moshen e riprodhimit fillimisht perjashtohet nje shtatezani dhe ne mungese te saj behet vleresimi i nje shkaku te mundshem.

Amenorrea klasifikohet ne dy forma kryesore: primare dhe sekondare

  1. Amenorre primare kemi ne rastin kur nuk kemi ardhjen e ciklit mestrual deri ne moshen 16 vjecare ne prani te zhvillimit te pubertetit normal, rritje normale dhe shenja sekondare seksuale.
  2. Amenorre sekondare kemi ne rastin kur kemi mungese te mestruacioneve pasi menarka ka ndodhur.
Fizpatologjia

Cikli mestrual zhvillohet si pasoje e nje koordinimi normal te boshtit Hipotalamo-Hipofizar-Ovarial. Ai realizohet si pasoje e prodhimit te hormoneve qe cojne ne clirim te folikulit nga veza e maturuar dhe pergatitja e vendit ku do te implantohet veza nese fekondohet. Cikli mestrual ndodh ne rastin kur veza e leshuar nuk fekondohet. Si rrjedhoje ndodh nje shkolitje e endometrit te hipertrofuar qe eleminohet ne formen e mestruacioneve.

Cikli mestrual ndahet ne tri faza kryesore: folikulare, ovariale dhe luteale. Secila faze perfshin nje sekretim te ndryshem te hormoneve.

1 - Faza folikulare

Ne konceptin fiziologjik, dita e pare e nje cikli mestrual konsiderohet dita e pare e mestruacioneve.Kjo faze vazhdon deri ne diten e 13 te ciklit. Meqenese 2-3 dite para ardhjes se mestruacioneve niveli i progresteron, estrogen dhe inhibines bien, hipotalamusi prodhon GnRh (hormonin clirues te gonadotropinave) qe veprojne ne gjendren hipofizare e cila fillon te rriti nivelin e FSH (hormonit folikulo-stimulues). FSH clirohet nga gjendra ne qarkullimin e gjakut dhe vepron ne qelizat granulocitare te vezes. FSH stimulon aromatizimin e androgeneve ne estradiol. Rritja e stradiolit dhe e FSH con ne nje rritje te receptoreve te FSH tek vezet. Rritja e estradiolit con ne nje supresion progresiv ne clirimin e FSH nga hipofiza. Vetem nje nga folikujt qe ka nje receptivitet me te larte te estradiolit, ne kuader te uljes se FSH do te vazhdoj te rritet dhe pjesa tjeter e folikujve do ti nenshtrohen atrezise. Menjehere perpara ovulacionit, kombinimi i estradiolit dhe i FSH con ne prodhimin e receptoreve te LH ne qelizat e granulozes ne folikulin dominant. Rritja e LH con ne maturimin e ovocitit dominant, clirimin e tij dhe me vone ne luteinizimin e qelizave granulocitare dhe te thekes qe con ne prodhimin e progresteronit. Estradioli con ne rritje te gjendrave endometriale.

2 - Faza ovulatore

Ovulacioni ndodh afersisht 10-12 ore pas pikut te LH dhe 24-36 ore pas pikut te estradiolit. Rritja e progresteronit con ne nje rritje te distendimit te murit folikular, rritje te aktivitetit proteolitik enzimatik dhe shkeputje te kolagenit te murit folikular. Pasi veza clirohet, qelizat granulocitare rriten ne permasa dhe marrin nje ngjyrosje te verdhe. Corpus luteum vazhdon te vaskularizohet dhe prodhon estrogen, progresteron dhe androgene.

3 - Faza luteale

Corpus luteum vazhdon te prodhoj progresteron i cili vepron tek endometri dhe e pergatit per implantim. Ky proces quhet decidualizimi endometrial. Nese ndodh konceptimi, funksioni luteal ruhet derisa vete placenta fillon te prodhoj b hcg, ne te kundert kur nuk ndodh konceptimi corpus luteum nuk ruhet, dhe ndodh mestruacioni pas 14 dite nga ovulacioni.

Tipet e amenorrese

1 - Amenorrea hipotalamike

Disfunksioni hipotalamik con ne ulje ose frenim te prodhimit te GnRh, i cili frenon prodhimin e FSH dhe LH nga hipofiza duke cuar ne anovulacion. Shkaqet mund te jene: crregullime te theksuara te ngrenies, nje aktivitet i shtuar fizik, gjendje e theksuar stresuese, crregullime te renda psikiatrike si depresioni, hipotiroza, hipertiroza, sarkoidoza, galaktozemia, crregullime te renda kronike, hipogonadizmi hipogonadotropik idiopatik.

2 - Anemorrea hipofizare

Deficiti i FSH dhe LH mund te rezultoj si pasoje e mutacionit te geneve te receptoreve GnRh (i rralle). Shkaktohet nga hiperprolaktinemia (me shpesh prolaktinoma), tumore hipofizare qe frenojne sekretimin e gonadotropinave si Sindromi Cushing, tumore hipotalamike (kraniofaringeoma dhe germinioma), demtimet e trurit, rrezatimi kranial, sindroma e sela turcika bosh, infartet hipofizare, sarkoidoze, hemokromatoza.

3 - Amenorrea ovariale

Ndodh ne rastin e nje disgenezie gonadale (sindromi Turner), insuficience ovariale primare, Sindromi i ovarit polikistik.

4 - Amenorrea nga anomalite anatomike dhe strukturale

Uterusi dhe rruget genitale duhet te kene nje zhvillim normal qe te kemi nje cikel mestrual normal. Zene 1 /5 e shkaqeve te amenorrese. Te tilla jane: himeni i imperforuar, septum transvers vaginal, agenezia vaginale, agenezia mulleriane (sindromi Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser).

5 - Amenorre nga deficite enzimatike dhe receptoriale

Hiperplazia adrenale kongenitale (deficit i 17 alfa hidroksilaza), sindroma komplete insensitive e androgeneve, rezistenca gonadotropinike (e rralle), deficite te aromatazes (e rralle).

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 96 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten