Dërguar nga:

POLIPI ENDOMETRIAL DHE CERVIKAL (Pjesa e parë)

1 - POLIPI ENDOMETRIAL
Te pergjithshme

Polipi endometrial eshte nje nga shkaqet me te shpeshte te hemoragjise genitale anormale ne grate ne pre dhe postmenopauze.

Pjesa me e madhe e tyre jane me natyre beninje por dhe malinjiteti mund te ndodh.

Prevalenca varion nga 10-40% ne grate me hemoragji dhe ne 12% ne ekzaminimin rutine dhe format asimptomatike.

Malinjiteti varion nga 0.8% - 8%.

Studimet kane treguar nje rritje te prevalences se polipeve premalinje dhe malinje ne grate mbi 60 vjec, postmenopauzale dhe qe kane faktore te riskut si : obeziteti, hipertensioni, diabeti mellitus dhe mjekimi me tamoksifen.

Perqindja e zbulimit eshte rritur nga rritja e perdorimit te ekografise, histeroskopise, histerosalpingografise.

Histopatologjia

Polipi endometrial eshte nje rritje hiperplazike e lokalizuar e gjendrave dhe e stromes endometriale me nje strukture vaskulare qe ne formen e nje pedunkuli fiksohet ne siperfaqen e endometrit. Permbajne sasi te variueshme strome, vazash gjaku mbuluar nga nje epitel shumeshtresor. Vazat me shpesh takohen ne polipet e medha. Ndonjehere jane prezent dhe muskujt e lemuar.

Varion ne diameter nga disa mm deri ne disa cm.

Zhvillohen kudo ne kavitetin uterin.

Variojne ne numer nga nje ne disa te tille.

Mund te jene te pedunkuluar ose te sheshte. Polipet e pedunkuluar mund te dalin deri ne vagine nepermjet cerviksit.

Patogjeneza

Kemi disa mekanizma molekular qe luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e polipeve endometriale.

  1. hiperplazi endometriale monoklonale
  2. mbishprehja e aromatazes endometriale
  3. mutacione genetike
Simptomat
  • Asimptomatike
  • Hemoragji e crregullt
  • Hemoragji intermestruale
  • Menorragji
  • Hemoragji postmenopauzale
  • Dismenorre (polipi del nga cerviksi)
Shkaku

Shkaku eshte i panjohur, megjithate kemi nje rritje te pergjigjes ndaj estrogeneve qarkulluese. Gjate nje cikli mestrual, niveli i rritur i estrogeneve favorizon nje rritje te endometrit mbi nivelin normal duke cuar ne formimin e polipit.

Faktoret e riskut
  1. Obeziteti
  2. Hipertensioni
  3. Histori e meparshme per polip cervikal
  4. DIU me levonorgestrel
  5. Mjekimi me tamoksifen
  6. Hormonoterapi
Diagnoza
  1. Ekografi transabdominale dhe transvaginale
  2. Dilatimi dhe kyretimi
  3. Histeroskopia eshte nje nga ekzaminimet standarte qe sherben per vleresimin dhe rezerkimin e polipit endometrial. Ajo lejon zhvendosjen komplete te lezionit dhe biopsine e zonave te dyshuara ne endometrin fqinj.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 197 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten