Aloka A10
Dërguar nga:

INFERTILITETI

Nese realizimi i nje shtatezanie ka qene nje sfide e madhe per ju e partnerin tuaj, duhet te dini qe nuk jeni vetem. Rreth 10 – 15 % te cifteve vuajne nga infertiliteti.

Infertiliteti perkufizohet si pamundesia per te konceptuar nje shtatezani, pavaresisht maredhenieve seksuale te pambrojtura per te pakten nje vit rresht, ose 6 muajsh ne disa rrethana.

Zakonisht konsulta me gjinekologun duhet te behet pas 1 viti

Pacientet femra duhet ti drejtohen mjekut obsteter gjinekolog per konsulte pas 6 muajsh maredheniesh seksuale te pambrojtura nese:

  1. Mosha 35 – 40 vjec qe nuk kane arritur te kene nje shtatezani pas 6 muajsh.
  2. Mosha mbi 40 vjec.
  3. Kane cikle te crregullta menstruale ose nuk kane fare te tilla.
  4. Jane diagnostikuar me pare me probleme te fertilitetit.
  5. Jane diagnostikuar me semundje inflamatore pelvike apo endometrioze.
  6. Kane pasur me shume se nje abort.
  7. Kane marre mjekime apo rrezatime per semundje kancerogjene.

Pacientet meshkuj duhet ti drejtohen mjekut per konsulte pas 6 muajsh maredheniesh seksuale te pambrojtura nese:

  1. Spermograma me ndryshime jo normale.
  2. Ndjejne fryerje ne scrotum.
  3. Kane bere nje nderhyrje kirurgjikale te meparshme si per shembull vazektomi apo nderhyrje ne scrotum, inguanale.
  4. Kane testikuj te vegjel.
  5. Kane deshire te ulet seksuale apo crregullime te funksionit seksual, crregullime te ejakulacionit.
  6. Kane marre mjekime apo rrezatime per semundje kancerogjene.

Faktoret qe shtojne riskun per te pasur probleme me infertilitetin si per meshkujt e per femrat jane:

  1. Mosha – Fertiliteti i femrave dhe i meshkujve ulet me moshen. Ky faktor behet me i rendesishem te femrat pas moshes 30 vjec sepse kemi ndryshime ne numer dhe cilesi te prodhimit te vezeve si dhe tek meshkujt pas moshes 40 vjec.
  2. Perdorimi i duhanit.
  3. Ekspozimi ndaj pesticideve e toksinave te tjera.
  4. Perdorimi i alkolit.
  5. Perdorimi i drogerave.
  6. Te qenit mbipeshe ose obeze.
  7. Te qenit nenpeshe, i kequshqyer apo dietat e forta.
  8. Aktiviteti i tepert i sforcuar fizik.

Shkaqet e infertilitetit ndahen sipas statistikave ne tre grupe madhore:

  • 1/3 rasteve problemi eshte vetem femeror
  • 1/3 rasteve problemi eshte vetem mashkullor.
  • 1/3 rasteve problemi eshte i te dyve apo nuk gjendet shkaku.
Shkaqet e infertilitetit femeror jane:
  1. Crregullime te ovulacionit ose prodhimit te vezeve – per shembull vezoret polikistike, shtim i prodhimit te hormonit prolaktine- hormone qe stimulon gjinjte per prodhimin e qumeshtit, amenorrea ose mungesa e ciklit menstrual, oligoamenorrea ose sasi e paket e ciklit menstrual te cilat vine si pasoje e ndryshimeve hormonale.
  2. Crregullime te formes apo struktures te mitres apo qafes se mitres – per shembull anomali te lindura te formes se mitres, masa beninje te saj si fibrimiomat , ndryshime ne hapjen e qafes se mitres (stenoza), ndryshime te mukusit dhe bashkeveprimit mukus – sperme.
  3. Infeksionet seksualisht te transmetueshme qe sjellin ndryshime ne cilesine e mukusit.
  4. Bllokime te tubave Fallopiane nga salpingitet apo inflamacioni i tubave qe vine nga semundjet pelvike inflamatore dhe endometrioza.
  5. Ngjitjet pelvike te shtresave te barkut qe vine si pasoje e infeksioneve pelvike, appendicitis, peritonitis apo nderhyrjeve kirurgjikale abdominale te meparshme.
  6. Menopauza e parakohshme para moshes 40 vjec.
  7. Semundje te tiroides si hiper apo hipoprodhimi sjellin ndryshime deri ne nderprerje te ciklit menstrual duke cuar ne infertilitet etj.
Shkaqet e infertilitetit mashkullor:
  1. Prodhim jo normal i spermes ne sasi e cilesi – vjen nga difekte te lindura, moszbritja e testikujve, infeksione te meparshme, semundje si diabeti, crregullime hormonale, nderhyrje te meparshme kirurgjikale, venat e zgjeruara te testikujve (varikocela) etj.
  2. Probleme ne transportimin e spermes – ejakulacioni i parakohshem, probleme te strukturave transportuese te spermes per shkak te nderhyrjeve kirurgjikale, defekteve gjenetike, infeksioneve, traumave etj.

Perpara se te shkoni te konsultoheni me mjekun per problemet e infertilitetit duhet qe ju si pacient te jeni i kujdesshem ne mbledhjen e ketyre informacioneve tuaja personale:

  1. Te siguroni nje histori te plote te cikleve menstruale, te maredhenieve seksuale, shpeshtesine e kohen per tere muajt qe jeni perpjekur per te realizuar nje shtatezani.
  2. Te dispononi nje histori te plote te problemeve tuaja shendetesore te njohura, te egzaminimeve qe keni bere apo nderhyrjeve kirugjikale.
  3. Beni nje liste te tera mjekimeve, barnave apo vitaminave qe merni si dhe nje kuader te stilit tuaj te jetes.
  4. Beni nje liste pyetjesh qe deshironi ti beni mjekut tuaj.
Trajtimi i infertilitetit:
  1. Trajtimi i infeksioneve.
  2. Trajtimi i problemeve te aktit seksual ne vetvete.
  3. Perdorimi i kurave hormonale dhe medikamentoze.
  4. Stimulimi i prodhimit te vezeve me barna.
  5. Nderhyrje kirurgjikale.
  6. Perdorimi i teknologjise se riprodhimit te asistuar.

HAPI KRYESOR NE TRAJTIMIN E INFERTILITETIT ESHTE TE RUANI NJE MAREDHENIE TE SHENDOSHE, TE QETE, KOMUNIKIM TE VAZHDUESHEM, DESHIRA PER TE PASUR NJE SHTATEZANI TE JETE E FORTE DHE TRIUMFUESE MBI CDO SAKRIFICE QE DO BENI SE BASHKU PER TE PASUR NJE TE TILLE, TE MENAXHONI STRESIN DHE TE JETONI SHENDETSHEM.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 295 herë.
loading...
Aloka A10
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten