Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

HEMORAGJIA NE PREPUBERTET

Te pergjithshme

Menarka (cikli i pare) ndodh kur gjoksi ka arritur zhvillimin ne stadin Tanner III ose IV. Normalisht menarka ndodh ne moshen 11-14 vjec. Cikli normal ka nje kohezgjatje deri ne 7 dite ose me pak, me nje sasi deri ne 80ml ose me pak dhe me nje frekuence 21-45 dite.

Cikli mestrual vjen ne rastin kur vihet nje funksion i koordinuar i aksit Hipotalamo - Hipofizar - Ovarial. Ciklet mestruale te para jane te crregullta si pasoje e nje maturimi jo te plote te ketij aksi.

95 % e hemoragjive ne adoleshence ndodhin nga anovulacioni. Nga keto 55-82% ndodhin brenda 2 viteve te para dhe 20 % e tyre ndodhin 4-5 vitet e para.

Cdo lloj hemoragjie qe ndodh pa zhvillim te gjoksit duhet vleresuar per ndonje shkak tjeter te mundshem.

Shkaqet e hemoragjise prepubertale

Shkaqet e hemoragjise prepubertale jane te ndryshme,prandaj eshte e nevojshme te merret nje anamneze e kujdesshme dhe nje ekzaminim fizik i plote ne menyre qe te percaktohet shkaku i sakte, qe te ndermerret nje mjekim i duhur.

1 - Vulvare ose eksterne

  • Gjendjet e lekures (lichen sclerosus, lichen simplex chronicus, lichen planus, psoriasis, ekzema)
  • Lezione te pigmentuara
  • Tumore dhe kiste
  • Crregullime epiteliale joneoplazike
  • Ulcerat

2 - Vagina

a - Origjine embrionike

  • Kiste mezonefrike, paramezonefrike, sinusi urogenital
  • Adenoze (nga ekspozimi intrauterin ndaj DES)
  • Septume vaginale ose dublikacione

b - Prolaps i organeve pelvike ose suportit pelvik

  • Prolapsi vaginal anterior (cistouretrocele, cistocele)
  • Prolapsi vaginal apikal (uterovaginal, trungu vaginal)
  • Prolapsi vaginal posterior (enterocele, rektocele)

c - Te tjera

  • Kondiloma
  • Divertikul uretral
  • Polip fibroepitelial
  • Endometrioza vaginale

3 - Cervix (qafa e mitres)

a - Infeksionet e ndryshme

  • Kondiloma
  • Klamidia
  • Ulcerime nga Herpes Simplex Virus

b - Te tjera

  • Polipi endocervikal
  • Kistet e Nabothit
  • Eversion i epitelit kolumnar

4 - Tumore beninje ovariale

  • Funksionale (folikular, korpus luteum, teka luteale)
  • Inflamatore (abcesi tubo-ovarial)
  • Neoplazik (qelizat germinale, teratoma beninje kistike, te tjera ose mikse )
  • Epiteliale (kistadenoma seroze, kistadenoma mucinoze, fibroma, kistadenofibroma, tumori Brenner, tumore mikse)
  • Te tjera (endometrioma)
DIAGNOZA

1 - Ekzaminimi

Bejme nje vleresim me sy te lire te anes se jashtme dhe te vagines distale per ndonje lezion ose traume te dukshme.

Ne mungese te ndonje shkaku te dukshem ne anen e jashtme dhe ne vaginen distale, behet ekzaminim me anestezi, me vaginoskopi nga nje gjinekolog me eksperience pediatrike per te vleresuar vaginen dhe cerviksin.

2 - Imazheria

a - Ekografia pelvike transabdominale

Vlereson:

  • Uterusin (madhesia, permasat dhe ndonje lezion i mundshem). Ne kete moshe madhesia e uterusit dhe e cerviksit eshte e njejte. Afersisht permasat e uterusit jane : gjatesia 2 - 3.5 cm dhe gjeresia 0.5 - 1 cm.
  • Ovaret (vleresohen madhesia, permasat, zhvillimi folikular dhe ndonje lezion i mundshem ose ndonje kist).

b - MRI

Vlereson uterusin, ovaret, karakteristikat e tyre dhe ndonje lezion te mundshem tek ato dhe tek organet perreth ,pa e ekspozuar femijen ndaj rrezatimit.

c - CT

Vlereson uterusin,ovaret,karakteristikat e tyre dhe ndonje lezion te mundshem ne to dhe te organet perreth.

3-Ekzaminimi laboratorik

Na jep mundesi qe te vleresojme gjendjen e pergjithshme te femijes dhe na orienton per patologji te ndryshme. Nga hemoragjia femija mund te kaloj ne anemi prandaj eshte e nevojshme te behet nje vleresim, gjak komplet me morfologji (Hb, Ht, eritrocitet, trombocitet dhe leukocitet).

Behet nje vleresim i gjendjes se pergjithshme se shkak per hemoragji mund te jene dhe patologjite hepatike, renale, hematologjike (azotemi, kreatinemi, SGOT, SGPT, bilirubine, profili i koagulimit...)

Vleresohen sekrecionet vaginale dhe behet kultura e tyre (antibiotikograma dhe mykograma)

Klasifikimi i gjetjeve genitale

  1. Normal (pamje normale e rrugeve genitale)
  2. Gjetje jospecifike (dyshohet per abuzim)
  3. Gjetje per abuzim dhe trauma
  4. Trauma penetruese, force e qarte

Diagnoza diferenciale

1 - Hemoragjia neonatale

Pas periudhes neonatale hemoragjia klasifikohet si prepubertale. Hemoragjia neonatale eshte hemoragjia ne ditet e para te jetes. Hemoragjia ne ditet e para te jetes eshte e lidhur me kalimin e estrogeneve amtare tek femija.

2-Hemoragji te tjera

Ndonjehere eshte e veshtire te percaktohet burimi i hemoragjise qe mund te jete nga trakti urinar ose rektumi (konstipacion ,fisura anale,semundje inflamatore te zorreve ).

3 - Lezione vulvare

Shoqerohen me prurit, ekskoracion, macerim kutan dhe fisura qe gjakosin.

-Prolapsi uretral

Ndodh pas nje episodi qe shoqerohet me rritje te presionit abdominal. Mukoza uretrale del neper meatus duke formuar nje mase te rrumbullaket qe shpesh ben hemoragji. Mesatarisht shfaqet rreth moshes 5 vjecare. Zakonisht zhvillohet ne menyre akute, si mase e ndjeshme,simetrike rreth uretres dhe shoqerohet me gjakrrjedhje te paket. Ne pacientet asimptomatik, trajtohet me krem me estrogen per nje kohe te shkurter. Qetesohet dhe nga banjot ne vaske. Ne pacientet simptomatik me retension urinar ose me mase te madhe dhe nekrotike behet rezerkimi dhe vendoset nje kateter urinar 24 ore ose me teper sipas gjendjes.Ne rastet e infeksionit behet dhe trajtimi me antibiotikoterapi me spekter te gjere.

-Kondiloma

Eshte nje infeksion qe shkaktohet nga human papiloma virus (HPV). Transmetohet nga kontakti perineal, kontakt i ngushte fizik,abuzimi seksual. Kemi dhe transmetim vertikal, per arsye te aspirimit fetal ne rruget e siperme respiratore te sekrecioneve te infektuara amtare qe cojne ne lezione laringeale. Paraqitet ne formen e verukeve te ngjyrosura ne te kuqe dhe fraxhile. Lezionet gjenden ne membranat mukozale te uretres, v.urinare, gojes, syve, vulve, vagine. Klinikisht shprehen me hemoragji vaginale, rektale, dizuri, sekrecione vaginale, defekim i dhimbshem. Deri ne moshen 2-3 vjecare infeksioni eshte i fituar perinatal nga nena. Pas kesaj moshe me teper dyshohet per abuzim seksual. Terapia individualizohet. Trajtohet me solucion te holluar 5-25% te rezines se podofilines. Alternative tjeter mjekimi eshte lokalisht me krem 5 fluoruracil, krioterapi, nekrotizim elektrokirurgjikal dhe lazer me karbon.

Lichen sclerosus

Eshte nje patologji kutane,qe ka karakter te trasheguar dhe lidhet me semundje autoimune. Kjo patologji con ne vulvovaginit dhe ne hemoragji vaginale. Lezionet jane te vogla dhe vendosen ne vulve ose perineum. Shpeshhere mund ti mbivendoset nje infeksion sekondar. Trajtimi behet me steroid lokal.

3 - Trupat e huaj

Shoqerohen me sekrecione purulente ose te gjakosura. Zakonisht dyshohet per trup te huaj kur sekrecionet vazhdojne panvaresisht trajtimit. Ne ekzaminimin rektal mund te palpohet trupi i huaj ne vagine. Vleresimi dhe heqja e tij behet nen anestezi nepermjet vaginoskopise.

4 - Puberteti prekoks

Kjo ndodh kur fillimi i maturimit seksual eshte 2 devijacione standarte nga norma. Ne kete rast kemi shfaqjen e shenjave seksuale sekondare (formimi i gjirit, rritja e qimeve pubike ) para moshes 8 vjec ose ardhja e menarkes para moshes 10 vjec. Puberteti prekoks shoqerohet me hemoragji endometriale. Ne kete rast behet nje vleresim i estradiolit, gonadotropinave, testi i stimulimit nga hormonet cliruese te gonadotropinave, eko pelvike, CT pelvike dhe abdominale, CT koke per te perjashtuar ndonje lezion ne SNQ. Shkaqet qe mund te cojne ne pubertet prekoks jane te shumta si medikamente me estrogene, kiste funksionale ovariale, neoplazi ovariale, sindromi McCune Albright, lezione ne SNQ qe prodhojne hormone dhe pubertet prekoks idiopatik. Trajtimi behet ne baze te shkakut me medikamente ose kirurgjikal.

5 - Trauma

Traumat vleresohen nga nje anamneze e kujdesshme. Ato mund te jene aksidentale ose jo (perfshihet ne abuzim). Demtimi aksidental zakonisht kap zonen anteriore dhe laterale te vagines kurse penetrimi prek forketen dhe unazen himenale.

6 - Abuzimi

Klasifikohet :

  • Pa shenja abuzimi
  • Abuzim i mundshem
  • Evidenca perfundimtare te abuzimit

7 - Te tjera

  • Tumore (rhabdomyosarcoma ose sarcoma batroide)
  • Tumore hormonale aktive ovariale (cojne ne proliferim te endometrit dhe ne hemoragji endometriale)
  • Estrogene ekzogene
  • Perdorim i zgjatur lokal dhe ne doze te larte i estrogeneve
Trajtimi

Trajtimi do te behet ne baze te shkakut qe ka cuar ne hemoragji. Trajtimi eshte medikamentoz ose kirurgjikal ne baze te shkakut. Ne lezionet e lekures, irritimet kronike dhe lichen sclerosis trajtimi behet me steroide lokal. Ne tumoret vaginale dhe ovariale behet konsulte me nje onkogjinekolog.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 281 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten