Dërguar nga:

INFEKSIONET DHE PATOLOGJI TE TJERA NE PREPUBERTET (Pjesa e katërt)

Klamidia tracomatis

Klamidia eshte nje infeksion qe shkaktohet nga klamidia tracomatis. Ne 27 % te rasteve shoqerohet me gonorrene. Transmetohet nepermjet kontaminimit perinatal dhe abuzimit seksual. Transmetimi perinatal persiston minimumi deri ne 3 vjet. Ndodh kolonizimi vaginal nga infeksionet okulare dhe respiratore.

Klinikisht paraqitet me vaginit, uretrit, piuri.

Komplikacionet me te shpeshta jane konjuktiviti 5-7 dite pas lindjes,pneumoni

Diagnoza realizohet nepermjet kultures vaginale (imunofluoreshenca direkte)

Trajtimi: Nen 8 vjec eritromicine 50mg /kg oral e ndare ne 4 doza ditore per 14 dite. Mbi 8 vjec perdorim doxacycline 100 mg 2 here ne dite per 7 dite, azitromicine 1 gr doze unike.

Sifilizi

Eshte nje infeksion qe shkaktohet nga treponema palidum. Eshte mikrob qe transmetohet ne rrugen seksuale ose kemi kalimin transplacentar hematogen.

21 dite pas kontaminimit shfaqet sifilizi primar ne formen e nje shankri genital jo te dhimbshem. Lezionet gjenden dhe ne goje dhe ne regjionin perineal. Sifilizi sekondar, jo i shpeshte ne moshen pediatrike. Shfaqet pas 1 ose disa muajsh nga kontakti fillestar si eriteme kutane. Sifilizi terciar shfaqet pas disa vjetesh deri pas 20 vjetesh duke dhene komplikacione te ndryshme vecanerisht ne SNQ.

Diagnoza diferenciale: kondilomen, traumen, herpes simplex virus, pityriasis rosae, tinea versicolor, psoriasis, semundjet virale, reaksionin medikamentoz, abuzimin seksual.

Trajtimi: benzathine peniciline 50.000 U /kg ne dite im pa kaluar dozen 2.4 milion unite.

Kondiloma

Shkaktohet nga Human Papilloma virus (HPV). Transmetohet nga kontakti seksual dhe perineal, kontakt i ngushte fizik, abuzimi seksual. Transmetimi vertikal,per arsye te aspirimit fetal ne rruget e siperme respiratore te sekrecioneve te infektuara amtare shkakton lezione laringeale. Kane nje shkalle te larte riakutizimi.

Shfaqet ne formen e verukeve te ngjyrosura ne te kuqe, fraxhile. Lezionet gjenden ne membranat mukozale te vagines, uretres, vezikes urinare, gojes dhe syve.

Klinikisht shfaqen me hemoragji vaginale, rektale, dizuri, sekrecione vaginale, defekim i dhimbshem.

Diagnoza realizohet duke aplikuar ne zonat e infektuara acid acetik 3-5%, pas 10-15 minutash lezionet marrin ngjyre te bardhe.

Diagnoza diferenciale: sifilizi sekondar, tumore perineale, prolaps uretral, sarkoma me pamje viloze, molusku kontagioz.

Trajtimi: Solucion te holluar 5-15 % te rezines se podophyllines. Solucioni hiqet me uje dhe sapun pas 4 oresh. Mund te perdoret dhe krem i 5 fluoruracilit lokalisht, krioterapi, lazer me karbon, nekrotizimi elektokirurgjikal. Terapia individualizohet.

MASAT PELVIKE PREPUBERTALE
Te pergjithshme

Masat pelvike mund te jene gjinekologjike (adnexiale,uterine), sistemi urinar dhe nga zorret. Per shkak te kapacitetit te vogel pelvik ne prepubertet, masat pelvike rriten shpejt dhe ne lokalizim behen abdominale kurse ne palpim ose ne ekzaminimin abdominal preket e madhe ne permasa.

Masat ovariale mund te jene asimptomatike ose paraqitin shenja te presionit kronik ne zorre dhe simptoma urinare ose dhimbje akute nga torsioni apo ruptura.

Diagnoza

1 - Ekografia

Eshte nje nga ekzaminimet kryesore per diagnozen dhe karakteristikat e mases (kiste unilokulare, kiste multilokulare, masa solide).

Ketu perfshihet dhe eco doppler, qe percakton nese masa eshte e vaskularizuar apo jo.

2 - CT
3 - MRI

Na japin te dhena me te plota ne lidhje me masen, vendosjen, permasat, karakteristikat e saj, raportin me organet perreth.

4 - Markuesit tumoral (AFP, hCG)
Ndjekja

Fillimisht percaktojme masen nepermjet ekzaminimit abdominal dhe pelvik. Bejme ekzaminimin ekografik dhe percaktojme nese masa eshte ovariale ose joovariale. Nese kemi nje mase joovariale ndjekja dhe trajtimi behet nga specialistet perkates. Nese kemi nje mase ovariale percaktohet natyra e saj nese eshte unilokulare, multilokulare apo solide, dhe madhesia e saj.

Ne rastin e masave unilokulare, me mure te holla percaktohet mosha e femijes. Nese jemi ne premenark, mbahet ne observim per 2-3 muaj dhe nese masa ulet , bejme vetem ndjekje klinike. Nese masa shfaqet ne postmenark, mbahet ne observim duke e trajtuar me KO, nese masa ul permasat behet me tej ndjekje klinike. Nese masa i rrit permasat e saj dhe persiston atehere vleresohen markuesit tumoral (AFP, hCG) dhe behet trajtimi me kirurgji duke e hequr masen.

Ne rastin e masave multilokulare,percaktohet mosha e femijes. Nese jemi ne premenark, behet kariotipi, markuesit tumoral (AFP, hCG) dhe behet trajtimi perkates me kirurgji. Nese jemi ne postmenark, mbahet ne observim per 2-3 muaj duke u trajtuar me KO. Nese masa ulet behet vetem ndjekje klinike. Nese masa rritet ne permasa dhe persiston, behet vleresimi i markuesve tumoral (AFP, hCG) dhe behet trajtimi me kirurgji.

Nese kemi nje mase solide me permasa 8-10 cm behet direkt trajtimi me kirurgji.

Karakteristikat
  • Me pak se 2% e tumoreve malinj ovarial ndodhin ne adoleshent dhe ne mosha me te vogla.
  • 1/2 deri 2/3 e neoplazive ovariale deri ne moshen 20 vjec jane tumore te qelizave germinale.
  • Nen 9 vjec, 80%e neoplazive ovariale jane malinje.
  • Neoplazite epiteliale jane te rralla
  • Mbi 10 vjec, 60% e masave jane joneoplazike dhe 2/3 e masave neoplazike jane beninje.
Menaxhimi

Kistet unilokulare, thuajse gjithmone jane beninje, regredojne brenda 3-6 muajve. Diskutohet me prinderit per riskun e torsionit dhe te ruptures. Rekurenca ndodh deri ne 50% pas aspirimit te kistit.

Masat solide, me permasa mbi 8 cm dhe qe rriten shpejt ne permasa kerkojne nderhyrje kirurgjikale.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 227 herë
Komente nga lexuesit

Doja Te dija per lythat gjenitale SI ti sheroj?

Dërguar nga klaudia, më 18 Mars 2017 në 11:19

Pershendetje Klaudia!Trajtimi i lythave genital ose kondilomave behet nga nje mjek gjinekolog.Zgjedhja e metodes se trajtimit varet nga forma,madhesia,numri dhe vendndodhja e tyre.Nese nuk paraqitin shqetesime nuk trajtohen.Nese paraqitin shqetesime si djegie,dhimbje,kruarje...behet trajtimi i tyre.Trajtimi behet me medikamente ose me kirurgji.Trajtimi me medikamente behet me kremra ose gel qe aplikohet direkt te lezioni dhe shkakton djegie kimike te tyre si psh me podophyllin kurse trajtimi kirurgjikal zakonisht rezervohet ne lythat e medhenj,ne format rezistente te trajtimit me medikamente apo ne shtatzani.Trajtimi njekohesisht realizohet dhe tek partneri kur paraqet lytha genital.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 19 Mars 2017 në 05:31

prsh desha me e nda me ju kam shum shpesh dhimbje ne fund te barkut tek vezet qka mund te jet ju falimnderit

Dërguar nga chendresa Ramadani , më 23 Dhjetor 2022 në 19:22

Pershendetje Chendresa ! Ne radhe te pare duhet bere nje ekografi per te pare mitren dhe vezoret.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Dhjetor 2022 në 02:37
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten