Dërguar nga:

INFEKSIONET DHE PATOLOGJI TE TJERA NE PREPUBERTET (Pjesa e tretë)

Lichen planus

Eshte forma me pak e shpeshte qe paraqitet si erozione retikulare ne vulve dhe mukozen orale. Forma orale eshte asimptomatike. Ne pjeset e tjera shoqerohet me renie floku dhe nje histori me lezione papulare dhe pruritike ne pjese te tjera si: berryl,pjesa dorsale e dores, ne kyce dhe ne parakrah.

Trajtimi realizohet me kura 2 javore me steroide njera pas tjetres. Fillohet me clobetazol propionate 2 here ne dite per 2 jave, ndiqet me krem fluticasone 2 here ne dite per 2 jave te tjera,vazhdon me alclometasone 2 here ne dite per 2 jave te tjera dhe perfundon me krem hidrocortisone 1% 2 here ne dite per 2 javet e fundit.

Anomalite anatomike

Me shpesh takohet ne ureterin ektopik, i cili hapet ne vagine, perineum ose ne uretren distale dhe derdh urinen ne kete nivel.

Diagnoza konfirmohet nepermjet pielografise iv, ekografia, CT dhe MRI tregon strukturen urologjike dhe malformacionet e tjera te traktit riprodhues si veshke e vogel jofunksionale.

Anomalite kongenitale mulleriane ne adoleshence shoqerohen me dhimbje sekondare nga obstruksioni mestrual kurse ne prepubertet rralle paraqiten me sekrecione vaginale persistente me ere qe shkaktohen nga obstruksioni parcial i kanalit vaginal, kjo con dhe ne mbivendosjen e nje infeksioni bakterial.

Diagnoza konfirmohet nepermjet analizes se sekrecioneve vaginale dhe kryerjes se ekografise, CT dhe te MRI.

Semundje sistemike

Shpesh vulvovaginitet jane paraqitje klinike e shume semundjeve sistemike si: semundja Crohn, sindromi Stevens-Johnson, diabet, sindromi Kawasaki...

Kontaminimi sekondar

Kontaminimi sekondar mund te vij nga kontakti i mikroorganizmit me vulven dhe vaginen,qe shkaktohet nga nje infeksion primar diku ne organizmin e femijes. Fillimisht per infeksionin mbajme nje higjene te mire perineale, banjo me vaske per shperlarje, steroide lokal per te ulur inflamacionin.

Nese infeksioni perseritet behet vaginoskopi nen anestezi.

Trajtimi eshte specifik ne baze te mikroorganizmit perkates.
Ne Hemofilus influence perdoret amoxiciline 20-40 mg /kg peshe per os per 7 dite.
Ne streptokokun b hemolitik grupi A perdoret peniciline 125-250 mg 4 here ne dite per 10 dite.
Ne Stafilokok pneumonie, pneumokok perdoret peniciline 125-250 mg 4 here ne dite per 10 dite.
Ne Shigella perdoret trimethoprim 8 mg ne dite dhe sulfamethoxazol 40 mg /kg ndare ne 2 doza per 7 dite.
Ne stafilokokun aurens qe normalisht gjendet ne vagine, kur paraqet simptoma trajtohet me cephalexin 25-50 mg /kg dite oral per 7 dite, dicloxacyllin 25 mg /kg oral per 7 dite dhe augmentin 20-40 mg /kg ne dite oral per 7-10 dite.

Tricomonas vaginalis

Tricomonas vaginalis shkaktohet nga nje protozoar flagjelar qe varet nga glikogjeni dhe rralle rritet ne nje ambjent joestrogenik.Rrallehere takohet nen moshen 9 vjecare. Kur ndeshet duhet te perjashtojme nje abuzim seksual dhe duhet te bejme nje ekzaminim te sekrecioneve dhe per gonokok (5-20 %) dhe per klamidia (2-13%).

Klinikisht paraqet sekrecione vaginale viskoze, me ngjyre te verdhe ne gri, prurit, dizuri.
Diagnoza konfirmohet nepermjet analizes se sekrecioneve vaginale.
Trajtimi realizohet me metronidazol 15 mg /kg ne dite e ndare ne 3 doza per 7 dite.

Herpes simplex virus

Herpes simplex virus shkaktohet nga virusi Herpes simplex qe paraqitet tipin I dhe II. Periudha e inkubacionit zgjat nga 2-20 dite.

Infeksioni perhapet ne rruge transplacentare (jo e zakonshme), nga kontakti direkt, nga kontakti me duart e kontaminuara, abuzimi seksual.

Klinikisht shprehet me vezikula te dhimbshme, ulcerime, temperature, nauze, te vjella, dhimbje koke, dobesi trupore, adenopati inguinale, retension urinar. Ne rastin e nje infeksioni oral shprehet me vezikula te dhimbshme, ulcerime, gingivit i lehte, faringit.

Diagnoza: Pamja karakteristike e vezikulave dhe kultura e sekrecioneve vezikulare.

Diagnoza diferenciale: me varicellen,herpes zoster i riaktivizuar, dermatoza nga amoniaku,trauma, sifilizi, sindromi Stevens-Johnson, kondiloma, impetigo, eritema multiforme.

Trajtimi eshte jospecifik. Me aciklovir, banjo ne vaske me uje te rrjedhshem, antibiotik ne rastin e mbivendosjes se infeksioneve bakteriale.

Neisseria gonorrhea

Gonorrea eshte nje infeksion qe shkaktohet nga neisseria gonorrhea. Infeksioni takohet ne cdo moshe. Ne prepubertet preket vagina e femijes kurse ne adoleshence dhe ne mosha me te medha preket endocerviksi. Ne prepubertet preket me teper vagina, rektumi, faringu dhe konjuktiva sepse cerviksi eshte i mbyllur deri ne moshen 9-10 vjec. Inkubacioni zgjat 1 jave dhe simptomat shfaqen pas 2-7 dite.

Klinikisht paraqet sekrecione vaginale viskoze ,purulente,oftalmi neonatale.
Komplikacionet jane: artriti, meningiti, konjuktiviti, peritoniti.

Trajtimi: Pervec ketij infeksioni behet trajtimi dhe per klamidia tracomatis sepse keto 2 infeksione shpesh shoqerojne njera tjetren. Ne infeksionet e pakomplikuara, ceftriaxone im nen 45 kg perdorim 125 mg im kurse mbi 45 kg 250 mg im, spectinomicina 40 mg /kg im dhe ne femijet mbi 8 vjec perdorim doxacycline 100 mg 2 here ne dite per 7 dite. Ne infeksionet qe shoqerohen me komplikacione trajtimi behet me cefriaxone ne menyre te zgjatur.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 229 herë
Komente nga lexuesit

Doja Te dija per lythat gjenitale SI ti sheroj?

Dërguar nga klaudia, më 18 Mars 2017 në 11:19

Pershendetje Klaudia!Trajtimi i lythave genital ose kondilomave behet nga nje mjek gjinekolog.Zgjedhja e metodes se trajtimit varet nga forma,madhesia,numri dhe vendndodhja e tyre.Nese nuk paraqitin shqetesime nuk trajtohen.Nese paraqitin shqetesime si djegie,dhimbje,kruarje...behet trajtimi i tyre.Trajtimi behet me medikamente ose me kirurgji.Trajtimi me medikamente behet me kremra ose gel qe aplikohet direkt te lezioni dhe shkakton djegie kimike te tyre si psh me podophyllin kurse trajtimi kirurgjikal zakonisht rezervohet ne lythat e medhenj,ne format rezistente te trajtimit me medikamente apo ne shtatzani.Trajtimi njekohesisht realizohet dhe tek partneri kur paraqet lytha genital.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 19 Mars 2017 në 05:31

prsh desha me e nda me ju kam shum shpesh dhimbje ne fund te barkut tek vezet qka mund te jet ju falimnderit

Dërguar nga chendresa Ramadani , më 23 Dhjetor 2022 në 19:22

Pershendetje Chendresa ! Ne radhe te pare duhet bere nje ekografi per te pare mitren dhe vezoret.

Përgjigje nga Dr. Ilda Ndreko, më 24 Dhjetor 2022 në 02:37
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten