Dërguar nga:

Melanoma

Melanoma eshte nje forme e vecante dhe e rrezikshme e nishaneve. Melanoma eshte tipi me serioz dhe me vdekjeprures i kancerit te lekures. Megjithese perbejne perqindjen me te vogel te kancereve te lekures, ato shkaktojne numrin me te madh te vdekjeve.

Nishanet normale

Ne pergjithesi jane me ngjyre kafe te erret ne te zeze, me kufij te qarte ndares nga pjesa tjeter e lekures, me permasa qe ndryshojne nga nje maje lapsi deri ne 2 -3cm, jane me forme rrethore ose vezake.Mund te jene te sheshte ose te ngritur mbi lekure.

Njerezit mund te mos kene fare nishane apo mund te kene nje numer te vogel ose te konsiderueshem.Shume prej tyre zhvillohen ne moshen rreth 20 vjec.

Tipare te nishaneve qe na orientojne drejt melanomave mund te permendim:
  • Nje forme josimetrike e nishaneve.
  • Kufijte e nishaneve te cilat jane te crregullta.
  • Ndryshime te ngjyres se nishaneve ,d.m.th nishanet ekzistuese ndyshojne papritur ngjyren e tyre.
  • Rritje e papritur e permasave te nishaneve ekzistuese.
Ndryshime te tjera qe duhet te na shqetesojne

Pruriti(te kruarat )ne zonen ku ndodhet nishani, erresimi i ngjyres se tij, ose kur mund te ndodhin gjakrrjedhje sado te vogla prej tij.

Por cilet jane faktoret qe ndikojne?

Ndikojne shume faktore por me kryesor mund te permendim ekspozimin per nje kohe te gjate ndaj rrezeve te diellit, faktore qe lidhen me trashegimine ,etj.

Ku vendosen?

Melanomat mund te zhvillohen ne pjese te ndryshme te organizmit,por me shpesh vendosen ne ato zona qe jane ekspozuara ndaj diellit si:fytyra,shpatulla,krahe,etj.

Melanomat mund te kene edhe lokalizime te tjera jashte ndikimit te rrezatimit diellor si ne: goje ,aparatin tretes ,ne sy.

Si duhet te veprojme n.q.s. veme re keto shenja?

Duhet te drejtohemi sa me shpejt tek mjeku.Sa me shpejt te paraqitemi per ndihme mjekesore, aq me e mire eshte edhe ecuria e ketyre nishaneve.

Trajtimi i tyre eshte ne varesi te stadit ne te cilin ato paraqiten. Keshtu ne stade te hershme te melanomave behet nje ekscizion (heqje) i thjeshte kirurgjikal i nishanit.

N.q.s pacienti paraqitet ne stade te vonshme kur melanoma (nishani) ka prekur shtresat e thella te lekures ose kur ajo eshte perhapur ne inde dhe organe te tjera ,pra ka dhene metastaza ,krahas trajtimit kirurgjikal aplikohen edhe seanca te kimioterapise.

Statistika

Organizata Boterore e Shendetesise deshmon se rreth 65.161 njerez ne bote vdesin ne vit nga forma te ndryshme te kancerit te lekures.

Njerezit me me shume se 50 nishane ,ose me histori familjare te melanomave kane nje risk me te larte per zhvillimin e melanomave.

Me shume se 1milion e rasteve me kancer te lekures jane diagnostikuar ne Shtetet e Bashkuara cdo vit.

Si perfundim mund te themi se sa i rendesishem eshte konstatimi i hershem i melanomave dhe per sa me siper duhet te drejtohemi tek mjeku.

  
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 27 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Histopatologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten