Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

TERATOGENICITETI DHE MEDIKAMENTET QE PREKIN FETUSIN

TERATOGENICITETI

Teratogen eshte cdo agjent (virus, kimik, medikament, mjedisor, fizik ose rrezatim) e cila shkakton malformacione tek embrioni ose fetusi.

Nga ana biologjike teratogen eshte cdo medikament ose substance e cila eshte e afte te interferoj ne zhvillimin embrional ose fetal duke shkaktuar defekte ne lindje.

Vjen si fjale nga greqishtja, teratos – moster.

Afersisht 65% te defekteve ne lindje kane etiologji te panjohur,4-5% shkaktohen nga agjentet teratogene dhe me pak se 1% shkaktohen nga medikamentet.

KRITERET E VLERESIMIT TE POTENCIALIT TERATOGEN
  1. Defekti duhet te vleresohet ne menyre te plote(kjo realizohet nga nje gjenetist).
  2. Agjenti duhet ta kaloje barrieren placentare(duhet te kaloje nje sasi e mjaftueshme e agjentit qe te veproj ne menyre direkte ose indirekte ne zhvillimin fetal).
  3. Ekspozimi duhet te ndodhi ne nje periudhe kritike te zhvillimit (ekspozimi ne 8 javet e para shkakton embriopati,preket organogjeneza dhe si rrjedhoje kemi malformacione strukturale te renda kurse pas 8 javesh shkakton fetopati dhe si rrjedhoje preket zhvillimi funksional dhe maturimi i organeve).
  4. Duhet te kemi nje lidhje biologjike ndermjet agjentit shkaktar dhe malformimit.
  5. Teratogeni i dyshuar duhet te shkaktoj defekte tek kafshet.
KLASIFIKIMI I TERATOGENEVE
  • Kategoria A: Studimet ne grate shtatzane nuk kane treguar rritje te riskut per anomali fetale nese administrohen ne tremujorin e pare ,te dyte ose te trete te shtatzanise. Me pak se 1% e medikamenteve perfshihen ne kete kategori nese merren sipas dozave te rekomanduara psh: multivitaminat prenatale, suplemente te kalciumit, levotiroksina.
  • Kategoria B: Studimet ne kafshe tregojne qe nuk kane ndikim ne fertilitet dhe tek fetusi.Tek njerezit nuk ka te dhena te plota ne tremujorin e pare te shtatzanise dhe ka te dhena jo per risk ne tremujorin e fundit te shtatzanise. Psh.antibiotiket si penicilina, makrolide ose cefalosporina.
  • Kategoria C: Studimet ne kafshe kane treguar per efektin teratogen te tyre dhe nuk ka te dhena te plota dhe studime ne grate shtatzane. Perfshihen medikamentet qe perdoren per te mjekuar gjendje serioze mjekesore, psh: albuteroli ne astmen bronkiale, B-bllokues dhe Ca-bllokues ne hipertension, lamivudina dhe zidovudina ne infeksionet virale.
  • Kategoria D: Perfshihen medikamente qe shkaktojne demtime serioze fetale kur administrohen ne nje grua shtatzane. Psh:acidi valproik, litiumi, karbamazepina, azatioprina, fenitoina.
  • Kategoria X: Medikamente qe jane te kunderindikuara tek nje grua shtatzane, qe mund te jete shtatzane ose qe planifikon nje shtatzani se afermi pasi mund te shkaktojne demtime fetale. Psh vaksina e rubeoles, retinoidet, statinat.
KESHILLIMI PER EKSPOZIMIN TERATOGEN

Pjese e kujdesit rutine prenatal dhe keshillimit prekoncepsional duhet te jete dhe vleresimi per ekspozim ndaj medikamenteve dhe agjenteve teratogen.

Keshillimi perfshin:ekspozimin ndaj agjenteve, dozen e tyre, kohen e ekspozimit, kohezgjatjen e ekspozimit, risqet e mundshme teratogene, demtimet genetike fetale.

Keshillimi perfshin vleresimin ndermjet riskut dhe perfitimit te perdorimit te tyre.Disa semundje amtare jane me te rrezikshme per nenen dhe fetusin nqs nuk trajtohen kundrejt risqeve qe sjell perdorimi i ketyre medikamenteve.

MEKANIZMI I VEPRIMIT TERATOGEN

Mekanizmi i veprimit teratogen lidhet me crregullimin e procesit fiziologjik qe con ne anomali te diferencimit qelizor,alterim te rritjes indore dhe te vdekjes qelizore.

  • Crregullim i metabolizmit te acidit folik: acidi folik eshte thelbesor ne prodhimin e metionines e cila kerkohet ne prodhimin e proteinave, lipideve dhe mielines. Deficiti i tij con ne defekte te tubit neural, defekte kardiake, kielopalatoskize e deri ne sindromin Down.
  • Alterime genetike fetale: mutacione ne gene te caktuara kur bashkeveprojne me faktoret mjedisor cojne ne deformime te ndryshme fetale.
  • Ekspozimi paternal: ekspozimi ndaj agjenteve teratogen brenda 2 muajve,64 dite,para konceptimit con ne anomali kromozomike ose mutacione genetike ne sperme. Gjate interkorsit lendet toksike te fluidit seminal kontaktojne direkt me fetusin. Ekspozimi i qelizave riprodhuese mashkullore ndaj ketyre agjenteve mund te coj ne alterime te shprehjes se geneve.
SHEMBUJ TE AGJENTEVE TERATOGEN

1 - ALKOOLI

Alkooli etilik eshte nje nga agjentet teratogen me te fuqishem te njohur.

Eshte nje nga shkaqet me te shpeshta jogenetike te prapambetjes mendore.

Eshte nje nga shkaqet e parandalueshme te defekteve ne lindje.

Fatkeqesisht,sindroma fetale alkoolike nuk diagnostikohet ne menyre prenatale,ne disa raste mund te kemi anomali madhore ose prapambetje te rritjes fetale qe sygjerojne ate.

Sindromi fetal alkoolik(FAS),paraqet nje spekter te gjere te defekteve fetale qe lidhen me konsumin e alkoolit.

Doza qe e shkakton sindromin eshte e panjohur pasi cdo sasi qofte dhe minimale e alkoolit mund te coj ne nje sindrom te tille.

Perdorimi i alkoolit gjate shtatzanise con ne sindromin e vartesise se tij tek bebi ne lindje.Keto shenja shfaqen brenda disa oreve dhe zgjatin deri ne 18 muaj pas lindjes.

Simptomat dhe shenjat qe vihen re ne kete sindrom jane :

  • sistemi nervor qendror(koka e vogel,anomali cerebrale, mungese e plote ose e pjesshme e zhvillimit te trurit, nofull e vogel...).
  • syte (strabizem, ptoze, anomali te vaskularizimit retinal, hypoplazi e nervit optik)
  • veshet (veshe te malformuar, crregullime te degjimit).
  • zemra (defekte te septumit atrial dhe ventrikular, defekte ne vazat e medha)
  • defekte ne kraharor (hernie diafragmale dhe umbilikale)
  • veshka (veshka hipoplazike ose aplazike, veshka e patkoit, duplikimi ureteral)
  • skeletike (skolioza, kontraktura ne ligamente, defekte vertebrale, sinostoza radioulnare)
  • zhvillim jokomplet i genitaleve
  • prapambetje mendore,motorike dhe te zhvillimit
  • koordinim i dobet
  • hiperaktivitet ne femijeri

Diagnoza: historia e nenes; aparenca e femijes.

Trajtimi: medikamente specifike per sindromin e vartesise ndaj alkoolit; nuk ka trajtim per defektet ne lindje dhe prapambetjen mendore.

Parandalimi: nderpritet perdorimi i alkoolit qe ne momentin kur planifikohet nje shtatzani.

2 - DUHANI

Veprimi i tij lidhet me efektin vazoaktiv ose reduktimin e nivelit te oksigjenimit.

Duhanpirja redukton rritjen fetale (fetusi ka nje peshe mesatare 200 gr me te vogel se joduhanpiresit).

Duhanpirja dyfishon riskun per peshe te ulet ne lindje dhe per IUGR.

Rrit riskun per abort spontan, placente previa, distako placente dhe lindje parakohe.

Shenjat jane:

  • hydrocefali
  • mikrocefali
  • kielopalatoskize
  • omfalocele
  • gastroskize,atrezi e zorreve te holla
  • anomali te duarve

Parandalimi: nderpritet perdorimi i duhanit qe ne momentin kur planifikohet nje shtatzani.

3 - DROGAT

A - Amfetaminat

- Ne doza te larta kane efekte teratogene.
- Perdoren per trajtimin e obezitetit dhe narkolepsise.
- Nuk shkaktojne anomali kongenitale por shkaktojne prapambetje te rritjes in utero ne menyre simetrike.

B-Kokaina

- Eshte nje nga drogat me perdorimin me te gjere.
- Veprimi i saj lidhet me efektin anestezik lokal, vazokonstriktor lokal dhe stimulant ne sistemin nervor qendror.
- Katerfishon riskun per defekte te traktit urinar, anomali te zhvillimit psikomotor, crregullime te sjelljes.

C-Heroina

- Frekuenca e anomalive kongenitale nuk eshte e shpeshte me perdorimin e heroines por rritet risku per prapambetje te rritjes in utero,vdekjes perinatale dhe komplikacioneve te tjera perinatale, crregullime te sjelljes,anomali te funksionit respirator gjate gjumit.
- Shkakton simptoma te vartesise si dridhje, irritabilitet, temperature, te vjella, diarre, konvulsione.
- Simptomat zakonisht zgjatin me pak se 10 dite, ndonjehere dhe me teper.

D - Metadoni

- Perdoret si terapi e vartesise ndaj lendeve narkotike.
- Dozat e larta kane efekt teratogen ne kafshe, kurse tek njerezit nuk ka rritje te riskut per anomali kongenitale.
- Rrit riskun per lindje parakohe, lindje te shpejte, distako placente dhe probleme nga likidi mekonial.

E - Marijuana

- Quhet dhe hashash.
- Ne doza te larta ka efekt teratogen ne kafshe,kurse tek njerezit nuk ka studime te plota qe ta lidhin me anomalite kongenitale.
- Ekspozimi ndaj saj shkakton peshe te vogel ne lindje.

4 - MEDIKAMENTET ANTIEPILEPTIKE

A - Karbamazepina

- Perdoret per trajtimin e epilepsise dhe te neuralgise trigeminale.
- Perfshihet ne kategorine D te medikamenteve.
- Prek 1-2% te shtatzanive.
- Anomalite me te shpeshta jane defekte te tubit neural,defekte orofaciale,defekte kardiake.

B - Gabapetina

- Perdoret per trajtimin e dhimbjes neuropatike.
- Anomalite madhore kongenitale takohen si ne monoterapi dhe politerapi.
- Anomalite me te shpeshta jane agenezi renale unilaterale, hipospadi, defekte septale ventrikulare.

C - Lamotrigina

- Eshte me pak teratogen se medikamentet e tjera te ketij grupi.
- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Rrit riskun 4 here per anomali kongenitale kur perdoret si monoterapi dhe deri ne 10 here si politerapi.
- Vepron duke inhibuar dihidrofolat redukatazen dhe con ne ulje te nivelit te folateve fetale.
- Anomalite me te shpeshta jane defektet orofaciale.

D - Levetiracetam

- Perdoret me teper se preparatet e tjere si monoterapi per shkak te tolerances me te gjere dhe te per sigurine me te larte.
- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Te dhenat per anomali kongenitale nuk jane te sigurta por nga ana teorike kane nje rrezik per anomali skeletike dhe crregullime te rritjes ne kafshe ne dozat terapeutike ose me te larta.

E - Fenobarbitali

- Perfshihet ne kategorine D te medikamenteve.
- Anomalite kongenitale me te shpeshta jane kardiake, me rralle malformacionet e traktit urinar.

F - Fenitoina

- Perfshihet ne kategorine D te medikamenteve.
- Anomalite kongenitale perfshihen ne sindromin e hidantoines fetale (hipoplazi dhe osifikim i crregullt i falangave distale, dismorfizem facial, crregullime te rritjes dhe te zhvillimit, defekte kardiake, vonesa te zhvillimit mendor).

G - Topiramate

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e epilepsise dhe profilaktike ne migrene.
- Risku si monoterapi per anomali kongenitale eshte 4.8% dhe 3-fishohet ne politerapi (11.2%).
- Studimet tregojne nje rritje te rrezikut per demtime te qiellzes.

H - Acidi valproik

- Perfshihet ne kategorine D te medikamenteve.
- Perdoret si antikonvulsant,per dhimbjet e migrenes dhe ne skizofreni.
- Ecuria fetale eshte e varfer dhe varet nga doza e perdorur e medikamentit.
- Anomalite kongenitale perfshin defekte te tubit neural, defekte te qiellzes, anomali skeletike, crregullime te zhvillimit.

5 - MEDIKAMENTET ANTIHIPERTENSIVE

A - Inhibitoret e enzimes konvertuese te angiotensines (ACE-I)

- Preparatet me te perdorura te ketij grupi jane:enalapril,kaptopril dhe lizinoprili.
- Ndryshimet qe shkaktojne jane pas organogjenezes dmth gjate periudhes fetale dhe shkaktojne ate qe quhet fetopatia ACE-Inhibitore.
- Preparatet shkaktojne nderprerje te sistemit renine-angiotensine qe eshte thelbesor ne zhvillimin normal renal.
- Ato provokojne hipoperfuzion dhe hipotension fetal te zgjatur - kjo con ne ishemi renale, disgenezi tubulare renale dhe anuri - con ne oligohidramnion qe parandalon zhvillimin normal pulmonar dhe con ne kontraktura te anesive.
- Reduktimi i perfuzionit shkakton IUGR, shkurtim relativ te anesive dhe zhvillim jonormal te kalvarit.
- Shkaktojne malformacione madhore kongenitale: sistemin nervor qendror, sistemin kardiovaskular.
- Gjate shtatzanise nderpritet perdorimi i ACE-I dhe zgjidhet nje alternative tjeter per trajtimin e hipertensionit.

B - Antagonistet e receptoreve te Angiotensines-II

- Preparatet me te perdorura te ketij grupi jane: losartan, Irbesartan, candesartan dhe valsartan.
- Anomalite me te shpeshta kongenitale jane: disgenezia renale, insuficienca renale perinatale akute, deformime te variushme te anesive, sindromin Potter, duktusi arterioz i hapur.
- Nderpritet perdorimi i tyre ne nje grua shtatzane ose qe po planifikon nje shtatzani.

6 - ANTI-INFLAMATORET JOSTEROID (NSAIDs)

- Studimet e ndryshme kane treguar qe nuk kane efekte teratogene por shfaqin vetem disa efekte anesore gjate perdorimit te tyre ne shtatzani.

- Indometacina perdoret per trajtimin e artritit reumatoid, spondilitit ankilozant dhe osteoartritit.

- Ajo inhibon ne menyre reversibile aktivitetin e enzimes ciklo-oksigjenaze e nevojshme per sintezen e prostaglandinave, prostaciklinave dhe tromboksanit ndryshe nga aspirina qe e inhibon enzimen ne menyre irreversibile.

- Ky medikament ne doza terapeutike nuk shkakton efekt teratogen ne tremujorin e pare te shtatzanise.

- Ne doza te larta mbi 100-fishin e doza terapeutike jane vene re: fuzionim i brinjeve dhe anomali te tjera skeletike, virilizim jokomplet i organeve genitale mashkullore,hipospadi,sindromi i hiperstimulimit ovarial.

- Perdorimi ne tremujorin e trete te shtatzanise(pas javes se 32) rrit riskun per komplikacione te ndryshme mbyllje te duktusit aterioz, regurgitim trikuspidal, insuficience kardiake, hidrops, hipertension pulmonar, disfunksion renal, enterokoliti nekrotizant, perforim interstinal, hemoragji intrakraniale, lezione kistike ne tru.

- Efektet anesore maternale jane: hemoragji dhe perforim gastrointerstinal, insuficience renale akute reversibile, interferim ne eskretimin renal te ujit, natriumit, kaliumit, nefriti intersticial, sindroma nefrotike, interferon ne terapine diuretike dhe antihipertensive, interferon ne funksionin e trombociteve dhe maskon shenjat e nje korioamnioniti okult.

7 - ANTIMIKROBIALET

- Shume nga agjentet antimikrobial jane te afte te kalojne barrieren placentare dhe te shkaktojne probleme te ndryshme.

- Problemet e shkaktuara varet nga koha e ekspozimit.

- Periudha e prekonceptimit eshte e rendesishme per burrin dhe gruan.Perdorimi i medikamenteve ne 7 ditet e para te konceptimit con ne efektin gjithshka ose asgje ne vezen e fertilizuar,con ne vdekjen e embrionit ose ne rigjenerim te plote dhe ne zhvillim normal te tij.

- Pas implantimit, 14 dite me vone fillon diferencimi i embrionit. Gjate kesaj periudhe duhet te evitohet perdorimi i medikamenteve te panevojshme sepse eshte periudha me kryesore per anomali kongenitale.

- Tremujori i dyte dhe i trete i shtatzanise ka nje risk te ulet per anomali strukturale dhe risk te larte per crregullime metabolike.

- Periudha e ushqyerjes me gji, shume medikamente kalojne ne qumeshtin e gjirit por nuk kane efekte anesore te fetusi ne doza terapeutike.Shkaktojne probleme ne doza te larta dhe ne nje fetus prematur.

A-Aminoglikozidet

- Ka te dhena te pakta jo te sigurta ne lidhje me kalimin transplacentar dhe dozat e sigurise te perdorimit te aminoglikozideve.
- Medikamentet qe perfshihen ne kete grup jane: gentamicina, streptomicina, amikacina, tobramicina, kanamicina.
- Vetem gentamicina perfshihet ne kategorine C te tjerat perfshihen ne kategorine D te medikamenteve.
- Keto medikamente duhen evituar gjate shtatzanise per shkak te riskut te ototoksicitetit dhe nefrotoksicitetit.

B-Tetraciklina

- Perfshihet ne kategorine D te medikamenteve.
- E kalon me lehtesi barrieren placentare dhe depozitohet ne kockat ne rritje dhe crregullon zhvillimin longitudinal te tyre,shkakton hipoplazi dhe ngjyrosje te verdhe te kockave dhe te dhembeve.
- Kur merret ne doza te larta shkakton tek gruaja shtatzane degjenerim te melcise dhe pankreatit.

C-Fluorokinolonet

- Perfshihen ne kategorine C te medikamenteve.
- Nuk duhet te perdoren gjate shtatzanise, vecanerisht ne tremujorin e pare te shtatzanise.
- Shkakton efekte te ndryshme ne sistemin muskuloskeletik.

D-Klorafenikoli

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Gjate shtatzanise shkakton efekte anesore serioze ne gjak(deri ne anemi aplastike) dhe sindromin e bebit gri (kolaps vazomotor, hipotermi, cianoze, ngjyrosje gri fetale).

8-ANTIVIRALET

A - Acikloviri

- Perfshihet e kategorine B te medikamenteve.
- Ne doza terapeutike nuk ka efekt teratogen tek gruaja shtatzane.
- Ne shtatzani perdoret per trajtimin e infeksionit genital nga Herpes Simplex Virus tipi 2 dhe infeksionin e diseminuar nga ky virus.
- Acikloviri perdoret gjate ushqyerjes me gji.

B - Amantadina

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin dhe profilaksine e influences A dhe si preparat antiparkinsonik.
- Te dhenat tek grate shtatzane jane jo te plota mgjth amantadina e kalon ne lehtesi barrieren placentare dhe shkakton anomali te fetusi vecanerisht ne tremujorin e pare te shtatzanise.
- Anomalite kongenitale me te shpeshta jane: sistemin kardiovaskular ( ventrikul unik me atrezi pulmonare), anomali me reduktim te anesive.
- Nuk perdoret gjate ushqyerjes me gji sepse mund te shkaktoj retension urinar, te vjella dhe rash kutan.

C - Famcikloviri

- Perfshihet ne kategorine B te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e infeksioneve nga Herpes Simplex Virus tipi 1 dhe 2, infeksioneve nga Varicella Zoster.
- Nuk ka te dhena te plota te studimit tek kafshet dhe tek grate shtatzane per teratogenicitetin.
- Ne rastet e studiuara kemi barre ektopike, abort spontan dhe shtatzani normale.

D - Gancikloviri

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e retinitit nga CMV dhe infeksione te tjera.
- E kalon me lehtesi barrieren placentare mgjth nuk ka studime te plota tek njerezit kurse tek kafshet shkakton teste hipoplastike,anoftalmi ose mikrooftalmi, kielopalatoskize, mungese e syve, veshka dhe pankreas aplasik, hidrocefali.
- Per shkak te efekteve anesore serioze nuk perdoret gjate laktacionit.

E - Ribavirina

- Perfshihet ne kategorine X te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e virusit sincitial respirator.
- Kunderindikohet ne shtatzani per shkak te efektit teratogen.
- Shkakton anomali ne kafke, palatum, sy, nofulla, skelet, anesi dhe sistemin gastrointerstinal.
- Nuk perdoret gjate laktacionit per shkak te efekteve te panjohura.

F - Rimantadina

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e influences A.
- E kalon me lehtesi barrieren placentare dhe ne doza mbi 11-fish te dozave terapeutike shkakton anomali.
- Per shkak te efekteve anesore serioze nuk duhet te perdoret gjate laktacionit.

9 - ANTIMYKOTIKET

A - Flukonazoli

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e kandidozes vaginale, orofaringeale dhe kutane.
- Studimet jane te limitura per perdorimin e flukonazolit ne shtatzani.
- Studimet tregojne nje lidhje midis perdorimit te flukonazolit dhe anomalive kraniofaciale fetale.
- Doza unike 150 mg nuk shoqerohet me anomali kongenitale kurse doza mbi 400 mg e perdorur ne tremujorin e pare te shtatzanise shoqerohet me nje risk te larte per anomali kongenitale.
- Anomalite me te shpeshta qe verehen jane: brakicefali, anomali faciale, anomali te zhvillimit kalvar, kielopalatoskize, brinje te holla dhe kocka te gjata, anomali kardiake kongenitale.

B - Itrakonazoli

- Perfshihet ne kategorine C te medikamenteve.
- Perdoret per trajtimin e infeksioneve mykotike ne pacientet me sistem imunitar normal ose te kompromentuar.
- Perdorimi i Itrakonazolit shoqerohet me anomali kongenitale qe varen nga doza dhe nga koha e ekspozimit ne shtatzani
- Anomalite me te shpeshta jane: displazi e duarve, displazi i artikulacionit koksofemoral, anomali te gishtave, stenoza pilorike, sy te vegjel, anomali kardiovaskulare dhe genitourinare.
- Nuk duhet te perdoret ne tremujorin e pare te shtatzanise.
- Ekskretohet me qumeshtin e gjirit dhe si i tille nuk duhet te perdoret gjate ushqyerjes me gji.

10 - HORMONET

- Ne 9 javet e para strukturat primordiale jane bipotenciale dhe behen organet genitale.
- Nga 9-14 jave testet sekretojne androgene dhe fetusi zhvillon fenotipin mashkullor.
- Ovaret nuk sekretojne androgene dhe fetusi femeror vazhdon te zhvilloj fenotipin femeror qe per fundon rreth javes se 20 shtatzanise.
- Ekspozimi ndaj hormoneve seksuale ekzogene perpara javes se shtate te shtatzanise nuk ka efekte ne strukturat eksterne.
- Ekspozimi ndaj hormoneve ndermjet javes 7-12 te shtatzanise ben qe indet genitale femerore te pergjigjen ndaj androgeneve dhe te japin nje maskulinizim te plote.
- Ekspozimi ndaj hormoneve pas javes se 12 con ne nje pergjigje te indeve fetale pjeserisht deri ne javen e 20, duke cuar ne maskularizim parcial ose ambiguitet genital.
- Periudha kritike e veprimit te hormoneve ne sjellje eshte me e vone se ndikimi ne organet genitale dhe varen nga kohezgjatja dhe doza e hormoneve.
- Hormonet (androgene dhe estrogen) veprojne ne zona te caktuara te trurit duke u bere pergjegjese per identitetin, sjelljen seksuale, nivelin e agresionit, sjellje specifike te secilit seks.

A -Testosteroni dhe steroidet anabolike

- Shkakton rritje te mases trupore dhe te forcimit muskulor.
- Ekspozimi i nje fetusi femeror rezulton ne shkalle te ndryshme te virilizimit duke shkaktuar fuzion labioskrotal nga ekspozimi ne tremujorin e pare dhe deri ne zmadhim fallik ne ekspozimin e mevonshem fetal.
- Ekspozimi ndaj androgeneve tek nje grua adulte shkakton virilizim irreversibel, crregullim i melcise, crregullime te libidos.

B - Estrogenet

- Studimet kane treguar qe kontraceptivet oral nuk shoqerohen me anomali kongenitale.
- DES (dietistilbestroli) grupohet ne karcinogenet jokomplete.
- Malinjiteti nuk varet nga doza e ekspozimit dhe lokalizimi i tumorit nuk ndikohet nga doza e ekspozimit.
- DES shkakton anomali strukturale dhe funksionale.

- Ekspozimi ndaj DES rrit riskun per neoplazi intraepiteliale cervikale dhe vaginale ,ajo ne javen e 18 shkakton nje nderprerje te migrimit normal te epitelit skuamoz nga sinusi urogenital ne epitelin kolumnar dhe kjo con ne eversion te gjere cervikal (ektropion) dhe epitel glandular vaginal ektopik (adenoze). Keto lezione kane potencial te larte malinj.

- Anomalite me te shpeshta qe verehen ne ekspozimin ndaj DES jane uterus hipoplazik, kavitet uterin ne forme T, septum cervikal, demtime ne tubat e fallopit.

- Malformacionet uterine shoqerohen me ulje te trashesise se endometrit dhe reduktim te perfuzionit uterin.

- Ekspozimi ne meshkuj nuk prek funksionin seksual dhe fertilitetin, shoqerohet me risk te larte per kiste epidimale, kriptokidizem ,hipoplazi testikulare.

- Meshkuj te lindur nga nena te ekspozuara ndaj DES ne shtatzani shoqerohen me risk te larte per hipospadi.

11 - RETINOIDET

- Keto komponente,vecanerisht vitamina A jane thelbesore per rritjen normale qelizore, diferencimin indor, riprodhimin dhe shikimin.
- Perdoren per trajtimin e semundjeve te lekures, kancerin e gjirit, karcinomen e sistemit respirator, kancerin ovarial, forma te leucemise, psoriazis. - Perfshihen ne kategorine X te medikamenteve.
- Kemi 2 forma natyrale te vitamines A:
     a - Beta-karoteni,eshte prekusor i provitamines A. Gjendet ne fruta dhe perime dhe nuk shkakton defekte ne lindje.
     b - Retinoli gjendet me shpesh ne melcine e kafsheve. Doza te larta te vitamines A shoqerohen me anomali kongenitale.

- Anomalite ne te shpeshta jane: mikrocefali, spina bifida, hidrocefali, paralize e nervave faciale, zhvillim jonormal i nofulles se siperme, kielopalatoskize, anesi te shkurtra, mungese ose deformin i vesheve, zhvillim jonormal i cerebeliumit, malformacione te korteksit cerebral, defekte te zemres, anomali te timusit.

- Etretinate shoqerohet me anomali te renda.Eshte medikament lipofilik,me nje gjysmejete plazmatike prej 120 ditesh dhe mund te detektohet ne serum deri ne 3 vjet pas nderprerjes se perdorimit te tij.Nje grua qe ka perdorur etretinate duhet te kaloj 2 vjet nga nderprerja e medikamentit dhe deri ne planifikimin e nje shtatzanie te mundshme.

12 - WARFARINA

- Warfarina eshte nje antikoagulant me peshe molekulare te vogel,e cila e kalon me lehtesi barrieren placentare dhe shkakton antikoagulim si per nenen dhe femijen.

- Warfarina frenon sintezen e faktoreve koagulant vitamine K-dipendent(II,VII,IX,X).

- Sindromi i warfarines fetale ose embriopatia e warfarines shkaktohet gjate perdorimit te warfarines ne shtatzani.

- Quhet ndryshe dhe sindromi DiSaia.

- Ekspozimi ndaj warfarines ne periudha te ndryshme jep anomali te ndryshme, ne tremujorin e pare kemi anomali qe lidhen direkt me efektin teratogen ne zhvillimin e sistemit nervor qendror,ne tremujorin e dyte dhe te trete lidhen me demtimin qe shkakton hemoragjia dhe infartimi ne strukturat cerebrale.

- Ekspozimi ne javen e 6-9 te shtatzanise shkakton embriopatine e Warfarines, qe shoqerohet me hipoplazi nazale dhe te gjysmes se fytyres, abort spontan.

- Eshte doze-dipendente dhe shkaktohet kur kalojme dozen 5 mg ne dite te warfarines.

- Ekspozimi ne tremujorin e dyte dhe te trete shoqerohen me nje sere deformimesh ne shume organe dhe shkakton fetopatine e warfarines, lindje para kohe, vdekje fetale in utero.

- Shoqerohet me hipoplazi te rrenjes se hundes, laringomalaci, defekte kongenitale te zemres, skolioze, ventrikulomegali, agenezi e trupit kalloz, telebrakidaktili, atrofi cerebelare, mikrooftalmi, atrofi optike, verbim, epifiza te pakalcifikuara, hipoplazi te gishtave, malformimin Dandy-Walker, vonesa ne rritje, prapambetje mendore, shurdhim, veshtiresi ne ushqyerje, kontraktura, reduktim te tonusit muskular, peshe e vogel e lindjes, risk me i larte per hemoragji.

13 - RREZATIMI

- Rrezatimi shkakton demtime te embrionit qe lidhen me vdekjen qelizore dhe demtime kromozomike.
- Deri tani nuk ka prova qe tregojne qe rrezatimi ne doza terapeutike shkakton malformacione fetale.
- Periudha me kritike dhe me e ndjeshme ndaj rrezatimit eshte 8-15 javet e para te fertilizimit.
- Pjesa me e ndjeshme e fetusit ndaj rrezatimit eshte truri.
- In utero shkakton mikrocefali dhe prapambetje mendore kurse me vone shkakton leucemi dhe patologji malinje hemopoetike.

14 - Agjentet infeksioze

- Veprimi i tyre te embrioni ose fetusi perfshin, inhibimin mitotik, efekte citotoksike direkte, crregullime vaskulare.

- Procesi i sherimit mund te shoqerohet me formimin e strieve ose kalcifikimin.

*Varicela

- 85-95% e grave shtatzane jane imune ndaj kesaj semundje, prandaj ekspozimi ne shtatzani ben qe gruaja te mos preket nga semundja.
- Semundja shkaktohet nga virusi i varicela zoster qe ben pjese tek herpes viruset.
- Transmetimi ndodh nga nje njeri tek nje tjeter npm kontaktit direkt ose ajrit.
- Eshte ngjitese 1-2 dite para daljes se pucrave deri ne tharjen e tyre.
- Qe te zhvillohet semundja kalon 14-18 dite pas ekspozimit deri ne shfaqjen e simptomave.
- Kur infeksioni prek gruan ne 20 javet e para te shtatzanise, ekziston 2% mundesia qe femija te jete i prekur nga sindromi i variceles kongenitale qe perfshin: njolla, defekte ne muskuj dhe kocka, gjymtyre te malformuara dhe te paralizuara, koke e vogel, verbim, kontraksione, vonesa mendore.
- Jane te rralla pas javes se 20 te shtatzanise.
- Periudhe e rrezikshme eshte 5 deri ne 2 dite para, 25-50% e femijeve preken dhe zhvillojne rash brenda 5-10 dite pas lindjes.Nqs keta femije nuk trajtohen ne 30% te rasteve do te vdesin.
- Nqs nena zhvillon rash brenda 6-21 dite perpara lindjes, femija shfaq disa probleme ne fytyre.
- Nqs bebi trajtohet menjehere pas lindjes me globulinen imune te variceles parandalohet ose reduktohet rendesa e semundjes.
- Te gjithe nenat shtazane duhet te evitojne kontaktin me persona te infektuar nga semundja.

*Sifilizi

- Besohet qe fetusi nuk preket nga sifilizi heret ne shtatzani sepse shtresa e citotrofoblasteve te vileve koriale te placentes parandalon kalimin e spiroketes nga nena tek gjaku fetal.
- Kjo mbrojtje zhduket pas muajit te gjashte te shtatzanise.
- Nuk shkakton aborte spontane ne tremujorin e pare te shtatzanise me perjashtim te nje endometriti sifilitik.
- Ne tremujorin e trete shkakton lindje para kohe, sifiliz kongenital, fetus normal ose vdekje brenda 4 javeve te para te lindjes.

*Toxoplazmoza

- Eshte nje infeksion qe shkaktohet nga toksoplazma gondii.
- Ndodh 1:1000 shtatzani.
- Ne nje fetus te prekur nga infeksioni verehet hidrocefali, mikrocefali, kalcifikime cerebrale, korioretinit qe con deri ne verbim, hepatiti dhe limfadenopatia.
- Nese gruaja preket per here te pare,risku qe te preket fetusi arrin deri ne 30 %.
- Sa me heret te ndodh infeksioni aq me te renda jane pasojat.

- Infektimi mund te shkaktohet nga: renia ne kontakt me fecet e maceve qe permbajne parazite, ngrenia e ushqimeve ose pirja e ujit te kontaminuar,thika ose mjete qe bien ne kontakt me mishin e kontaminuar, ngrenia e frutave ose perimeve te palara dhe te kontaminuara, transplanti i organeve te kontaminuara, transfuzioni i gjakut te kontaminuar.

- Me te rrezikuar jane personat qe kane nje sistem imunitar te kompromentuar, mjekimi me imunosupresor, kortizonik, kimioterapi, te prekur nga HIV/AIDS.

- Diagnostikohet npm vleresimit te antikorpeve te toxoplazmozes (IgM, IgG),amniocenteza,ekografia morfologjike,dhe ne raste me te renda kemi RMI,biopsia e trurit.

- Trajtimi i nje gruaje shtatzane te prekur nga semundja dhe nje fetusi te paprekur eshte spiramicina, kurse kur eshte i prekur dhe fetusi nga semundja perdoret pyrimethadina dhe sulfadiazina. Ky mjekim shfaq shume efekte anesore dhe perdoret vetem ne raste ekstreme.

15 - Crregullimet e temperatures

*Hipertermia

- Ekspozimi ndaj nje temperature mbi 38.9°C ka efekt teratogen antimitotik kur embrioni ekspozohet nga 4-14 javet e para.
- Verehet deficit mendor i rende, konvulsione, mikrooftalmi, hipoplazi e gjysmes se fytyres, anomali te ekstremiteteve distale, hipotoni, disgenezi e sistemit nervor qendror, encefalocele oksipitale.

*Hipotermi

- Ekspozimi ndaj nje temperature trupore me pak se 35 °C.
- Hipoperfuzioni shoqerohet me demtime te trurit dhe te shtylles kurrizore.

15 - Statinat

- Statinat jane medikamente hipo lipidemike,qe perdoren per te ulur nivelin e kolesterolit ne serum ne persona qe jane ose kane risk te larte per semundje kardiovaskulare.
- Kolesteroli eshte pjese perberese e membranave qelizore dhe shume e rendesishme ne fazen embrionale dhe fetale.
- Kolesteroli eshte prekusor i hormoneve steroide te rendesishme ne zhvillimin fetal dhe vecanerisht ne zhvillimin e trurit.
- Perfshihet ne grupin X te medikamenteve.
- Kunderindikohet ne shtatzani ose ne nje grua qe po planifikon nje shtatzani.
- Njihet nje grup i gjere i anomalive kongenitale qe lidhen me mungesen e sintezes se kolesterolit, displazi skeletike, crregullime dermatologjike, kondrodisplazia puntata tip II, hemidisplazi kongenitale, anomali te ekstremiteteve.
- Studimet e shumta sygjerojne se statinat kane efekt teratogen.

16 - Antimalarik

*Chloroquine

- Preparat qe perdoret si linje e pare per profilaksi dhe trajtimin e malaries,ne doza te larta perdoret dhe per trajtimin e artritit reumatoid dhe te lupusit eritematoz sistemik.
- Njihet si preparat me veprim teratogenik.
- Demtimet ne shtatzani varen nga doza e ekspozimit dhe nga mosha e shtatzanise.
- Problemet me te shpeshta jane: abort spontan, lindje para kohe, peshe e vogel ne lindje, prapambetje te rritjes in utero, vdekje in utero, ikter, anemi, zmadhim i melcise.

Perfundimi :

- Eshte e rendesishme te merret nje anamneze e kujdesshme,te percaktohen medikamentet e perdorura dhe lendet e ndryshme te ekspozimit te nje gruaje qe eshte shtatzane ose qe po planifikon nje shtatzani ne menyre qe te percaktohen risqet e shtatzanise dhe masat paraprake qe do te merren.

- Te percaktohen risqet kundrejt perfitimit te perdorimit te medikamenteve ne semundje te ndryshme.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 450 herë.
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten