Dërguar nga:

Aspirina dhe Hollimi i gjakut

“Meqënëse kam anemi dhe përdor Aspirinë, mos ma rëndon aneminë Aspirina meqënëse ajo hollon gjakun ?”

Sigurisht që ka Anemi nga Hollimi (Hemodiluimi), që ndodh kur shtohet volumi plazmatik, pa rritje proprocionale të elementeve të figuruara të gjakut.

Ka një sërë kushtesh patologjike kur shtohet volumi plazmatik (tremujori i tretë i shtatëzanisë – Anemia “Fiziologjike” e shtatëzanisë, Sëmundja Kongjestive e Zëmrës, administrimi i solucioneve hipertonike, i albuminës, plazmës etj).

Në praktikën tonë klinike jemi të detyruar të përdorim “hollues gjaku” (dhe në literaturën e huaj gjendet termi “Blood Thinner”) për Antikoagulantët dhe Antiagreguesit. Në fakt ky term përdoret që pacienti ta ketë më të lehtë për të kuptuar problemin, por e vështirëson punën tonë.

Asnjë nga këto preparate antikoagulante dhe antiagreguese nuk e hollon gjakun në kuptimin e vërtetë të tij. Nëse ke një përzierje të 1 kg oriz me 1 liter ujë dhe do që ta hollosh, ose duhet të shtosh ujin për të njëjtën sasi orizi, ose të pakësosh sasinë e orizit për të njëjtën sasi uji. Këto preparate as nuk ndryshojnë numërin e qelizave të gjakut, as ndryshojnë volumin e plazmës, pra nuk shkaktojnë “Hollimin e Gjakut”.

Aspirina futet tek preparatet antiagreguese, ajo nuk hollon gjakun, ajo bllokon funksionin e trombociteve (efekti antiagregues, për të cilën dhe përdoret zakonisht) dhe në këtë mënyrë pengon lidhjen e tyre me murin e vazës së gjakut kur ajo dëmtohet. Për pasojë, kur ka një dëmtim të vazës së gjakut, ndalimi i hemoragjisë nuk do të jetë optimal dhe për këtë arsye nga humbja e gjakut, mund të ketë Anemia Akute Posthemoragjike.

Një mënyrë tjetër e Anemisë nga Aspirina, është gastriti dhe hemoragjia e mundshme gastrointestinale (Aspirin-induced gastritis and gastrointestinal bleeding), që nëse është hemoragji e rëndësishme + dhe efektin antiagregues (që e shoqëron), do të shkaktojë Anemi Akute Posthemoragjike. Nëse hemoragjia është e paktë dhe e përsëritur, mund të shkaktojë Mungesë të Hekurit dhe/ose Anemi nga Mungesa e Hekurit.

Aspirina, nuk shkakton “Hollim të Gjakut”, pra nuk shkakton Anemi nga Hemodiluimi, pra nuk rëndon aneminë aktuale për të cilën pacienti do të mjekohet, për aq kohë sa nuk shkakton humbje të vogla apo të mëdha të gjakut nga Aspirina siç i shpjeguam më sipër. Per aq kohë sa jemi në këto kushte, pacienti do të marri mjekimin specifik për aneminë dhe aspirinën sipas rekomandimeve specifike.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 5756 herë.
Komente nga lexuesit

A eshte e domosdoshme qe meshkujt mbi moshèn 40 vjeq te perdorin aspirinèn. Me respekt

Dërguar nga Lenda, më 02 Gusht 2020 në 09:24

Pershendetje Lenda, nuk eshte e domosdoshme.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 02 Gusht 2020 në 09:24

Pershendetje, jam e prekur nga Covid19 me simptoma te lehte mjeku me ka sugjeruar, aspirin per hollim gjaku isha edhe me cikel edhe eshte dita e 5 eshe kam shume gjakederdhje plus marrje mendje duke qene se kam anemi te lehte dhe depozitat e mia te hekurit jane ne nivel 14. A mund te marr edhe hekur edhe aspirin njekohesishr? A mos duhet ta heq aspirinen duke qene se kam shume marrje mendesh, konfuzion mungese oreksi dhe gjakderdhje

Dërguar nga Al, më 23 Shtator 2020 në 19:21

Pershendetje, nuk ka asnje pengese ti marresh te dyja. Nuk eshte Aspirina qe te shkakton marrje mendsh, mundet anemia, mungesa e hekurit. Po mund te shtoje gjkarrjedhjen e CM.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 24 Shtator 2020 në 19:21

Pershendetje, jam e prekur nga Covid19 me simptoma te lehte mjeku me ka sugjeruar, aspirin per hollim gjaku isha edhe me cikel edhe eshte dita e 5 eshe kam shume gjakederdhje plus marrje mendje duke qene se kam anemi te lehte dhe depozitat e mia te hekurit jane ne nivel 14. A mund te marr edhe hekur edhe aspirin njekohesishr? A mos duhet ta heq aspirinen duke qene se kam shume marrje mendesh, konfuzion mungese oreksi dhe gjakderdhje

Dërguar nga Al, më 23 Shtator 2020 në 19:21

Pershendetje, nuk ka asnje pengese ti marresh te dyja. Nuk eshte Aspirina qe te shkakton marrje mendsh, mundet anemia, mungesa e hekurit. Po mund te shtoje gjkarrjedhjen e CM.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 24 Shtator 2020 në 19:21

Pershendetje, jam me tension te larte te gjakut qe 15 vite, jam 45 vjeqe, kolesterolin ne gjak e kam 6.42. Brenda 2 mujave me eshte ngritur nga 5,9 ne 6,42. Kam anamnez gjenetike per semundje te zemres/ infarkt. A do te me ndihmonte te filloj perdorimin e aspirines. Si ta ul kolesterolin. Atorvostatina nuk po me ndihmon. Ka dy muaj qe e perdori. Me respekt,

Dërguar nga Lenda, më 22 Dhjetor 2020 në 14:48

Pershendetje Lenda, eshte nje pyetje qe do ta diskutoni me mjekun kardiolog.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 24 Dhjetor 2020 në 14:48

A ndihmojne tabletat CARDIOLINE per uljen e kolesterolit, Me respekt

Dërguar nga Lenda, më 22 Dhjetor 2020 në 14:49

Pershendetje Lenda, eshte nje pyetje qe do ta diskutoni me mjekun kardiolog.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 24 Dhjetor 2020 në 14:49

Pershendetje! Jam 45 vjece. K kaluar cpvid ne korrik 2020. Bera analizen e D dimerit para 1 jave dhe me doli ne vleren 0.688. nderkohe hemoglobina e gjakut me doli 10.2. A duhet te shqetesohem? Dhe te marr mjekim per trashesine e gjakut? Faleminderit!

Dërguar nga Ermira Zeneli , më 08 Shkurt 2021 në 07:10

Pershendetje Ermira, D-dimeri nuk mat trashesine e gjakut. Ai eshte tregues i inflamacionit dhe ka vlere per te parashikuar mundesine e riperseritjes se trombozave tek nje njeri qe ka kaluar tromboze venoze me pare. Ju keni anemi dhe duhet te mjekoheni per anemine.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 08 Shkurt 2021 në 07:10
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten