Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

Mykozat vaginale

Myku eshte nje organizem qe normalisht jeton ne mukozen vaginale ne sasi te paket. Infeksioni mykotik vaginal ndodh kur shtohet numri i qelizave fungale mykotike qe rriten ne vagine. Te pakten 75% e femrave e perjetojne qofte edhe nje episod mykoze vaginale gjate jetes se tyre. Edhe pse eshte nje infeksion qe jep shqetesime te konsiderueshme, nuk eshte serioz dhe eshte thjeshtesisht i trajtueshem. Rreth 80-90% e infeksioneve mykotike vaginale shkaktohen nga specia Candida Albicans.

Zhvillimi i infeksionit favorizohet ne situata kur ulet PH vaginal nen 5. Nje mukoze vaginale e shendetshme ka baktere ne sasi te konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike. Bakteri me i shumte ne numer ne vagine quhet Lactobacillus acidophilus. Ai ndihmon ne mbajtjen e organizmave te tjere si psh mykut nen kontroll. Kur dicka qe ndryshon balancen e ketij organizmi te rendesishem ndodh, myku mund te rritet shpejt dhe te japi siptomat e nje infeksioni mykotik. Nuk eshte infeksion seksualisht i transmetueshem. Kjo imbalance shkaktohet prej shume faktoreve si psh:

  1. Perdorimi i antibiotikeve
  2. Niveli i larte i hormoneve estrogjenike qe ndodh zakonisht gjate shtatezanise, gjate perdorimit te disa llojeve te kontraceptiveve orale.
  3. Diabeti
  4. HIV
  5. Perdorimi i kortizonikeve.
  6. Obeziteti
  7. Semundje kronike qe ndikojne ne crregullimet e imunitetit.

Siptomat kryesore ten je infeksioni mykotik vaginal jane:

  1. Djegie vaginale dhe ne organet e jashtme genitale.
  2. Kruajtje dhe skuqje.
  3. Djegie apo dhimbje gjate urinimit.
  4. Djegie apo dhimbje gjate maredhenies seksuale.
  5. Sekrecione vaginale te bardha, te trasha, te shtuara, pa ere.

Keto siptoma ne te shumten e rasteve shtohen nje jave para ardhjes se ciklit menstrual. Nese perseriten mbi kater episode te infeksionit mykotik gjate nje viti tek nje paciente atehere ky quhet infeksion mykotik kronik. Duke vleresuar me kujdes keto shenja nje femer e ka te thjeshte te kuptoje kur ka nje infeksion mykotik, per te cilin duhet ti drejtohet mjekut specialist obsteter-gjinekolog sidomos nese eshte shtatezane. Shpesh femrat qe vuajne nga infeksioni mykotik kronik vetemjekohen ne baze te experiences qe ato tashme kane formuar ne njohjen e shenjave dhe trajtimin e tyre.

Keshillat qe jepen per parandalimin e mykozave vaginale jane:

  1. Kujdesi per higjenen intime.
  2. Pas kryerjes se nevojave personale keshillohet fshirja me drejtim nga para- mbrapa per te evituar shperndarjen e mykut nga anusi drejt vagines apo rrugeve urinare.
  3. Perdorimi i te brendshmeve te pambukta higjenike.
  4. Evitimi i rrobave te ngushta sidomos pantallonave.
  5. Nderrimi i kostumit te banjos menjehere sepse mbajtja e gjate e kostumit te lagur shton temepraturen dhe lageshtiren ne zonen genitale duke predispozuar zhvillimin e mykut.
  6. Nderrimi i pecetave higjenike apo tamponeve shpesh.
  7. Mosperdorimi i spray, parfumeve apo deodoranteve ne zonen genitale.

Mjeku juaj obsteter-gjinekolog mund te vendosi diagnozen e mykozes vaginale tek ju nepermjet:

  1. Siptomat e pershkruara nga ju nderthurur me nje vizite te thjeshte gjinekologjike.
  2. Strisho e thjeshte vaginale
  3. Kulture e sekrecioneve vaginale
  4. Analiza gjaku e thjeshte apo analizat biokomike si dhe analize urine.

Mjekimi i infeksioneve mykotike:

  1. Antimykotiket lokal ne forme kremi dhe ovulash per 1, 3 ose me shume dite ne varesi te perqendrimit te mjekimit dhe grades se infeksionit.
  2. Antimykotiket orale (nga goja) .
  3. Acid borik kapsula vaginale (vetem ne pershkrimin e mjekut dhe jo nese pacientja eshte shtatezane).
  4. Ne infeksionet mykotike kronike mjekimet jane te zgjatura dhe perseriten here pas here.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 3584 herë.
loading...
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Komente nga lexuesit

Artikull shume i sakt qe i vjen ne ndihme komunitetit. Faleminderit!

Dërguar nga Andora kule, më 24 Shkurt 2017 në 15:22

Te falenderoj Andora!

Përgjigje nga Dr. Jonida Reveli, më 24 Shkurt 2017 në 15:22
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten