Dërguar nga:

Kur fekondimi in vitro përfundon pa sukses … Cilat janë shkaqet? (Pjesa e dytë)

Pacientëve nuk u pëlqen përgjigja se mjekët nuk i dinë të gjitha arsyet pas një rezultati negativ. Kjo i bën ata që natyrisht të dyshojnë mbi kompetencën e mjekut: Nqs ai nuk i di të gjitha … dmth ai nuk është aq i mirë sa duhet. Mos duhet të shkojmë diku tjetër për një opinion më të saktë? Ky mendim përforcohet akoma më shumë kur mjeku nuk u përgjigjet ose nuk është disponibël për të shpjeguar arsyet e rezultatit negativ.

Akoma më keq është kur referohen si arsye të dështimit kolla apo stresi apo të tjera arsye pseudoshkencore si TORCH apo qelizat NK. Kjo sjell me vete një seri testesh apo analizash të tjera të panevojshme dhe me kosto financiare shtesë. Vetëm një mjek me eksperiencën e duhur do të përgjigjet se "për fat të keq arsyeja nuk mund të identifikohet. Ne vetëm mund të hipotetizojmë disa prej mundësive, por kurrsesi të individualizojmë njërën në mënyrë definitive".

Sigurisht që do të ketë pacientë jo maturë që do të zhgënjehen nga një përgjigje e tillë. Kjo është e pashmangshme! Janë pikërisht këto paciente që binden shumë lehtë nga mjekë të cilët e gjejnë arsyen e dështimit sapo i japin dorën pacientes apo u premtojnë brenda 30 sekondave qiellin dhe tokën bashkë. Në fund të fundit, pacienti meriton mjekun që zgjedh …

Çfarë ndodh kur dështon një cikël Fekondimi In Vitro?

Edhe sikur pacientja të përpiqet të kuptojë se nuk ka një përgjigje definitive për arsyen e një rezultati negative të një cikli IVF, shpesh herë ajo nuk është në gjendje ta pranojë këtë fakt. Këtu ka vlerë edhe shprehja "zemra ka arsye të cilat arsyeja nuk i kupton". Kështu shumë paciente mundohen të gjejnë një faktor në dështim në mënyrë që ta korrigjojnë ë përpara se të nisin një proçedurë tjetwr IVF.

Cfarë duhet të bëjë një paciente që ka merr një rezultat negative në IVF?

Të përpiqet sërish! Nqs indikacioni për fekondim in vitro është korrekt, atëherë një mjek serioz do të rekomandojë një cikël tjetër fekondimi In Vitro. Sigurisht që do të ketë një rivlerësim të rastit, do të ketë ndryshime bazuar në përgjigjen tuaj gjatë stimulimit të parë dhe këto duhet që tju shpjegohen. Përpara një tentative tjetër fekondimi in vitro, mjeku mund të kërkojë kryerjen e disa analizave apo procedurash diagnostike të cilat mendohen se lidhen me mungesën e implantimit. Megjithatë ekzaminimet shtesë zakonisht kërkohen pas 2-3 ciklesh fekondimi in vitro pa sukses. Kjo sepse në shumicën e cifteve infertilë, shtatzania do të arrihet brenda 3 cikleve Fekondimi In Vitro.

Dështimet e përsëritura të fekondimit in vitro

Një pjesë e pacienteve do të kenë më shumë se 2 rezultate negative radhazi në Fekondim In Vitro (> 2 cikle). Në këto raste kemi të bëjmë me recurrent IVF failures ose dështime radhazi në IVF. Në këtë grup do të futen të gjitha ato paciente me 2-3 rezultate radhazi negative të IVF të cilat kanë patur embrione të mira, transfertë të lehtë nga ana teknike të embrioneve dhe pa probleme të dukshme të uterusit (mitrës).

Cilat janë shkaqet e dështimeve të përsëritura të IVF?

Shkaqet mund të lidhen me embrionin, me mitrën dhe shkaqe të tjera ekstragenitale por me ndikim në fushën e riprodhimit.

Shkaqet embrionike (Cilësia jo e mirë e embrioneve)

Defektet gjenetike që embrionet mund të përmbajnë janë shkaku i parë përse ata nuk implantohen në uterus (mitër). Këto defekte nuk janë të mundura të identifikohen në procedurat standarte të fekondimit in vitro. Edhe diagnoza gjenetike pre-implantacionale (PGD) nuk mund t’i identifikojë të gjitha këto defekte. Për embriologun, shpesh herë është shumë e vështirë të dallojë se cili nga embrionet është me cilësi normale dhe cili përmban defekte gjenetike, pasi në shumë raste ata duken njësoj.

Ndonjëherë embrionet kanë anomali të zonës pellucida (kapsula që rrethon embrionet dhe që duhet të "çahet" në mënyrë që embrionet të kenë mundësi të implantohen). Në rastet me fështime të përsëritura të IVF, rekomandohet PGD dhe assisted hatching.

Duhet të kemi parasysh se në shumicën e rasteve, përgjegjëse për cilësinë e embrioneve është qeliza vezë. Me rritjen e moshës së pacientes reduktimi i rezervës ovariane sjell edhe një reduktim të cilësisë së vezëve të mbetura dhe rritjen e mundësisë për anomali gjatë koncepsionit (bashkimit me spermatozoidin dhe kthimin në embrion). Ndonjëherë qeliza vezë është me cilësi të reduktuar edhe në mosha më të reja. Kjo është arsyeja pse një femër që i nënshtrohet IVF në moshën 40 vjecare ka më shumë embrione anormalë se sa një femër që i nënshtrohet IVF në moshën 25 vjecare.

Në disa raste, njëri nga partnerët (ose të dy) mund të jenë mbartës të anomalive gjenetike / kromozomiale (si psh translokacione) duke bërë që vezët ose spermatozoidet të përmbajnë anomaly të cilat tu trashëgohen embrioneve. Këta embrione me anomali nuk implantohen ose edhe kur implantohen përfundojnë në abort të hershëm. Ja përse në rastet me më shumë se 2 cikle IVF pa sukses, këshillohen analizat gjenetike tek cifti.

A mund ta ndryshojmë ne cilësinë e embrioneve? Jo! Kjo është e pamundur. Në fekondim In Vitro nuk shpiket dhe as ndryshohet gjë! Cilësia e embrioneve do të varet nga cilësia e vezëve dhe e spermatozoideve.

Uterusi (mitra) jo receptiv – është arsyeja e dytë se përse embrionet nuk implantohen në mitër. Kjo është edhe shumë frustruese sidomos kur kemi embrione shumë të mira por që nuk na japin shtatzani.

Infeksionet e ndryshme:

  • të shtresës së brendshme që vesh kavitetin uterin (endometriumi) mund të shkaktojnë dështim të implantimit të embrioneve pavarësisht cilësisë së tyre. Zakonisht këto infeksione janë asimptomatike (pa shenja) dhe nuk pikasen dot nga pacientja apo mjeku. Në rastet me dështime të përsëritura të IVF, rekomandohet një trajtim me antibiotikë përpara ciklit të radhës IVF.
  • të tubave – hidrosalpingsi (HSX). Në rastet me hidrosalpings, likidi tubar mund të kalojë në endometër para, gjatë ose pas transfertës së embrioneve duke shkaktuar kështu një dështim në impantim të embrioneve ose edhe aborte të hershme. Prandaj në dështimet e përsëritura të IVF, duhet të rekomandohet HSG dhe nqs evidentohet prania e hidrosalpingsit (HSX) ai duhet të hiqet përmes laparoskopisë përpara se të kryhet IVF e radhës.

Anomali të endometriumit mund të shkaktojnë dështim të implantimit të embrioneve. Këtu përmendim:

  • anomalitë e fituara (polipet endometriale, hiperplazinë endometriale, miomat submukoze, sinekitë)
  • anomalitë të lindura (septumet, uterusi hipoplazik etj).

Identifikimi i tyre është i mundur vetëm përmes histeroskopisë. Prandaj përpara një procedure të 3-të IVF, rekomandohet gjithnjë histeroskopia nqs nuk është kryer ende ose nqs ka dyshime mbi cilësinë e endometriumit (shtresa në të cilën hidhen embrionet).

Defekte të dritares së implantimit. Kjo diritare është periudha gjatë së cilës, falë progesteronit, embrioni lejohet të implantohet në endometër. Kjo periudhë në të cilën endometriumi është receptive besohet se zgjat 2-6 ditë. Duke qenë se karakteristikat organike dhe funksionale të pacienteve të ndryshme janë të ndryshme, jo të gjitha mund të përfitojnë njësoj nga protokollet standarte të suportit me progesterone që japin mjekët pas aspirimit të ovociteve dhe pas transfertës së emnbrioneve. Për këtë arsye në rastet me dështime të përsëritura të IVF, rekomandojmë doza të larta të progesteronit.

Shkaqet e tjera (ekstragenitale):

  • Trombofilia – Është parë se trombofilia takohet shumë më shpesh tek femrat me dështime të përsëritura të implantimit (IVF me rezultate negative dhe sëmundjet abortive) pa ndonjë arsye të dukshme. Kryerja e analizave të duhura në këtë drejtim dhe terapia korrekte (aspirinë / heparinë) rrit shanset për një rezultat pozitiv në procedureën e radhës IVF.
  • Problemet e tiroideve
  • Intoleranca ndaj glukozës
  • Problemet autoimmune – ndikimi i tyre në dështimet e implantimit në IVF është i debatueshëm. Sic e dimë, në shtatzani ka një imunotolerancë ndaj embrionit (I cili sic e dimë përbëhet në 50% të materialit gjenetik nga AND e babait, pra është dicka e huaj për sistemin imun të nënës). Falë kësaj imunotolerance embrioni implantohet dhe shtatzania lejohet të shkojë deri në term.

    Megjithatë është parë se tek disa paciente fenomeni i imunotolerancës nuk ndodh dhe për rjedhojë embrioni konsiderohet si dicka e huaj për sistemin imun të nënës dhe për këtë arsye ai luftohet nga anti-trupat e këtij sistemi duke rezultuar kështu në një dështim të implantimit bë IVF dhe për rjedhojë në një rezultat negativ. Për kët arsye në rastet me dështime të IVF, rekomandohet terapia imunosupresive.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 526 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten