Aloka A10
Dërguar nga:

Keputja e Tendinit Quadriceps

Tendini i quadricepsit punon me muskuj në pjesën e përparme të kofshës - quadricepsi – ka si funksion të drejtojë këmbën.

Shansi i lëndimit te tendinit ekziston tek të gjithë por është më e zakonshme në mesin e njerëzve të moshës mesatare që luajnë sporte me kërcim apo maratonë (running or jumping sports).

Një grisje e plotë e quadricepsit jep paaftësi. Kjo zakonisht kërkon kirurgji për të rimarrë funksionin e plotë të gjurit.

Anatomia
Gjuri dhe tendinet

Të katër muskujt e quadricepsit bashkohen mbi kupën e gjurit dhe formojnë tendinin e quadricepsit. Tendinat bashkojnë muskujt me kockat.Tendini quadricepsit bashkon muskujt quadriceps me kupën e gjurit. Kupa e gjurit është e bashkangjitur me tibien nëpërmjet tendinit patellar. Duke punuar së bashku, muskujt quadriceps, tendini quadriceps dhe tendini patellar drejtojnë gjurin.

Përshkrimi

Tendini i quadricepsit mund të griset pjesërisht ose plotësisht.

Grisje e pjesshme. Nënkupton këputjen e një pjese të fibrave tendinoize, por tendini ka vazhdueshmëri si i tërë.

Grisje e plotë. Nënkupton këputjen e plotë të tendinit, pra tendini nuk ka vazhdueshmëri si i tërëështë i ndarë në dy pjesë apo copa.

Kur tendini i quadricepsit këputet krejtësisht, muskujt nuk ankorohet më me kupën e gjurit , Për pasojë gjuri nuk mund të drejtojë këmbën kur quadriceps kontraktohet.

Shkaqet
Lëndimet

Grisja e tendinit të quadricepsit ndodh më shpesh kur ka një ngarkesë të rëndë në këmbën me shputë të përkulur dhe gjurin pjesërisht të përkulur. Mendoni për një ulje të vështirë nga një kërcim duke luajtur basketboll.Forca e zbritjes është shumë e madhe për tendinin dhe e këput atë.

Tendini mund të këputet dhe nga një force direkte në gju si lacerim (prerje).

Dobësimi i tendinit

Një tendin quadriceps i dobësuar ka më shumë gjasa për tu grisur. Disa faktorë mund të çojnë në dobësim të tendinit.

Tendinitis. Inflamacioni i tendinit quadriceps, i quajtur tendinitis i quadricepsit, dobëson tendinin. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë grisje të vogla. Tendiniti i quadricepsit është më i zakonshme në njerëz që merren me sporte vrapimi apo kërcimi (run & jump).

Sëmundjet kronike. Tendini i dobësuar mund të shkaktohet nga sëmundjet që pengojnë, alterojnë furnizimin me gjak. Sëmundjet kronike tëcilat mund të dobësojnë tendinin përfshijnë:

  • Pamjaftueshmëria kronike e veshkave
  • Kushtet qëlidhen me dializën e veshkave
  • Hiperparathiroidizmi
  • Guta
  • Leukemia
  • Artriti Rheumatoid
  • Lupusi eritematoz sistemik (SLE)
  • Diabetes mellitus
  • Infeksionet
  • Sëmundje metabolike

Përdorimi steroideve. Përdorimi i kortikosteroidet jep dobësim të muskujve dhe tendinave.

Fluoroquinolonet. Ky lloj i veçantë i antibiotikut ka qenë lidhur me grisjen e tendinit quadriceps.

Immobilizimi. Kur qëndroni për një periudhë të zgjatur kohe pa aktivitet fizik, muskujt dhe tendinet që mbështesin gjunjët humbasin forcën dhe fleksibilitetin.

Kirurgjia

Edhe pse kjo është e rrallë, grisja e tendini quadriceps ka ndodhur pas një operacioni në gju apo dislokacioni.

Simptomat

Kur ka një grisje të tendinit quadriceps, shpesh ka një ndjesi zhurme (popping). Që pasohet me dhimbje dhe ënjtje. Simptoma të tjera përfshijnë:

  • Një hendek , gap apo mosvazhdueshmëri mbi kupën e gjurit ku tendini është këputur.
  • Ekimozë
  • Ndjeshmëri
  • Krampe
  • Kupa e gjurit mund të zbresë apo varet poshtë , sepse tendini është grisur
  • Ju e keni të pamundur të ngreni këmbën apo drejtoni gjurin.
  • Vështirësi në të ecur për shkak të ndjenjës së lëshimit të këmbës (giving way).
Testet dhe Diagnoza

Historia Mjekesore

Mjeku juaj do të diskutojë historinë tuaj mjekësore. Pyetjet që mund tju kërkohen përfshijnë:

  • A keni pasur një lëndim të mëparshme në pjesën e përparme tëgjurit ?
  • A keni lënduar ndonjëherë muskulin quadriceps?
  • A keni kaluar tendiniti të quadricepsit?
  • A keni ndonjë problem mjekësor që mund tju lëndojë quadricepsin?
Extensioni i Gjurit (Drejtimi apo Shtrirja e gjurit)

Për të përcaktuar shkakun e saktë të simptomave, mjeku do të testojë se a mund ta drejtoni apo shtrini gjurin. Megjithëse ky ekzaminim mund të jetë i dhimbshëm, është i rëndësishëm për të identifikuar një grisje të tendinit quadriceps.

Testet Imazherike

Për të konfirmuar diagnozën, mjeku mund të klërkojë disa teste imazherike, të tilla si një X-ray ose Rezonancë magnetike imazherike (MRI) scan.

X-ray.Kupa e gjurit lëviz nga vendi saj kur tendini quadriceps griset. Kjo është shpesh shumë e qartë në një pamje "anash" X-ray e gjurit. Këputja e plotë shpesh mund të identifikohet me vetëm këtë radiografi.

MRI. Kjo krijon imazhet më të mira të indeve të buta si tendini quadriceps.MRI mund të tregojë sasinë e fibrave tendinoze të këputura dhe vendndodhjen e tyre. Ndonjëherë, një MRI është e nevojshme për të përjashtuar nga një lëndim tjetër që ka simptoma të ngjashme.


X-ray që tregon pozicionin normal të kupës gjurit.

Kupa e gjurit ka lëvizur nga vendi i saj normal për shkak të grisjes së tendinit quadriceps.

MRI NormaleMRI –Këputje e tendinit quadriceps
Trajtimi

Nëse ju jeni diagnostikuar me grisje të tendinit quadriceps, ju duhet të shkoni te një kirurg ortoped për trajtim.

Lloji i trajtimit do të varet nga disa gjëra:

  • Lloji dhe madhësia e grisjes që ju keni
  • Niveli i aktivitetit tuaj
  • Mosha juaj
Trajtimi jokirurgjikal

Grisjet e vogla dhe të pjesshme në përgjithësi i përgjigjen mire trajtimit jokirurgjikal.

Immobilizimi. Mjeku mund tju rekomandojë që të vendosni një Immobilizer apo Brace gjuri. Kjo do të mbajë gjurin tuaj të drejtë për të ndihmuar atë të shërohet. Ju do të duhet më shumë gjasa të përdorni paterica për tju ndihmuar të shmangnipeshimin e plotë të këmbës. Immobilizeri i gjurit apo Brace mbahet për 3 deri në 6 javë.

Terapia fizike. Pasi dhimbja dhe ënjtja të jenë stabilizuar , terapia fizike mund të fillohet. Ushtrime të veçanta mund të ruajnë fuqinë dhe shkallën e levizjes.

Ushtrimet do të shtohen gradualisht në programin tuaj. Ngritja e këmbës drejt dhe lart për të forcuar quadricepsin ështëushtrimi më i rëndësishëm i terapisë fizike. Duke përapruar në kohë, mjeku apo terapisti do të rrisë gradacionin e shkallës së lëvizjeve tek Brace. Kjo do t'ju lejojë të lëvizni më lirshëm me një gamë më të madhe levizjeje. Do tju jepen më shumë ushtrime forcimi ndërkohë që ju shëroheni.

Mjeku do të diskutojë me ju, kur është e sigurtë për t'u kthyer në aktivitete sportive.

Në varësi të moshës tuaj, aktivitetit, dhe nivelin të mëparshëm të funksionit, mjeku mund të rekomandojë kirurgji për grisje apo këputje të madhe apo të pjesshëme ose grisje të pjesshëme lidhur me degjenerim të tendinit.

Trajtimi Kirurgjikal

Shumica e njerëzve me tendin plotësisht të këputur kërkojnë kirurgji urgjente për të riparuar tendinin e këputur. Kirurgjia është gjithashtu një mundësi për pacientët me tendin pjesërisht të këputur të cilët gjithashtu kanë dobësim dhe degjenerimtë tendinit.

Riparimi kirurgjikal rikap tendinin e këputur në krye të kupës gjurit. Pacientët të cilët kërkojnë kirurgji bëjnë mirë në qoftë se riparimin e kryejnë në fillim pas lëndimit, pra në faze e hershme. Riparimi i hershëm mund të parandalojë tendinin nga fibrotizimi apo shkurtimi.

Qëndrimi në spital. Shumica e pacientëve do të qëndrojnë në spital të paktën një natë pas këtij operacioni.

Operacioni mund të kryhet me anestezion regjional (spinal) ose me një anestezion të përgjithshëm (tub frymëmarrje). Nuk mund të bëhet nën anestezi locale.

Procedura. Për të ribashkuar apo rikapur tendinin penjët (suturat) aplikohen tek tendini dhe më pas futen përmes disa vrimave që shpohen në kupën e gjurit. Penjtë shtrëngohen apo lidhen fort në fund të kupës gjurit, me tensionimin e duhur.

Teknikë e re. Një zhvillim i kohëve të fundit në riparimin e tendinitquadriceps që është përdorimi i penjëve ankoruese (suture anchors). Kirurgët përdorin suture anchors për të qepur tendinin nëkrye të kupës gjurit. Duke përdorur këto suture anchors, do të thotë se nuk nevojiten të hapen vrima në kupën e gjurit. Kjo është një teknikë e re, kështu që të dhënat studimore ende nuk ka përfundime rreth efektivitetit të saj. Shumica e ortopedëve po aplikojne teknikën klasike për riparimin e tendinit quadricep pra riparimin e drejtpërdrejtë --qepje me vrima duke shpuar kupën e gjurit.

Komplikimet. Ndërlikimet më të shpeshta të riparimit tendinit quadriceps përfshijnë dobësim dhe humbje të levizjes. Përveç kësaj, pozicioni i kupës gjurit mund të jetë ndryshe pas operacionit.

Ashtu si në çdo operacion, komplikime të tjera të mundshme përfshijnë, infeksion të plagës, shërim i ngadaltë , mpiksje gjaku, ose komplikimet e anestezisë.

Rehabilitimi. Pas operacionit do keni nevojë për menaxhim të dhimbjes, duke përfshirë akull dhe medikamente. Rreth 2 javë pas operacionit, qepjet e lëkurës do të hiqen.

Do të jetë e nevojshme vendosja e një immobilizeri në gju apo gipsi circular të gjatë. Ju mund të peshoni këmbën me ndihmën e patericave. Me kalimin e kohës, mjeku do të rrisë gradën e brac-it. Kjo do t'ju lejojë të lëvizin më lirshëm me një gamë më të madhe levizjeje. Ushtrime forcimi do të shtohet në planin tuaj të rehabilitimit.

Afati kohor i saktë për terapi fizike dhe llojin e ushtrimeve të përshkruara do të individualizohen për ju. Plani juaj rehabilitimit do të bazohet në llojin e grisjes së tendinit që ju keni, riparimin kirurgjikale, gjendja shëndetësore dhe nevojat tuaja.

Shërimi i plotë merr të paktën 4 muaj. Shumica e pacientëve janë shëruar përreth 6 muaj. Shumë pacientë kanë raportuar se atyre ju është dashur 12 muaj për të arritur të gjitha qëllimet e tyre.

Prespektiva

Shumica e njerëzve janë në gjendje të kthehen në profesionet e tyre të mëparshme. Pak më shumë se gjysma e njerëzve kanë dobësim të kofshës dhe dhimbje të lehta nëvendin e tendinit. Pacientët të cilët kërkojnë kirurgji është më mirë në qoftë se riparimi kryhet herët pas lëndimit.

Nëse ju jeni një sprtist kompetitiv, kirurgu do tju testojë fuqinë—forcën e këmbës para se të riktheheni në aktivitete sportive. Kirurgu do të krahasojnë fuqinë e–kofshës-këmbës duke përdorur disa testime funksionale në gju.Qëllimi është që forca të jetë të paktën 85-90% e anës pa dëmtim. Përveç forces së këmbës, kirurg do të vlerësojë balancën e këmbës dhe në qoftë se ju keni patur ndonjë ënjtje.

Kthimi juaj në statusin sportist konkurrues do të trajtohen me shumë kujdes me ju nga kirurgu juaj.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 589 herë.
loading...
Aloka A10
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten