Dërguar nga:

Leukemia (Pjesa e katërt)

Control vs Cure (kontroll i sëmundjes apo shërim)

Mbijetesa e çdo pacienti me patologji malinje hematologjike përcaktohet nga mosha, statusi i performancës, stadi i sëmundjes. Për rrjedhojë terapia përcaktohet nga këto faktorë. Për shumicën e pacientëve synohet nga mjekimi, një qëllim uniform; arritja dhe mbajtja e Remisionit Komplet (RK). RK është tregues i zvogëlimit sa më të thellë të masës tumorale në organizëm, por masë tumorale mbetet (MRD). Por duhet theksuar se kjo nuk është një RK i vërtetë, sepse shumica e pacientëve do të bëjnë relaps me kalimin e kohës. E vetmja mundësi deri tani për eleminimin e plotë të masës tumorale, pra për shërimin e plotë të sëmundjes është Transplanti i sukseshëm Allogjenik i PKK (për një numër të sëmurësh).

Vetëm arritja e RK dhe mbajtjen e tij, si qëllimi më i rëndësishëm i mjekimit të sëmundjeve hematologjike, arrihet të kontrollohet sëmundja dhe komplikacionet e shumta të saj.

Kimioterapia
  1. Induksioni (kimioterapi me intensitet të lartë) synon një shkatërim të shpejtë të qelizave leuçemike të matshme dhe të zvogëlojë kufijtë e sëmundjes minimale mbetëse (MRD), pra tenton të arrijë pakësimin sa më të madh të mundshëm të numërit total të qelizave leuçemike në organizëm (zvogëlimi i masës tumorale). Protokollet e mjekimit janë të ndryshme, klinika të ndryshme preferojnë skema të ndryshme mjekimi, por për adultët akoma nuk ka një protokoll “state of art” si për moshën pediatrike.

    Periudha e “Aplazisë Terapeutike”. Frenim i plotë i Palcës së Kuqe të Kockave me pasojë anemi, neutropeni, trombocitopeni e thellë me pasojat përkatëse. Kujdes sëmundshmëri dhe mortaliteti i lartë e lidhur në mënyrë të kundërt me moshën.

    Qëllimi i mjekimit në LA është arritja e Remisionit Komplet – RK = shërim klinik, në mielogramë > 50 % celularitet, me praninë e maturimit të tre linjave dhe blaste < 5 % (< 109qeliza), gjaku periferik normal; pa qeliza leuçemike, me neutrofile > 500 mm3 dhe trombocite > 100.000 mm3, pa prekje ekstramedulare, që sigurohet nga shkatërrimi i qelizave tumorale dhe normale në ndarje, por jo qelizat që janë në G0 (si Normal Hematopoietic Cells dhe Leukemic Stem Cells).

    Nëse do të sigurohet ripopullimi i PKK nga qelizat burimore normale hematopoietike normale do të arrihet RK, nëse jo Remision Parcial apo dështim. RK nuk është një shërim biologjik, sepse qeliza tumorale ngelin në PKK dhe në gjakun periferik, (që nuk dallohen në ekzaminimin citollogjik me MO), por dallohen me ME, imunofenotip, ekzaminime citogjenetike dhe molekulare. Këto qeliza përbëjnë “Sëmundjen Minimale Mbetëse” ose MRD. Për ta minimizuar do të vazhdohet mjekimi post-remision. Kimiopreparatet të cilat nuk shkaktojnë pakësim të qelizave tumorale më pak se 109 (pra të arrijnë të shkaktojnë MRD) rrjedhimisht nuk japin RK.

  2. Post – Remision Komplet Terapia. Për LAL postremision terapia në RK konsiston në përdorimin e KT për një kohë të shkurtër, me intensitet relativ e ndjekur nga terapia mbajtëse – terapi për kohë të gjatë me doza të vogla, BMT (Transplanti i Palcës së Kuqe të Kockave). Të gjitha RK do të dështojnë pa post-remision terapi.

    a) Intensifikimi ka si qëllim të zvogëlojë më tej MRD. Mund të përdoren të njëjtat kimiopreparate me dozë të lartë si në Induksion ose doza të larta të kimiopreparateve të tjera për një kohë më të shkurtër. Kur përdoren të njëjtat kimiopreparate flitet për konsolidim ose reinduksion.

    b) Continuation (terapia mbajtëse ose vazhdimi i terapisë). Dozë e vogël për një kohë relativisht të gjatë e kimiopreparateve. Ka si qëllim të mbajë MRD në kufijtë më të ulët, pra të mbajë një numër sa më të vogël të qelizave leuçemike mbetëse. 3 vjet për fëmijët meshkuj, 2 vjet për vajzat dhe adultët.

    c) Eleminimi i sëmundjes mbetëse, pra shërimi në nivel molekular dhe shërim i plotë i sëmundjes arrihet me anë të Allo-BMT (që mund të përdoret si konsolidim + Auto-BMT apo në rast dështimi). Kujdes efektet anësore, kosto, relapse. Allo – BMT ka një incidencë të relapseve më të ulët, por si allo-BMT dhe auto-BMT si terapi postremisioni nuk ofron avantazhe në mbijetesë në krahasim me terapinë intensive, me përjashtim tek pacientët me LAL Ph1 –pozitive. Përdorimi i allo BMT si terapi primare post remision është e kufizuar për vështirësinë e gjetjes së dhuruesve të përputhshëm HLA dhe vdekshëmërisë së rritur tek pacientët e dekadës 5-6 (që arrin deri 20% to 40%).

    d) Për LLA bëhet profilaksi e meningeve me kimiopreparate i/tekale, MTX me dozë të lartë, radioterapi. Në raste se preken testet bëhet radioterapi.

    e) LAM3 (promielocitare) trajtohet me Acidin Transretinoik (Vesanoidi, ATRA) + Antraciklina fillimi i mjekimit dhe mjekimi konsolidues pasi arrihet Remisioni me MTX, 6-MP, ATRA. Pothuajse të gjithë pacientët do të bëjnë relaps pa terapinë e konsolidimit.

    f) Moshat e vjetra, regjime me monoterapi dhe dozë të vogël (low doses). Mundësia e marrjes së remisionit më e vogël dhe nëse arrihet më e shkurtër.



Shërimi është një qëllim i arritshëm në LAL, ≥ 94% pacientëve pediatrik kanë DFS (continuous disease-free survival) për 5 vjet dhe quhen të shëruar, ndërsa 30–40% e adultëve kanë continuous disease-free survival për 5 vjet.

Në LAM, 60-70 % e pacientëve arrijnë RK me Terapinë e Induksionit. 20-45 % e atyre që arrijnë RK mund të jetojnë mbi 3 vjet (quhen të shëruar). Duhet theksuar se studimet klinike në shumicën e rasteve përfshijnë pacientë të rinjë që tolerojnë terapi aggressive. Shkalla e përgjithsme e shërimit për LAM (duke përfshirë dhe pacientët e vjetër dhe ata që nuk tolerojnë terapi aggressive) është më e ulët. Shkalla e shërimit për LAM3 arrin deri 98 %. Shkalla e remisionit dhe kohëzgjatja e tij tek LAM e adultëve është e kundërt me moshën. LAM sekondare (post MDS, post AA, PNH, trajtime të mëparshme KT/RT) mundësia e marrjes dhe zgjatja e remisionit janë më të vogla se në LA de novo.

Në 25-30 % të LAL tek adultët dhe 2-10 % të rasteve pediatrike dhe rallë (1-2 %) të LAM është e pranishme një çrregullim citogjenetik që është citogjenetikisht i padallueshëm nga Kromozomi Philadelphia të LMC, por i dallueshëm nga ana molekulare. LA aggressive. Trajtimi me Glivec, Dasatinib.

Në rastet e dështimeve, relapseve, mund të aplikohet BMT nëse nuk është bërë më parë. Po tentohet imunoterapia. Në pamundësi, mjekim paliativ dhe simptomatik.

Trajtimi aktualisht empirik. Përdoren kimiopreparate sistemike që eleminojnë çdo qëlizë që është në shumëzim të shpejtë (duke përfshirë qelizat tumorale, qelizat normale hematopoietike të ngelura, qelizat epiteliale të lëkurës dhe mukozave, spermatogjenezën tek meshkujt). Ideale është të dëmtosh qelizat tumorale dhe sa më pak (ose aspak) ato normale. E ardhmja e diagnozës së Leukemive Akute nuk do të jetë më diagnozë vetëm klinike dhe morfologjike, do të jetë diagnozë molekulare dhe terapi e personalizuar, target terapi (eleminimi i Leukemic Stem Cells me anë të target terapi).

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 281 herë
Komente nga lexuesit

Jam Profesor ne veterinari dhe ne nje komunikim me Dr. Sotiraqin nepermjet telefonit me qetsoi shume per vellain qe e kam ketu ne Itali me limfocite te larta.
Flm Doktor

Dërguar nga Gani MOKA, më 01 Tetor 2019 në 05:54

Dhe une ju pershendes profesor.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 06 Tetor 2019 në 11:55

Pershendetje.. kam simptoma te anemise.. rrahje te shpeshta te zemres lodhje . Ka raste mezi mbushem me fryme.. kam bere analizat e tiroides me kan dal nrm dhe ekoja e zemres mir..analizat e gjakut jan shum mir pasi nuk kam hemogrobinen e ulet por brenda normes.. un e di qe mund te jem pak anemike por cfare analizat tjera duhet te bej qe tma tregoje tamam ca lloj anemie kam? Flm

Dërguar nga Ela, më 07 Dhjetor 2019 në 09:06

Pershendetje Ela, anemia eshte nje nga shkaqet e mbajtjes se frymes, me teper kur je ne levizje. Por jo cdo lloj anemie dhe cdo vlere e saj jep mbajtje te frymes. Ju do te beni gjak komplet, ferritinemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 07 Dhjetor 2019 në 12:12

Flm per prgj tuaj.. kam bere analizen e ferritines dhe eshte brenda normes.. a duhet te shqetesohem per ndonje analize tjeter cfare mangesie kam?

Dërguar nga Ela, më 11 Dhjetor 2019 në 12:27

Pershendetje Ela, vlera minimale e ferritinemia tek femrat eshte 20 ng/ml dhe vlera optimale rreth 60 ng/ml.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 12 Dhjetor 2019 në 13:49

Pershendetje Doktor
Kam ber analizen e hekurit dhe ferretines por desha nje pergjigjie
nga ju pasi hekuri me ka dal 8.8 umol/L kurse ferretina 502 ng/ml
Ju falemderit

Dërguar nga Ari, më 18 Shkurt 2020 në 13:47

Pershendetje Ari, ka rritje te lehte te ferritinemia. Shikohen shkaqet nga mund te vije, vete si vlere nuk mjekohet.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 19 Shkurt 2020 në 03:49

Pershendetje Doktor
Kam ber analizen e hekurit dhe ferretines por desha nje pergjigjie
nga ju pasi hekuri me ka dal 8.8 umol/L kurse ferretina 502 ng/ml
Ju falemderit

Dërguar nga Ari, më 18 Shkurt 2020 në 13:50

Pershendetje Ari, ka rritje te lehte te ferritinemia. Shikohen shkaqet nga mund te vije, vete si vlere nuk mjekohet.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 19 Shkurt 2020 në 03:49

Pershendetje doktor,a mundesi te me sqaroni si eshte e mundur koeficienti hemoglobines te jetë 12.5 g/dl dmth ne vlerat normale et ferritina 7mcg/l nen vlerat e normales?Tani pytja eshte jam anemike apo jo?Duhet mare komplemente hekuri?

Dërguar nga Lule, më 10 Korrik 2020 në 13:44

Pershendetje Lule, shumica e pacienteve kane vetem mungese te hekurit, pra ferritinemia e ulur dhe hemoglobine normale. Nje pjese e tyre mund te kene dhe Anemia nga Mungesa e Hekurit, pra anemia eshte pasoje e mungeses se hekurit. Nga emri kuptohet: Anemia se Mungon Hekuri. Ne fillim instalohet mungesa e hekurit, me pas mundet dhe anemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 11 Korrik 2020 në 12:13

Pershendetje doktor,a mundesi te me sqaroni si eshte e mundur koeficienti hemoglobines te jetë 12.5 g/dl dmth ne vlerat normale et ferritina 7mcg/l nen vlerat e normales?Tani pytja eshte jam anemike apo jo?Duhet mare komplemente hekuri?

Dërguar nga Lule, më 10 Korrik 2020 në 13:44

Pershendetje Lule, shumica e pacienteve kane vetem mungese te hekurit, pra ferritinemia e ulur dhe hemoglobine normale. Nje pjese e tyre mund te kene dhe Anemia nga Mungesa e Hekurit, pra anemia eshte pasoje e mungeses se hekurit. Nga emri kuptohet: Anemia se Mungon Hekuri. Ne fillim instalohet mungesa e hekurit, me pas mundet dhe anemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 11 Korrik 2020 në 12:13

Pershendetje doktor
Kam bere analize ferritine dhe me ka dale me vlerat 3.63
Theksoj se kam anemi te vazhdueshme qe e kuroj shpesh nder vite

Dërguar nga Rovena , më 10 Janar 2023 në 14:07

Pershendetje Rovena, ju keni me kete analize, mungese te hekurit. Per te vleresuar nese ke dhe anemi, duhet vlera e hemoglobines (< 12 gr/dl, tek femrat = anemi). Mungesa e Hekurit dhe Anemia nga mungesa e Hekurit, jane problem tipik i femrave dhe lidhet me sasine dhe shpeshtesine e gjakut te humbur me ciklin menstrual. Duhet te theksohet, qe nese nuk merrni mjekimin e duhur, kohen e duhur te mjekimit, dozen e duhur, nuk mund ta korrigjosh deficitin e hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 11 Janar 2023 në 02:54

Pershendetje prof uroj te jeni mire!
brenda 6-7 muajve kam perseritur pasqzren e gjakut4-5 here dhe me kane dale numri i leukociteve me vlere te ritur 12-13 dhe i limfociteve(konc) gjithashtu 7-8,ndersa neutrofilet 3,98.
Ne perqindje
NEUTR. -32.60(55-70)
LIMF--61.2(20-40)
MON. 5 (2-8)
EOZIN. 0.7 (1-4)
BAZOF. 0.5 (5-10)
Kjo ne diferencale (XN-1000)

ndersa ne fushe periferike te diferncuar nen mikroskop me numer te diferencuar leukocitesh -100 qeliza.
rezultatet jane
neutrofilet-o.33 (55-70)
limfocitet 0.60 (20-40)
monocitet 0.07 (0.02-0.08)

NDERSA NE ANALIZAT E PLOTA TE ZGJERUARA BIOKIMIKE ME DEL PROBLEM TUMORMARKERI 72.4-- VLERA 20.77 (6-9.9), RF-35 (<13) si dhe acidinfolik dhe vit B12 ritur.
te gjitha parametrat e tjere ne regull jane CRP (nen 1),sedimenti (2) hemoglobina 15.6, eritrocitet 5.4, hematokriti 45,5,(pra ne parametra te regullta.
j
Ju lutem per nje keshille, ju faleminderit

Dërguar nga Besim, më 13 Shkurt 2023 në 19:41

Pershendetje Besim, kur i shkruani specialistit, mos shkruani referenca, se bejne te veshtire leximin. Ne i dime referencat vete. Nese leukocitet jane 12-13,000 mm3 dhe Limfocitet 61 % e tyre dhe ne vlere absolute jane mbi 5,000 mm3, duhet te paraqiteni tek mjeku hematolog.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 14 Shkurt 2023 në 07:31
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten