Sante Plus Tirana
Dërguar nga:

A mund të jetë ozoni elixir i jetës?

Në pikturën "Burimi i Rinisë" (1546, State Museums Berlin), Lucas Cranach ka pikturuar peisazhin e famshëm, ku njerëz të moshuar dhe të gjymtuar, pasi arrinin në një oaz, laheshin dhe notonin në ujin magjik, i cili bënte që ata të kalonin në anën tjetër të rinj, të përtërirë dhe të gatshëm për të filluar një jetë të re.

Ëndrra e lashtë e kapër-cimit të procesit të plakjes dhe zgjatjes së jetës është në ditët tona më aktuale se kurrë sepse njerëzit e pasur me besim tek fuqia e parasë së tyre, shpresojnë të blejnë kohë shtesë për jetën e tyre në tokë. Tashmë dihet që jetëgjatësia në Europë është rritur në 78 vjec (nga 47 që ishte një shekull më parë).

Vaksinat, antibiotikët, ilacet kundër atherosclerozës, vitaminat, dietat me pak kalori dhe shumë antioxidantë, ushtri-met fizike të moderuara, evitimi i duhanit dhe alkoolit kanë qënë faktorët kryesorë për zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilësisë së saj.

Fig. Piktura e famshme e Lucas Cranach “The Fountain of Youth (1546).

Tashmë janë shtuar njohuritë rreth procesit të plakjes dhe ne dimë që stresi oksidativ kronik, formimi i substancave fundore të glykolizimit të avancuar, shkurtimi i telomerëve, ekspozimi kronik ndaj ndotësve, jeta me strese, pakësimi fiziologjik i hormoneve qarkulluese dhe imunitetit janë faktorë që e shkurtojnë jetën.

Gjatë tre dekadave të fundit ka fituar terren teoria hormonale e procesit të plakjes dhe kjo ka bërë që të propozohen dhe testohen disa hormone si: estrogeni (parandalon osteoporozën, përmirëson memorjen dhe raportin HDL/LDL tek gratë), testosteroni (shton energjinë dhe dëshirën seksuale tek meshkujt), hormini i rritjes, melatonina dhe dehydroepiandrosteroni (përmirëson aktivitetin mendor).

Pavarsisht këtyre rezultateve, përmirësimi i cilësisë së jetës nuk është një gjetje e qëndrueshme. Vec kësaj shumë pyetje duan përgjigje. Kryesore është se terapia e zgjatur hormonale shoqërohet me efekte anësore serioze. Problem tjetër është se shumë klinicistë përshkruajnë në recetat e tyre vetëm një hormon duke prishur kështu ekuilibrin fiziologjik të organizmit. Pa minimizuar rëndësinë e kësaj përqasjeje, mund të konkludojmë se ende nuk është arritur një terapi ekzogene optimale e ekuilibruar dhe e individualizuar.

Në literaturën e ozon-terapisë është raportuar se shumica e pacientëve kanë një ndjesi euforie dhe mirëqënieje pas ozon-terapisë psh. rreth 50% e pacientëve të trajtuar me autohemoterapi madhore (AHTma) për probleme të syve (ARMD) kanë raportuar edhe përmirësim të performancës dhe dëshirës seksuale. A është thjesht nga besimi tek ky lloj trajtimi (efekti placebo) apo gjenerohen mesenxherë që modifikojnë sekretimin dhe lirimin e disa hormoneve?

Përsa i përket efektit analgjezik të ozonit sistemik. A është nga clirimi i cortisolit apo nga shtimi i efektit të disa neurotransmetuesve endogenë (serotoninë, dopaminë), i ngjashëm me efektet e endorfinave pas ushtrimeve fizike intensive.

Sot është provuar forcimi i sistemit antioksidant me ozon-terapi. është eksituese mundësia që me dy cikle ozon-terapie sistemike (AHTma, FO, RI) në vit mund të vonohet plakja. Ciklet e trajtimit përbëhen nga 8-10 seanca dhe aplikohen në pranverë dhe në vjeshtë. Pacientët që bëjnë insuflime rectale të ozonit raportojnë një ndjesi euforie dhe rritje të qëndrueshmërisë. është i njohur fakti që zorra ka një sistem nervor të gjerë (truri ynë i dytë!) që cliron serotoninë dhe ndoshta insuflimi rektal i ozonit e shton clirimin e saj (Prof.V.Bocci).

Plakja është një proces multifaktorial dhe për pasojë administrimi i një hormoni të vetëm nuk është i dobishëm për një kohë të gjatë. Jeta e gjatë, ose më saktë “jeta e gjatë pa paaftësi dhe varësi funksionale” sic shkruan Hayflick (2000), mund të arrihet në mënyrë racionale me ozon-terapi.

Si konkluzion: gjatë tre dekadave të fundit, shoqëria e pasur ka tentuar cmendurisht të mbetet e bukur dhe e shëndetshme për një kohë sa më të gjatë. Interesante është se në disa fshatra të vendosur në zona rurale të globit, janë përshkruar nga literatura mjekësore klone të tëra qindravjecarësh (Mecocci et al., 2000). Së pari këta njerëz duhet të falenderojnë genet e tyre dhe pastaj sigurisht jetën pa strese dhe me dietë mesatare. është treguar më së miri se minjtë e mbajtur në ushqim me pak kalori rrojnë më gjatë se ato që ushqehen pa kufizim. Yu (1996) ka theksuar ndikimin e kufizimit të ushqimit në reduktimin e stresit oksidativ dhe zgjatjen e jetës. Përvec geneve, të cilat për momentin zor se modifikohen ose zëvendësohen, ne mund të provojmë ta zgjasim jetën me një dietë mesatare të mirë-balancuar, ushtrime fizike të përditshme, stil jetese korrekt, antioksidantë suplementarë (jo të tepruar) dhe, kur është e domosdoshme ilace për ruajtjen e eficiencës së sistemit kardiovaskular. Parandalimi është celësi i suksesit. Administrimi ekzogen i hormoneve mundet sigurisht të japë një periudhë iluzore rinimi, por në terma afatgjatë mund të ketë efekt boomerang. Për njerëzit që i kushtojnë rëndësi të madhe rregullave të parandalimit, ozon-terapia është e dobishme sepse siguron një sërë kërkesash bazë për mbajtjen e funksioneve fiziologjike aktive ose të revitalizuara. Ajo është e aftë:

  • të forcojë sistemin antioksidant,
  • të përmirësojë funksionet e qelizave –T,
  • të riparojë sistemin e enzimave,
  • të sigurojë një clirim të qëndrueshëm dhe të balancuar të hormoneve dhe neuro-transmetuesve, me benefitet e energjisë së shtuar, përmirësimit të sjelljes dhe memorjes, parandalimit të kancerit dhe atherosclerozës, dhe ruajtjen e aktivitetit seksual.

Me të gjitha këto mund të themi se ozoni përfaqëson "burimin e rinisë" së përhershme.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 694 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sante Plus Tirana
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten