Dërguar nga:

Ozoni në kosmetologji (Pjesa e dytë)

Indi dhjamor luan funksionin e një depo energjitike në organizëm. Cdo qelizë dhjamore rrethohet nga një rrjet kapilar, kështu që është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdushëm me gjakun. Në kushte normale adipocitet marrin nëpërmjet gjakut oksigjenin dhe lëndët ushqyese dhe lëshojnë në të produktet e katabolizmit.

Një crregullim i këtij mekanizmi con në zhvillim të hipoksisë lokale, toksikozës, acido- zës dhe së fundi të celulitit. Në kushtet e hipoksisë në ambient acidik rritet indi lidhor që rrethon qelizat dhjamore dhe formon nyjet e vogla të celulitit (micronodulat). Qelizat dhja-more degjenerojnë, bëhen grupe dhe formojnë në indin lidhor konglomerate të mëdha (macronodulat) që bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe limfës dhe kjo con në kalcifikim të qelizave dhjamore.

Celuliti karakterizohet nga zhvillimi i mikro-angiopative dhe crregulli-meve të strukturave limfatike. Në stadet fillestare efekti kozmetik i lëkurës shfaqet në formën e së ashtuquajturës "lëkurë portokalli". Me progresimin e mëtejshëm ajo transformohet në "vile rrushi".

Kështu që mekanizmi kryesor i zhvillimit të celulitit është crregullimi i mikro-qarkullimit që con në edemë, e cila nga ana e saj agravon hemodinamikën dhe kështu mbyllet circulus vitiosus.

Trajtimi i celulitit.

Deri para pak kohësh nuk ka patur shumë metoda për trajtimin e këtij problemi kozmetik. Masazhi anticelulit sjell një përmirësim të lehtë të përkohshëm. Dieta me pak kalori duket totalisht joefektive, bile edhe një rënie e madhe në peshë nuk e pakëson dhjamin nga zonat problematike.

Programi i terapisë së celulitit kombinon ozon-terapinë lokale (injeksionet subkutane të ozonit, masazhi, lyerja me vaj ulliri të ozonuar) me ozone-terapinë sistemike (fiziologjiku i ozonuar, insuflimi rectal, autohemoterapia madhore); ai jep rezultate të dukshme dhe të qëndrushme.

Ozoni subkutan:

  1. përmirëson mikroqarkullimin në lëkurë dhe indin dhjamor subkutan;
  2. nxit transformimin e yndyrnave të qëndrushme në yndyrna më pak të qëndrushme, duke lehtësuar kështu djegien e tyre.
  3. falë vetive fibrinolytike kontribuon në zbërthimin e membranave fibroze që rrethojnë qelizat dhjamore
  4. aktivizon reaksionet oksigjen-dependente dhe cliron oksigjenin drejt indeve përreth.

Ozoni sistemik:

  1. rivendos mjedisin hormonal
  2. rregullon metabolizmin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve
  3. largon shpejt pasojat e stresit dhe lodhjes kronike
  4. balancon proceset e eksitimit dhe frenimit të sistemit nervor
  5. rrit furnizimin me oksigjen të të gjithë organizmit.
  6. lehtëson eliminimin e shpejtë të yndyrnave nga stomaku, vecanërisht nga pjesa e poshtme e tij. Kjo nuk mund të arrihet përmes metodave tradicionale të korrigjimit, dietës apo dobësimit të përgjithshëm.

Më racionale do ishte që trajtimi i celulitit të fillojë në stadet e hershme kur ai është vetëm një problem estetik. Në këtë rast ozoni mund të përdoret si monoterapi dhe duhen vetëm disa procedura në formën e injeksioneve subkutane për të arritur një efekt të mirë kozmetik. Variantet e trajtimit duhen përcaktuar individualisht në varësi të stadit dhe formës së celulitit, madhësisë së sipërfaqes së prekur, moshës, patologjisë shoqëruese, vecorive individuale të organizmit (ndjeshmëria ndaj dhimbjes etj.)

Kursi i zakonshëm i trajtimit:

Përmbledh 10-20 seanca me frekuencë 1-3 herë në javë.
Rezultatet pozitive të trajtimit duken pas 3-5 seancash:

  • lehtësim në anësitë e poshtme
  • pakësim i edemës dhe pastozitetit
  • reduktim ose zhdukje komplete e "lëkurës së portokallit"
  • ulje e volumit të indit subkutan.
  • lëkura nuk varet (sic ndodh pas dobësimit të zakonshëm), përkundrazi ajo bëhet më elastike.
  • normalizim i strukturës së indit lidhor si pasojë e efektit fibrinolitik të ozonit.
  • pakësim i nivelit të adipociteve hypertrofike në indin subkutan.

Nëpërmjet ozon-terapisë arrihet një ulje e shpejtë e shtresave dhjamore, indet dhjamore bëhen më të trasha dhe kompakte. Rezultate të mira gjithashtu mund të arrihen në formi-min e kontureve të trupit (modelimi jo-kirurgjikal i formës, liposuction jo-kirurgjikal): korri-gjim i dopiomjekrës, fytyrës ovale, formave të cicave, të kofshëve dhe vitheve.

Si rregull, celuliti nuk është një patologji e pavarur, por manifeston intoksikim të organi-zmit në sfondin e sëmundjes bazë. Kështu që pa hequr shkakun, është e pamundur të kurohet pasoja. Ozoni me anë të një efekti kompleks vepron në nivelin molekular, celular, sistemik dhe trajton si sëmundjen bazë ashtu dhe pasojën e saj dmth. celulitin.

A) në fillim B) pas 8 seancash C) pas 15 seancash

T1-weighted axial MRI tek një paciente 26 vjec me celulit tregon uljen e shtresës dhjamore subkutane (Garofalo et al .,2002)

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 141 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten