Dërguar nga:

Anemia, besimet e rreme që na kushtojnë shëndetin. (Pjesa e parë)

Çfarë është Anemia?

Anemia është sëmundja më e shpeshtë hematologjike. Tradicionalisht vlera klinike e anemisë është nënvlerësuar (nuk ka dhimbje, por lodhjen si simptomin kryesor që nuk është shumë specifike dhe e mprehtë si dhimbja). Në praktikën tonë mjekësore anemia keqvlerësohet, keqdiagnostikohet, keqmjekohet.

Zbulimi i shkakut të anemisë, është më i rëndësishëm se dhe vetë mjekimi i anemisë (shkaku i anemisë mund të jetë një sëmundje malinje). Po kështu mostrajtimi i anemisë ka pasoja në kostot e kujdesit shëndetësor dhe ulje të produktivitetit në punë. Pra, anemia duhet vlerësuar dhe trajtuar siç duhet nga mjekët, nëse nuk munden dërgoje tek hematologu.

Megjithëse nga ana fispatologjike, anemia përkufizohet si pakësim i masës totale të eritrociteve në qarkullim, ajo nga ana funksionale përkufizohet si pakësim i kapacitetit transportues të gjakut për oksigjenin me pasojë hipoksinë indore. Funksioni i parë i gjakut, identifikimi i tij, është transporti i oksigjenit.

Të gjitha qelizat varen nga oksigjeni për të jetuar, shkallë të ndryshme të anemisë do të kenë shkallë të ndryshme hipo-oksigjenimi qelizor dhe pasojash klinike dhe kjo do të përcaktohet nga shpejtësia e instalimit të anemisë, grada e saj, mosha e pacientit dhe kurba e disocimit të hemoglobinës nga oksigjeni, siç do të shohim më poshtë.

Termi "anemi" i përdorur në mjekësinë klinike i referohet reduktimit poshtë vlerave normale të pranuara të hemoglobinës (sipas moshës dhe seksit të personit) me ose pa ulje të numrit absolut të eritrociteve. Pakësimi i hemoglobinës çon në shfaqjen e simptomave dhe shenjave të anemisë.

Në praktikën e përditshme për vlerësimin e anemisë krahas përqëndrimit të hemoglobinës, përdoren dhe Numri i Eritrociteve (RBC) dhe Vlera e Hematokritit (Hct). Hematokriti vlerëson raportin e eritrociteve, në krahasim me plazmën (mjedisin e lëngshëm ku ato ndodhen).

Kështu që kur vlerësojmë aneminë, duhet të vlerësohet dhe volumi plazmatik, nëse është i rritur me pasojë hollimin e elementeve të figuruar të gjakut apo është i pakësuar me pasojë një rritje jo reale e numrit të elementeve të figuruara të gjakut. Në këto raste vlerësimi duhet bërë pas korrigjimit të volumit plazmatik. Në vlerat normale të të tre parametrave ndikojnë një sërë faktorësh të rëndësishëm, si: seksi, mosha, raca, lartësia e vendit ku jetojnë.

Diametri i eritrociteve është 6-8 mm (mesatarisht 7.5 mm). Eritrocitet me përmasa normale quhen normocite, eritrocitet me përmasa < 6 mikrometër quhen mikrocite (qeliza të vogla), eritrocitet me përmasa > 9 mikrometër quhen makrocitete (të mëdha), eritrocitet me përmasa > 12 mikrometër quhen megalocite (shumë të mëdha).

Përsa i përket ngjyrës, eritrocitet janë normokrome (ngjyrë normale), hipokrome (me pakësim të ngjyrës), por jo hiperkrome përderisa një eritrocit normokrom do të thotë se ai është i mbushur në kapacitetin maksimal të tij për madhësinë që ka.

Për shkak të numrit të madh të eritrociteve që prodhohen çdo ditë nga PKK, kërkohen shumë pararendës për prodhimin e qelizave të reja dhe të sasive të mëdha të hemoglobinës. Këto substanca janë:

  1. Metalet: hekur, manganez dhe kobalt.
  2. Vitamina: Vitamina B12, Acidi Folik, Vitamina B6, Vitamina C, Vitamina B1, Vitamina B2, Vitamina E.
  3. Aminoacidet.
  4. Substanca rregullatore: Eritropoetina, faktorët e rritjes, androgjenët, glukokortikoidët, Tiroksina.

Disa të dhëna për serinë e kuqe tek adultët (Seria Eritrocitare)

  1. Hemoglobina (gr/dl): 13.0-17.5 (meshkuj) dhe 12-15.5 (femra)
  2. Numri i eritrociteve (RBC, në milion/mm3): 4.5-6.5 (meshkuj) dhe 4-5.6 (femra)
  3. Hematokriti (Hct ose PCV në %): 42-52 (meshkuj) dhe 35-45 (femra)
  4. Retikulocitet, vlera normale është 0-20 ‰ ose 0-2 %
Rregulla e Treshit

Ka një lidhje midis numrit të eritrociteve, vlerave të hemoglobinës dhe hematokritit për eritrocite normokrome, normocitare. Të tre këto vlera ndjekin rregullën e treshit:

  • Vlera e hemoglobinës është shumëzimi i numrit të parë të eritrociteve me 3.
  • Vlera e hematokritit është shumëzimi i vlerës së hemoglobinës me 3.

Shembull: Eritrocite 5,000,000 mm3 = 15 gr/dl hemoglobinë (5.0 x 3) = 45 % hematokriti (15 x 3).

Konstantet eritrocitare (të llogaritura ose të nxjerra nga analiza e gjakut periferik të bërë me aparat) MCV, MCH, MCHC u përshkruan për herë të parë nga Wintrobe në 1929 për të vlerësuar përmasat (MCV) dhe përmbajtjen e hemoglobinës (MCH, MCHC) tek eritrocitet. Në një analizë të gjakut periferik të bërë në aparatet automatike do të vlerësohen:

  1. Volumi Eritrocitar Mesatar (MCV) vlerëson përmasat e një eritrociti “mesatar” në analizën e marrë. Vlera normale 87 ± 7 fl. Në këto raste flasim për normocitozë, më pak mikrocitozë, më shumë makrocitozë dhe megalocitozë.
  2. Përmbajtja Eritrocitare Mesatare në Hb (MCH) vlerëson sasinë absolute të hemoglobinës për një eritrocit “mesatar”. Vlera normale 29 ± 2 picograms (pg) për eritrocit. Në këto raste flasim për normokromi dhe poshtë kësaj vlere për hipokromi.
  3. Koncentrimi Eritrocitar Mesatar në Hb (MCHC) vlerëson sasinë mesatare të hemoglobinës për qelizë. Ndryshe nga MCH, MCHC korrelon përmbajtjen e hemoglobinës me volumin e qelizës. Vlerat normale janë 34 ± 2 g/dl. Në këto raste flasim për normokromi dhe poshtë kësaj vlere për hipokromi.
  4. RDW (Red Cell Distribution Width) vlerëson anizocitozën eritrocitare, pra variacionin në përmasat e eritrociteve në popullatën në studim dhe shprehet në përqindje. Vlerat normale janë 13 ± 1.5%. RDW bëhet anormale (rritet) në aneminë ferriprive më shpejt se të gjithë parametrat e tjerë të qelizave të gjakut. Rritja e RDW sygjeron për deficit të hershëm nutricional, sidomos për hekurin. RDW e rritur është treguesi i parë i deficitit të hekurit.
  5. Indeksi i ngjyrimit (IN) – vlerëson shkallën e ngopjes të eritrociteve me hemoglobinë dhe llogaritet me anë të raportit midis vlerës së hemoglobinës / numrit të eritrociteve të shumëzuar me tre. Norma është 0.9-1.1 (normokromi) dhe më pak se 0.9 flasim për hipokromi.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 10588 herë.
Komente nga lexuesit

Flm per mundesine. persh dr Sotiraq, kam bere disa here qe ne dy shtatzanite anemi,situata me riperseritet. sot kam keto analiza hgb 11.7 gr %, mcv 66, mch 23.7 sideremi 49? ferritinemi 24.1. leukocite 4700, eritrocite 490000. çfare analizash te tjera dubet te bej dhe nderkohe cfare lloji ilaçi me sugjeroni ju lutem. Ne cilin vend adrese vizitoni ? ju flm nese do mund te kem vemendjen tuaj.A. Rada

Dërguar nga Aferdita Rada, më 16 Prill 2017 në 15:42

Znj. Aferdita pershendetje, ju keni Anemia Hipokrome Mikrocitare, me te zakonshmet Anemia nga Mungesa e Hekurit, Talasemia Minor, kombinimi i tyre. Ferritinemia 24.1 ng/ml konsiderohet teorikisht normale, por afer kufirit te poshtem te normes. Ju do te merrni per 1 muaj; Ironorm 3 x 1 tableta/dite dhe pas 1 muaji do te beni; gjak komplet + ferritinemia + Elektroforeza e Hemoglobines. Ju uroj gjithe te mirat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 17 Prill 2017 në 15:42

cfare problemi tregon niveli 52,3 i RDWs H

Dërguar nga Nevila, më 09 Dhjetor 2017 në 13:08

Pershendetje Nevila, pak e perdorim ne praktike. Eshte treguesi i pare i mungeses se hekurit. Do te beni Ferritinemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 11 Dhjetor 2017 në 13:08

Pershendetje! Kam bere analizat gjak komplet ku Hgb me ka dal 12.8 plus ferritinemi qe me ka dal 18.9 . Dhe po marr ironorm 3x1 . Jam ne rregull ?

Dërguar nga Bruna, më 24 Janar 2018 në 15:19

Pershendetje Bruna, ju keni vetem mungese te hekurit dhe mjekimin ne rregull e keni. Merreni per 2 muaj rresht dhe pas 2 muaj beni ferritinemia. Synimi eshte vlera retth 60 ng/ml.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 25 Janar 2018 në 15:19

Pershendetje doktor, Para 6 muajsh me kane dale analizat me HGB= 10.1 dhe ferritine 8.9. Kam perdorur per 3 muaj Heferol dhe 3 muaj te tjere kam qene pa mjekim. Ne analizat e fundit vlerat jane HGB = 12.1 dhe ferretinemia 13.2. Ju lutem mund te me thoni nese te vazhdoj te njejtin mjekim apo te ndryshoj ilac meqe s'ka patur shume rezultat? Ju falenderoj paraprakisht!

Dërguar nga Alda, më 13 Korrik 2018 në 03:48

Pershendetje Alda, aktualisht konsideroheni vetem me mungese te hekurit (pa anemia nga mungesa e hekurit). Zakonisht shkaku per defcitin e hekurit, eshte humbja e hekurit dhe tek femrat rolin kryesor e kane menstruacionet, prandaj dhe mundesia e perseritjes ekziston. Por nuk e di nese Heferolin e keni marre me 2 kapsula/dite (sa eshte doza mjekuese) dhe nese keni bre rikontrollin e ferritinemsie pas mjekimit 3 muajor ? Aktualisht do te vazhdoni 2 muaj mjekim: Heferoli 350 mg 2 x 1 kapsula/dite + Vitamina C 100 mg 2 x 1 tableta/dite dhe pas 2 muaj do te riperseritet Ferritinemia. Synimi eshte te pakten 20 ng/ml dhe vlera optimale rreth 60-75 ng/ml.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 13 Korrik 2018 në 03:48

Pershendetje doktor, I kam bere analizat vajzes, vjec 9,me rezultate GRA =1.7 LYM%=53.5 MON%=7.1 GRA%=39.4 RBC =4.85 HGB =8.4 HTC =28.0 MCV =57.7 MCH=17.3 MCHC=30.0 RDW=18.1. Ne analizat e urines ka dale me pak infeksion. Ju lutem nese mund te me sugjeroni dicka. Faleminderit.

Dërguar nga Alda, më 21 Gusht 2018 në 04:34

Pershendetje Alda, vajza ka anemi, probabilisht nga Deficiti i Hekurit. Si rregull behen Ferritinemia, Elektroforeza e Hemoglobines. Nese konfirmohet mungesa e hekurit do te mjekohet me preparate te hekurit, per te pakten 3 muaj rresht, me synimin e korrigjimit te anemise (hemoglobines) oer 1-1.5 muaj dhe 1.5-2 muaj me shume dhe korrigjimin e mungeses se hekurit (korrigjimi i ferritinemise).

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 22 Gusht 2018 në 04:34

Dërguar nga Alda, më 21 Gusht 2018 në 05:49

Pershendetje Alda, vajza ka anemi, probabilisht nga Deficiti i Hekurit. Si rregull behen Ferritinemia, Elektroforeza e Hemoglobines. Nese konfirmohet mungesa e hekurit do te mjekohet me preparate te hekurit, per te pakten 3 muaj rresht, me synimin e korrigjimit te anemise (hemoglobines) oer 1-1.5 muaj dhe 1.5-2 muaj me shume dhe korrigjimin e mungeses se hekurit (korrigjimi i ferritinemise).

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 22 Gusht 2018 në 05:49

Pershendetje doktor. Kam bere analizat dhe rezultatet jane keto eritrocite 495, hemoglobina 12 , HTC 36,4, mvc 73.5 , mch 24.2 , mchc 33. Ndersa ferritina 4,319 shume e ulet. Sot do filloj mjekimin me floradix fe 2×1 tab ne dite. A eshte mjekimi i duhur?

Dërguar nga Xhesi, më 27 Nentor 2018 në 06:13

Pershendetje Xhesi, ju keni Anemia te lehte nga mungesa e hekurit. Nese jeni | 15 vjec: Heferoli 350 mg 2 x 1 kapsula/dite + Vitamina C 100 mg 2 x 1 tableta/dite, Vitamina B6 25 mg 2 x 1 tableta/dite. Per 2 muaj rresht. Pas 2 muaj mjekim: gjak komplet + ferritinemia + Elektroforeza e Hemoglobines.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 29 Nentor 2018 në 06:13

Pershendetje doktor. Kam bere analizat dhe rezultatet jane keto eritrocite 495, hemoglobina 12 , HTC 36,4, mvc 73.5 , mch 24.2 , mchc 33. Ndersa ferritina 4,319 shume e ulet. Sot do filloj mjekimin me floradix fe 2×1 tab ne dite. A eshte mjekimi i duhur?

Dërguar nga Xhesi, më 27 Nentor 2018 në 06:31

Pershendetje Xhesi, ju keni Anemia te lehte nga mungesa e hekurit. Nese jeni | 15 vjec: Heferoli 350 mg 2 x 1 kapsula/dite + Vitamina C 100 mg 2 x 1 tableta/dite, Vitamina B6 25 mg 2 x 1 tableta/dite. Per 2 muaj rresht. Pas 2 muaj mjekim: gjak komplet + ferritinemia + Elektroforeza e Hemoglobines.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 29 Nentor 2018 në 06:31

Faleminderit doktor. Jam 23 vjece, ndryshon mjekimi?

Dërguar nga Xhesi, më 29 Nentor 2018 në 04:07

Pershendetje Xhesi, ju keni Anemia te lehte nga mungesa e hekurit. Mjekim qe une perdor me shpesh eshte Heferoli 350 mg 2 x 1 kapsula/dite + Vitamina C 100 mg 2 x 1 tableta/dite, Vitamina B6 25 mg 2 x 1 tableta/dite. Per 2 muaj rresht. Pas 2 muaj mjekim: gjak komplet + ferritinemia + Elektroforeza e Hemoglobines. Preparati qe po merrni nuk ka dozen e mjaftueshme te hekurit (180-200 mg hekur elementar/dite).

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 29 Nentor 2018 në 04:07

Pershendetje,kam bere analizat para 2muajsh dhe cdo gje edhte ok pervec MCV=76 dhe MCH=25.7....lexova disa info n google dhe tani jam n merak,cfar me keshilloni ? Ju falenderoj pa mase!

Dërguar nga Toni, më 27 Janar 2019 në 18:24

Pershendetje Toni, ju do te me shkruani vlerat e RBC dhe te Hb.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 28 Janar 2019 në 18:24

Pershendetje Dkt. Kam ber analiza e gjakut dhe kam dal me hemoglobine 7 dhe ferritin 9 ..kam perdor nje muaj ferramax tani po mar ironorm Mund te me thoni me mjaftojne ilaçet qe marr

Dërguar nga Merita, më 16 Shkurt 2019 në 12:47

Pershendetje Merita, vazhdoni me Ironorm 3 x 1 kapsula/dite, per te pakten 3 muaj rresht. Pas 1 muaji do te beni gjak komplet dhe pas 3 muaj gjak komplet + ferritinemia. Synimi i mjekimi eshte qe pas 4-6 jave hemoglobina > 12 gr/dl dhe pas 3 muaj mjekim ferritinemia 60-70 ng/ml. Vetem kur arrihen keto vlera jeni trajtuar sic duhet.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 16 Shkurt 2019 në 12:47

Pershendetje doktor kam vajzen tani 22 muajshe dhe qe nga shtatori ne analiza sipaas mjekve rezulton qe vajza eshte anemike, kam perdore pika Iron sbasgku me pika vit.C ja perserita analizat dhe i dolen qe kish permisime nuk po me kujtohet sakt sa ndersa vlerat e fundit para 3 ditve qe ja bera paqsqyren e gjakut ishin kto: hemoglobina 109 hematokriti 34 dhe mjekja me tha te perdor pika hemifer per 3 jave rresht nga 12 pika ne dite ju falemnderoj nese gjeni kohe te me pergjigjeni

Dërguar nga Nina, më 24 Mars 2019 në 18:12

Pershendetje Nina, vlera aktuale e hemoglobines eshte e mire (anemi tek femijet konsiderohet kur hemoglobina eshte < 11 gr/dl). Vazhdojini keshillat e mjekut, jo vetem per korrigjimin e ploate te anemise (> 11 gr/dl), por dhe te depove te hekurit, qe vleresohen me ferritinemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 29 Mars 2019 në 18:12

Pershendetje doktor! Para 1 muaji bera elektroforezen e hemiglobines dhe me doli HbA 95,7 dhe HbA2 4,3 me poshte shkruante Talasemi minor. Theksoj se hemoglobinen e kam 8.7 Jam ne muajin e fundit te shtatzanise dhe gjate gjithe ketyre muajve kam perdorur ironorm dhe hemaplex por asnje rezultat. Theksoj se ne fillim te shtatzanise e kam pasur hemoglobinen 10.3

Dërguar nga Aleksandra, më 02 Maj 2019 në 13:43

Pershendetje Aleksandra, Talasemia Minor nuk mjekohet. Preparatet e hekurit perdoren ne rast se ke mungese te hekurit dhe/ose anemia nga mungesa e hekurit. Ju do te beni ferritinemia. Duhet te keni parasysh se ne 3 mujorin e trete te shatezanise, shtohet dhe nje anemi tjeter, qe eshte Anemia e Hollimit nga Shtatezania. Kjo nuk mjekohet, por rekuperohet pasi realizohet lindja.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 03 Maj 2019 në 13:43

Pershendetje doktor! Vajzes sime 15 muajsh para nje jave ja kam be pasqyren e gjakut hemoglobina 103 WBC 6.8 LYM 5.5 MID O.6 RCB 4.33 HCT 30.8 Me thoni doktor a eshte naj gje serioze per vajzes time ????

Dërguar nga Egzona, më 24 Maj 2019 në 09:18

Persshendetje Egzona, vajza ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Do te diskutoni me pediatrin, per marrjen e mjekimit per korrigjimin e saj.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 25 Maj 2019 në 09:18

Pershendetje doktor!Jam duke perdorur Ironorm 1 ne dite sipas keshilles suaj.Kam 1muaj e gjysem qe e perdor por kam vene re shtim ne peshe konkretisht ne bark dhe pjesen e legenit.Mos valle ka ndikuar Ironorm dhe a duhet ta vazhdoj deri ne 3 muaj?Faleminderit

Dërguar nga Albana, më 11 Korrik 2019 në 15:02

Pershendetje Albana, une nuk perdor Ironorm 1 kpasul/dite, mund te me kujtoni pak cfare kemi diskutuar. Doza mjekuese e Ironorm eshte 3 x 1 kapsula/dite, kur ke anemi nga mungesa e hekurit, apo vete mungese te hekurit. Preparatet e hekurit, nuk e kane te pershkruar rritjen ne peshe, por disa paciente ankohen dhe per kete.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 12 Korrik 2019 në 15:02

Pershendetje kam vellain me keto te dhena Wbc 7.37 rbc 5.74 dhe HgB14.8 a eshte talasemik minor pasi gruan e ka te till a ka rrezik te jet dhe vellai pasi sa e ka bere elektroforezen dhe jm ne ankth te pritjes se analize

Dërguar nga Desara, më 28 Tetor 2019 në 10:56

Pershendetje Desara, po, dyshohet qe eshte me Talasemia Minor.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 29 Tetor 2019 në 10:56

Pershendetje doktor.Kam bere nje analize gjak komplet me formule.Tek morfologjia e rruazave te bardha monocytes me kane dale ne vlere 7.4 Tek rruazat e kuqe te gjakut vlera e ketyre rruazave eshte 5.22 kurse MCV 81.6,kurse ne formulen leukocitare vlera e monociteve eshte 8.mosha ime eshte 51 vjec.Cfare tregojne keto vlera? Pres pergjigjen tuaj.Ju faleminderit

Dërguar nga Anila, më 06 Nentor 2019 në 10:38

Pershendetje Anila, vlerat qe ju kemi paraqitur jane brenda normes. Por analiza e gjakut shkruhet e plote, qe te gjykohet si e tere.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 07 Nentor 2019 në 10:38

Prsh dr, me ka dalur vlera te uleta te ferritinemise , kam marre si mjekim per te perdorur ironorm per 2 muaj nga 1 tablet peros ne dite , eshte mjaftueshem?

Dërguar nga Megi , më 09 Nentor 2019 në 02:32

Pershendetje Megi, Ironorm eshte preprat i mire. Per te rriturit duhen marre 3 x 1 kapsula/dite, per te pakten 2 muaj rresht. Pas 2 muaj mjekim do te perseritet ferritinemia. Vlera minimale normale per femrat 20 ng/ml dhe vlera optimale rreth 60 ng/ml, qe eshte vlera qe ne synojme.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 09 Nentor 2019 në 02:32

Pershendetje doktor.Kam babain 69 vjeç ka bere analizat e gjakut dhe ka keto rezultate.(WBC 8,80;NEUT# 6,30;LYMPH #1,66;MONO# 0,51;EO# 0,3:NEUT% 72:LYMPH %18,9:MONO%5,8:EO %3,3;BASO% 0,5: RBC 4,90:HGB 15,4:HCT 43,5:MCV 88,8;MCH 31,4;MCHC 35,4:RDW-SD 43,1;RDW-CV 13,6: PLT 681;PCT 0,71;MPV 10,4;P-LCR 29,2:PDW 12,7. Me keto analiza te bera 10 dite me pare beri nje vizite ne Tr dhe mjekja i dha per te bere analiza te tjera.Analizat e tjera i nxoren PLT 956.Ka shqetesime si marrje mendsh,mungese ekuilibri,zhurme ne vesh,lodhje.Gjithashtu beri dhe analizat e feçes dhe gjakun okult.Ato i dolen mire.Beri dhe Ferritinen e cila i doli.19,28.Doja t'ju pyesja a eshte shqetesuese situata me keto rezultate dhe çfare mund te bejme.Ka prej 10 muajsh qe PLT ka qene ne rritje,500-ne analizat e fundit dhe mjeket na thoshin qe deri ne 700 nuk i kurojme trombocitet.Me shqeteson fakti qe brenda 5 ditesh a mund te shkojne trombocitet 950.Çfare mund te tregoje kjo?A ndikon ne rritje ghendja emocionale,pasi babai im i perheton shume gjerat?.Ju lutem me orientoni ç'mund te bejme?.Faleminderit

Dërguar nga Entela, më 16 Nentor 2019 në 06:55

Pershendetje Entela, babai juaj ka rritjen e trombociteve dhe shkaqet ne i ndajme ne dy grupe: 1) rritja me origjine primare nga palca e kuqe e kockave, qe eshte semundje e drejteperdrejte hematologjike dhe ndiqet nga hematologet; 2) rritje reaktive - deficiti i hekurit, inflamacioni aktiv. Babai juaj ka mungese te hekurit; ferritinemia 19 ng/ml, vlera minimale per meshkujt eshte 30-40 ng/ml dhe vlera optimale rreth 120 ng/ml. Keshtu qe do te synohet ne radhe te pare te korrigjohet mungesa e hekurit (doze mjekuese per te pakten 2 muaj rresht) dhe nese korrigjohet ferritinemia dhe numeri i trombociteve ulet, ka qene e lidhur me kete problem dhe ne fakt eshte problemi me i thjeshte. Sigurisht qe kerkohen dhe shkaqet nga ka ardhur mungesa e hekurit. Eshte e veshtire te shpjegoje te gjithe strategjine qe ne ndjekim per te sqaruar kete problem, por se pari do ta korrigjoja mungesen e hekurit dhe ne te njejten kohe te perjashtonim dhe shkaqet e mungeses.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 17 Nentor 2019 në 06:55

Shume faleminderit doktor per sqarimin.Çfare mjekimi mund te marre per rritjen e hekurit,a mund te me ndihmoni?Analiza e palces kockore çfare lloj analize eshte,çfare problemesh mund te percaktoje?

Dërguar nga E, më 18 Nentor 2019 në 12:16

Pershendetja, nuk po e gjej per cfare kemi diskutuar. Per mjekimin duhen mosha, pesha trupore. Analizen e Palces e Kockave per cfare jua kane rekomanduar ? Nuk behet per mungesen e hekurit dhe ne pergjithesi nuk ka probleme.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 19 Nentor 2019 në 12:16

Pershendetje doktor, I kam bere analizat djemve si me poshte: I vogli 4.5 vjec: wbc 7.03, rbc 4.94, hgb 12.89, hct 38.73,mcv 78.36, mch 26.08, mchc 33.28, plt 285.7, lym% 50.89, mxd% 14.16, neutr% 34.95, lym 3.58, mxd 1, neutr 2.46, rdw cv 10.74, rdw sd 36.2, pdw 12.43, mpv 11.12, p lcr 33, ferritina 10.8, glicemia esell 78.39 Djali tjeter 13 vjec: wbc 8.83, rbc 4.32, hgb 12.97, hct 38.75, mcv 89.67, mch 30.01, mchc 33.46, plt 254.4, lym % 26.32, mxd% 14.68, neutr% 59, lym 2.32, mxd 1.3, neutr 5.21, rdw cv 10.08, rdw sd 35.5, pdw 10.6, mpv 9.45, p lcr 35, ferritina 8.03, glicemia esell 82.17. Si ju duken keto analiza? Mos kane nevoje per kure me hekur? Faleminderit.

Dërguar nga Mari, më 22 Shkurt 2020 në 05:28

Pershendetje Mari, analiza e gjakut periferik per te dy femijet eshte normal. Ferritinemia ne kufijte e poshtem te normes. Mund te marrin suplemente me hekur, sipas keshilles se pediatrit, per te patur me shume rezerva.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 23 Shkurt 2020 në 05:28

Faleminderit doktor. Na ndihmoni shume me keto informacione. Kam bere dhe vete analizat si me poshte: WBC 8.58,RBC 4.15, HGB 13.1, HCT 38.2, MCV 92, MCH 31.5, MCHC 34.2, PLT 311, Lym % 26.3, MXD% 7.6, Neutr % 66.1, Lym 2.26, MXD 0.65, Neutr. 5.67, RDW CV 12.5, RDW SD 40.7, PDW 14, MPV 8.9, P-LCR 26.26. Ferritina 23.86. Elektroforeza e Hemoglobines Hba1 97.8, Hba2 2.2, HbF 0, HbS 0. Duke vleresuar analizat e djemve me siper ka mundesi qe te kene probleme me talasemine. Nga analiza ime duket qe nuk jam mbartese, por dua te di per femijet. Nuk ua kam bere elektroforezen e hemoglobines. Faleminderit dhe gjithe te mirat.

Dërguar nga Mari, më 24 Shkurt 2020 në 07:59

Pershendetje Mari, analizat tuaja jane normale, po keshtu dhe Elektroforeza e Hemoglobines. Ferritnemia eshte afer kufirit te poshtem te normes (20 ng/ml), mund te marresh 1-1.5 muaj mjekim me preparatet e hekruit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 26 Shkurt 2020 në 07:59

Pershendetje doktor. Para pak ditesh kryeva analizat pasi rreth dy muaj me pare me ra te fiket dhe dyshova per anemi. Kisha keto rezultate MCV* 77.9, MCH* 26.0 Kurse Ferritinemia ishte ne nivelin fundor te normes. Jam 26 vjece. Cfare me keshilloni, doktor? Ju falenderoj

Dërguar nga o, më 22 Maj 2020 në 12:50

Pershendetje, nese MCV eshte e tille, ka diskordance midis vlerave te eritrociteve dhe te hemoglobines dhe meqenese ferritinemia eshte ne kufirin e poshtem te normes, femrat 20 ng/ml dhe meshkujt 30-440 ng/ml, do te perdorja per 1-1.5 muaj mjekim me preparate te hekurit ne doze mjekuese dhe rikontroll pas mjekimit me gjak komplet dhe ferritinemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 23 Maj 2020 në 12:50

Pershendetje Doktor, jam 53 vjec, pas analizes gjak komplet dolen problematike keto vlera: NEU 45.6, MONO% 8.6, EOS% 7.3, EOS 0.41/uL dhe HCT 35.7%. Cfare tregon nje vlere e rritur e eosinofileve?

Dërguar nga Merita, më 30 Maj 2020 në 07:57

Pershendetje Merita, ka nje sere shkaqesh per rritjen e tyre. Me te shpeshtat jane alergjia dhe parazitozat.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 30 Maj 2020 në 07:57

Pershendetje Doktor ! Jam nje zonje 54 vjec mbas nje mjekimi 3 mujor me Ferramax150 1tablete ne dite +vitamine C 500mg 1 ne dite kam bere analizat e gjakut te cilat rezultuan si me poshte: WBC 11.94,RBC 5.11,HGB 11.1,HCT35.6,MCV 69.7,MCH 21.7,MCHC 31.2,PLT 343,LYMPH 20.7,MONO 6.9,EO 2.1,BASO 0.3,NEUT 70,RDW-CV16.9,RDW-SD 42.3,PDW 15.3,MPV 11.1 ,P-LCR 36.7, PCT 038 Eritrosentimenti 19 Sideremia 79,Ferritina 8.5,Vitamina B12 328,Vitamina D3 19.9.Mund te me thoni ju lutem nese mjekimin qe kam mare duhet ta vazhdoj akoma apo jo .Po per mungesen e Vitamines D3 cfate mund te perdor.Elktroforezen e hemoglobines e kam bere dhe me ka dale normale.Vuaj nga Diabeti i tipit 2 Mjekohem me Siofor Dhe hemoglobinen e Glukozoar e kam 6.5 .Gjithashtu jam edhe me artrit Rematoid tani ne gjendje stabile pa mjekim.Ciklin e kam akoma dhe te rregullt. Ju falenderoj per ndihmen qe ju jepni pacienteve .

Dërguar nga Mirela Cikaj, më 11 Qershor 2020 në 05:50

Pershendetje Mirela, ju keni deficit te hekurit dhe anemi te lehte probabilisht nga mungesa e hekurit. Feramax nuk eshte nje preparat qe mbush depot e hekurit. Do te merrni per 3 muaj rresht mjekimin me preparate te hekurit si Heferoli ose Ironorm, pas 1 muaji do te beni gjak komplet dhe pas 3 muaj gjak komplet dhe ferritinemia. Ju duhet te arrini hemoglobinen 15 gr/dl dhe ferritinemia minimumi 20 ng/ml dhe vlera optimale per femrat rreth 60 ng/ml.Nuk kane lidhje me diabetin.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 11 Qershor 2020 në 05:50

Pershendetje doktor! I kam bere vajzes 3vjece analizen e gjakut dhe vlerat kane dale si me poshte: wbc=11.25(5-19) neutrofiles neu%=41(13-33) lymphocytes lym %-47.6 (46-76) MONO%=8.7(<5) BASO%=0.4 (0-0) EOS% =2.3 (<3) Neu# =4.61(2-7.5) lym# =5.36 (0.5-4) MONO#=0.98 (0.2-0.8) BASO#=0.04 (<0.1) EOS# =0.26 (<0.4) RBC=4.43 (3.9-5.3) HCT=30.3 (30-40) HGB=10.1 (9.5-14.1) MCV=68.4 (70-84) MCH=22.8 (23-29) MCHC=33.3 (31-35) RDW-SD=36.4 (37-54) RDW-CV=14.6 (11-16 %) PLATELETS(PLT)=354 (150-450) PDW=9.1 (9-17) VOLUMI MESATAR TROMBOCITAR=8.9 (9-13) P-LCR =15 (13-43%) PCT =0.32 (0.17-0.35%) ERITROSEDIMENTI=21 ( <20) Cfare problemi mund te kete? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga Marsida, më 09 Korrik 2020 në 04:02

Pershendetje Marsida, vajza juaj ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Per kete behet ferritinemia dhe nese eshte e ulur, konfirmohet diagnoza dhe fillohet mjekimi nga pediatri per korrigjimin e anemise dhe te vete mungeses se hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 10 Korrik 2020 në 04:02

Pershendetje doktor! I kam bere vajzes 3vjece analizen e gjakut dhe vlerat kane dale si me poshte: wbc=11.25(5-19) neutrofiles neu%=41(13-33) lymphocytes lym %-47.6 (46-76) MONO%=8.7(<5) BASO%=0.4 (0-0) EOS% =2.3 (<3) Neu# =4.61(2-7.5) lym# =5.36 (0.5-4) MONO#=0.98 (0.2-0.8) BASO#=0.04 (<0.1) EOS# =0.26 (<0.4) RBC=4.43 (3.9-5.3) HCT=30.3 (30-40) HGB=10.1 (9.5-14.1) MCV=68.4 (70-84) MCH=22.8 (23-29) MCHC=33.3 (31-35) RDW-SD=36.4 (37-54) RDW-CV=14.6 (11-16 %) PLATELETS(PLT)=354 (150-450) PDW=9.1 (9-17) VOLUMI MESATAR TROMBOCITAR=8.9 (9-13) P-LCR =15 (13-43%) PCT =0.32 (0.17-0.35%) ERITROSEDIMENTI=21 ( <20) Cfare problemi mund te kete? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga Marsida, më 09 Korrik 2020 në 04:39

Pershendetje Marsida, vajza juaj ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Per kete behet ferritinemia dhe nese eshte e ulur, konfirmohet diagnoza dhe fillohet mjekimi nga pediatri per korrigjimin e anemise dhe te vete mungeses se hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 10 Korrik 2020 në 04:39

Pershendetje doktor! I kam bere vajzes 3vjece analizen e gjakut dhe vlerat kane dale si me poshte: wbc=11.25(5-19) neutrofiles neu%=41(13-33) lymphocytes lym %-47.6 (46-76) MONO%=8.7(<5) BASO%=0.4 (0-0) EOS% =2.3 (<3) Neu# =4.61(2-7.5) lym# =5.36 (0.5-4) MONO#=0.98 (0.2-0.8) BASO#=0.04 (<0.1) EOS# =0.26 (<0.4) RBC=4.43 (3.9-5.3) HCT=30.3 (30-40) HGB=10.1 (9.5-14.1) MCV=68.4 (70-84) MCH=22.8 (23-29) MCHC=33.3 (31-35) RDW-SD=36.4 (37-54) RDW-CV=14.6 (11-16 %) PLATELETS(PLT)=354 (150-450) PDW=9.1 (9-17) VOLUMI MESATAR TROMBOCITAR=8.9 (9-13) P-LCR =15 (13-43%) PCT =0.32 (0.17-0.35%) ERITROSEDIMENTI=21 ( <20) Cfare problemi mund te kete? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga Marsida, më 09 Korrik 2020 në 05:12

Pershendetje Marsida, vajza juaj ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Per kete behet ferritinemia dhe nese eshte e ulur, konfirmohet diagnoza dhe fillohet mjekimi nga pediatri per korrigjimin e anemise dhe te vete mungeses se hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 10 Korrik 2020 në 05:12

Pershendetje doktor! I kam bere vajzes 3vjece analizen e gjakut dhe vlerat kane dale si me poshte: wbc=11.25(5-19) neutrofiles neu%=41(13-33) lymphocytes lym %-47.6 (46-76) MONO%=8.7(<5) BASO%=0.4 (0-0) EOS% =2.3 (<3) Neu# =4.61(2-7.5) lym# =5.36 (0.5-4) MONO#=0.98 (0.2-0.8) BASO#=0.04 (<0.1) EOS# =0.26 (<0.4) RBC=4.43 (3.9-5.3) HCT=30.3 (30-40) HGB=10.1 (9.5-14.1) MCV=68.4 (70-84) MCH=22.8 (23-29) MCHC=33.3 (31-35) RDW-SD=36.4 (37-54) RDW-CV=14.6 (11-16 %) PLATELETS(PLT)=354 (150-450) PDW=9.1 (9-17) VOLUMI MESATAR TROMBOCITAR=8.9 (9-13) P-LCR =15 (13-43%) PCT =0.32 (0.17-0.35%) ERITROSEDIMENTI=21 ( <20) Cfare problemi mund te kete? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga Marsida, më 09 Korrik 2020 në 05:28

Pershendetje Marsida, vajza juaj ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Per kete behet ferritinemia dhe nese eshte e ulur, konfirmohet diagnoza dhe fillohet mjekimi nga pediatri per korrigjimin e anemise dhe te vete mungeses se hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 10 Korrik 2020 në 05:28

Pershendetje doktor! I kam bere vajzes 3vjece analizen e gjakut dhe vlerat kane dale si me poshte: wbc=11.25(5-19) neutrofiles neu%=41(13-33) lymphocytes lym %-47.6 (46-76) MONO%=8.7(<5) BASO%=0.4 (0-0) EOS% =2.3 (<3) Neu# =4.61(2-7.5) lym# =5.36 (0.5-4) MONO#=0.98 (0.2-0.8) BASO#=0.04 (<0.1) EOS# =0.26 (<0.4) RBC=4.43 (3.9-5.3) HCT=30.3 (30-40) HGB=10.1 (9.5-14.1) MCV=68.4 (70-84) MCH=22.8 (23-29) MCHC=33.3 (31-35) RDW-SD=36.4 (37-54) RDW-CV=14.6 (11-16 %) PLATELETS(PLT)=354 (150-450) PDW=9.1 (9-17) VOLUMI MESATAR TROMBOCITAR=8.9 (9-13) P-LCR =15 (13-43%) PCT =0.32 (0.17-0.35%) ERITROSEDIMENTI=21 ( <20) Cfare problemi mund te kete? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga Marsida, më 09 Korrik 2020 në 06:22

Pershendetje Marsida, vajza juaj ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Per kete behet ferritinemia dhe nese eshte e ulur, konfirmohet diagnoza dhe fillohet mjekimi nga pediatri per korrigjimin e anemise dhe te vete mungeses se hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 10 Korrik 2020 në 06:22

Pershendetje doktor! I kam bere vajzes 3vjece analizen e gjakut dhe vlerat kane dale si me poshte: wbc=11.25(5-19) neutrofiles neu%=41(13-33) lymphocytes lym %-47.6 (46-76) MONO%=8.7(<5) BASO%=0.4 (0-0) EOS% =2.3 (<3) Neu# =4.61(2-7.5) lym# =5.36 (0.5-4) MONO#=0.98 (0.2-0.8) BASO#=0.04 (<0.1) EOS# =0.26 (<0.4) RBC=4.43 (3.9-5.3) HCT=30.3 (30-40) HGB=10.1 (9.5-14.1) MCV=68.4 (70-84) MCH=22.8 (23-29) MCHC=33.3 (31-35) RDW-SD=36.4 (37-54) RDW-CV=14.6 (11-16 %) PLATELETS(PLT)=354 (150-450) PDW=9.1 (9-17) VOLUMI MESATAR TROMBOCITAR=8.9 (9-13) P-LCR =15 (13-43%) PCT =0.32 (0.17-0.35%) ERITROSEDIMENTI=21 ( <20) Cfare problemi mund te kete? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga Marsida, më 09 Korrik 2020 në 07:36

Pershendetje Marsida, vajza juaj ka anemi te lehte, probabilisht nga mungesa e hekurit. Per kete behet ferritinemia dhe nese eshte e ulur, konfirmohet diagnoza dhe fillohet mjekimi nga pediatri per korrigjimin e anemise dhe te vete mungeses se hekurit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 10 Korrik 2020 në 07:36

Pershendetje Doktor . Faleminderit per pergjigjen dhe punen tuaj

Dërguar nga Klea, më 16 Shtator 2020 në 16:57

Faleminderit dhe une ju pershendes.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 18 Shtator 2020 në 16:57

Jam klea perseri. Bera analizat e gjakut para tre ditesh dhe me dolen : Eritrocide 5.18 ( normalja 4-4.9) MCV 77.2 (normalja 80 -100 ) MCH 23.2 (normalja 26-34) Hemoglobina 12 ( normalja 12-15) MCHC 30.0 (normalja 31 -37 ) LYM% 15.0 (normalja 24 -44) Eritrosedimenti 26. ( normalja 0-20) Ferritinina 1 nga 20 normale. Bera vizitine dhe doktori hematolog me rekomandoi Tardy feron dy here ne dite , dhe Vitox C dy here ne dite gjithashtu per dy muaj. Mendoni se jam ne mjekimin e duhur ? Dhe do mundem ta korigjoj sic duhet hekurin ? Faleminderit

Dërguar nga Klea, më 18 Shtator 2020 në 02:44

Pershendetje Klea, Tardyferon 80 mg 3 x 1 tableta/dite + Vitamina C 100 mg 3 x 1 tableta/dite, per te pakten 2 muaj rresht.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 18 Shtator 2020 në 02:44

Pershendetje Dr Lako!Babi im kohet fundit eshte diagnostikuar me SRK(stadi 2) per pasoje i ka ardhur dhe anrmia sekundäre me hemoglobin 7! Mjeket i kann dhen Eritropoetinen 2/muaj dhe vutami B complex+Calcium carbonat. Problemi qendron se nuk Leviz fare fare, jam shum i keputur thot, me dhembin gjith kockat, madje dhe per te rretulluar e kthrjn me carcaf Pyetja ime eshte mos ndoshta kanevoj per transfjzion gjaku Apo dhe per mjekim tjeter, mos ndoshta ka nevoj per egzaminime me te specializuara te gjakut?Ju uroje shendet

Dërguar nga Elona, më 01 Tetor 2020 në 08:20

Pershendetje Elona, po dhe transfuzioni i gjakut eshte nje opsion. Nese ka dhe dhimbje te kockave, te behen dhe proteina totale dhe elektroforeza e proteinave ne serum.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 02 Tetor 2020 në 08:20

Pershendetje Dr. Lako Faleminderit per gadishmerine e pergjigjeve. Pas nje shkeputje gati 3 vjecare nga marrja e suplementeve per anemine kam keto rezultate nga analizat e Gjakut: HGB 10.8 (11-17 normalja sibas laboratorit) Ferritina 5.7 (10-160 ng/ml normalja) Sideremia 18 (50-170 ng/dl normalja) Eritrosedimenti 47 (1-15 mm/h normalja) Rekomandimin nga mjeku e kam marre sot per Acid Folic 5mg 2xdite nga 1tb per dy muaj dhe Tardyferon 80mg 2x1tb per dy muaj. Mendon se eshte kura e duhur?

Dërguar nga Ela Likoj, më 04 Nentor 2020 në 04:13

Pershendetje Ela, 1-Tardyferon 80 mg 3 x 1 tableta/ditë – 90 tableta/muaj. 2-Vitamina C 100 mg 3 x 1 tableta/ditë – 90 tableta/muaj. 3-Vitamina B6 25 mg 3 x 1 tableta/ditë – 90 tableta/muaj. Pacientja do të rikontrollohet me gjak komplet pas 1 muaj dhe pas 3 muaj mjekim me gjak komplet + ferritinemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 05 Nentor 2020 në 04:13

Pershendetje doktor une kame kryer nje analiz gjaku komplet +formul dhe me kane dal parametrat:RBC 6.57 HGB.13.0 HCT.41.2 MCV.62.7.MCH 19.8 MCHC.31.6 RDW 17.6 PLT.230 MPV.11.3 PCT.O.258 kreva elektroforezen e HB dhe ferritines. Ekektroforeza me doli Talasemi minore HbA 95.0 HbA2.5.0 ndersa ferritinemia me doli 51.69 ng/ml.jame 16 vjeç, nga lushnja. Jame shume shume i shqetesuar nese ka diçka ju lutem ma thoni.

Dërguar nga Rustem korreshi, më 09 Janar 2021 në 07:52

Pershendetje Rustem, ju thjesht e keni konstatuar Talasemine minor ne kete moshe, por ju keni lindur dhe do ta keni per te gjithe jeten. Nuk ka ndikim ne jeten tuaj, do te vazhdoni normalisht. Ne i kushtojme vemendje, vetem kur do te lindni femije, duke vleresuar bashkeshorten tuaj nese eshte dhe ajo bartese e Talasemise/Drepanocitozes ose jo. Nuk ka mjekim per Talasemia Minor. Ndihmohet me Acidi Folik.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 09 Janar 2021 në 07:52

Pershendetje doktor une kame kryer nje analiz gjaku komplet +formul dhe me kane dal parametrat RBC 6.57 HGB 13.0 HCT 41.2 MCV 62.7 MCH 19.8 MCHC 31.6 RDW 17.4. KAME BERE ELEKTROFOREZEN E HB DHE FERRITINEN ELEKTOFOREZA HbA 95 HbA2 5.0 talasemi minore ferritinemia 51.69 ka ndonje problem me thoni jame 16 vjec nga lushnja Dr me ka dhene vetem synfoline 400mg 2x1

Dërguar nga Rustem korreshi, më 09 Janar 2021 në 08:04

Pershendetje Rustem, ju thjesht e keni konstatuar Talasemine minor ne kete moshe, por ju keni lindur dhe do ta keni per te gjithe jeten. Nuk ka ndikim ne jeten tuaj, do te vazhdoni normalisht. Ne i kushtojme vemendje, vetem kur do te lindni femije, duke vleresuar bashkeshorten tuaj nese eshte dhe ajo bartese e Talasemise/Drepanocitozes ose jo. Nuk ka mjekim per Talasemia Minor. Ndihmohet me Acidi Folik.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 09 Janar 2021 në 08:04

Pershendetje doktor une kame kryer nje analiz gjaku komplet +formul dhe me kane dal parametrat RBC 6.57 HGB 13.0 HCT 41.2 MCV 62.7 MCH 19.8 MCHC 31.6 RDW 17.4. KAME BERE ELEKTROFOREZEN E HB DHE FERRITINEN ELEKTOFOREZA HbA 95 HbA2 5.0 talasemi minore ferritinemia 51.69 ka ndonje problem me thoni jame 16 vjec nga lushnja Dr me ka dhene vetem synfoline 400mg 2x1.

Dërguar nga Rustem korreshi, më 09 Janar 2021 në 08:12

Pershendetje Rustem, ju thjesht e keni konstatuar Talasemine minor ne kete moshe, por ju keni lindur dhe do ta keni per te gjithe jeten. Nuk ka ndikim ne jeten tuaj, do te vazhdoni normalisht. Ne i kushtojme vemendje, vetem kur do te lindni femije, duke vleresuar bashkeshorten tuaj nese eshte dhe ajo bartese e Talasemise/Drepanocitozes ose jo. Nuk ka mjekim per Talasemia Minor. Ndihmohet me Acidi Folik.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 09 Janar 2021 në 08:12

Pershendetje doktor une kame kryer nje analiz gjaku komplet kam dal me RDc 6.57 Hgb 13 Mcv 62.7 hct 41.7 mch 19.6 mchc 31.6 Rdw 17.4 kame bere elektroforezen e HB dhe me kane dal talasemi minore HbA 95 HbA2 5 ferritenimea 52. 16 vjec nga lushnja dr me ka dhen vetem acid folik jam i shqetesuar cfar me thoni

Dërguar nga Rustem korreshi, më 09 Janar 2021 në 08:59

Pershendetje Rustem, ju thjesht e keni konstatuar Talasemine minor ne kete moshe, por ju keni lindur dhe do ta keni per te gjithe jeten. Nuk ka ndikim ne jeten tuaj, do te vazhdoni normalisht. Ne i kushtojme vemendje, vetem kur do te lindni femije, duke vleresuar bashkeshorten tuaj nese eshte dhe ajo bartese e Talasemise/Drepanocitozes ose jo. Nuk ka mjekim per Talasemia Minor. Ndihmohet me Acidi Folik.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 09 Janar 2021 në 08:59

Doktor desha te dia kam nevoj per suplemente hekuri me RBC 6.60 HGB 13 HCT 41.2 MCV 63 MCH 19.8 RDW 17.4. MBARTES I TALASEMIS.FERRITINEMIA 51.87. DHE DUHET TE KRYEJ NDONJE ANALIZ TJETER FERRITINEMIE. MASHKULL

Dërguar nga Rustem korreshi, më 10 Janar 2021 në 06:27

Pershendetje Rustem, nuk keni nevoje per asgje.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 12 Janar 2021 në 06:27

Pershendetje . Jam 30 vjec> Kam bere analizat dhe rezulton HGB 12.8 ndersa Ferritina <10. Cfare me rekomandoni?

Dërguar nga ela, më 12 Shkurt 2021 në 08:02

Pershendetje Ela, ju klasifikoheni me Deficit te Hekurit. Per te pakten 2 muaj duhet te mjekoheni me preparate te hekurit, p.sh. Heferoli 350 mg 2 x 1 kapsula/dite + Vitamina C 100 mg 2 x 1 tableta/dite. Pas mjekimit rikontroll me ferritinemia.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 13 Shkurt 2021 në 08:02
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten