Prostata eshte nje gjender e vogel, vetem te meshkujt, ne formen e geshtenjes qe prodhon nje leng i cili eshte pjese perberese e spermes.
Biopsia e prostates eshte nje procedure me ane te se ciles meren pjese te vogla materjali nga prostata te cilat dergohen ne laborator per ekzaminim. Biopsia e prostates mund te realizohet ne disa menyra:
Pse duhet kryer biopsia e prostates
Biopsia e prostates kryet kryesisht per te zbuluar kancerin e prostates. Mjeku e rekomandon ate nese:
Rreziqet
Rreziqet e mundeshme gjate biopsise transrektale te prostates jane te rralla:
Pergatitja
Biopsia transrektale e prostates eshte nje procedure qe kryet ne menyre rutine ne kushte ambulatore ne klinike ose ne spital. Kjo do te thote qe i semuri pas procedures eshte ne gjendje te shkoje ne shtepi.
I semuri nuk ka nevoje per ndonje pergatitje speciale. Ai mund te ushqehet dhe te pije normalisht nje dite perpara. Zoret duhen pastruar nje nate perpara duke perdorur mikroklizem ose medikamente te pershtateshme per kete pune.
Ne se i semuri perdor medikamente kunder mpiksjes se gjakut , ai duhet t’i nderprese ato disa dite perpara procedures por pasi te konsultohet me mjekun qe e ka dhene kete medikament per te pare perfitimet dhe rreziqet e kesaj nderprerje.
Te semurit i rekomandohet te perdore antibiotike para biopsies, sidhe ti vazhdoje ato disa dite pas saj per te parandaluar ndonje infeksion te mundshem.
Cfare ndodh gjate procedures se biopsise
Pacientit duhet te jete i cveshur ne pjesen e poshteme te trupit. Ai shtrihet ne anen e majte me gjunjet e mbledhur prane gjoksit.
Mbas pastrimit te fushes dhe vendosjes se nje xheli lubrifikues, mjeku fut ne rektum nje sonde te holle te Eko. Eko transrektale sherben per te mare imazhe nga prostate duke caktuar vendin ku do behet anestezia, sidhe drejton agen ne vendet ku do te meret biopsia. Zakonisht aplikohet nje injeksion per mpirje per te evituar diskomfortin qe shkakton marja e biopsise. Per kete nepermjet ages injektohet nje substance mpirese ne pika te ndryshme te prostates.
Me ane te aparatit te marjes se biopsise e cila eshte e paisur me nje suste dhe nje age te posacme, meret materjal ne formen e cilindrit me diameter shume te holle. Kjo procedure shkakton nje ndjenje te lehte diskomforti ne nje kohe shume te shkurter sa here qe susta me agen mer materjal. Materjali meret ne vendin ku Echo paraqet nje imazh te dyshimte ose meren 10 ose 12 kampione ne te gjithe prostaten.
E gjithe procedura zgjat rreth 15 minuta. Materjali dergohet ne laborator per egzaminim mikroskopik.
Pacienti duhet te qendroje ne klinike 30 rreth minuta pas procedures dhe duhet te urinoje perpara se te largohet per ne shtepi. Mjeku i jep recete me antibiotike per disa dite. Pacinti nuk mund te drejtoje makinen ne momentet e para.
Mbas procedures
Pacienti mund te kete dhimbje te lehte dhe pak gjak nga rektumi. Po ashtu mund te konstatohet gjak ne urine ose sperma mund te jete e ngjyrosur lehtesisht si rezultat e futjes te disa pikave gjaku ne te . Shqetesimet e me siperme jane te ralla por nese ndodhin, ne pergjithesi kalojne vete mbas disa ditesh.
Biopsia e vezikes urinare quhet procedura me ane te se ciles meret nje cope e vogel indi nga vezika per tu ekzaminuar ne laborator me ane te mikroskopit.
Si kryet testi?
Biopsia e prostates mund te jete pjese e nje cistoskopie (ekzaminimi nga brenda i vezikes). Meret nje pjese e vogel nga zona ku ka dyshime dhe dergohet ne laborator per tu ekzaminuar.
Kur kerkohet biopsia e vezikes
Kjo procedure nuk kuron problemin por ndihmon ne venien e nje diagnose te sakte.
Pergatitja para procedures
I semuri duhet te kete urinuar pak kohe para procedures. Ai gjithshtu duhet te kete mare antibiotike para procedures sipas porosise se mjekut. Nuk duhet perdorur aspirine nje jave para procedures. Ne vend te saj mund te perdoret paracetamol ne rast se ka dhimbje.
Cfare ndjen i semuri
Mund te ndjeje nje diskomfort te lehte ne kohen qe cistoskopi kalon nepermjet te uretres brenda ne vezike urinare. Isemuri ka ndjenjen e nje urinimi urgjent kur vezika mbushet me likid.
Gjate marjes se biopsies mund te kete ndjenjen e nje pickimi. Po ashtu mund te kete ndjenjen e djegies ne momentin kur digjet ndonje ene e vogel gjaku ne se ka hemoragji.
Mbas heqjes se cistoskopise, mund te kete nje djegie te lehte gjate urinimit e cila mund te vazhdoje nje ose dy dite.