Procedurat urologjike (Pjesa e parë)

Eko e aparatit urinar

Eko eshte nje ekzaminim i thjeshte, i pa dhimbshem, pa efekte anesore. Ne rastin e aparatit urinar ajo vlereson gjendjen e veshkave, vezikes urinare, prostates dhe te testikujve. Pacientit i kerkohet te kete pire uje ne sasi te bollshme para ekzaminimit ne menyre qe vezika te jete e mbushur plot. Procedura kryhet duke vendosur dhe levizur nje sonde mbi lekure, ne vendin e organit qe do te ekzaminohet.

Eko e veshkes

Nje veshke normale ka forme dhe madhesi te caktuar. Me Eko maten dimensionet e saj dhe zbulohen semundje te ndryshme si:

Eko e vezikes urinare

Ky ekzaminim qe kryet nepermjet barkut (transabdominal) zbulon anomali ose patologji te vezikes urinare. Eshte e domosdoshme qe vezika te jete e mbushur mire me urine. Me ane te ekos mund te matet sasia e urines. Ajo behet ne fillim te ekzaminimit kur vezika eshte plot me urine dhe perseritet ne fund te tij mbasi pacienti te kete urinuar. Normalisht vezika zbrazet plotesisht. Nese menjehere pas urinimit mbetet nje sasi urine ne vezike, kjo quhet urine e mbetur (reziduale) dhe mund te tregoje nje bllokim akut ose kronik te vezikes, njekohesisht zbulohen patologji te ndryshme si:

Njekohesisht gjate kesaj procedure vleresohet edhe prostata:

Eko transrektale e prostates

Eko transrektale eshte nje ekzaminim qe kryet ne kushte ambulatore dhe zgjat 5 deri 15 minuta e cila perdor vale zanore per te krijuar imazhin e gjendres se prostates qe transmetohen ne kompjuter. Ne rektum futet nje sonde e vogel e lubrifikuar qe prek prostaten duke emetuar vale. Kjo procedure eshte kryesisht e pa dhimbshme. Imazhet e prostates normale jane te ndryshme nga ato te semundjeve te saj.

Me anen e Eko transrektale vellimi i prostates percaktohet me sakte sesa me Eko transabdominale (nga barku).Kjo perdoret per te diagnostikuar:

Perdorimi me i rendesishem i saj eshte ai ne lokalizimin e sakte te fushes ku do meret biopsia e prostates.

Eko e vezikulave seminale kryhet me te njejten sonde dhe te njejten menyre si per prostaten. Perdoret kryesisht ne rastin e infertilitetit dhe ne perfshirjen e tyre ne tumoret e prostates.

Pergatitja per ekzaminim.

Per te patur nje imazh sa me te mire, pacienti duhet te pastroje zorren nga fecet dhe gazrat me ane te nje mikroklizme nje nate perpara.

Teknika

Pacienti shtrihet ne krahun e majte me gjunjet e mbledhur ne bark i cili eshte nje pozicion relaksues dhe e ben me te lehte futjen e sondes ne rektum.

Imazhet

Sonda dergon vale zanore te cilat sipas indeve te prostates qe depertojne japin imazhe te ndryshm te cilat i ndajme ne tre grupe:

Eko e testikujve

Kjo realizohet ane te nje sonde te vecante; ekzaminohen testikujt dhe epididimi sidhe permbajtja e skrotumit.

Mund te zbulohen hidrocele (grumbullim uji), hematoma (grumbullim gjaku) mbas traumave, perdredhje te testikujve, etj.. Mund te zbulohet kancer i testikulit ose tumore te tjere, inflamacione si orkite, epididimite, abscese; ciste te epididimit etj.