Rezeksioni Transuretral i Prostates (TURP) (Pjesa e dytë)

Rreziqet

Ne rreziqet mund te perfshihen:

Pergatitja

Para pergatitjes, mjeku mund te kerkoje te shikoje nga brenda uretren dhe veziken me ane te cistoskopit. Me ane te kesaj percaktohet madhesia e prostates dhe ekzaminon sistemin urinar. Njekohesisht mjeku mund te kerkoje ekzaminime te tjera si analiza gjaku, ose ekzaminime qe percaktojne madhesine e prostates, rrjedhjen e urines.

Ceshtje qe duhet te diskutohen me mjekun perpara procedures.

Cfare ndodh gjate dhe pas procedures

Procedura e TURP ( Rezeksioni Transuretral i Prostates ) zgjat rreth 30-60 minuta. Anestezia realizohet ne dy menyra; ose anestezi spinale, pra anestezi lokale ne palcen e kurizit, me anen e te ciles pacienti nuk ndjen asnje dhimbje dhe njekohesisht eshte i zgjuar gjate gjithe procedures, ose anastezi e pergjitheshme ne te cilen ai eshte ne gjume.

Njekohesisht aplikohet nje doze antibiotiku per parandalim te infeksionit.

Gjate procedures

Rezektoskopi, qe eshte nje instrument kirurgjikal i kombinuar me nje sistem vizual, futet nga maja e penisit nepermje uretres brenda ne zonen e prostates. Rezektoskopi ka nje drite ne maje, disa valvula per te kontrolluar solucionin e lavazhit, si dhe nje nje tel elektrik ne forme laku per te prere indet e prostates dhe per te ndaluar hemoragjine.

Prostata pritet ne copa te vogle te cilat fillimisht shtyen ne vezike dhe ne fund te interventit nxiren jashte.

Megjithese BPH nuk eshte kancer, pjeset e hequra te prostates dergohen per biopsi per te perjashtuar ndonje qelize kanceroze te fshehur ose patologji tjeter.

Pas procedures

Mbas kirurgjise, pacienti duhet te rrije ne spital per 1-3 dite.

Disa keshilla qe ndihmojne per sherim te shpejte pas procedures

Rezultatet

Shumica e pacienteve ndjejne nje lehtesim te theksuar te simptomave. Meqenese mbas procedures mbeten ende pjese te prostates te pahequra, ka mundesi qe shenjat e BPH te rishfaqen. Megjithate shumica e pacienteve mund te jene te qete nga 7 ne 15 vjet.

Mbas TURP eshte e rendesishme te kryhet nje ekzaminim me gisht nga rektumi, nje here ne vit, per te kontrolluar prostaten per te perjashtuar nje kancer te prostates. Nese perkeqesohen simptomat, duhet trajtuar per lehtesimin e tyre sidomos tek ata qe kane kryer TURP shume vite me pare.