Rezeksioni Transuretral i Prostates (TURP)

Rezeksioni Transuretral i Prostates ( TURP) eshte nje nga menyrat kirurgjikale qe perdoret per kurimin e zmadhimit beninj te prostates ( shkurt nga anglishtja BPE ose BPH ) e shoqeruar me simptoma urinare nga ato mesatare deri ne te renda.

TURP kryet me ane te nje instrumenti te kombinuar viziv-kirurgjikal (rezektoskop) qe futet nga maja e penisit ne uretren (tubi nepermjet te ciles kalon urina nga vezika urinare duke u derdhur jashte). Uretra rrethohet ne pjesen fillestare nga prostata.

Zmadhimi i prostates ben qe te reduktohet diametri i uretres, si rezultal veshtiresohet kalimi i urines. Me ane te rezektoskopit hiqet prostate copa copa duke bere qe uretra te zgjerohet dhe urina te kaloje lirisht duke zbrazur veziken urinare.

TURP eshte nje nga metodat me efikase per trajtimin e simptomave urinare te shkaktuara nga BPH. Per te percaktuar se cila metode trajtimi eshte me e mira per paciente te vecante, mjeku mer parasysh sesa te renda jane simptomat, ne se ka probleme te tjera me shendetin, sidhe madhesia dhe forma e prostates.

Pse duhet bere TURP

TURP ndihmon ne reduktimin e simptomave te shkaktuara nga zmadhimi i prostates (BPH).

Shenjat urinare te shkaktuara nga BPH jane:

TURP gjithashtu mund te behet per trajtimin ose parandalimin e komplikacioneve nga bllokimi i urines si rezultat i:

TURP eshte procedura me e zakonshme ne trajtimin e BPH megjithese ka edhe procedura te tjera trajtimi. TURP sidhe metodat e tjera shoqerohen me rreziqe dhe komplikacione qe duhet te diskutohen me mjekun.

Rreziqet

Ne rreziqet mund te perfshihen:

Pergatitja

Para pergatitjes, mjeku mund te kerkoje te shikoje nga brenda uretren dhe veziken me ane te cistoskopit. Me ane te kesaj percaktohet madhesia e prostates dhe ekzaminon sistemin urinar. Njekohesisht mjeku mund te kerkoje ekzaminime te tjera si analiza gjaku, ose ekzaminime qe percaktojne madhesine e prostates, rrjedhjen e urines.

Ceshtje qe duhet te diskutohen me mjekun perpara procedures.

Cfare ndodh gjate dhe pas procedures

Procedura e TURP ( Rezeksioni Transuretral i Prostates ) zgjat rreth 30-60 minuta. Anestezia realizohet ne dy menyra; ose anestezi spinale, pra anestezi lokale ne palcen e kurizit, me anen e te ciles pacienti nuk ndjen asnje dhimbje dhe njekohesisht eshte i zgjuar gjate gjithe procedures, ose anastezi e pergjitheshme ne te cilen ai eshte ne gjume.

Njekohesisht aplikohet nje doze antibiotiku per parandalim te infeksionit.

Gjate procedures

Rezektoskopi, qe eshte nje instrument kirurgjikal i kombinuar me nje sistem vizual, futet nga maja e penisit nepermje uretres brenda ne zonen e prostates. Rezektoskopi ka nje drite ne maje, disa valvula per te kontrolluar solucionin e lavazhit, si dhe nje nje tel elektrik ne forme laku per te prere indet e prostates dhe per te ndaluar hemoragjine.

Prostata pritet ne copa te vogle te cilat fillimisht shtyen ne vezike dhe ne fund te interventit nxiren jashte.

Megjithese BPH nuk eshte kancer, pjeset e hequra te prostates dergohen per biopsi per te perjashtuar ndonje qelize kanceroze te fshehur ose patologji tjeter.

Pas procedures

Mbas kirurgjise, pacienti duhet te rrije ne spital per 1-3 dite.

Disa keshilla qe ndihmojne per sherim te shpejte pas procedures

Rezultatet

Shumica e pacienteve ndjejne nje lehtesim te theksuar te simptomave. Meqenese mbas procedures mbeten ende pjese te prostates te pahequra, ka mundesi qe shenjat e BPH te rishfaqen. Megjithate shumica e pacienteve mund te jene te qete nga 7 ne 15 vjet.

Mbas TURP eshte e rendesishme te kryhet nje ekzaminim me gisht nga rektumi, nje here ne vit, per te kontrolluar prostaten per te perjashtuar nje kancer te prostates. Nese perkeqesohen simptomat, duhet trajtuar per lehtesimin e tyre sidomos tek ata qe kane kryer TURP shume vite me pare.