Tumoret malinje dhe beninje të stomakut (Pjesa e dytë)

Faktoret e rriskut qe cojne ne kancer te stomakut
  1. Të kesh infeksion me HP na ekspozon 2-6 herë më shumë ndaj kancerit në krahasim me ata që nuk e kanë këtë infeksion. Por në shumë njerëz me infeksion nga HP nuk është gjetur kancer stomaku dhe kërkimet tregojnë se faktorët genetikë luajnë një rol të rëndësishëm. Të kesh HP së bashku me një formë geni që shkakton aciditet të ulet në stomak rrit rriskun për kancer të stomakut.
  2. Seksi mashkull është i rriskuar 2 herë më shumë se seksi femër.
  3. Mosha ku evidentohet më shpesh kanceri i stomakut është nga 50-60 vjec. Por mund të haset edhe nën moshën 40 vjec.
  4. Dieta ka një rol të rëndësishëm. Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura , të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përben një faktor rrisku që nuk duhet neglizhuar. Nga ana tjetër përdorimi i frutave, zarzavateve, sidomos ato me ngjyre të kuqe ose të verdhe si domatja, karrota, patatja e embël, ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri i stomakut.
  5. Alkoli dhe duhani janë të implikuar në kancerin e stomakut. Pirja në mënyrë të moderuar e alkolit, që është përcaktuar jo më shume se nje pije për gratë në ditë, dhe dy pije për burrat mund të ketë rezultat pozitiv në shëndet. Por të pish më shumë, mund të shkaktosh një numër problemesh që përfshijnë irritimin e stomakut dhe të ezofagut të cilat mund të cojnë në kancer.
  6. Stomaku i operuar përbën rrezik pas rreth 20 vjetësh nga operacioni i bërë. Zakonisht bëhet fjalë për heqjen e një pjese të stomakut, ose për rivendosje të valvules pylorike, nderhyrje që bëheshin për trajtimin e ulceres peptike. Pas operacionit lëngjet biliare, ndonjëhere edhe ato pankreatike mund të kthehen mbrapsht duke shkaktuar irritim dhe inflamacion të stomakut. (gastritis) Kjo gjëndje mund të cojë në kancer të stomakut tek disa njerëz.
  7. Polipet e stomakut, të cilat janë rritje të vogla në brendësi të stomakut, në përgjithësi janë beninje por, polipet adenomatoze sidomos kur janë me diameter më të madh se 1cm janë shpesh prekanceroze.
  8. Sindroma familjare e kancerit përfshin një crregullim hereditar si polipoza adenomatoze familjare, kanceri jo polipoz i kolonit, të cilat lehtësisht rrisin rriskun për kancer të stomakut. Kanceri gastrik difuz hereditar është një formë e rrallë e kancerit të stomakut që shoqërohet me mutacion të genit CDH1. Një prind me genin defektiv ka një shans 50% për t'ia trashëguar atë cdo fëmije të tij. Për këtë ¾ e njerëzve që trashëgojnë këtë gen zhvillojnë kancer të stomakut, prandaj mjekët rekomandojnë kirurgjinë e stomakut për të gjithë fëmijët e prindërve me këtë gen. Megjithatë, tani testet e ADN mund të determinojnë ekzakt se kush është me rrisk. Në qoftëse ju keni në familje histori me kancer gastrik mjeku ose genetisti mund tu përgjigjet pyetjeve tuaja rreth testeve te ADN.
  9. Historia familjare: në qoftë se prindërit kanë vuajtur nga kjo diagnozë, ekziston një rrisk 2-4 herë më shumë për kancer stomaku.
  10. Anemia pernicioze është një konditë që shpesh shoqëron gastritin atrofik. Kjo lidhet me mungesën e vitaminës B12 e cila ndikon në prodhimin e qelizave të kuqe, të shëndetshme të gjakut. Kjo anemi kurohet lehtë me injeksione të vit B12, por të kesh këtë sëmundje ke një rrisk për kancer stomaku.
  11. Grupi i gjakut A: për arsye ende të panjohura personat me këtë grup gjaku kanë një rrisk me të madh për kancer stomaku.
  12. Origjina: shpeshtësia është më e madhe në disa vende si Japonia, Korea,Evropa Lindore, Amerika Latine, se sa në SHBA. Kjo diference lidhet me dietën dhe HP (helikobakter pylori)
  13. Ekspozimi ambjental ka të bëjë me disa vënde pune të kontaminuara si me asbest, nikel etj.
  14. Obeziteti: burrat që peshojnë 15-20 kg më shume se pesha ideale, kanë një risk më të madh.
Kur duhet kërkuar opinioni i mjekut?

Kanceri i stomakut është i trajtueshëm në qoftë se ai kapet herët. Fatkeqësisht rrallë simptomat fillojnë në stadet e hershme. Kur shfaqen simptomat, shpesh janë vagale, dhe lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz si një virus,ose një refluks acid.

A duhet të takoni mjekun tuaj në qoftë se keni një ndjenjë persistente të diskomfortit në regjionin e sipërm ose të mesem të barkut, sidomos kur ka lidhje me humbje peshe ose me një dobësi të përgjithshme?

PO

Po kështu duhet të kontrolloheni kur keni të vjella pas vakteve, ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Por jo gjithmonë shenja të tilla janë rezultat i kancerit.

Per të ndihmuar në vënien e diagnozës së kancerit të stomakut dhe per të përjashtuar mundësitë e tij rekomandohen një ose disa nga testet e mëposhtme:

  1. Fece për gjak okult: është një test jo invaziv për të gjetur pranine e gjakut të fshehur në fece. Megjithëse hemoragjia mikroskopike është një nga shenjat e para të kancerit, ajo mund të jetë shkak edhe i problemeve te tjera.
  2. Endoskopia e sipërme ose gastroskopia është një procedurë që lejon mjekun të shohë anormalitetet e traktit të sipërm gastro-intestinal të cilat nuk mund të dallohen nga rrezet X. Kjo eshte procedura me e sakte kur ajo realizohet sipas protokollit. Nëpërmjet këtij ekzaminimi mjeku mund të marrë edhe biopsi ku mund te vleresohet stomaku edhe per situata prekanceroze si atrofine, metaplazine dhe displazine. Endoskopia e sipërme ekzaminon ezofagun, stomakun, dhe pjesën e sipërme të intestinit të hollë. Kjo procedurë kërkon disa minuta. Pas këtij ekzaminimi nuk duhet të hani për 2 orë.
  3. Ekzaminimi radiologjik i traktit të sipërm gastro- intestinal, i cili ekzaminon ezofagun, stomakun, dhe pjesën e parë të intestinit të hollë. Para testit pihet sulfat bariumi, një lëng i trashë, i cili vesh përkohësisht stomakun. Pas këtij testi ju mund të hani normalisht ose të vazhdoni aktivitetin tuaj të zakonshëm, por është e nevojshme të pihet më shumë ujë për nxjerrjen e bariumit nga sistemi juaj tretës. Komplikacioni më i thjeshtë është konstipacioni i përkohshëm.
  4. Endoskopia me ultrasound ose EUS ndihmon për të determinuar nëse kanceri ka përhapje në muret e stomakut, ose në indet e afërta dhe nodujt limfatike.
  5. Tomografia e kompjuterizuar ose skaneri përdoret për të kontrolluar përhapjen e kancerit jashtë stomakut sidomos në organe si mëlcia dhe mushkëritë.
  6. Rezonanca manjetike shikon përhapjen e kancerit pas stomakut.
  7. Ekzaminimi radiologjik i kraharorit sheh nëse kanceri ka përhapje në mushkëri.