Tumoret malinje dhe beninje të stomakut (Pjesa e parë)

Në organizmin tonë qelizat e shëndetshme rriten dhe ndahen në një rrugë të vjetër. Ky proces është i kontrolluar nga ADN, që është një material gjenetik, i cili përmban instruksionet për cdo proces kimik në trupin tonë. Disa gene të ADN nxisin ndarjen qelizore, disa të tjera e ngadalsojnë atë, ose programojnë që qelizat të vdesin në kohën e duhur. Ndërsa gene të tjera kontrollojnë proceset që ndihmojnë përmirësimin e ADN.

Kur ADN është e dëmtuar këto gene nuk funksionojnë në mënyrë të saktë duke shkaktuar kështu rritjen e qelizave jashtë kontrollit dhe eventualisht formojnë një tumor- një masë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Çfarë e shkakton kancerin e stomakut?

Infeksioni nga Helikobakter Pylori (H P) Rreth 2/3 e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë, që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person, nëpërmjet rrugës fekal-orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminuar. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës në qoftë se nuk trajtohet.

Tani infeksioni nga HP është i njohur si shkaku kryesor i ulceres së stomakut, në rreth 80% të rasteve por mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Sipas Organizatës Botërore të Shendetësise, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribohet infeksionit nga Helikobakter Pylori. Të kesh ulcer nuk je domosdoshmërisht para një rrisku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakter Pylori, po.

Kjo ndodh sepse, një infeksion i zgjatur shkakton inflamacion qelizor i cili çon në ndryshime prekanceroze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një konditë në të cilën qelizat acid-prodhuese janë të shkatërruara. Mendohet që nivelet e ulta të acidit parandalojnë toksinat kancer-shkaktuese nëpërmjet shkatërrimit të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut.

Nitratet dhe nitritet Këto janë përberje kimike natyrale që shfaqen atëhere kur bakteriet shkatërrojnë nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë proçese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP, konvertojnë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi si hamburger, beikon.

Nitritet kombinohen me substanca të tjera që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N-nitrozo-komponimet, që janë karcinogenë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut.

Duhani dhe abuzimi me alkool Së bashku irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag.

Ushqimet e tymosura, të regjura dhe mishi i kuq Para shpikjes së frigoriferit ushqimet konsevoheshin nëpërmjet tymosjes, kriposjes ose regjies dhe skuqjes. Ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha nitritesh dhe nitratesh, të cilat në stomakun tonë konvertohen në komponime kancer-shkaktuese. Vëndet ku konsumohet shumë mishi apo peshku i regjur si Japonia, kanë një rrisk të lartë për kancer stomaku. Po kështu një diete me përmbajtje të lartë mishi të kuq (mishi i vicit, lopës, gjingjit) sidomos i përdorurr si barbecue, ka një lidhje me kancerin e stomakut.

Niveli i ulët socio –ekonomik Mendohet që kjo lidhet me shpejtësinë e përhapjes së infeksionit me HP në vëndet në zhvillim.

Shenjat dhe simptomat

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brëndëshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve për gjak okult. Në qoftë se hemoragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut, kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si :

  1. Diskomfort në regjionin e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të pakësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
  2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.
  3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
  4. Të vjella me gjak.
  5. Të vjella pas ushqimit.
  6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.
  7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.

Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe semundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.

Stomaku është si një qese muskulare, e lokalizuar në pjesen e sipërme të majtë të abdomenit, poshtë brinjëve. Në një moshë mesatarisht të rritur stomaku ka përmasat e një bostani të vogël, por mund të tërhiqet nga anët per të mbajtur gati 1 gallon ushqime dhe lëngje. Kur është bosh, stomaku është i mbledhur në vetvete dhe shtrihet pas ngrënies ose pirjes.

Megjithëse stomaku luan një rol të madh në digjestion, procesi i vërtetë digjestiv fillon me gojën, ku pështyma fillon shkatërrimin e karbohidrateve dhe yndyrnave. Nga këtu ushqimet kalojnë në ezofag, një tub 25 cm i gjatë që bashkon fytin me stomakun. Në fund të ezofagut është një valvul muskulare (sfinkteri i poshtëm ezofageal) që relaksohet për të lejuar kalimin e ushqimit në stomak.

Muret e stomakut kufizohen me tre pllaka të fuqishme muskulare të cilat copëtojnë ushqimet në copëza më të vogla dhe i përziejnë me enzimat dhe acidin e prodhuar nga gjëndrat në brendësi të stomakut.

Acidi klorhidrik, është kaq korroziv, sa që mund të gërryejë hekurin. Nga ana tjetër indet delikate të stomakut janë të mbrojtura nga ky acid i fuqishëm, nga një shtresë e hollë mukusi, si xhel, që vesh stomakun.

Ndërsa ushqimi në stomak shpërbëhet dhe përzihet, janë kontraksionet muskulare të stomakut ato që e shtyjnë atë drejt valvules pilorike, e cila lejon kalimin për në porcionin e sipërm të zorrës së hollë: duodenit.

Duhen 3-4 orë për zbrasjen e stomakut pas ngrënies, në vartësi kjo edhe të dietës ushqimore. Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrore kërkojnë një kohë më të madhë në boshatisjen e stomakut.

Pjesa më e madhe e tumoreve të stomakut e marrin zanafillën nga qelizat glandulare që shtrihen në stomak dhe këto tumore quhen adenokarcinoma. Ndonjëhere tumori mund të zhvillohet nga indi limfatik i stomakut – limfoma, ose nga muskuli- sarkoma. Rreth 3% e tumoreve të stomakut janë tumore karcinoide që e marrin origjinën nga qelizat hormon prodhuese të stomakut.

Tumoret karcinoide metastazojne më pak, ndërsa tumoret e tjera përhapen nëpërmjet rritjes në stomak, ezofag, dhe në zorrën e hollë. Tumori mund të shtrihet edhe nëpër muret e stomakut, në nodujt limfatike duke u përhapur eventualisht në organet e tjera si mëlci, pankreas, zorrë etj.