Semundjet e gjendres tyreoidea (gushes) (Pjesa e tretë)

TRAJTIMI

Trajtimi eshte ne vartesi te patologjise se gjetur .Nese struma eshte e shkaktuar nga pamjaftueshmeria e jodit ne diete, keshillohet mjekimi me medikamente me permbajtje jodi qe mund te zvogeloje dimensionet e strumes,por qe jo gjithmone mund te arrihet. Nese rritja e volumit te gjendres eshte i shkaktuar nga nje inflamacion (tyreoiditi i Hashimoto) dhe nese eshte hypotyreoidiene, jepen hormone te tyreoideas, per te arritur qe niveli i hormoneve te tyreoideas te normalizohet por edhe ne kete rast struma mund te zvogelohet shume por nuk zhduket ne menyre komplete.

Nese struma shkaktohet nga hypertyreoidizmi, trajtimi do te varet nga shkaku i ketij funksioni te shtuar. Shume struma, si p.sh.ato me shume noduse, mund te shoqerohen me nivele normale te hormoneve ne gjak. Ne keto raste zakonisht nuk kerkohet asnje terapi e vecante. Nese dimensionet e tyreoideas behen kaq te medha sa pengojne frymemarjen normale, atehere duhet te merret parasysh nderhyrja kirurgjikale. Tumoret e tyreoideas kerkojne trajtim kirurgjikal pa vonese.

Me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te realizohen keto teknika :

Prekja nodulare e gjendres tyreoidea

Eshte prekja me e shpeshte. Preken me shpesh grate se sa burrat. Ne gra te moshes 30 deri 59 vjec, jane te prekura 6.4% prej tyre. Ne fakt Incidenca mund te jete deri ne 50%, por nuk jane diagnostikuar per mungese simptomatomash.Behet fjale per nje formacion te rrumbullaket, i vetem apo disa formacione, i forte apo me cista qe mund te arrijne dimensione nga disa centimetra deri te medha qe shtypin organet ne fqinjesi.Gjate vizites, ky formacion mund te shihet me sy te lire apo mund te preket.

Kur jane me te vogla, ato zakonisht nuk kane simptoma dhe mund te zbulohen rastesisht nga nje ekzaminim Ekografik i regionit te qafes. Natyra e noduseve te tyreoideas, ne shumicen e rasteve eshte benigne (sidomos ne grate). Vetem 5-6% e tyre kane natyre tumorale(me shpesh te karcinomes papilare). Qellimi mjeksor konsiston ne diferencimin e natyres maligne nga ajo benigne, nga nje strume e thjeshte apo multinodulare, nga nje tyreoidit kronik apo sub akut.

Kerkimet mund te jene laboratorike, instrumentale apo edhe citomorfologjike.

LABORATORIKE :

Shintigrafia e gjendres se tyreoideas
Ekografia e gjendres se tyreoideas

INSTRUMENTALE :

Si rekomandohet te veprohet me strumen nodulare
Shenim :

Informacionet mjeksore ne kete publikim, jane paraqitur ne menyre te permbledhur dhe pak a shume te thjeshte, per te qene sa me te kuptueshme per nje publik te gjere. Keto informacione, nuk mund te zevendesojne mjekun dhe as nuk duhet te perdoren per vetdiagnoze apo vet-trajtim.

Njohja me kete material, duhet ti sherbeje personelit jo mjeksor, per ta bere ate te vemendeshem ne kete drejtim, ti jape atij njohurite baze, si edhe per ta keshilluar qe te drejtohet ne kohen e duhur tek mjeku.