Semundjet e gjendres tyreoidea (gushes) (Pjesa e dytë)
Semundjet e gjendres se tyreoidea
- Cistat me permbajtje ujore;
- cistat me permbajtje te turbullt (colloid) qe zakonisht jane te shumta;
- noduset e forta beninje (hiperplazia), te vetem apo me shume se nje;
- tumoret benigne (adenoma) normofunksionante apo hiperfunksionante (semundja e Plummer);
- tumoret maligne te diferencuar, me grade te ulet maligniteti (adenocarcinoma papillare apo folikulare);
- tumoret maligne te diferencuar, me grade te mesme maligniteti (karcinoma medulare);
- tumoret maligne te padiferencuar, me grade te larte maligniteti (karcinomat);
- Tyreoiditi apo ndryshe infeksioni i perhapur ne te gjithe gjendren qe ne shumicen e rasteve eshte autoimune;
- Struma difuze hyperfunksionante (semundja e Basedow);
- Struma zhytese me vendosje brenda mediastinit prapa sternumit ("derrases se kraherorit")
- Hypotyreoidizmi dhe struma endemike;
Kur ndodh ne zona endemike shkaktohet struma endemike me hypotyreoidizem nga mungesa e jodit, qe sic thame eshte I domosdoshem per sintetizimin e hormoneve T3 dhe T4. Gjendra e vuan kete mungese dhe tenton ta kaloje kete situate me aktivizimin e TSH. Keshtu ndodh hypertrofia (zmadhimi i saj);
Struma e thjeshte: eshte vetem rritja e volumit te gjendres dhe qe nuk shoqerohet as me hypotyreoidizem dhe as me hipertyreoidizem.
Mund te dallojme dy forma te strumes:
- Forma endemike; stimulimii i ACTH-it ben qe gjendra te shtoje volumin e saj.
- Forma sporadike; ne perioden e adoleshences dhe gjate shtatezanise nddodh nje defekt ne sintezen e jodtironines dhe per kete aresye rritet volumi i gjendres.
Shenjat klinike te semundjeve te gjendres tyreoidea
Disa nga shenjat kryesore jane:
- rritja e dimensioneve te gjendres eshte e ndryshme, nga nje nodus i vogel deri ne nje xhunge e madhe ne pjesen e perparme te qafes.
- Nje ndjenje shtypjeje ne zonen e qafes.
- Veshtiresi ne frymemarje, kolle, frymemarrje vershelluese (per shkak te shtypjes se trakese) qe eshte e rralle.
- Veshtiresi ne gelltitje (per shkak te shtypjes se ezofagut), edhe kjo eshte e rralle.
- Ngjirje te zerit.
- Shtypja e venave te qafes.
- Marrje mendesh kur krahu ngrihet siper kokes.
- Rrahje te shpejtuara te zemres.
- Djersitje e shumte.
- Dridhje te duarve.
- Nervozizem.
- lodhe e pa motivuar, kapsllek, lekure e thate.
- Shtim ne peshe.
- Crregullime menstruale.
DIAGNOZA
Diagnoza e strumes zakonisht behet nga ekzaminimi klinik tek mjeku. Kur verifikohet apo dyshohet per prezencen e strumes, rekomandohen analizat e funksionit te tyreoideas, per te percaktuar nese gjendra eshte ne fazen aktive apo hyperaktive. Analizat e metejshme do te variojne nga vleresimi i testeve te funksionit te gjendres. Me e zakonshme eshte qe te behet nje Ekografi e tyreoideas apo ekzaminimi me shintigrafi me jod radioaktiv, apo edhe te tjera ne vartesi te patologjise se menduar (benigne, maaligne, infeksioze, etj)