Semundjet e thonjve

Lekura eshte organi me i madh i trupit me siperfaqe me te madhe se cdo organ tjeter, nje lekure e shendetshme do te thote bukuri dhe Per te qene te bukur dhe te shendetshem njerezit dhe sidomos femrat harxhojne para dhe ore te tera nga koha e tyre per te arritur ate qe deshirojne. Rendesi te vecante kane lekura dhe pjeset perberese te saj si floket dhe thonjte, per te pasur thonje te bukur dhe te shendetshem duhet te dime disa prej semundjeve me te shpeshta te thonjve, dhe te dime si ti trajtojme ato.

Thoi eshte rreth 0.5-0.7 mm i trashe. Ai ndertohet nga 100-150 shtresa. Trashesia e thoit rritet nga femijeria 600 um ne 900 um ne moshen e rritur dhe ne 1100 um ne moshene e vjeter.

Thoi rritet me 0.9 mm ne jave. Rritja varet gjithashtu dhe nga stinet dhe mosha .Thoi i gishtit te mesit rritet me shpejt se te tjeret dhe thonjte e dores dominantet rriten me shpejt se ata ta dores tjeter. Thoi e transmeton driten e diellit ne valet UVA 1-3% dhe UVB 5-10 %, kjo sasi drite eshte e mjaftueshme te shkaktoje photo onycholoisis, (prishje te thoit.)

Patologjite me te shpeshta te thonjve.

Onychoshisis, dehidratim i thoit

Shpesh pjesa e perparme e thoit ndahet ne disa shtresa horizontale, e quajtur Onychoshisis. Shkaku kryesor eshte tharja, humbja e lageshtires se thoit, qe vjen si rezultat i larjes se shpeshte te duarve. Ne kete raste thoi humb uje dhe ndahet ne shtresa.

Perdorimi i pastruesve kimike te thonjve (si acetoni) ne menyre te tepruar e agravon gjendjen. Terapia eshte perdorimi i kremrave hidratues me permbajte ureje, disa here ne dite dhe mbas cdo larje te duarve. Kjo eshte pare qe con ne permiresim.



Onycholisis

Onycholisis eshte ndarja e dhimbshme e thoit nga shtrati i tij. Trauma e vogel e perseritshme mund te jete shkaku i saj. Shfaqja me e shpeshte klinike eshte onycholisis ne forme gjysem hene. Ndodh kur thoi ekspozohet ndaj larjes se shpeshte te duarve dhe mbjatjes se tyre per kohe te gjate ne uje si e rastin e pjatalarsve , kuzhiniereve grave shtepiake etj. Pjesa e lire e thoit lejon futjen e ujit ne brendesi te tij nepermjet kanaleve te formuar dhe realizohet ne kete menyre ndarja e koraces nga shtrati i tij.

Trajtimi edhe ketu eshte perdorimi i kremrave hidratues dhe eleminimi i traumes se perseritshem te thoit si larja pa kriter e duarve apo mbajtja e tyre ne uje per kohe te gjate, ne rastin kur kjo patologji ka ardhur nga infeksionet mykotike duhet trajtuar infeksioni mykotik per kete drejtohuni mjekut tuaj dermatolog.


Infeksion i thoit me pseudomonas

Kur ngjyra e thoit ndryshon nga ajo normale , ndryshimet qe kane sjelle kete crregullim te ngjyres mund te jene ne siperfaqe te tij, brenda tij ose nen te. Ndryshimi me shpeshte i ngjyres ndodh nga infektimi i thoit me pseudomonas aeruginosa, nje bakter qe pas infektimi i jep ngjyre ne te jeshile thoit , dhe ndodh shpesh tek personat qe perdorin shume ujin dhe mbajtjen e duarve ne uje si pjatalarsit, banakieret, kuzhinieret etj

Trajtimi ne kete rast mbas vendosjes se sakte te diagnozes eshte mbajtja e thonjve te semure ne acid acetik ( uthull) per 5 minuta ne dite per 2 jave reshte dhe perdorimi i pomadave me antibiotik.

Nje nga infeksionet me shpeshta te thoinjve jane ato mykotike. Fillimisht infeksioni mykotik kap vetem nje thua dhe me pas perhapet ne te gjithe thojnte e tjere.


Thonj me infeksion mykotik.

Me shpesh infeksioni mykotik i thonjve vjen nga infeksioni mykotik i lekures rreth thoit. Trajtimi i hershem i mykut te lekures parandalon dhe mykun e thonjve e cili eshte nje sfide per tu trajtur per shkak te kohes se gjate te medikamenteve antimykotike qe duhen perdorur dhe efekteve te tyre anesore per shkak te ketij perdorimi te gjate.


Hematome e thoit.

Demtimet e vazhdueshme ndaj sipefaqes se thonjve ne drejtim te shtratit te thoit shkakton hemorragji subunguale (nen thua) ose hematoma te thoit. Hematoma Subunguale e thot ne fillim eshte e kuqe dhe me pas me ngjyra ndryshon ne blu dhe me pas ne te zeze. Shpesh shoqerohet me enjtje te gishtit te demtuar, skuqje dhe dhimbje te tij. Ne rast se pacienti nuk e di se kush e ka shkaktuar ngjyrimin e thoit te tij dhe kjo hematome ka kohe qe eshte shfaqur atehere duhet diferencuar me melanomen malinje.



Eczema e thoit

Carja e koraces se thoit me nje shiring sterile te nxehte con ne pakesimin e dhimbjes dhe presionit.

Eczema kronike e duarve dhe kembeve mund te coje ne demtime te thonjve. Sa me shpesh dhe sa me shpejt te demtohet cutikula dhe buzet laterale te thonjve, kjo con ne carjen, thyerjen dhe trashjen e thonjve. Disa autore kete e kane quajtur dhe eczema e thonjve. Sa me shpejt dhe mire te kurohet eczema me pomade me baze kortizoni aq me shpejt do te fillojne dhe permisimet e thonjve.

Persa i perket perdorimit te manikyrit apo thonjve artificiale ( me xhel) perdorimi i tyre nuk duhet te jete pa kriter, i perseritur shpesh, mbas cdo aplikim te tille duhet te perdorim vazhdimisht kremera hidratues dhe kremra xhel me permbajtje vitaminash dhe acidi hialurinik qe aplikohen ne siperfaqen e thoit, mbas heqjes se thonjve artificial duhet ti leme kohe thonjve tane per nje rigjenerim perpara se te bejme nje aplikim tjeter me xhel. Kremrat me acid hialurimik jane me te miret per rigjenerimine thonjve.