Shume heret qe ne kohet e vjetra, njerezit kane perdorur gjakun si ushqim te tyre dhe me pas nga mitologjia apo edhe besytnite e ndryshme eshte besuar se pirja e gjakut do te ndihmonte organizmin qe te rigjenerohej, te sherohej nga semundje te ndryshme apo edhe te rinohej.
Perdorimi i gjakut si terapi mjekesore eshte njohur qe ne kohet e vjetra. Xherahet (mjeket popullor) e perdornin gjakun si terapi mjekesore duke e injektuar nen lekure ne zonat e infektuara te lekures apo edhe ne ato pjese te trupit ku kishte dhimbje, eshte perdorur vetem si terapi autologe qe do te thote se injektohej gjaku i vete personit dhe shume here rezulatit ka qene pozitiv, ne ate kohe nuk dinin ti jepnin shpjegim shkencor metodes kurse sot e shpjeguar shkencerisht kjo metode po perdoret gjithmon edhe me shume si terapi rigjeneruse ne dermatologji, gjithashtu edhe ne fusha te tjera te mjekesore.
E quajtur ndryshe terapi stimuluese, (ne rastin konkret duke perdorur gjakun e vet pacientit) ne dermatologji ka per qellim te shtoje fuqite mbrojtese, sheruese dhe rigjenerusee duke aktivizuar protoplazmen, duke perdorur lende vetiake sic eshte gjaku i vete pacientit. Me anen e terapise stimuluese shtohet metabolizmi, rriten aktivitetet rigjeneruese, duke cuar keshtu ne rigjenerimin e lekures.
Gjithmone me shume kjo metode po perdoret ne fushen e dermatologjise per arritjen e rigjenerimit te lekures, eleminimin e rrudhave, trajtimin e akneve, trajtimin e cikatriceve, renien e flokeve ne trajte vatrash (alopecia areata) dhe renien difuse te flokeve.
Sot kjo metode trajtimi, aplikohet edhe ne vendin tone, ne klinika te specializuar mjekesore.
Gjaku përbëhet nga rreth 93% qeliza të kuqe të gjakut (RBC), 1% qelizat e bardha të gjakut (WBC) dhe 6% trombocite, të gjitha te pezulluara në plazem.
Ne terapine me plazem merret rreth 20-60 ml gjak nga pacienti dhe centrifugohet, mbas centrifugimit ajo qe perfitohet eshte plazem dhe mase erythrocitare (qeliza te kuqe te gjakut).
Në plazmën e pergatitur, perqendrimi i rruazave te kuqe ulet në 5%, por ato janë pak të dobishme në procesin e shërimit, ndërsa perqendrimi i trombociteve rritet në 94%. Kjo çon në një plazem super të pasur në trombocitet, në një përqindje shumë më të lartë se sa do të gjendej në përqendrimet normale të gjakut, përkatësisht 1.000.000 trombocitet / ml të plazmës.
Platelet Rich Plazma (plazem e pasuruar ne trombocite) është "autologe", qe do të thotë se ajo vjen nga trupi vet pacientit.
Trombocitet njihen si përbërësit e sistemit të koagulimit të gjakut. Kur dëmtohet një enë gjaku dhe shkaktohet gjakderdhje, trombocitet aktivizohen dhe ndihmojne mpiksjen gjakut.
Përveç kësaj, çdo trombocit është gjithashtu një depo, biokimike e rregullator, sinjalizues, i faktoreve te rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.
Si një përgatitje autologe, PRP është më e sigurt për t'u përdorur se përgatitjet allogenike ose homologe dhe si e tille nepermjet saj nuk mund te merren sëmundje të transmetueshme si HIV apo hepatiti.
Nga Aplikimi Plazmes nuk formohen antitrupa dhe në kete mënyrë parandalohet rreziku i semundjes "graft versus host".
Plazma e pasuruar ne trombocite vepron ne rigjenerimin e indeve nëpërmjet faktorëve të rritjes te lëshuar nga trombocitet pas degranulimit te tyre. Këta faktorë të rritjes përmirësojne proceset fiziologjike që kontribuojnë në rigjenerimin dhe shërimin indeve.