"Terapia e Vampirit", terapia me plazem autologe

Shume heret qe ne kohet e vjetra, njerezit kane perdorur gjakun si ushqim te tyre dhe me pas nga mitologjia apo edhe besytnite e ndryshme eshte besuar se pirja e gjakut do te ndihmonte organizmin qe te rigjenerohej, te sherohej nga semundje te ndryshme apo edhe te rinohej.

Perdorimi i gjakut si terapi mjekesore eshte njohur qe ne kohet e vjetra. Xherahet (mjeket popullor) e perdornin gjakun si terapi mjeksore duke e injektuar nen lekure ne zonat e infektuara te lekures apo edhe ne ato pjese te trupit ku kishte dhimbje, eshte perdorur vetem si terapi autologe qe do te thote se injektohej gjaku i vete personit dhe shume here rezulatit ka qene pozitiv, ne ate kohe nuk dinin ti jepnin shpjegim shkencor metodes kurse sot e shpjeguar shkencerisht kjo metode po perdoret gjithmon edhe me shume si terapi rigjeneruse ne dermatologji , gjithashtu edhe ne fusha te tjera te mjeksore.

E quajtur ndryshe terapi stimuluese, (ne rastin konkret duke perdorur gjakun e vet pacientit) ne dermatologji ka per qellim te shtoje fuqite mbrojtese, sheruese dhe rigjenerusee duke aktivizuar protoplazmen, duke perdorur lende vetiake sic eshte gjaku i vete pacientit. Me anen e terapise stimuluese shtohet metabolizmi, rriten aktivitetet rigjeneruese, duke cuar keshtu ne rigjenerimin e lekures.

Gjithmone me shume kjo metode po perdoret ne fushen e dermatologjise per arritjen e rigjenerimit te lekures, eleminin e rrudhave, trajtimin e akneve, trajtimin e cikatriceve, renien e flokeve ne trajte vatrash (alopecia areata) dhe renien difuse te flokeve.

Sot kjo metode trajtimi, aplikohet edhe ne vendin tone, ne klinika te specializuar mjekesore.

Terapia me plazem te pasuar ne trombocite.

Gjaku përbëhet nga rreth 93% qeliza të kuqe të gjakut (RBC), 1% qelizat e bardha të gjakut (WBC) dhe 6% trombocite, të gjitha te pezulluara në plazem.

Ne terapine me plazem merret rreth 20-60 ml gjak nga pacienti dhe centrifugohet, mbas centrifugimit ajo qe perfitohet eshte plazem dhe mase erythrocitare (qeliza te kuqe te gjakut).


Në plazmën e pergatitur, perqendrimi i rruazave te kuqe ulet në 5 %, por ato janë pak të dobishme në procesin e shërimit, ndërsa perqendrimi i trombociteve rritet në 94%. Kjo çon në një plazem super të pasur në trombocitet, në një përqindje shumë më të lartë se sa do të gjendej në përqendrimet normale të gjakut, përkatësisht 1.000.000 trombocitet / ml të plazmës.

Platelet Rich Plazma (plazem e pasuruar ne trombocite) është 'autologe ", qe do të thotë se ajo vjen nga trupi vet pacientit.

Trombocitet njihen si përbërësit e sistemit të koagulimit të gjakut. Kur dëmtohet një enë gjaku dhe shkaktohet gjakderdhje, trombocitet aktivizohen dhe ndihmojne mpiksjen gjakut.

Përveç kësaj, çdo trombocit është gjithashtu një depo, biokimike e rregullator, sinjalizues, i faktoreve te rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.

Si një përgatitje autologe, PRP është më e sigurt për t'u përdorur se përgatitjet allogenike ose homologe dhe si e tille nepermjet saj nuk mund te merren sëmundje të transmetueshme si HIV apo hepatiti.

Nga Aplikimi Plazmes nuk formohen antitrupa dhe në kete mënyrë parandalohet rreziku i semundjes "graft versus host".

Plazma e pasuruar ne trombocite vepron ne rigjenerimin e indeve nëpërmjet faktorëve të rritjes te lëshuar nga trombocitet pas degranulimit te tyre. Këta faktorë të rritjes përmirësojne proceset fiziologjike që kontribuojnë në rigjenerimin dhe shërimin indeve.

Faktoret e rritjes te cliruar nga trombociete jane:

Këto faktorë te rritjes ndihmojne ne shërimin dhe rigjenerim nepermjet ketyre proceseve :

Patologjite ku perdoret terapia me plazem:

Ne renien e flokeve - trajtimet me plazem PRP kane treguar se rigjenerojne follikujt e demtuar te flokeve dhe stimulojne rritjen e flokeve te rinj.

Rigjenerimin e fytyres - injeksionet me plazem trajtojne rrudhat, demtimet dhe plakjen e fytyres nga dielli, eliminimin e njollave ne fytyre.

Trajtimi me plazem ështe immunologjikisht neutral dhe nuk përbën rrezik per mbindjeshmeri apo për alergji.

Studimet e rasteve e kryera në një numër vendesh kanë treguar gjithashtu se për pacientët që mund të kane rrudha të moderuara për shkak të ekspozimit ndaj diellit dhe/ose thjesht për shkak të moshës përfitojnë nga trajtimi me plazem.

Rezultatet tregojnë se kur plazma aplikohet me injeksione sipërfaqësore ose të thellë ne lëkurës, nxit mjaft rigjenerimin e lekures tonicitetin dhe hidratimin e saj dhe keto shihen brenda 3 javësh nga aplikimi i saj dhe ne muajt ne vazhdim.

Zonat qe trajtohen zakonisht me plazem jane, rreth syve, rrudhat ne fytyre, qafa duart, strijet pas shtatzënisë.

Ajo duhet aplikuar nga nje personel i specializuar mjeksor (mjeke dermatolog, kirurg plastik) sepse kerkon njohuri mjeksore dhe kushte sterile ne pergatitjen e saj.

Plazmo terapia e kombinuar me terapi te tjera si mesotherapia (injektimi ne fytyre i koktejeve vitaminike), aplikimi i peeling terapise dhe aplikimi i lazerave jo ablativ, rrit jashtezakonisht shume rigjenerimin dhe con ne ate qe te gjithe e kerkojne Rinine e Perhershme.