Historia Mjekesore
Mjeku juaj do të diskutojë historinë tuaj mjekësore. Pyetjet që mund tju kërkohen përfshijnë:
Për të përcaktuar shkakun e saktë të simptomave, mjeku do të testojë se a mund ta drejtoni apo shtrini gjurin. Megjithëse ky ekzaminim mund të jetë i dhimbshëm, është i rëndësishëm për të identifikuar një grisje të tendinit quadriceps.
Për të konfirmuar diagnozën, mjeku mund të kërkojë disa teste imazherike, të tilla si një X-ray ose Rezonancë magnetike imazherike (MRI) scan.
X-ray.Kupa e gjurit lëviz nga vendi saj kur tendini quadriceps griset. Kjo është shpesh shumë e qartë në një pamje "anash" X-ray e gjurit. Këputja e plotë shpesh mund të identifikohet me vetëm këtë radiografi.
MRI. Kjo krijon imazhet më të mira të indeve të buta si tendini quadriceps.MRI mund të tregojë sasinë e fibrave tendinoze të këputura dhe vendndodhjen e tyre. Ndonjëherë, një MRI është e nevojshme për të përjashtuar nga një lëndim tjetër që ka simptoma të ngjashme.
Nëse ju jeni diagnostikuar me grisje të tendinit quadriceps, ju duhet të shkoni te një kirurg ortoped për trajtim.
Lloji i trajtimit do të varet nga disa gjëra: