Këputja e Tendinit të Akilit (Pjesa e dytë)

Sa e zakonshme është këputje e tendinit të Akilit?

Ajo prek rreth 1 në 5.000 njerëz në çdo kohë. Kjo mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme në njerëz mes moshave 30 dhe 50 vjeç.

Cilat janë simptomat e këputjes së tendinit të Akilit?

Ju mund të vëreni që simptomat të vijnë papritur gjatë një aktiviteti sportiv apo lëndimi. Ju mund të dëgjoni një kërcitje apo të ndjeni një dhimbje të mprehtë, kur papritur tendini është grisur. Dhimbja e mprehtë zakonisht zgjidhet apo kalon shpejt, edhe pse mund të keni dhimbje të lehëta në pjesën e prapme të këmbës pra në pulpë. Pas lëndimit, simptoma të zakonshme janë:



Nëse ju dyshoni për një këputje të tendinit të Akilit, është e mirë të vizitoheni te një doktor urgjentisht, sepse tendini shërohet më mirë nëse trajtohet sa më shpejt.

Si diagnostifikohet një këputje e tendinit të Akilit ?

Diagnoza bazohet zakonisht në bazë të simptomave, historia e lëndimit dhe ekzaminimin e mjekut.

Mjeku mund të shikojë ecjen tuaj dhe të observojë nëse ju mund të qëndrojni mbi gishtat e këmbës. Ai / ajo mund të testojë tendinin duke përdorur një metodë të quajtur Testi Thompson (e njohur edhe si testi i shtrydhjes së muskujve të pulpës). Në këtë test, ju do tju kërkohet të shtriheni me fytyrë poshtë në shtrat dhe të përkulni gjurin. Mjeku butësisht do shtrydh muskujt e pulpës në pjesën e prapme të këmbës, dhe të vëzhgojë se si lëviz kyçi i këmbës. Nëse tendini i Akilit është në rregull, shtrydhja e pulpës do të largojë shputën nga këmba (një lëvizje e quajtur plantar flexion) nëse është i këputur shputa nuk lëiz. Ky është një test mjaft i saktë për këputjen e tendinit të Akilit .



Testi Thompson

Nëse diagnoza është e pasigurt, një ultratingull (eko) ose MRI scan mund të ndihmojë.



Shënim: këputja e tendinit të Akilit nganjëherë është e vështirë për tu diagnostikuar dhe mund të mos zbulohet në vlerësimin e parë. Është e rëndësishme për të dy mjekun dhe pacientin të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të shikojnë me kujdes për një këputje të tendinit të Akilit nëse ai dyshohet.

Çfarë mund të jetë tjetër?

Simptoma të ngjashme mund të shkaktohet nga tendoniti i Akilit (inflamacion i tendinit Akilit), një tendosje apo grisje e muskujve të pulpës, trombozë e venave të thella në pulpë dhe artriti i kyçit të këmbës

Cili është trajtimi për këputjen e tendinit të Akilit?

Ky kusht duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse trajtimi i menjëhershëm ndoshta përmirëson shërimin. Ju mund të keni nevojë të dërgoheni urgjentisht të tek një mjek në një departament ortopedike apo departamentit të emergjencës. Ndërkohë, nëse dyshohet këputje e tendinit të Akilit, ju nuk duhet të peshoni në atë këmbë, kështu që nuk duhet të ecni me atë këmbë.