Këputja e Tendinit të Akilit (Pjesa e parë)

Tendini i Akilit është në pjesën e pasme të thembrës. Tendini i akilit është një nga tendinet më të fuqishëm të trupit tonë dhe shërben për të realizuar ngritjen në majë të gishtave apo për të realizuar shtytjen gjatë ecjes ai mund të këputet nga forca të papritura- menjëhershme në këmbë apo kyçin e këmbës.

Nëse këputet tendini i Akilit ju nuk do të jeni në gjendje të griheni me gishtat e këmbës dhe do të keni të ecur si me këmbë të sheshtë. Është e rëndësishme për të diagnostikuar dhe trajtuar këtë lëndim sa më shpejt të jetë e mundur, për të ndihmuar e nxitur shërimin. Trajtimi përfshin vendosjen e një brace-i ose allçisë (plaster cast) për disa javë, dhe ndoshta dhe operacioni.


Çfarë është këputje e tendinit të Akilit?

Tendini i Akilit është një pjesë e rëndësishme e këmbës. Ajo është e vendosur prapa dhe mbi thembër. Ajo bashkon kockën e thembrës me muskujt e pulpës. Funksioni i saj është që të ndihmojë në përkulejen poshtë të kyçit të këmbës (kjo lëvizje quhet plantar flexion nga mjekët).

Nëse tendini i Akilit është grisur, kjo quhet një këputje e tendinit të Akilit. Grisja mund të jetë e pjesshme ose e plotë. Me grisja të pjesshme kuptojmë që tendini është grisur pjesërisht, por është ende i bashkuar me muskujt e pulpës. Me grisja të plotë kuptojmë që tendini është grisur plotësisht kështu që lidhja është humbur mes muskujve të pulpës dhe kockave të kyçit të këmbës.

Çka e shkakton këputjen e tendinit të Akilit?

Ashtu si me çdo muskul ose tendin në trup, dhe tendini i Akilit mund të griset në qoftë se ushtrohet një forcë e lartë apo stresi mbi të.