Këputja e Tendinit të Akilit

Tendini i Akilit është në pjesën e pasme të thembrës. Tendini i akilit është një nga tendinet më të fuqishëm të trupit tonë dhe shërben për të realizuar ngritjen në majë të gishtave apo për të realizuar shtytjen gjatë ecjes Ai mund të këputet nga forca të papritura- menjëhershme në këmbë apo kyçin e këmbës.

Nëse këputet tendini i Akilit ju nuk do të jeni në gjendje të griheni me gishtat e këmbës dhe do të keni të ecur si me këmbë të sheshtë. Është e rëndësishme për të diagnostikuar dhe trajtuar këtë lëndim sa më shpejt të jetë e mundur, për të ndihmuar e nxitur shërimin. Trajtimi përfshin vendosjen e një brace-i ose allçisë (plaster cast ) për disa javë, dhe ndoshta dhe operacioni.


Çfarë është këputje e tendinit të Akilit?

Tendini i Akilit është një pjesë e rëndësishme e këmbës. Ajo është e vendosur prapa dhe mbi thembër. Ajo bashkon kockën e thembrës me muskujt e pulpës. Funksioni i saj është që të ndihmojë në përkulejen poshtë të kyçit të këmbës (kjo lëvizje quhet plantar flexion nga mjekët).

Nëse tendini i Akilit është grisur, kjo quhet një këputje e tendinit të Akilit.Grisja mund të jetë e pjesshme ose e plotë. Me grisja të pjesshme kuptojmë që tendini është grisur pjesërisht, por është ende i bashkuar me muskujt e pulpës. Me grisja të plotë kuptojmë që tendini është grisur plotësisht kështuqë lidhja është humbur mes muskujve të pulpës dhe kockave të kyçit të këmbës.

Çka e shkakton këputjen e tendinit të Akilit?

Ashtu si me çdo muskul ose tendin në trup, dhe tendini i Akilit mund të griset në qoftë se ushtrohet një forcë e lartë apo stresi mbi të.

Sa e zakonshme është këputje e tendinit të Akilit ?

Ajo prek rreth 1 në 5.000 njerëz në çdo kohë. Kjo mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme në njerëz mes moshave 30 dhe 50 vjeç.

Cilat janë simptomat e këputjes së tendinit të Akilit?

Ju mund të vëreni që simptomat të vijnë papritur gjatë një aktiviteti sportiv apo lëndimi. Ju mund të dëgjoni një kërcitje apo të ndjeni një dhimbje të mprehtë, kur papritur tendini është grisur.Dhimbja e mprehtë zakonisht zgjidhet apo kalon shpejt, edhe pse mund të keni dhimbje të lehëta në pjesën e prapme të këmbës pra në pulpë. Pas lëndimit, simptoma të zakonshme janë:



Nëse ju dyshoni për një këputje të tendinit të Akilit, është e mirë të vizitoheni te një doktor urgjentisht, sepse tendini shërohet më mirë nëse trajtohet sa më shpejt.

Si diagnostifikohet një këputje e tendinit të Akilit ?

Diagnoza bazohet zakonisht në bazë të simptomave, historia e lëndimit dhe ekzaminimin e mjekut.

Mjeku mund të shikojë ecjen tuaj dhe të observojë nëse ju mund të qëndrojni mbi gishtat e këmbës . Ai / ajo mund të testojë tendinin duke përdorur një metodë të quajtur Testi Thompson (e njohur edhe si testi i shtrydhjes së muskujve të pulpës ). Në këtë test, ju do tju kërkohet të shtriheni me fytyrë poshtë në shtrat dhe të përkulni gjurin .Mjeku butësisht do shtrydh muskujt e pulpës në pjesën e prapme të këmbës, dhe të vëzhgojë se si lëviz kyçi i këmbës. Nëse tendini i Akilit është në rregull, shtrydhja e pulpës do të largojë shputën nga këmba (një lëvizje e quajtur plantar flexion) nëse është i këputur shputa nuk lëiz. Ky është një test mjaft i saktë për këputjen e tendinit të Akilit .



Testi Thompson

Nëse diagnoza është e pasigurt, një ultratingull (eko) ose MRI scan mund të ndihmojë.



Shënim: këputja e tendinit të Akilit nganjëherë është e vështirë për tu diagnostikuar dhe mund të mos në vlerësimin e parë. Është e rëndësishme për të dy mjekun dhe pacientin të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të shikojnë me kujdes për një këputje të tendinit të Akilit nëse ai dyshohet.

Çfarë mund të jetë tjetër?

Simptoma të ngjashme mund të shkaktohet nga tendoniti i Akilit (inflamacion i tendinit Akilit), një tendosje apo grisje e muskujve të pulpës, trombozë e venave të thella në pulpë dhe artritii i kyçit të këmbës

Cili është trajtimi për këputjen e tendinit të Akilit?

Ky kusht duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse trajtimi i menjëhershëm ndoshta përmirëson shërimin. Ju mund të keni nevojë të dërgoheni urgjentisht të tek një mjek në një departament ortopedike apo departamentit të emergjencës. Ndërkohë, nëse dyshohet këputje e tendinit të Akilit , ju nuk duhet të peshoni në atë këmbë, kështu që nuk duhet të ecni me atë këmbë.

Cilat janë opsionet e trajtimit ?

Ka dy opsione për trajtim. Një opsion është operacioni kirurgjikal për të riparuar tendinin e këputur.Kirurgu qep (sutur-on) sëbashku skajet grisura tëtendinit të Akilit, dhe ndoshta mund të përdorë gjithashtu tendin tjetër apo të marrë një graft tendini për të ndihmuar riparimin. Vendosja e në allçi (plaster cast) ose brace është e nevojshme pas operacionit .

Kirurgji Brace (Walking Boot) Vendosja në allçi

Mundësia tjetër është që ti lejojë kohë tendinit për tu shëruar natyrshëm, duke pushuar në allçi (plaster cast) ose brace . Kjo quhet trajtim konservativ. Nëse tendini nuk shërohet vetë, një riparim kirurgjikal pastaj mund të bëhet më vonë.

Të dyja opsionet do të përfshijnë vendosjen në allçi (plaster cast) ose brace (orthosis) për rreth tetë javë, për të mbrojtur tendinin ndërsa ajo shërohet. Allçija ose Brace pozicionohet në mënyrë plantar flexion poshtë që këmba të marr tendosje sa më pak të jetë e mundur.

Tradicionalisht, patericat janë përdorur për të mos peshuar me këmbën e lënduar gjatë javëve të para të trajtimit. Tani ekziston një trend drejt mobilizimit të hershëm. Kjo përfshin vendosjen e përshtatshme në allçi (plaster cast) ose brace (orthosis) me të cilat ju mund të ecin në to. Kjo është më e përshtatshme, sepse ju nuk keni nevojë të përdorni paterica.

Cili trajtim është më i miri?

Ka një debat se cili trajtim është më i miri: kirurgjia ose trajtimi konservativ. Ky seksion përmbledh kërkimet në trajtimin e këputjes së tendinit të Akilit .

Shumica e hulumtimeve të deritanishme kanë gjetur se operacioni ka një përparësi: ajo redukton rrezikun që tendini i Akilit të këputet përsëri më vonë (një problem i njohur si ri-këputje). Të metat e kirurgjisë janë rreziku i komplikimeve të tilla si infeksioni i plagës (shih më poshtë), dhe nevoja për një operacion të tillë.

Për këtë arsye, operacioni mund të rekomandohet për njerëz të rinj ose ata që bëjnë sport. Trajtimi konservativ mund të sugjerohet për njerëz të moshuar ose më pak aktive, dhe për njerëzit të cilët dëshirojnë për të shmangur kirurgjinë. Por gjithësesi zgjedhja e trajtimit varet nga preferencat individuale dhe rrethanave. Kirurgjia mund të jetë gjithashtu e rekomanduar në qoftë se ka pasur një vonesë në fillimin e trajtimit.

Megjithatë, një pjesë e re e hulumtimit ka gjetur se kirurgjia dhe trajtimi konservativ në fakt japin rezultate po aq të mira, kur pacientit i jepet mobilizim i hershëm duke përdorur një Brace.

Nëse një operacion është i nevojshëm, është një lloj kirurgjise e quajtur percutaneous, e cila përdor prerje më të vogël se operacioni tradicional. Kjo duket se zvogëlon rrezikun e hasjes së një infeksioni plage.

Pra ka dy lloje teknika të kirurgjisë për të riparuar tendinin e Akilit:

  1. Në kirurgji të hapur, kirurgu bën një prerje të vetme të madhe në pjesën e prapme të këmbës.
  2. Në kirurgji perkutane, kirurgu bën disa prerje të vogla në vend të një prerje të madhe.

Pas operacionit, një brace duket të jetë më e mirë se një allçi në drejtim të rimëkëmbjes-rehabilitimit më të shpejtë dhe të kthimit në veprimtari normale, një shkallë më të ulët komplikacionesh dhe preferencat e pacientit.

Cila është perspektiva për tendinin e këputur të Akilit?

Në përgjithësi, perspektivaa është e mirë. Megjithatë, tendini do kohë për tu shëruar, zakonisht rreth gjashtë deri në tetë javë. Më shumë kohë do të jetë e nevojshme, pas kësaj kjo për të lejuar muskujt të rifitojnë fuqinë e tyre normale, pasi kanë qenë në allçi ose Brace. Varësisht nga lloji i punës, disa njerëz kanë nevojë për disa javë pushim pra mos punojnë, dhe koha e marrë për t'u kthyer në sport është mes 4 dhe 12 muaj.

Komplikacionet e mundshme janë:

A mund të parandalohet këputja e tendinit të akilit?

Jo gjithmonë. Megjithatë, këtu janë disa sugjerime për t'ju ndihmuar për të parandaluar këtë lëndim:

Rehabilitimi i Rupturës së tendinit të Akilit.

Konsiderata të përgjithshme:

Afatet kohore të përmendura në këtë protokoll duhet të konsiderohen të përafërta me ecurinë aktuale të bazuar mbi prezantimin klinik. Takimet me mjekun, si dhe vlerësimet të vazhdueshme nga fizioterapisti , duhet të diktojë progres.

Shmangni sforcimet e shkallës së lëvizjeve aktive dhe pasive të tendinit të Akilit për 10 - 12 javë.

Monitoroni me kujdes lëvizjet e tendinit dhe plagën e prerjes kirurgjikale për shenjat e formimit të indeve cikatricial. Trajtimet e rregullta të indeve të buta (dmth mobilizimi I cikatrices dhe masazh fërkimi) për të ulur fibrozën.

Të gjitha ushtrimet duhet të vëzhgohet me kujdes për shenja të ndonjë kompensim.
Asnjë vrapim, maratone, kërcim, ose aktivitete balistike për 6 muaj.
Program ushtrimesh të përgjithshme dhe aerobike në të gjithë procesin e rehabilitimit.
Takimet me mjeku : Dita 1, Dita 8 - 10, 1 muaj, 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj, 1 vit post-op.

0 - 3 javë:

Çizmja e graduar kyçet në 30 ° plantar flexion (përkulje të shputës).
Nuk do peshohet për 3 javë – jo shtytje ose ecje me gishta të këmbës.
Kontroll të dhimbjes dhe edemës (krioterapia , stimulim elektrik, trajtim të indeve të buta).
Ushtrime për gishtërinjtë e këmbës, ngritje të këmbës drejt dhe lart, flexion (përkulje) / extension(shtrirje) të gjurit.
Çiklizëm (Well-leg cycling), trajnim peshash, dhe not për kondicion kardiovaskulare.

3 - 8 javë:

Rritet gradualisht peshimi duke prekur me gishta dyshemene pjesërisht , sa tolerohet. Pas 6 javësh, përparim për të peshuar plotësisht.
Orthoza ose Çizmja e graduar kyçet në 5 ° deri në 10 ° plantar flexion (përkulje të shputës). Pas 8 javësh, OK për të veshur këpucë apo çizme me thembra (çizme kauboj ose me "thembra të ngritura1/4).
Ushtrime izometrike të muskujve të papërfshirë, dorsiflexion aktiv të lehë të kyçit të këmbës deri në tendosjexhentile të tendinit Akilit. Ngadalë rrisni intensitetin dhe shkallënushtrimeve Isometrike të tendinit Akilit brenda rrezes së çizmjes së graduar.
Ngadalë rrisë gamën pasive të levizjes dhe tendosjes së Akilit pas 6 javësh.
Ushtrime Propriocepsioni, forcimi i muskujve të brendshme, modelet PNF ( jo të Akilit).
Në 6 javë, OK për të shtuar çiklizmin stacionare të shtyhet vetëm me thembra.
Trajtimet e indeve të buta të përditshme.

8 - 12 javë :

Peshim i plotë me këpucë apo çizme me thembra sa tolerohet, si dhe trajnim të ecjes.
Vishni këpucëve të rregullta gjatë një periudhe 2 - 4 javore.
Filloni të rrisni gradualisht ushtrimet aktive / resistive të Akilit .
Lëvizje Manuale të plota pasive të levizjes së tendinit tëAkilit - asgjë me forcë.
Progres për të çiklizmëm me këpucë, not.

3 - 6 Muaj:

Largoji apo hiqi këpucët me takë (nëse nuk e keni bërë tashmë).
Ushtrime me zinxhir të mbyllura.

6 Muaj:

Ushtrime progresive vrapimi / kërcrimi, dhe ushtrime eksentrike të ngarkimit, aktivitete jokompetitive sportive, ushtrime sportive-simuluara.

8 - 9 Muaj:

Kthehu tek aktivitetet sportive dhe / ose punë që kërkojnë effort fizik.

SHËNIM: Të gjitha progresionet janë të përafërta dhe duhet të përdoren si një udhëzues vetëm. Progresi do të bazohet në paraqitjen individuale të pacientit, e cila është vlerësuar përgjatë gjithë procesit të mjekimit.