Edema e kordave vokale te verteta mund te ndryshoje nga e lehte deri ne te rende; edema e rende ka paraqitjen e nje pjese polipoide. Edema e kordave vokale ne kete shkalle mund te rezultoje me nje ngjirje zeri te rende, stridor ose kompromentim te rrugeve te frymemerrjes. Edema zhvillohet ne shtresen superficiale te lamina propria te kordave vokale te verteta e quajtur gjithashtu si hapesira Reinke. Keshtu shpesh referohet si edema Reinke. Prezenca e edemes ne kordat vokale te verteta eshte nje sugjerues i larte i refluksit laringo-faringeal,edhe pse ne mungese te eritemes laringeale.
Nese historia dhe ekzaminimi fizik deshton ne zbulimin e patologjive serioze, pacientet me refluks gastro-ezofageal te dyshuar mund te fillojne nje terapi empirike, qe kryesisht konsiston, ne modifikimet e stilit te jetes dhe te terapise medikamentoze (Tablat 26 and 3). Vleresimi kerkohet nese pacientet nuk i pergjigjen terapise empirike ose kur ato shfaqen me refluks te perseritur.Nderhyrja kirurgjikale mund te kerkohet ne keto paciente.
Me tej vleresimi mund te perfshije nje ezofagrame, manometri, gastroskopi, monitorim 24-h te ph. Standarti i arte per te bere diagnozen e refluksit laringo-faringeal eshte monitoirimi 24-h i ph me dopio sonde ku sondat vendosen ne laring dhe ezofag.2 Kjo procedure ka rritur kuptimin tone ne lidhje me patofiziologjine e refluksit gastro-ezofageal te lidhur me komplikacione otolaringologjike.
Ndryshimet e stilit te jetes qe mund te permiresojne refluksin
Komplikacionet e refluksit gastro-ezofageal ndahen ne kater kategori: laringeal, faryngeal, ezofageal and pulmonar.
Laringeal
Nderlikimet laringeale te shoqeruara me GERD perfshijne: laringitin e pasem, laringomalacine, crregullimet funksionale te zerit, stenoze e pasme e glotisit, laringospazmat, laringit kronik jospecifik, edema Reikne, ulcera kontakti, granuloma kontakti, leukoplakia dhe karcinoma e kordave laringeale dhe stenoza subglotike.
Granulomat e kontaktit marrin fillese nga proceset vokale (pjesa kartilaginoze e pasme) te kordave vokale dhe konsiderohen si pergjigje inflamatore ndaj demtimeve te perikondriumit. Pervec terapise antirefluks ne mjekimin e granulomave te kordave vokale perdoren injeksionet me toksine botuline. Toksina i paralizon kordat vokale duke parandaluar mbylljen e fuqishme te aritenoideve gjate te folurit apo kolles gje qe con ne sherimin e vendit te traumatizuar.
Kirurgjia antirefluks mund te konsiderohet ne pacientet me simptoma kronike qe nuk i pergjigjen terapise medikamentoze. Nga nje studim10 del se 82% e pacienteve paten zhdukje te simptomave laringeale dhe normalizim te gjetjeve laringoskopike rreth gjashte muaj nga kirurgjia antirefluks. Pacientet e ketij studimi kishin Refluks gastro-ezofageal te konfirmuar me pH metri 24 oreshe dhe patologji laringeale te konfirmuar me laringoskopi. Ata u referuan per terapi kirugjikale (fundoplikim Nissen) pas pergjigje inadekuate ndaj terapise medikamentoze.
Studimet kane treguar se refluksi gastro-ezofageal implikohet ne 40-70 % te pacienteve me simptoma laringeale dhe evidence laringoskopike te patologjise laringeale. Sidoqofte refluksi inplikohet vetem ne 20-40% te pacienteve me simptoma laringeale dhe egzaminim normal laringoskopik.
Refluksi gjithashtu implikohet edhe ne zhvillimin e leukoplakise dhe karcinomes me qeliza skuamoze te kordave vokale.3,10,11 Leukoplakia, qe perkufizohet si zhvillimi i nje pllake te bardhe ne nje siperfaqe mukozale, nuk mbart ne vetevete ndonje implikim diagnostik. Gjithesesi ne prezence te refluksit, leukoplakia konsiderohet si gjendje prekanceroze. Ne studimin e mesiperm, pese paciente u diagnostikuan me karcinome laringeale dhe iu nenshtruan kirurgjise dhe radioterapise. Edema dhe leukoplakia persistuan pas trajtimit.
Te gjithe pacientet me pas iu neneshtruan kirurgjise antirefluks, dhe anomalite laringeale u zhduken ne tre nga kater paciente (i pesti humbi gjate ndjekjes). Gjetjet sugjerojne se lezionet parakanceroze mund te shoqerohen me reflux gastroezofageal dhe mund te zhduken ne saje te terapise adekuate. Edhe pse disa studime sugjerojne se refluksi gastroezofageal eshte nje koofaktor ne zhvillimin e karcinomes me qeliza skuamoze te laringut kerkime te metejshme nevojiten per te percaktuar rendesine e refluksit gastroezofageal ne patogenezen e ketij tumori.
![]() |
FIGURA 5. Demostrim radiografik i divertikulit Zenkel.Note the barium filling the diverticular pouch. |
Faringeal
Nderlikimet faringeale te refluksit gastroezofageal perfshijne disfunksionin krikofaringeal, faringitin kronik dhe divertikulin faringeal te Zenker.3,15-17 Ky i fundit eshte nje pseudodivertikul qe merr fillese nga zona Killiane (Fig.5) qe lokalizohet midis muskulit krikofaringeal dhe muskulit faringeal inferior. Kjo zone eshte e predispozuar per formimin e divertikulit per shkak te dobesise se muskujve.
Divertikuli i Zenker rezulton per shkak te presionit intraluminal te rritur qe shkaktohet nga spazma e muskulit krikofaringeal, e cila lidhet me refluksin gastroezofageal.3 Regurgitimi (kthimi pas) i ushqimit pjeserisht te tretur duhet te na sinjalizoje per pranine e divertikulit te Zenker.Nje divertikul i vogel mund e menaxhohet me observim. Kirurgjia rezervohet per paciente me divertikul te madh dhe simptomatik.
Ezofageal
Nderlikimet ezofageale te refluksit gastroezofageal perfshijne ezofagitin, rrjetat dhe strikturat ezofageale, ezofagitin Barrett dhe karcinomen.18,19 Ezofagu i Barrett perkufizohet si metaplazi e epitelit skuamoz ne epitel kolumnar special qe ndodh 2-3 cm mbi junksionin gastroezofageal. Ezofagu i Barrett eshte diagnoze endoskopike qe shoqerohet me incidence te rritur te adenokarcinomes.
Pulmonar
Nderlikimet pulmonare te refluksit gastroezofageal perfshijne: aspirimin, kolle kronike, apne, pneumoni te perseritura, bronkit dhe difteri, astma, stenoze trakeale, stridor dhe sindromin e vdekjes se papritur te femijes.VANITA AHUJA, M.D.,
is currently a resident in otolaryngology¬head and neck surgery at the National Naval Medical Center, Bethesda, Md. Dr. Ahuja completed a tour as a general medical officer at U.S. Naval Hospital, Yokosuka, Japan.
MYRON W. YENCHA, M.D.,
is head of the Department of Otolaryngology at the Naval Hospital, Pensacola, Fla. He completed a residency in otolaryngology¬head and neck surgery at Naval Medical Center, Portsmouth, Va.
LORENZ F. LASSEN, M.D.,
is director for surgical services at Naval Medical Center, Portsmouth, Va. Dr. Lassen completed a residency in otolaryngology¬head and neck surgery at Naval Medical Center, San Diego, and a fellowship in neurology/otology at the University of Pittsburgh.