Semundja e refluksit gastro-ezofageal eshte semundja me e shpeshte e ezofagut dhe ka te beje me rikthimin e sekrecioneve te stomakut ne ezofag. Ky rikthim ndodh si pasoje e humbjes se tonusit te sfinkterit te poshtem gastro-ezofageal, qe ndodhet pikerisht ne vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e nje valvule funksionale e cila hapet sa here ne ushqehemi ose pijme. Ne rastin e humbjes se tonusit te kesaj "valvule" kjo do te ngelet hapur per nje kohe te gjate dhe lengjet gastrike do te rikthehen mbrapsht ne ezofag. Nje situate e tille ndodh ne rastin e hernies hiatale qe eshte ngritja lart ne ezofag e mukozes gastrike.
Pasoje e semundjes se zgjatur dhe te patrajtuar te refkluksit gastro-ezofageal eshte demtimi i mukozes se ezofagut ne trajten e erozioneve apo ulcerave dhe me rralle me shfaqjen e kancerit kardio-ezofageal. Prezantimi me tipik i kesaj semundje eshte djegia e kraharorit dhe rikthimi acid ne ezofag.
Por semundja e refluksit gastro-ezofageal mund te prezantohet dhe me simptoma atipike. Rreth 20-60 % e pacienteve me refluks kane ankesa ne gryke pa patur ndonje ankese si "djegie gjoksi" te dukshme. Simptoma atipike me e shpeshte qe jep refluksi gastro-ezofageal eshte ngecja e nje dickaje ne fyt qe ne e quajme" globus faringeal" shenje kjo qe mund te ngaterroje mjekun dhe mund te ndryshoje drejtimin e ndjekjes se problemit duke harruar keshtu shkaktarin: stomakun. Prandaj eshte i nevojshem nje indeks i larte dyshimi.
Laringoskopia mund te konfirmoje diagnozen e refluksit laringofaringeal dhe gastroskopia mund te konfirmoje refluksin gastro-ezofageal dhe per me teper vlereson mukozen e ezofagut nese ka demtime apo jo. Gjate ketij ekzaminimi kemi pare skuqje te laringsit posterior dhe trashje te kordave vokale.Trajtimi duhet filluar me frenues te acidit gastrik si dhe me ndryshimin e stilit te jeteses. Nese refluksi gastro-ezofageal ngelet i patrajtuar pervec demtimit te mukozes se ezofagut, mund te coje dhe ne laringit kronik, ndryshime te zerit, kolle kronike, kruajtje e zerit, granulome e kordave te zerit dhe probleme te tjera.
Refluksi gastro-ezofageal eshte percaktuar si levizje e permbajtjes gastrike ne ezofag pa te vjella. Refluksi laringo-faringeal eshte levizja e permbajtjes gastrike ne zonen laringofaringeale. Semundja e refluksit do te shfaqet kur permbajtja gastrike irriton siperfaqen e mukozes te traktit te siperm aero-digjestiv.
Barriera primare e refluksit gastro-ezofageal eshte sfinkteri i poshtem ezofageal, i cili lokalizohet ne nivel te hiatusit diafragmatik and vepron si siguresa kryesore e refluksit (Fig. 1a, 1b, 1c). Struktura te tjera qe perfshihen ne parandalimin e refluksit jane segmenti intra-abdominal i ezofagut, kendi gastroezofageal, krura diafragmatike dhe ligamenti freno-ezofageal.
Motiliteti ose levizshmeria gastrike luan gjithashtu rol me vonesen ne zbrazjen e stomakut duke predispozuar per refluks. Sfinkteri i siperm ezofageal konsiston kryesisht ne muskulin krikofaringeal dhe te fibrave te muskulatures cirkulare te ezofagut menjehere distalisht tij. Sfinkteri i siperm ezofageal eshte quajtur si junksioni faringo-ezofageal dhe sherben si barriera kryesore ne parandalimin e refluksit faringo-laringeal.
Dallimet midis simptomave gastrointestinale dhe simptomave te lidhura me gryken si pasoje e refluksit.
Patofiziologjia e refluksit me simptoma gastrointestinale ndryshon nga ajo ne pacientet me simptoma te lidhura me gryken. Pacientet me simptoma gastrointestinale kane dismotilitet ezogageal dhe disfunksion te sfinkterit te poshtem ezofageal, ndersa pacientet me manifestime te grykes kane disfunksion te sfinkterit te siperm ezofageal por nje motilitet ezofageal te mire.
Pacientet me simptoma gastrointestinale e ndjejne refluksin kur jane te shtrire ne shpine ndersa pacientet me manifestime ne gryke kane refluks laringo-faringeal gjate gjithe kohes edhe kur ata jane ngritur ne kembe.Sipas nje studimi 18% e pacienteve me simptoma te ORL kane ezofagit
![]() |
FIGURA 1A. Trakti i siperm aerodigjestiv (muskuli krikofaringeal, harku i aortes, hiatusi diafragamatik), sfinkteri i siperm ezofageal (krikofaringeus), sfinkteri i poshtem ezofageal dhe lidhja e ezofagut me strukturat perreth. |
Djegia, simptoma me klasike e refluksit, eshte e shpeshte ne pacientet me simptoma gastrointestinale por e pazakonte ne paciente me manifestime te refluksit ne gryke. Nje studim raporton vetem 20-43% incidence te djegies se kraharorit ne pacientet me simptoma otorinolaringologjike.
Simptomat e grykes ne pacientet me refluks gastro-ezofageal.