Te njohim dhe te trajtojme hershem semundjet e prostates (Pjesa e dytë)

DIAGNOZA E HIPERTROFISE BENIGNE TE PROSTATES

Ekzaminimi baze per te kerkuar nje patologji te prostates fillohet me nje eksplorim rektal. Ne kete menyre, mjeku prek prostaten dhe arrin keshtu qe te orientohet fillimisht per nje diagnoze diferenciale ndermjet IPB-se, Karcinomes se prostates apo nje Prostatiti.

Ne rastin e IPB-se, prostata eshte e sheshte, e forte dhe pak e dhimbshme.

Mandej jane edhe ekzaminime te tjera ndihmese per te mare te dhena diagnostke me te sakta, nder te cilat:

Ekogrfia e prostates, eshte nje ekzminim jo invziv, bazohet ne perdorimin e ultratingujve dhe eshte e thjeshte. Nuk kerkon ndonje pergatitje te vecante, vecse duhet te behet me fshikezen e urines plot. Me ane te saj vleresohet madhesia e prostates, prezenca eventule e lobit te mesem si edhe matet urina reziduale post miksionale.

Vleresimi i PSA-se ka si qellim qe probabilisht te perjashtoje nje patologji maligne te prostates. Ne raste te dyshimta, kerkohet nje biopsi e prostates.

Ne moshen 50 vjecare cdo mashkull duhet te drejtohet tek mjeku i familjes per te vleresuar prostaten e tij edhe ne mungese te shenjave klinike. Ne raste kur ka te dhena familjare anamnestike per nje patologji te prostates, drejtimi tek mjeku duhet te behet qe ne moshen 40 vjecare. Kur shfaqen shenja klinike te siperpermendura, pacienti duhet te drejtohet tek mjeku kurues apo tek urologu edhe ne mosha me te reja.

MJEKIMI

Trajtimet e mundeshme jane ne vartesi te gravitetit te semundjes, nga dimensionet e adenomes, nga mosha dhe gjendja e pacientit si edhe nga eksperienca e mjekut trajtues (urologut). Nese nje pacient paraqet shenja te lehta, mjeku specialist mund ti keshilloje te semurit per kontrolle vjetore per te monitoruar gjendren e prostates si edhe t'i sygjeroje se cfare duhet te beje.

Me konstatimin e simptomave te rendesishme me shenja iritative apo obstruktive, duhet te fillohet mjekimi.

Deri pak vite me pare, mjeku kishte ne dispozicion vetem medikamente me efikacitet te diskutueshem. Kjo ka qene aresyeja qe e vetmja mundesi terapeutike ka qene nderhyrja kirurgjikale. Aktualisht dalja ne qarkullim e medikamenteve qe veprojne mire ne HPB, ka hapur mundesite e trajtimit konservtiv dhe ndrhyrjet kirurgjikale jane reduktuar per forma te pa trajtuara ne kohen e duhur apo per probleme te tjera te patologjive te prostates.

Ne rastet e crregullimeve iritative, perdoren zakonisht medikamente alfabllokante, te cilat ndihmojne muskujt e vezikulave te relaksohen dhe keshtu te permiresohet aktiviti i urinimit.

Ne rastet e predominimit te crregullimeve obstruktive, perdoret zakonisht medikamenti finasteride qe eshte nje medikament qe bllokon efektin e Dihidrosteronit te prostates dhe permireson keshtu dimensionet e prostates dhe shqetesimet.

Mjekimi duhet te vazhdoje per nje kohe te gjate sikurse edhe kontrolli periodik cdo vit tek mjeku specialist.

Qellimi i trajtimit medikamentoz ne kohen e duhur, behet me qellim qe:

Ne raste te deshperuara apo te trajtimit mjekesor me vonese apo te pa efektshem, nderhyrja kirurgjikle mbetet alternativa e vetme.

Teknikat e nderhyrjes kirurgjikale kane evoluar me kohen,duke u bere me pak agresive dhe me me pak komplikacione. Disa vite me pare, nder teknikat e zakoneshme te trajtimit kirurgjikal ka qene metoda e hapur, qe bente heqjen totale te prostates.

Kohet moderne kane bere te mundur perdorimin e nje sere teknikash me pak invazive nder te cilat me kryesoret jane:

Rezektoskopi qe perdoret ne tekniken TURP .

Nga te gjitha keto teknika, me e aplikueshme eshte teknika TURP qe eshte nje intervent endoskopik i cili realizohet ndemjet uretres me ane te nje instrumenti te qujtur Rezektoskop i cili pret indin prostatik.
Kateterizimi pas nderhyrjes mbahet rreth 5 dite.

Nese nuk eshte e mundur te realizohet nje nderhyrje e tille, duhet te nderhyhet me proceduren standarte te kirurgjise se hapur te prostatektomise.


KESHILLIMET
MASA PREVENTIVE PER HIPERTROFINE SE PROSTATES

Studime te ndryshme sygjerojne nje diete te pasur me proteina, perdorim te zarzavateve, pakesimin e yndyrnave shtazore dhe te mishit te kuq, por keto jane masa qe vetem mund te zvogelojne shfaqjen e kesaj patologjie.

Meshkujt, nese do te ndjejne sadopak shenja edhe nese jane akoma ne gjendje te mire, nuk duhet te hezitojne te drejtohen tek mjeku specialist, i cili duhet t'i ndihmoje per te qene me mire si edhe per t'ju pergjigjur gjithe dyshimeve te mundeshme qe mund te kene pacientet per shendetin e tyre.