Te njohim dhe te trajtojme hershem semundjet e prostates (Pjesa e parë)

Prostata eshte nje gjender e aparatit seksual mashkullor e vendosur poshte fshikezes se urines dhe perpara rektumit. Tradicionalisht gjendra e prostates paraqet 4 lobe, por me shume perdoret nenndarja sipas McNeal i cili thote se prostata perbehet nga:

Prostata tejshkohet nga nje pjese e kanalit te uretres qe quhet uretra prostatike si edhe nga dy duktuset ejakulatore i djathte dhe i majte, po keshtu edhe nga shume kanaleza te vogla. Ky klasifikim konsiderohet i rendesishme sepse cdo zone ka specifikat e saj persa i perket lindjes se patologjive te ndryshme qe prekin prostaten.

Dimensionet e saj jane ato te nje geshtenje apo me nje diameter prej rreth 3-4 cm.dhe me peshe rreth 20 gram. Vete pozicioni i prostates e ben ate qe kur kjo peson crregullime, keto te influencojne ne problemet e urinimit dhe te jashteqitjes (defekacionit) si edhe te keqsimit te aktivitetit seksual tek meshkujt. Funksioni i prostates eshte qe te prodhoje sekrecione (lengun seminal) per ta bere spermen me te lengshme si edhe te rregulloje hormonet mashkullore.

Semundjet me te shpeshta te prostates jane :

  1. Hipertrofia benigne e Prostates (HPB);
  2. Prostatiti Akut dhe Kronik;
  3. Kanceri i Prostates.
1. HIPERTOFIA BENINJE E PROSTATES (HPB)

Zmadhimi i volumit te prostates eshte i lidhur me nje crregullim hormonal fiziollogjik qe ka te beje me uljen e aktivitetit te testikujve qe ndodh me rritjen e moshes.

Me mplakjen, niveli i hormonit Dihidrotestosterone (DH) rritet dhe kjo stimulon rritjen e prostates.

Hipoteza tjeter e lidh rritjen e volumit te gjendres se prostates me mos ekuilibrimin e dy hormoneve, te quajtura testosteron dhe estrogen. Keshtu sa me shume mashkulli rritet ne moshe, aq me pak testosteron prodhohet dhe nga ana tjeter do te kete nje rritje sinjfikative te estrogenit, te cilit i atribuohet shkaku kryesor i kesaj patologjie.

Me zmadhimin e prostates shkaktohen probleme ne lidhje me zbrazjen e urines dhe me pasoja mbi shendetin e te semurit. Per kete aresye kerkohet te behen kontrolle periodike dhe te merren masa preventive. Hipertrofia Benigne e Prostates zakonisht e ka zanafillen nga zona tranzicionale (ndermjetese). Eshte nje nga prekjet me te shpeshta persa i perket semundjeve te prostates.

Kur flitet per zmadhim te prostates apo Hipertrofine Benigne te Prostates (HPB), behet fjale per nje zmadhim te asaj pjese te gjendres qe rrethon uretren, pra ne prostate rritet nje "lloj gjendre e re" qe ushtron presion edhe ne vete prostaten ne drejtim nga jashte.

IPB-ja fillon te zhvillohet shume shpejt, qe pas moshes 30 vjecare dhe vazhdon me rritjen e moshes, por jo ne te gjithe meshkujt rritet me te njejten shpejtesi. Nuk ka nje korelacion te drejte ndermjet madhesise se prostates dhe shenjave klinike. Nga te dhenat e literatures del se me shume se 50% e burrave ndermjet moshes 60 dhe 69 vjec, kane shenja klinike te HPB-se, ndersa kur kalohet mosh 80 vjecare incidenca rritet deri ne 80%.

Shkaku i HPB-se ka lidhje edhe me etnite. Tek raca afrikane kjo semundje eshte me frekuente.

Patologjia eshte kronike dhe progresive dhe megjithse eshte me natyre benigne ajo crregullon ne menyre te ndjeshme cilesine e jetes. Rritja e prostates shkakton nje ngushtim te pjeses fillestare te uretres prostatike dhe urinimi behet me veshtiresi. Si pasoje e kesaj "pune te sforcuar" te fshikezes se urines per te nxjerre urinen, provokohet nje lodhje e saj qe manifestohet me dobesim te muskulatures se saj dhe mund te formohen divertikule, infeksione apo edhe kalkuloza.

Grupi i shenjave klinike qe manifestohet me crregullime te urinimit, permblidhet ne termin prostatizem. Ne kete grup bejne pjese dy lloj simptomash:

  1. Crregullime iritative (Infeksioze);
  2. Crregullime obstruktive (Bllokuese).

Ne grupin e shenjave iritative, bejne pjese keto dukuri:

Ne grupin e shenjave obstructive, bejne pjese keto dukuri:

Shenja te tjera