Prostata eshte nje gjender e aparatit seksual mashkullor e vendosur poshte fshikezes se urines dhe perpara rektumit. Tradicionalisht gjendra e prostates paraqet 4 lobe, por me shume perdoret nenndarja sipas McNeal i cili thote se prostata perbehet nga:
Prostata tejshkohet nga nje pjese e kanalit te uretres qe quhet uretra prostatike si edhe nga dy duktuset ejakulatore i djathte dhe i majte, po keshtu edhe nga shume kanaleza te vogla. Ky klasifikim konsiderohet i rendesishme sepse cdo zone ka specifikat e saj persa i perket lindjes se patologjive te ndryshme qe prekin prostaten.
Dimensionet e saj jane ato te nje geshtenje apo me nje diemeter prej rreth 3-4 cm.dhe me peshe rreth 20 gram. Vete pozicioni i prostates e ben ate qe kur kjo peson crregullime, keto te influencojne ne problemet e urinimit dhe te jashteqitjes ( defekacionit ) si edhe te keqsimit te aktivitetit seksual tek meshkujt. Funksioni i prostates eshte qe te prodhoje sekrecione ( lengun seminal ) per ta bere spermen me te lengeshme si edhe te rregulloje hormonet mashkullore.
Semundjet me te shpeshta te prostates jane :
Zmadhimi i volumit te prostates eshte i lidhur me nje crregullim hormonal fiziollogjik qe ka te beje me uljen e aktivitetit te testikujve qe ndodh me rritjen e moshes.
Me mplakjen, niveli i hormonit Dihidrotestosterone ( DH ) rritet dhe kjo stimulon rritjen e prostates.
Hipoteza tjeter e lidh rritjen e volumit te gjendres se prostates me mos ekuilibrimin e dy hormoneve, te quajtura testosteron dhe estrogen. Keshtu sa me shume mashkulli rritet ne moshe, aq me pak testosteron prodhohet dhe nga ana tjeter do te kete nje rritje sinjfikative te estrogenit, te cilit i atribuohet shkaku kryesor i kesaj patologjie.
Me zmadhimin e prostates shkaktohen probleme ne lidhje me zbrazjen e urines dhe me pasoja mbi shendetin e te semurit. Per kete aresye kerkohet te behen kontrolle periodike dhe te merren masa preventive. Hipertrofia Benigne e Prostates zakonisht e ka zanafillen nga zona tranzicionale ( ndermjetese ). Eshte nje nga prekjet me te shpeshta persa i perket semundjeve te prostates.
Kur flitet per zmadhim te prostates apo Hipertrofine Benigne te Prostates ( HPB ), behet fjale per nje zmadhim te asaj pjese te gjendres qe rrethon uretren, pra ne prostate rritet nje " lloj gjendre e re " qe ushtron presion edhe ne vete prostaten ne drejtim nga jashte.
IPB-ja fillon te zhvillohet shume shpejt, qe pas moshes 30 vjecare dhe vazhdon me rritjen e moshes, por jo ne te gjithe meshkujt rritet me te njejten shpejtesi. Nuk ka nje korelacion te drejte ndermjet madhesise se prostates dhe shenjave klinike. Nga te dhenat e literatures del se me shume se 50% e burrave ndermjet moshes 60 dhe 69 vjec, kane shenja klinike te HPB-se, ndersa kur kalohet mosh 80 vjecare incidenca rritet deri ne 80%.
Shkaku i HPB-se ka lidhje edhe me etnite. Ne te zinjte kjo semundje eshte me frekuente.
Patologjia eshte kronike dhe progresive dhe megjithse eshte me natyre benigne ajo crregullon ne menyre te ndjeshme cilesine e jetes. Rritja e prostates shkakton nje ngushtim te pjeses fillestare te uretres prostatike dhe urinimi behet me veshtiresi. Si pasoje e kesaj " pune te sforcuar " te fshikezes se urines per te nxjerre urinen, provokohet nje lodhje e saj qe manifestohet me dobesim te muskulatures se saj dhe mund te formohen divertikule, infeksione apo edhe kalkuloza.
Grupi i shenjave klinike qe manifestohet me crregullime te urinimit, permblidhet ne termin prostatizem. Ne kete grup bejne pjese dy lloj simptomash :
Ne grupin e shenjave iritative, bejne pjese keto dukuri:
Ne grupin e shenjave obstructive, bejne pjese keto dukuri :
Shenja te tjera
Ekzaminimi baze per te kerkuar nje patologji te prostates fillohet me nje eksplorim rektal. Ne kete menyre, mjeku prek prostaten dhe arrin keshtu qe te orientohet fillimisht per nje diagnoze diferenciale ndermjet IPB-se, Karcinomes se prostates apo nje Prostatiti.
Ne rastin e IPB-se, prostata eshte e sheshte, e forte dhe pak e dhimbeshme.
Mandej jane edhe ekzaminime te tjera ndihmese per te mare te dhena diagnostke me te sakta, nder te cilat:
Ekogrfia e prostates, eshte nje ekzminim jo invziv, bazohet ne perdorimin e ultratingujve dhe eshte e thjeshte. Nuk kerkon ndonje pergatitje te vecante, vecse duhet te behet me fshikezen e urines plot. Me ane te saj vleresohet madhesia e prostates, prezenca eventule e lobit te mesem si edhe matet urina reziduale post miksionale.
Vleresimi i PSA-se ka si qellim qe probabilisht te perjashtoje nje patologji maligne te prostates. Ne raste te dyshimta, kerkohet nje biopsi e prostates.
Ne moshen 50 vjecre cdo mashkull duhet te drejtohet tek mjeku I familjes per te vleresuar prostaten e tij edhe ne mungese te shenjave klinike. Ne raste kur ka te dhena familjare anamnestike per nje patologji te prostates, drejtimi tek mjeku duhet te behet qe ne moshen 40 vjecare. Kur cfaqen shenja klinike te siperpermendura, pacienti duhet te drejtohet tek mjeku kurues apo tek urologu edhe ne mosha me te reja.
Trajtimet e mundeshme jane ne vartesi te gravitetit te semundjes, nga dimensionet e adenomes, nga mosha dhe gjendja e pacientit si edhe nga eksperienca e mjekut trajtues ( urologut ). Nese nje pacient paraqet shenja te lehta, mjeku specialist mund ti keshilloje te semurit per kontrolle vjetore per te monitoruar gjendren e prostates si edhe t'i sygjeroje se cfare duhet te beje.
Me konstatimin e simptomave te rendesishme me shenja iritative apo obstruktive, duhet te fillohet mjekimi.
Deri pak vite me pare, mjeku kishte ne dispozicion vetem medikamente me efikacitet te diskutueshem. Kjo ka qene aresyeja qe e vetmja mundesi terapeutike ka qene nderhyrja kirurgjikale. Aktualisht dalja ne qarkullim e medikamenteve qe veprojne mire ne HPB, ka hapur mundesite e trajtimit konservtiv dhe ndrhyrjet kirurgjikale jane reduktuar per forma te pa trajtuara ne kohen e duhur apo per probleme te tjera te patologjive te prostates.
Ne rastet e crregullimeve iritative, perdoren zakonisht medikamente alfabllokante, te cilat ndihmojne muskujt e vezikulave te relaksohen dhe keshtu te permiresohet aktiviti i urinimit.
Ne rastet e predominimit te crregullimeve obstruktive, perdoret zakonisht medikamenti finasteride qe eshte nje medikament qe bllokon efektin e Dihidrosteronit te prostates dhe permireson keshtu dimensionet e prostates dhe shqetesimet.
Mjekimi duhet te vazhdoje per nje kohe te gjate sikurse edhe kontrolli periodik cdo vit tek mjeku specialist.
Qellimi i trajtimit medikamentoz ne kohen e duhur, behet me qellim qe :
Ne raste te deshperuara apo te trajtimit mjekesor me vonese apo te pa efekteshem, nderhyrja kirurgjikle mbetet alternativa e vetme.
Teknikat e nderhyrjes kirurgjikale kane evoluar me kohen,duke u bere me pak agresive dhe me me pak komplikacione. Disa vite me pare, nder teknikat e zakoneshme te trajtimit kirurgjikal ka qene metoda e hapur, qe bente heqjen totale te prostates.
Kohet moderne kane bere te mundur perdorimin e nje sere teknikash me pak invazive nder te cilat me kryesoret jane:
![]() |
| Rezektoskopi qe perdoret ne tekniken TURP . |
Nga te gjitha keto teknika, me e aplikueshme eshte teknika TURP qe eshte nje intervent endoskopik i cili realizohet ndemjet uretres me ane te nje instrumenti te qujtur Rezektoskop i cili pret indin prostatik.
Kateterizimi pas nderhyrjes mbahet rreth 5 dite.
Nese nuk eshte e mundur te realizohet nje nderhyrje e tille, duhet te nderhyhet me proceduren standarte te kirurgjise se hapur te prostatektomise.
Studime te ndryshme sygjerojne nje diete te pasur me proteina, perdorim te zarzavateve, pakesimin e yndyrnave shtazore dhe te mishit te kuq, por keto jane masa qe vetem mund te zvogelojne shfaqjen e kesaj patologjie.
Meshkujt, nese do te ndjejne sadopak shenja edhe nese jane akoma ne gjendje te mire, nuk duhet te hezitojne te drejtohen tek mjeku specialist, i cili duhet t'i ndihmoje per te qene me mire si edhe per t'ju pergjigjur gjithe dyshimeve te mundeshme qe mund te kene pacientet per shendetin e tyre.