Tumori i prostates shpesh zbulohet nga nje ekzaminim klinik me ane te eksplorimit digital rektal apo edhe nga niveli i larte i PSA-se (antigenit specifik prostatik). Kur dyshohet per nje tumor te prostates, ai duhet te konfirmohet me ane te biopsise. Ekzaminime te tjera jane Ekografia, Radiografia tradicionale, Kompjuter Tomografia (Scaner) si edhe Sintigrafia kockore, behen kur duhet te vleresohen metastazat kockore.
Ekzaminimi digital rektal (DRE) eshte nje procedure me ane te te ciles mjeku ekzaminues vlereson dimensionet, formen dhe konsistencen e prostates : zonat jo te rregullta, te forta apo me noduse duhet te bejne te dyshosh sepse mund te jene te shkaktuara nga tumori i prostates. Ky ekzaminim vleresohet me nje sensibilitet qe varion nga 44 deri 97% dhe me nje specifitet ndermjet 22 dhe 69% (Selley 1997).
Adenokarcinoma e prostates ne 70% te rasteve lokalizohet ne pjesen periferike te gjendres dhe kjo eshte zona e prekshme mire nga DRE. Ne rreth 20% te rasteve, lokalizimi i tumorit eshte ne pjesen e perparme te mesme te prostates qe quhet zona tranzicionale qe eshte zona karakteristike e hipertrofise benigne te prostates. Vetem ne 5% te rasteve tumori e ka origjinen nga zona qendrore, por me shpesh tumori perhapet gjeresisht ne gjender dhe konsiderohet e tipit multifokal.
Dozimi i PSA-se percakton nivelin ne gjak te nje enzime qe prodhohet nga prostata. Vlerat normale konsiderohen ato qe jane nden 4 ng/ml, nivelet nga 4 deri ne 10 ng/ml tregojne per probabilitet tumori, ndersa vlerat mbi 10 ng/ml te bejne detyrimisht te kerkosh nje tumor te prostates. Por duhet te themi se PSA nuk eshte nje test perfekt, sepse disa meshkuj me tumor te prostates nuk kane nivele te larta te PSA-se, sikurse edhe si shume meshkuj me nje nivel te larte te PSA-se, nuk kane nje tumor te prostates.
Megjithate PSA propozohet si testi kryesor per kerkimin e tumoreve te prostates. PSA mund te rezultoje e rritur edhe ne proceset inflamatore apo ne Hipertrofine benigne te prostates, apo pas nje ekzaminimi digital rektal, sikurse edhe pas nje raporti seksual pak perpara ekzaminimit. po keshtu edhe disa medikamente mund te influencojne ne vlerat e PSA-se.(Andriole dhe Di Paola, 1998).
Niveli i PSA-se eshte ne raport te drejte me moshen ne rritje. Per vlerat e PSA nga 4 deri ne 10, jane gjetur me tumor te prostates 26% e subjekteve (Postma 2005).
Per te permiresuar vlerat e PSA-se per diagnostiken e hereshme te kancerit te prostates, jane perdorur edhe metoda te tjera te dozimit te PSA (PSA e lire dhe PSA totale, PSA specifike me moshen, shpejtesia e PSA-se) por asnjera prej tyre nuk ka qene me bindese se PSA totale.
Ka studime per te gjetur metoda me te besueshme diagnostike, por deri tani jane keto qe cituam.
Ekografia Trans Rektale (ETR) ne kancerin e prostates. Nese ekzaminimi digital rektal (DRE) jep te dhena mbi prezencen e kancerit te prostates duke u bazuar edhe ne rezultatet e nivelit te PSA atehere mjeku kerkon te marre nje imazh visual ekografik te prostates me ane te ETR. Theksojme se ekzaminimi ETR ndihmon ne venien e diagnozes por nuk jep diagnoze ekzakte pasi me kete ekzaminim nuk mund te diferencohet nje inflamacion nga nje proces malinj dhe diagnoza eshte e diskutushme pa konfirmimin me punksin biopsi. Ekzaminimi ETR ndihmon per realizimin e punksion biopsise, kjo e fundit realizohet nen drejtimin e ekografise. Komplikacionet e biopsise nen drejtimin ekografik jane te rralla, por infeksioni dhe hemoragjia mund te takohen nga 0.1% deri ne 4% te rasteve qe u nenshtrohen punksion biopsive.
Biopsia Trans-Rektale nden Ekografi (TRUS):
Cfare mund te zbulohet nga biopsia prostatike ?
Stadet e zhvillimit te tumorit:
Ekzistojne disa sisteme per kategorizimin e nivelit te zhvillimit te kancerit te prostates. Me i pranuari eshte sistemi TNM.
Tumori i prostates eshte zakonisht nje tumor qe progreson ngadale. Per kete jane dhene informacione nga nje studim i publikuar ne JAMA (the Journal of the American Medical Association). Meshkujt me grade te ulet te tumorit te prostates (Gleason me pike nga 2-4) kane progression te ngadalte te tumorit dhe mbijetesa eshte e mire. E kunderta ndodh kur tipi i tumorit vleresohet ne Gleason 8-10.
Sigurisht qe metoda e trajtimit do te percaktohet nga specialisti i onkologjise urologjike, duke u bazuar ne vleresimin e hollesishem te gjendjes dhe moshes se pacientit si edhe te stadit te zhvillimit te tumorit. Sejcila metode trajtimi ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Ne fund te fundit eshte nje metode trajtimi invazive.
Terapia hormonale: kanceri i prostates rritet ne vartesi nga hormoni i testosteronit qe prodhohet nga testikujt si edhe nga gjendra mbiveshkore (suprarenale). Prodhimi i ketij hormoni mund te nderpritet ne dy menyra.
Medikamente te tjera qe perdoren per bllokimin androgenik jane:
Per te konkluduar shikojme se per adenokarcinomen e prostates ka shume variante
Per kete aresye duhet te citojme edhe nje here thenjen e urologeve qe :
“ meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates “.(Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates A.Gjokutaj; A.Hoxhaj;E.Enesi;E.Isufi;Sh.Beqiri.)
Per te vertetuar kete, mund te kujtojme figura te shquara te artit Europian te cilet jane prononcuar vete qe jane trajtuar per kancer te prostates dhe qe aktualisht jane fare mire dhe zhvillojne jete aktive artistike.