Ne kete artikull informativ do te jepen te dhena per kancerin e prostates, diagnozen dhe trajtimin, duke pretenduar qe keto te dhena te jene te vlefshme per te njohur dhe diagnostikuar ne kohe kete semundje te shpeshte te seksit mashkullor. Per te realizuar kete informacion, jane shfrytezuar burime te besueshme te literatures bashkekohore te huaj dhe Shqiptare.
Per personat e prekur nga kjo semundje si edhe per familjaret e tyre, berja me dije per kete patologji, krijon nje gjendje shoku. Menyra e zakonshme e jetes ndryshon ne menyre te pa pritur, kombinohet gjendja e frikes me ate te shpreses.
Kanceri i prostates influencon edhe ne sferen seksuale. Por cdo burre e percepton gjendjen e tij te paaftesise seksuale ne menyren e vet. Disa meshkuj e kane te veshtire te flasin ne menyre te hapur per aftesite e tyre seksuale. Por nese problemet nuk do te behen te njohura dhe te evidentohen, do te jete e veshtire qe te gjenden zgjidhje te drejta nga mjeku si edhe nga partneri. Per kete aresye rekomandohet qe problemet e seksualitetit te diskutohen me mjekun kurues perpara se te fillohet terapia.
Aktualisht sot, ne saje te mundesive te vendosjes se diagnozes se hereshme si edhe te progreseve te mjeksise, trajtimet jane bere me te efektshme dhe me pak invazive. Per te gjetur trajtimin me te mire per rastin specifik, eshte i domosdoshme nje bashkebisedim i ngushte me mjekun.
Ne shume raste sot kanceri i prostates eshte i kurueshem, ne raste te tjera dekursi i semundjes mund te ngadalesohet dhe te permiresohet cilesia e jetes.
Urojme qe keto te dhena te influencojne ndaj te prekurve nga kjo semundje, familjareve te tyre, ekipit kurues si edhe specialisteve, qe te gjejne mundesi per tu perballur me kete semundje si edhe me pasojat e saj.
Sipas mjekeve shqiptare, “meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates. Se pari i themi keto fjale per te larguar dritherimat qe shkakton kjo patologji te keta te semure “. (Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates. A.Gjokutaj; A.Hoxhaj; E.Enesi; E.Isufi; Sh.Beqiri) 2006.
Ne shumicen e vendeve perendimore, karcinoma e prostates eshte nga tumoret me te shpeshta te seksit mashkullor. Kohet e fundit vihet re nje shtim i incidences se karcinomes se prostates, qe aktualisht ne vendet perendimore zene vendin e dyte ndermjet tumoreve te seksit mashkullor. Ne disa vende si ne Shtetet e Bashkuara dhe ne vendet Skandinave, karcinoma e prostates eshte tumori me i shpeshte i meshkujve. Ne vendet e Komunitetit Europian incidenca e karcinomes se prostates eshte 55 raste per 100.000 banore dhe mortaliteti eshte 22,6 vdekje per 100.000 banore.
Faktoret genetike jane pergjegjes per incidencat e shtuara ne rastet me precedente familjare. Incidenca e semundjes eshte e ndryshme ndermjet rracave humane. p.sh. incidenca eshte e larte ne popullaten me ngjyre ne Shtetet e Bashkuara; perkundrazi ne disa vende ne Jug-Lindje te Azise, incidenca eshte shume e ulet, 10 here me e ulet se sa incidenca ne Ameriken e Veriut si edhe ne shume vende te Europes. Ne vitin 1997 eshte regjistruar nje incidence 137 per 100.000 banore Afro-Amerikane dhe 2 per 100.000 Kineze ne Shangai. (Basi scientifiche per la definizione di linee guida in ambito clinico per I tumori della prostata. Coordinatore: Francesco BOCCARDO, Genova. Gruppo di Studio: Michele BATTAGLIA, Bari e Col.) 2004.
Aktualisht nuk vihet ne dyshim qe etiologjia e karcinomes prostatike eshte shume faktoriale dhe influencojne faktoret genetike dhe ambjentale si edhe me moshen, per situaten hormonale te subjekteve ne rrezik.
Sipas nje studimi 10 vjecar, te bere nga mjeket urologe te Qendres Spitalore Universitare te Tiranes (QSUT) te referuar ne Maj te vitit 2007, nga 299 raste te studjuara, verehet se 12% e te semureve i perkisnin moshes 50 – 60 vjec, 48% ishin ne moshat 60 – 70 vjec dhe 40% e pacienteve te mare ne studim i perkisnin moshes mbi 70 vjec. (Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates A.Gjokutaj; A.Hoxhaj; E.Enesi; E.Isufi; Sh.Beqiri).
Faktoret qe mund te shkaktojne tumorin e prostates jane shume te panjohur. Por shkaqet qe favorizojne cfaqjen e kesaj patologjie jane te njohura mire: Dieta, obeziteti dhe menyra e jeteses, luajne rol ne prekjen e prostates. Meshkujt ne moshe mund te zvoglojne rrezikun e prekjes nga kjo semundje me ane te ushtrimeve te lehta fizike, qofte edhe duke aplikuar ecje ne natyre se paku per 30 deri 60 minuta ne dite. Një studim që është publikuar në “Journal of Urology” tregon se njerëzit të cilët ecnin me 3 deri 6 orë në javë, ulnin rrezikun e kancerit në prostatë për 66%.Eshte vene re se burrat qe perdornin medikamente (statina) kunder kolesterolit, kishin me pak rrezik per te patur nje karcinoma prostatike.
Mendimi se nje prostate e zmadhuar nga Hiprplazia benigne (HPB) mund te transformohet ne kancer, nuk ka konfirmim shkencor.
Incidenca e tumorit rritet me moshen; tumori eshte shume i rralle poshte moshes 45 vjecare, ndersa pas kesaj moshe incidence rritet ne menyre progressive. Nga studimet eshte vene re se shumica e meshkujve te prekur nga tumori i prostates jane mbi moshen 60 vjecare, ndersa mosha mesatare e pacienteve ne momentin e diagnozes eshte ne moshen 70 vjecare. Por shume meshkuj nuk behen kurre me dije se e kane kete tip tumori.
Ne SHBA incidence eshte me e larte ne meshkujt e etnise afro-amerikane.
Eshte e vertetuar dhe e pranuar tashme se rreziku i prekjes eshte me i larte ne personat qe kane patur te afert te tyre me karcinoma te prostates dhe shkon ne menyre proporcionale me afersine fisnore. Burrat qe kane nje famljar te grades se pare qe ka patur kancer te prostates, kane 50% me shume probabilitet per ta patur ne krahasim me ata qe nuk kane raste ne familje. Personat me histori familjare per tumor te prostates duhet ti nenshtrohen kontrolleve periodike (Bostwick 2004).
Stili i jetes oksidentale dhe ne vecanti dieta e pasur me yndyrna (sidomos me origjine shtazore). (Gao 2005).
Androgenet luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e prostates normale si edhe ne trajtimin e karcinomes se prostates.Supozohet se nivelet e larta te testosteronit dhe te Dihidro-testosteronit per nje kohe te gjate, mund te rrisin rrezikun e karcinomes prostatike.
Faktore te tjere jane akuzuar si nxites, por jo te konfirmuar plotesisht, si p.sh.: influencojne faktoret ambientale, duhani, konsumi i alkoolit, aktiviteti fizik, aktiviteti seksual, faktore socio-ekonomike, etj. (Bostwick 2004).
Ne 70% te rasteve adenokarcinoma e ka origjinen nga pjesa periferike e prostates, zakonisht me lokalizim posterior (te pasem). Per kete aresye ekzaminimi digital rektal, mer nje rendesi te vecante diagnostike sepse kjo zone eshte e prekshme me ane te ketij ekzaminimi. Ne rreth 20% te rasteve adenokarcinoma lokalizohet ne pozicionin antero-medial. Zona qendrore rralle here eshte zona ku lokalizohet tumori me rreth 5% te rasteve.
Evolucioni natyral i semundjes vazhdon me perhapje lokale ne vete gjendren dhe mandej ne infiltrimin ne vezikulat seminale, ne qafen e fshikezes se urines dhe ne uretren prostatike, qe manifestohet me fenomenet obstruktive me veshtiresi ne urinim, me urinim te shpeshte (polakiuria) dhe nganjehere edhe me gjak ne sperme (emospermia).
Ne stade te avancuara ndodh edhe infiltrimi ne dyshemene pelvike, ne rektum qe manifestohet me tenezma. Metastazat mund te perhapen ne rruge limfatike dhe me kete rruge infiltrohen limfonodulat pelvike dhe para-aortike, ndersa me rrugen hematike (te gjakut), zakonisht metastazat zhvillohen ne kolonen vertebrore lumbare dhe me rralle ne kockat e kofshes, ne pelvis si edhe ne brinje.
Ne stadet fillestare simptomat jane si ato te Hipertofise Benigne te Prostates me simptoma urinare:
Gati te gjithe tipat e kancereve te prostates jane adenokercinoma.
Ne stade te avancuara mund te kete shenja shtese ne pjese te ndryshme te trupit. Shenja me e shpeshte eshte dhimbja e kockave, shpesh here e lokalizuar ne shtyllen kurrizore, ne pelvis apo ne brinje, qe shkaktohen nga metastazat ne keto vende.
Karcinoma e prostates paraqet nje problem onkologjik te rendesishem per shendetin publik ; ajo zen vendin e trete te vdekjeve per tumoret ne meshkujt. Incidenca e saj eshte ne rritje ne shume vende te botes, por vdekshmeria prej saj ka mbetur stabile, kjo si rrjedhoje e shperndarjes se informacioneve per kete tumor dhe kjo ka cuar qe te behen kontrolle te hereshme dhe semundja te diagnostikohet ne fazat fillestare.