LINDJA PARA KOHE (PARTUS PREMATUR) (Pjesa e parë)

Perkufizimi

Lindja para kohe (LPK) perkufizohet si prezenca e kontraksioneve uterine me intensitet dhe frekuence me efekt progresiv ne dilatacionin dhe shkurtimin e cerviksit para 37 javeve te shtatezanise.

Lindja para kohe perkufizohet si prania e 6-8 kontraksione uterine ne ore ose 4 kontraksione uterine ne cdo 20 minuta. perpara javes se 37 te shtatezanise.

Lindje para kohe mund te jete nje kolum i dilatuar me shume se 2cm ose i shkurtuar mbi 80% te gjatesise se tij , perpara javes se 37 te shtatezanise.

Klasifikimi

Lindja para kohe ndahet ne tri kategori kryesore:

  1. me membrana intakte (te paplasura)
  2. me membrana te plasura
  3. e indikuar (indikacion fetal ose amtar)
Fizpatologjia

Mekanizmi i sakte i lindjes para kohe eshte i panjohur. Disa nga faktoret qe ndikojne jane:

  1. Hemoragjia deciduale.
  2. Mbidistendimi uterin nga shtatezani multiple ose polihidramnion.
  3. Inkompetenca cervikale (trauma, biopsi me konizim).
  4. Distorsioni uterin (anomali te duktusit myllerian, fibromioma uterine).
  5. Inflamacioni cervikal nga vaginoza bakteriale ose trikomonas vaginalis.
  6. Inflamacioni maternal (temperatura maternale nga infeksionet urinare, respiratore).
  7. Ndryshimet hormonale (stresi fetal ose maternal).
  8. Insuficienca utero-placentare (hipertensioni arterial, diabeti insulinovartes, abuzimi me droge, duhanpirja, alkooli).
Faktoret e riskut
Indikatoret

Indikatoret e riskut per lindje te parakohshme ndahen ne 5 kategori kryesore:

  1. Karakteristikat individuale (raca / etniciteti)
  2. Karakteristikat fetale (seksi i fetusit, numri fetal, korioniciteti)
  3. Historia obstetrikale (histori te meparshme per lindje te parakohshme)
  4. Faktoret e modifikueshem te riskut (statusi social, stili i jetes, infeksionet)
  5. Shenja te lindjes se hershme (markues ekografik dhe laboratorik)

Indikatoret e mesiperm ndahen ne dy grupe:

A-Te pamodifikueshem (etniciteti, historia obstetrikale, fetusi, te dhena mjekesore)

B-Te modifikueshem (duhani, stimulimi ovarial, numri i embrioneve te transferuar, infeksionet, stili i jetes).