POLIPI ENDOMETRIAL DHE CERVIKAL (Pjesa e dytë)

Prognoza
Trajtimi
  1. Kyretim me ose pa histeroskopi
    Fillimisht perdoret forcepsi per shkeputjen e polipit dhe pastaj behet kyretim i kavitetit uterin ne menyre qe te bejne nje pastrim te plote te tij.
  2. Histeroskopi
    Nje nga ekzaminimet me te rendesishme qe na jep mundesi te behet nje kontroll i plote i te gjithe kavitetit uterin dhe me pas te behet rezerkimi i polipit dhe i pedunkulit te tij. Materiali i hequr cohet per biopsi. Nese dyshohet per malinjitet merret materiali nga zonat e dyshuara me histeroskop dhe behet vleresimi histopatologjik i tij.
POLIPI CERVIKAL
Te pergjithshme
  1. Polipi cervikal eshte nje tumor beninj qe rritet ne siperfaqen e kanalit cervikal, eshte nje rritje e lemuar, me ngjyre te kuqe dhe ne forme gishti.
  2. Jane me te shpeshte ne premenopauze dhe ne postmenopauze.
  3. Rreth 99% e tyre jane me natyre beninje dhe 1% e tyre me natyre malinje.
  4. Takohen me shpesh ne mosha mbi 20 vjec dhe ne gra qe kane patur shume shtatzani.
Shkaku

Shkaku eshte i panjohur, megjithate shpesh shoqerohet me nje inflamacion te cerviksit dhe nje pergjigje jonormale ndaj niveleve te rritura te estrogeneve qarkulluese. Gjate jetes ndodhin variacione natyrale te estrogeneve, vecanerisht gjate shtatezanise, ciklit mestrual ose ne muajt e pare pas menopauzes. Psh gjate shtatezanise nivelet e estrogeneve mund te arrijne deri ne 100-fish te vlerave normale.

Inflamacione kronike (shkaqet me te shpeshta jane: infeksione bakteriale,HPV,herpes)

Kongjestion i vazave te gjakut ne kanalin cervikal.

Klasifikimi
  1. Polip endocervikal (me shpesh ne gra premenopauzale, polipi zhvillohet brenda kanalit cervikal)
  2. Polip ekzocervikal (me shpesh ne gra postmenopauzale, polipi zhvillohet jashte kanalit cervikal)
Simptomat
  1. Asimptomatike
  2. Hemoragji intermestruale
  3. Menorragji
  4. Hemoragji postmenopauzale
  5. Leukorre
  6. Rrjedhje e shtuar vaginale me ngjyre te verdhe ose mukus i bardhe
  7. Hemoragji pas kontaktit

Disa nga shenjat e mesiperme mund te jene edhe shenja te nje kanceri cervikal. Ne raste te rralla polipi mund te jete shenja fillestare e nje gjendje prekancerogjene e kanalit cervikal. Duhet te behet heqja dhe vleresimi histopatologjik i polipit per te perjashtuar gjendje te tilla.

Diagnoza
Trajtimi