Aktoret e medhenj e perdorin vazhdimisht kete trajtim per te rinovuar fytyren e tyre
-Hyperpigmentimet, Melasmat, hyperpigmentimet postinflamatore, lentigot.
![]() ![]() |
- Aknet dhe cikatricet post akne.
![]() ![]() |
- Fytyrat e yndyrshme.
![]() ![]() |
Rrudhat, lemushmeria e fytyres njollat e verdha demtimet nga dielli dhe si rezultati plakjes permisohen shume nepermjet procedurave te peeling kimik. 2 jave perpara se te realizohet peeling kimik fytyra para pergatitet dhe trajtohet me kremra qe kane ne permbajtje te tyre, isotretionin, alfa hidroksi acide ne perqindje 8-12%, dhe 1 % hydrocortisone per te ulure rrezikun e hyperpigmentimeve postinflamatore. Realizohen 4-5 seanca peeling ne vit ne varesi te asaj qe duam te arrijme.
Peeling kimik realizohet vetem ne periudhen e ftohte te vitit atehere ku rreziku i hyperpigmentimeve nga rrezatimi diellor eshte i ulur perkatesisht nga Nentori deri ne Mars kjo per vendin tone qe eshte nje vend mesdhetar me rrezatim diellor te rritur gjate periudhes tjeter te vitit. Gjithmone pas procedures se peeling kimik, fytyra mbrohet maximalisht nga rrezatimi diellor dhe aplikohen rigjenerues te lekures me baze Ac Hialurinic.
Peeling kimik eshte nje metode efikase persa i perket trajtimit te disa problemeve te lekures me natyre estetike, pervecse efektit te njohur kimik eksfoliativ, pelling kimik stimulon aktivetetin e fibrobalsteve per prodhimin e kolagjenit, qe eshte gur thelbesor ne ndertimin e struktures se qelizave te lekures dhe kjo eshte vertetuar nga studime te shumta mbi kete aspekt.
Aplikimi i peeling kimik eshte nje procedure e sigurte dhe efikase nese relizohet nga mjek dermatolog apo nje profesionist e mjekesise, mos vononi ta realizosni, te gjithe duan dhe perpiqen te kene nje lekure sa me te shendetshme dhe te bukur.