Indi dhjamor luan funksionin e një depo energjitike në organizëm. Cdo qelizë dhjamore rrethohet nga një rrjet kapilar, kështu që është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdushëm me gjakun. Në kushte normale adipocitet marrin nëpërmjet gjakut oksigjenin dhe lëndët ushqyese dhe lëshojnë në të produktet e katabolizmit.
Një crregullim i këtij mekanizmi con në zhvillim të hipoksisë lokale, toksikozës, acido- zës dhe së fundi të celulitit. Në kushtet e hipoksisë në ambient acidik rritet indi lidhor që rrethon qelizat dhjamore dhe formon nyjet e vogla të celulitit (micronodulat). Qelizat dhja-more degjenerojnë, bëhen grupe dhe formojnë në indin lidhor konglomerate të mëdha (macronodulat) që bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe limfës dhe kjo con në kalcifikim të qelizave dhjamore.
Celuliti karakterizohet nga zhvillimi i mikro-angiopative dhe crregulli-meve të strukturave limfatike. Në stadet fillestare efekti kozmetik i lëkurës shfaqet në formën e së ashtuquajturës "lëkurë portokalli". Me progresimin e mëtejshëm ajo transformohet në "vile rrushi".
Kështu që mekanizmi kryesor i zhvillimit të celulitit është crregullimi i mikro-qarkullimit që con në edemë, e cila nga ana e saj agravon hemodinamikën dhe kështu mbyllet circulus vitiosus.
Deri para pak kohësh nuk ka patur shumë metoda për trajtimin e këtij problemi kozmetik. Masazhi anticelulit sjell një përmirësim të lehtë të përkohshëm. Dieta me pak kalori duket totalisht joefektive, bile edhe një rënie e madhe në peshë nuk e pakëson dhjamin nga zonat problematike.
Programi i terapisë së celulitit kombinon ozon-terapinë lokale (injeksionet subkutane të ozonit, masazhi, lyerja me vaj ulliri të ozonuar) me ozone-terapinë sistemike (fiziologjiku i ozonuar, insuflimi rectal, autohemoterapia madhore); ai jep rezultate të dukshme dhe të qëndrushme.
Ozoni subkutan:
Ozoni sistemik:
Më racionale do ishte që trajtimi i celulitit të fillojë në stadet e hershme kur ai është vetëm një problem estetik. Në këtë rast ozoni mund të përdoret si monoterapi dhe duhen vetëm disa procedura në formën e injeksioneve subkutane për të arritur një efekt të mirë kozmetik. Variantet e trajtimit duhen përcaktuar individualisht në varësi të stadit dhe formës së celulitit, madhësisë së sipërfaqes së prekur, moshës, patologjisë shoqëruese, vecorive individuale të organizmit (ndjeshmëria ndaj dhimbjes etj.)
Kursi i zakonshëm i trajtimit:
Përmbledh 10-20 seanca me frekuencë 1-3 herë në javë.
Rezultatet pozitive të trajtimit duken pas 3-5 seancash:
Nëpërmjet ozon-terapisë arrihet një ulje e shpejtë e shtresave dhjamore, indet dhjamore bëhen më të trasha dhe kompakte. Rezultate të mira gjithashtu mund të arrihen në formi-min e kontureve të trupit (modelimi jo-kirurgjikal i formës, liposuction jo-kirurgjikal): korri-gjim i dopiomjekrës, fytyrës ovale, formave të cicave, të kofshëve dhe vitheve.
Si rregull, celuliti nuk është një patologji e pavarur, por manifeston intoksikim të organi-zmit në sfondin e sëmundjes bazë. Kështu që pa hequr shkakun, është e pamundur të kurohet pasoja. Ozoni me anë të një efekti kompleks vepron në nivelin molekular, celular, sistemik dhe trajton si sëmundjen bazë ashtu dhe pasojën e saj dmth. celulitin.
![]() |
![]() |
![]() |
A) në fillim | B) pas 8 seancash | C) pas 15 seancash |
T1-weighted axial MRI tek një paciente 26 vjec me celulit tregon uljen e shtresës dhjamore subkutane (Garofalo et al .,2002)