Ozoni në ulçerat kronike të këmbës (Pjesa e katërt)

Rasti 9. Një burrë 73-vjec pati një aksident me frakturë të Th12, frakturë të platesë tibiale dhe dëmtim të lig. cruciat posterior në këmbën e majtë. Pas operacionit dhe imobilizimit me allci për 40 ditë, ai paraqiti një lezion fistuloz të tretën e mesme të këmbës pjesërisht të epitelizuar. Krahas mjekimit lokal ju fillua ozon-bagging tre herë në javë. Pas dy muajsh ulcera u shërua plotësisht.

Fig. 9 - A B C

Rasti 10. Një grua 80-vjec, obeze, me insuficiencë venoze kronike, paraqeste ulcera të shumta në këmbën e majtë shkaktuar nga ekzema stazike që e bënte pacientin të kruhej herëpashere. Ajo bëri seanca ozon-bagging tre herë në javë për një muaj dhe mjekim lokal me vaj vitamine E një herë në ditë. Ulcerat u shëruan brenda dy muajsh.

Fig. 10 - A B C

Rasti 11. Një burrë 73-vjec, kishte një ulcer të madhe në këmbë për të cilën ishte trajtuar për tetë muaj. Ju aplikua ozon-bagging tre herë në javë për një muaj. Ulcera u shërua pas 6 muajsh.

Fig. 11 - A B C