Ozoni në ulçerat kronike të këmbës

Sic e kemi thënë në shkrimin e parë për ozon-terapinë, një nga indikacionet kryesore të saj është trajtimi i plagëve që mezi shërohen, ku më e shpeshta është ulcera kronike e këmbës (UKK).

Ulcer kronike e këmbës quhet cdo plagë poshtë gjurit që nuk shërohet brenda një periudhe 6-javore. Ajo është një patologji e zakonshme që prek rreth 1% të popullsisë dhe deri 3% të njerëzve mbi 65 vjec. UKK ka një impakt madhor në cilësinë e jetës së personit si dhe në koston e sistemit shëndetësor.

Raportet financiare shëndetësore vlerësojnë se 1% e buxheteve shëndetësore vjetore në vendet Europiane shkojnë për trajtimin e ulcerave në këmbë. Në USA pacientët me UKK llogariten mbi 6 milion me një impakt financiar rreth 2 bilion Euro. Në Itali rreth 2 milion njerëz kanë UKK.

Pavarsisht etiologjisë, UKK con në inflamacion të indit si pasojë e furnizimit inadekuat me gjak, që con në anoksi indore, edemë, induracion dhe ekstravazim të serumit, cytokineve dhe elementeve të gjakut. Hapi final i kësaj kaskade fizpatologjike janë ndryshimet struktu-rale në indet përreth dhe vdekja qelizore.

Procesi i shërimit

Pavarsisht etiologjisë (stazë venoze, trauma, diabet), një ulcerim përfaqëson një të carë në shtresën epiteliale që mbulon lëkurën kështu që indi nën të ekspozohet dhe dëmtohet. Përgjigja fiziologjike është aktivizimi i procesit të shërimit me ndërveprim të trombociteve, kolagenit dhe substancave ekstracelulare të ekspozuara. Ndonëse procesi i shërimit është një continuum që fillon menjëherë pas dëmtimit, në mënyrë konvencionale ai ndahet 4 faza: inflamatore, migratore, proliferative dhe rimodeluese.

Nëqoftëse kërkesat metabolike të indit të dëmtuar nuk plotësohen sic duhet, kaskada shëruese ndërpritet në fazën inflamatore dhe lezioni bëhet kronik.

Një lezion kronik karakterizohet nga një rritje e përqëndrimit të substancave vazoaktive si histamina, bradykinina, serotonina, PAF (platelet activating factor), TNF (tumor necro-sis factor), faktorët qelizorë të rritjes, ADP (adenosine diphosphate), derivatet e acidit arachidonic (prostacyclin, thomboxane, leukotrienes), interleukin, etj. Inflamacioni kronik është gjithashtu përgjegjës për persistencën e trombociteve dhe aktivizimin e kaskadës koaguluese, permeabilitetit vaskular, edemës, kompresionit kapilar, hypoperfuzionit, etj.

Iskemia lokale është një faktor kritik, i cili pengon procesin e shërimit sepse përjetëson hipoksinë, pH e ulët, përqëndrimin e lartë të acidit laktik dhe lipo-peroxidimin. Metaboli-tet oksidante si radikalet e lira dhe ROS-e të tjera rriten në mënyrë dramatike në zonat me hypoksi kronike dhe bëhen faktorë madhorë për kronicizimin e lezionit.

Në kushte fiziologjike, sinteza e ROS (reactive oxygen species) balancohet nga aktiviteti zbërthyes i mekanizmave endogenë antioksidant të agjentëve si super-oxide dismutaza, catalaza, albumina, etj. Kur ky ekui-libër prishet, shfaqet klinikisht efekti toksik i ROS në forma të ndryshme deri në dëmtim permanent të indit.

Si ndikon ozoni në UKK?

Lokalisht ozoni ka efekt bactericid, plagë-pastrues dhe plagë-shërues.

Ozoni sistemik rregullon mekanizmat antioksidantë të organizmit, shpejton procesin e pastrimit të radikaleve të lira, detoksikon organizmin, aktivizon enzimat mbrojtëse endogene, përmirëson oksigjenimin e indeve dhe vetitë rheologjike të gjakut, mobilizon imunitetin qelizor dhe humoral.

Ozon-terapia aplikohet krahas mjekimit konvencional, përfshirë këtu dhe mjekimin e plagës. Ajo praktikisht kombinon ozon-bagging me AHTma (autohemoterapia madhore), mikroinjeksionet me ozon përreth plagës, injektimin e pikave biologjikisht aktive, etj.

Nga revista ndërkombëtare e ozon-terapisë (INTERNATIONAL JOURNAL OF OZONE THERAPY) kam shkëputur dy artikuj që paraqesin rezultate spektakolare të ozon-terapisë me njërën nga format e saj: AHTma ose ozon-bagging. Nëqoftëse këto forma do të kombinoheshin me njëra-tjetrën (krahas mjekimit konvencional) rezultatet do të ishin akoma më të mira, koha dhe kostoja e trajtimit do të reduktoheshin ndjeshëm.

Në artikujt e sipërpërmendur jepen shumë raste. Le të shohim disa prej tyre.

Rasti 1. Një burrë 57-vjec; jo duhanpirës, jo alkoolist. Nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Para dy vjetësh ai filloi të vuajë nga ulcera të thella në të dy këmbët me përkeqësim progresiv. Pacienti u vizitua nga disa specialistë duke përfshirë një derma-tolog, internist, alergolog, kirurg plastik dhe vaskular. U përjashtuan sëmundjet alergjike, vaskulare dhe autoimune. Si përfundim u vendos diagnoza vasculitis me origjinë të panjohur.

Edhe kursi me kortizon nuk dha asnjë efekt. Dhimbja ishte e pamenaxhueshme pava-rsisht analgjezikëve madhorë dhe minorë. Cilësia e jetës së pacientit ishte mjaft e keqe si pasojë e dhimbjes së vazhdueshme dhe kufizimit ekstrem të lëvizjes.

U vendos një kateter epidural ku u administrua bupivacainë (25 mg/ditë) dhe morphine (3 mg/ditë). Dhimbja u arrit të kontrollohet, kurse lezioni u përkeqësua dhe u infektua. Si masë ekstreme kirurgu konsideroi amputimin bilateral të këmbëve. Si një shans i fundit u fillua AHTma. Pas 62 trajtimesh këmba e majtë u shërua plotësisht, kurse e djathta pas 120 seancash AHTma (Fig.1).

Kemba e djathte Kemba e majte
Rezultati

Rasti 2. Një grua 72-vjece bën një ulcer kronike në aspektin medial të maleolit të majtë 12 muaj para trajtimit tonë. Si pasojë e rezultateve të dobëta të trajtimit konvencional, pacienti u dekurajua dhe nuk bashkëpunonte për ndrrimin e plagës. Pas 22 seancash AHTma lezioni u shërua.

Plaga në fillim Pas 22 seancash AHTma

Rasti 3. Një burrë 82-vjec vuante nga një ulcer prej 9 muajsh dhe ishte planifikuar për skin graft autolog për riparimin e ulcerës. Kirurgu plastik fillimisht propozoi AHTma për të parë mundësinë e pastrimit të fundit të plagës përpara operacionit. Pas 13 seancash AHTma lezioni u shërua plotësisht pa patur nevojë për operacion.

Plaga në fillim Pas 13 seancash AHTma

Rasti 4. Një grua 75-vjec me depresion dhe jetë sedentare. Pacientja bën ulcera stazike venoze në këmbën e majtë. Kirurgu i saj i bënte mjekim lokal dhe kyretazh. Megjithatë tabloja klinike u përkeqësua me zmadhim të ulcerave dhe shtim të dhimbjes. Pas tre muajsh, nën presionin e të afërmve, ajo pa për një terapi alternative. Ju fillua AHTma dhe pas vetëm 10 seancash ulcerat u shëruan plotësisht e dhimbja u qetësua.


Rasti 5. Një burrë 70-vjec, karpentier, me diabet tipi-2 që merrte 35 UI insulinë në ditë pati një ulcer kronike të vogël, por shumë të dhimbshme në thembrën e majtë për 12 muajt e fundit. Ulcera dukej e purpurt, me kufij të rrumbullakosur, bazë që nuk granulonte dhe rrjedhje të ujshme. Pacienti filloi AHTma dy herë në javë. Pas 5 sean-cash dhimbja u zhduk, kurse ulcera u shërua plotësisht pas 15 seancash.


Rasti 6. Një grua 82-vjec pa sëmundje shoqëruese. Për tre vitet e fundit paraqiste një ulcer kronike të zgjeruar në aspektin lateral të këmbës së djathtë. Kishte bërë mjekim të rregullt dhe kyretazh kirurgjikal, por rezultati maksimal ishte ai i Fig.6A. Pacientja vendosi të bëjë ozon-terapi. Fig.6B tregon rezultatin pas 22 seancash AHTma.

Fig. 6 - A B

Rasti 7. Ky rast nuk ka të bëjë me ulcerat e këmbëve por me dështimin e një free flapi muskulo-kutan të vendosur pas një laryngectomie onkologjike te një burrë 71-vjec. Fig.7A tregon aspektin klinik tre muaj pas operacionit. Kirurgët ishin pesimistë lidhur me implantin. E bija, një infermiere anestezie, e detyroi të atin dhe kirurgët të provonin ozon-terapinë si shans të fundit. Pas 30 seancash AHTma u përftuan rezultatet e treguara në Fig.7B. U hoq tubi i tracheostomisë

Fig. 7 - A B

Rasti 8. Një grua 80-vjec, duhanpirëse e madhe, paraqeste një lezion të madh në regionin pretibial. Echo Dopler zbuloi fluks periferik të reduktuar si pasojë e arteriopa-tisë në zona të ndryshme të trupit. U rezekua flapi nekrotik i ulcerës dhe u aplikua ozon-bagging dy herë në javë. Ulcera u shërua komplet brenda një muaji (Fig. 8 A-C).

Fig. 8 - A B C

Rasti 9. Një burrë 73-vjec pati një aksident me frakturë të Th12, frakturë të platesë tibiale dhe dëmtim të lig.cruciat posterior në këmbën e majtë. Pas operacionit dhe imobilizimit me allci për 40 ditë, ai paraqiti një lezion fistuloz të tretën e mesme të këmbës pjesërisht të epitelizuar. Krahas mjekimit lokal ju fillua ozon-bagging tre herë në javë. Pas dy muajsh ulcera u shërua plotësisht.

Fig. 9 - A B C

Rasti 10. Një grua 80-vjec, obeze, me insuficiencë venoze kronike, paraqeste ulcera të shumta në këmbën e majtë shkaktuar nga ekzema stazike që e bënte pacientin të kruhej herëpashere. Ajo bëri seanca ozon-bagging tre herë në javë për një muaj dhe mjekim lokal me vaj vitamine E një herë në ditë. Ulcerat u shëruan brenda dy muajsh.

Fig. 10 - A B C

Rasti 11. Një burrë 73-vjec, kishte një ulcer të madhe në këmbë për të cilën ishte trajtuar për tetë muaj. Ju aplikua ozon-bagging tre herë në javë për një muaj. Ulcera u shërua pas 6 muajsh.

Fig. 11 - A B C